Renoir, Van Gogh, Rembrandt, piktoret e varfer qe bejne hajdutet te pasur. Ne Paris eshte kryer vjedhja e radhes dhe nje nder vjedhjet me te medha te artit. Disa kryevepra te piktures e te artisteve me te njohur me vlere 500 milione Euro jane vjedhur nga Muzeu Modern i Parisit. Policia franceze deklaroi se pese piktura, duke perfshire edhe kryevepra te Picasso dhe Matisse, jane vjedhur nga muzeu i Parisit. Nje zyrtar i policise u shpreh se eshte raportuar per mungesen e pikturave ne Muzeun e Artit Modern, nderkohe qe eshte gjetur i thyer edhe xhami i nje prej dritareve te muzeut. Pikturat ishin te piktoreve si Pablo Pikaso, Henri Matisse, Fernande Legger etj.
Vlera totale e tyre thuhet te kete qene rreth 500 milione euro (635 milione dollare) dhe duke pare shifren autoritetet besojne se eshte e veshtire qe vjedhesit te gjejne kliente ne tregun e pafund te artit. Ndonese disa hetime te meparshme te policise dolen ne perfundimin se koleksioniste te caktuar nxisin vjedhjen e veprave te tilla, thjesht per interes vetjak. Ky nuk eshte rasti i pare i vjedhjes se pikturave. Por, cilat jane dhjete vjedhjet me te medha te pikturave me vlere? Ne vitin 1961, Charles Wigstman, koleksionisi i pasur amerikan, biznesmen i naftes bleu "Portreti i Dukes se Uellingtonit" te Goya-s per 392 mije dollare dhe kish ne plan ta merrte ne SHBA. Pati nje shperthim kaq te madh te zemerimit te publikut, saqe qeveria britanike e rriti shumen e nevojshme per ta shitur. Me pak se tre jave pasi u var ne menyre triumfale ne Galerine Kombetare, ajo u vodh. Hajduti kerkoi nje shperblese ne pothuajse te njejten shume dhe tha se keto pra do ti ēonte per bamiresi.
Ne vitin 1965, hajduti dergoi nje pusulle per te perditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia ne nje zyre hekurudhore bagazhesh. Hajduti, nje shofer autobusi i papune me emrin Kempton Bunton u vete-dorezua gjashte jave me vone. Ai kish planifikuar qe te perdorte parat per te blere licenca televizive per te varfrit. U burgos per tre muaj. Italia, shtepia e artit ka qene njekohesisht shtepia e vjedhjeve te veprave te artit. Kur dy vepra te Piero della Francesca-s, "Fshikullimi i Krishtit" dhe "Madona e Senigalias" si dhe nje veper e Rafaelit "Memeci" u prene dhe shkeputen nga kornizat e tyre dhe u vodhen nga Pallati i Dukes ne Urbino, kjo u pershkrua si vjedhja e shekullit sa u perket veprave te artit. Vjedhja kishte si motiv te vetem fitimin.
Ajo u krye nga hajdute vendas qe planifikuan te shisnin veprat ne tregun nderkombetar dhe ata nuk do te ishin te fundit qe te zbulonin se nje pjese e madhe e kryeveprave te riprodhuara te artit eshte e pamundur te shnderrohen ne para. Pikturat u gjeten te pademtuara ne Zvicer ne vitin 1976. Pak minuta para ores se mbylljes ne nje fund dhjetori para disa vitesh, nje burre hyri ne Muzeun Kombetar ne Stokholm, me nje automatik ne duar. Ai ia drejtoi nje roje te paarmatosur ne holl, nderkohe qe dy bashkepunetore te tij qe ishin futur brenda tashme moren nje autoportret te Rembrandt si dhe dy piktura te Renoir, Parizieni i ri dhe "Bashkebisedimi" ne katin e dyte. Ata kryen nje arratisje si ne filma, duk mbushur dyshemene me gozhde per te shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me nje motobarke. Me pas, hajdutet iu afruan nje avokati i cili transmetoi kerkesen e tyre per te rikthyer veprat: 10 milione dollare per pikture. Oficeri i policise i ngarkuar me hetimin kerkoi fotografi. Tete vete jane arrestuar per kete ēeshtje dhe ka tashme nje mandat arresti per nje te nente. Por edhe sot e kesaj dite, pikturat nuk jane gjetur.
1. Duka i Uellingtonit, Goya
Ne vitin 1961, Charles Wigstman, koleksionisi i pasur amerikan, biznesmen i naftes bleu "Portreti i Dukes se Uellingtonit" te Goya-s per 392 mije dollare dhe kish ne plan ta merrte ne SHBA. Pati nje shperthim kaq te madh te zemerimit te publikut, saqe qeveria britanike e rriti shumen e nevojshme per ta shitur. Me pak se tre jave pasi u var ne menyre triumfale ne Galerine Kombetare, ajo u vodh. Hajduti kerkoi nje shperblese ne pothuajse te njejten shume dhe tha se keto pra do ti ēonte per bamiresi.
Ne vitin 1965, hajduti dergoi nje pusulle per te perditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia ne nje zyre hekurudhore bagazhesh. Hajduti, nje shofer autobusi i papune me emrin Kempton Bunton u vete-dorezua gjashte jave me vone. Ai kish planifikuar qe te perdorte parat per te blere licenca televizive per te varfrit. U burgos per tre muaj.
2. Fshikullimi i Krishtit - Piero della Francesca
Italia, shtepia e artit ka qene njekohesisht shtepia e vjedhjeve te veprave te artit. Kur dy vepra te Piero della Francesca-s, "Fshikullimi i Krishtit" dhe "Madona e Senigalias" si dhe nje veper e Rafaelit "Memeci" u prene dhe shkeputen nga kornizat e tyre dhe u vodhen nga Pallati i Dukes ne Urbino, kjo u pershkrua si vjedhja e shekullit sa u perket veprave te artit. Vjedhja kishte si motiv te vetem fitimin. Ajo u krye nga hajdute vendas qe planifikuan te shisnin veprat ne tregun nderkombetar dhe ata nuk do te ishin te fundit qe te zbulonin se nje pjese e madhe e kryeveprave te riprodhuara te artit eshte e pamundur te shnderrohen ne para. Pikturat u gjeten te pademtuara ne Zvicer ne vitin 1976.
3. Piktura te ndryshme - Renoir, Monet, Koro
Vjedhja e nente pikturave, perfshire "Duke u lare" te Renua dhe "Impresioni, Soleil Levant" te Monet, e cila i dha emrin rrymes se Impresionizmit, nga muzeu Marmotan ne Paris ndodhi ne vitin 1985. Policia mendoi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal Veprim Direkt. Por, shume piktura qe ishin vjedhur nga nje muze provincial francez ne fillim te vitit 1984 u zbuluan ne Japoni, pas nje informacioni qe u sigurua prej nje shitjeje e vogel. Pikturat ishin ne duart e Shuiniki Fujikuma, nje gangster i njohur. Ai kish qene gjithashtu njeriu prapa grabitjes ne muzeun Marmotan. Fujikuma ishte arrestuar ne France me 7.8 kilograme heroine ne vitin 1978. Gjate qendrimit per pese vite ne burg ai u njoh me Philip Jamin dhe Jusef Kimun, anetare te sindikates se vjedhjeve te veprave te artit, me te cilet kreu vjedhjen. Por pikturat u rigjeten n vitin 1991 ne Korsike.
4. Koshi i qepeve - Chardin
Grabitja ne degen e Manhatanit te tregtarit londinez, Kolnagi ne East 8 Street ishte shume e sofistikuar. Ajo perfshinte hyrjen brenda permes nje ēatie prej xhami si dhe nje manovrim me nje litar qe u ka mundesuar grabitesve te zbresin teposhte kafazit te shkalleve. Megjithate, pasi u futen brenda ata nuk rezultuan aspak te afte, duke u marre me vetem disa piktura dhe duke mos perzgjedhur aspak me te mirat. 8 pikturat dhe dhjete vizatimet qe ata grabiten perfshinin dy piktura nga Fra Angelico, e siguruar per 4 milione dollare dhe "Koshi i Qepeve" te Chardin. Vetem 14 rrej veprave jane rigjetur. Grabitja pati nje vlere totale prej 6 deri 10 milione dollare, duke e shnderruar ate ne vjedhjen me te madhe te veprave te artit ne Nju Jork. Ajo nxori ne pah fakti qe grabitjet ne galerite private mund te rivalizojne ato neper muze.
5. Lulediellet e thara - Van Gogh
Tre piktura te Van Gogh, perfshire "Lulediellet e thara", "Brendia e endesit" dhe nje version i hershem i "Patatengrenesve" u vodhen ne muzeun Kroller-Muller, Holande. Modeli i vjedhjeve te veprave te artit ndjek pak a shume dhe pasqyron ate te vete tregut te veprave te artit, dhe ne kete rast ndodhi pikerisht kjo gje. Vetem dy jave me pare, ishte botuar nje liste e ēmimeve me te larte qe paguhen per veprat e artit tek shtepite e ankandeve Sotheby dhe Christie. Mes dhjete me te kushtueshmeve ishin edhe pese vepra te Van Gogh, duke perfshire edhe ēmimin 53.9 milione dollare per "Irisi", qe ne ate kohe ishte ēmimi me i larte i paguar ndonjehere per nje pikture. Hajdutet u rikthyen dhe kerkuan 2.5 milione dollare per te dyja. Policia arriti tii rimarre ne 13 korrik 1989.
6. Stuhia ne Detin e Galilese - Rembrand
Ne oren 01.24 te mengjesit pas dites se Shen Patrikut, dy burra me uniforma policie trokiten ne nje dere anesore te muzeut Izabela Stjuart ne Boston, duke thene se kishte nje lloj "problemi" ne bodrume. Rojet i lane te hyjne brenda, por pas vetem pak sekondash e pane veten te lidhur me pranga dhe te mbyllur ne nje bodrum. Veprat qe hajdutet arriten te vjedhin perfshinin "Koncertin" e Vermeer, "Stuhia e Detit te Galilese", qe eshte e vetmja pikture me sfond detin e Rembrandt-it, vepra te Degas si dhe disa sende te tjere qe perfshinin nje pjekese buke kineze te bronzte si dhe nje shtize flamuri nga koha e Napoleonit. Te paprekura mbeten pikturat e Rilindjes, perfshire "Evropen", e cila eshte vepra me e kushtueshme ne te gjithe koleksionin.
7. Portret i nje piktori pers I panjohur
Muzeu Kombetar i Kuvajtit dhe Shtepia e Sendeve Antike Islamike u vodhen gjate pushtimit shtate-mujor nga Iraku. ATe dy muzete kishin nje koleksion arti islamik, nje prej me te mireve ne bote, qe ishte koleksionuar nga familja al Saba e Kuvajtit ne vitet 70 dhe 80. 20 mije sende,perfshire arme, qeramika, ene prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashte, mamluket e Egjiptit dhe perandoret mugale ne Indi si dhe Kuvajtin e epokes se bronzit ishin paketuar ne arka e nisur drejt Muzeut Kombetar te Irakut ne Bagdad, ne nje varg me 17 kamione.
Ne ate kohe mendohej thuajse i pamundur kthimi i tyre perveē se permes blerjes copa-copa ne tregun e zi deri sa nje ekip i vogel kuratoresh mberriti ne Bagdad gjashte muaj pas armepushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjese.
8. Fusha me grure dhe sorrat - Van Gogh
Kater holandeze u arrestuan per vjedhjen e Muzeut Stedelijk ne Amsterdam te jo me pak se 20 veprave te Van Gogh. Ato u risollen brenda nje ore. Policia kish mendimin se nese vjedhja do te ishte e suksesshme nuk do kerkohej asnje shperblim per to. Pikturat do te beheshin thjeshte instrumente financiare ne tregun e zi te artit siē ndodh rendom ne raste te tilla. Tre prej tyre ishin demtuar keqas, duke perfshire nje prej pikturave te fundit vizionare te Van Gogh, "Fusha me grure dhe sorrat". Fakti qe shumica e veprave te artit qe vidhen rikthehen ne forme pak a shume te mire mund ti beje njerezit te kene nje besim te tepruar. Por, siē tregon ky rast, veprat e artit jane te brishta dhe mund te mos kene shume fat.
9. Parizieni i ri - Renoir
Pak minuta para ores se mbylljes ne nje fund dhjetori para disa vitesh, nje burre hyri ne Muzeun Kombetar ne Stokholm, me nje automatik ne duar. Ai ia drejtoi nje roje te paarmatosur ne holl, nderkohe qe dy bashkepunetore te tij qe ishin futur brenda tashme moren nje autoportret te Rembrandt si dhe dy piktura te Renoir, Parizieni i ri dhe "Bashkebisedimi" ne katin e dyte. Ata kryen nje arratisje si ne filma, duk mbushur dyshemene me gozhde per te shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me nje motobarke.
Me pas, hajdutet iu afruan nje avokati i cili transmetoi kerkesen e tyre per te rikthyer veprat: 10 milione dollare per pikture. Oficeri i policise i ngarkuar me hetimin kerkoi fotografi. Tete vete jane arrestuar per kete ēeshtje dhe ka tashme nje mandat arresti per nje te nente. Por edhe sot e kesaj dite, pikturat nuk jane gjetur.
10. Britma - Edward Munch
Ne 22 gusht 2004, Britma e Munch u grabit me arme, bashke me Madona e Munch. Zyrtare te muzeut u shprehen se kishin shprese se do e rimerrnin serish pikturen, duke supozuar se ndoshta hajdutet do te kerkonin para. Ne 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi nje te dyshuar ne lidhje me vjedhjen. Ne 28 prill 2005, u perhapen zera se dy pikturat ishin djegur nga hajdutet per te fshehur provat. Ne 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi nje shperblim 2 milione korona norvegjeze per informacione qe do te ndihmonin ne gjetjen e piktures. Ne fillim te vitit 2006, gjashte vete me precedente penale dolen para gjyqit nen akuza qofte per ndihme ne planifikim, qofte per ekzekutim te vjedhjes. Tre prej tyre u denuan nga 4 deri tete vite burg ne maj 2006.