Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin. Ne vitin 360 para Krishtit, ai shkroi nje liber personazhet e te cilit e pershkruanin Atlantiden si nje ishull me te madh se Libia dhe Azia te marra bashke, qe kish ekzistuar 9000 vite me heret m'u perpara "Kolonave te Herkulit", qe ndodheshin ne hyrjen per ne Detin Mesdhe. Atlantidasit ishin nje fuqi e madhe detare, por ata u bene shume makuter dhe pesuan nje prishje morale sipas rrefimit te Platonit. Pasi kryen nje sulm te deshtuar kunder Athines, nje fatkeqesi natyrore e fundosi ishullin brenda nje dite dhe nje nate dhe vendi aty u shnderrua ne nje ceketin balte, duke e bere te pakalueshme. Ka shume teori per vendet qe mund te kene frymezuar Platonin.
Per shembull, fizikani gjerman Rainer Kuhne mendon se ka qene nje rajon ne bregun jugor te Spanjes i shkaterruar nga nje permbytje mes viteve 800 dhe 500 para Krishtit. Fotografi satelitore tregojne struktura katerkendore ne balte, qe Kuhne mendon se mund te jene rrenojat e tempujve te pershkruar nga Platoni. Gjeografi suedez, Ulf Erlingson thote se vetem Irlanda i shkon per shtat pershkrimit te Platonit. Te tjere mendojne se, Atlantida eshte ishulli Spartel, nje kenete ne Ngushticen e Gjibraltarit qe u fundos nen det 11500 vite me pare.
Megjithate, studiues klasike nxjerrin ne dukje faktin, se shume pak e merrnin per te drejtperdrejte rrefimin e Platonit perpara koherave moderne. "Ideja ishte se ne duhej ta perdornim kete histori per te ekzaminuar idete tona te qeverisjes dhe pushtetit. Nuk e kemi kuptuar fare, nese ne vend qe te mendojme per keto gjera, ne shkojme dhe kerkojme ne shtratin e deteve", shkruan filozofja Julia Annas tek: "Platoni: nje hyrje shume e shkurter". Ideja se Platoni i referohej nj vendi ne Atlantik nuk vdes kollaj, e thuajse ēdo ishull apo mase toke qe shtrihet diku mes bregut lindor dhe Amerikes e Evropes apo Afrikes eshte supozuar si vendi i kontinentit fantastik te Platonit. Fatkeqesisht, snje prej ketyre ishujve nuk jane aq mbreselenes ne mase apo qellim dhe as nuk kane ndonje te dhene per te treguar se aty ka banuar nje qyteterim i avancuar.
Ne Azi tregohet nje legjende qe te kujton kontinentin e permbytur Atlantis mbi te cilin flet edhe Platoni. Ne Azi qyteterimi i permbytur njihej me emrin Mu. Ne fillim u tha se kontinenti ka qene diku ne oqeanin indian, pastaj u tha se ka qene ne Detin Paqesor qe mund te shpjegohet me perhapjen e kultures polineze.Sot, shkencetaret e hedhin poshte konceptin e Mu apo te Atlantisit dhe Lemurias, si fizikisht te pamundur sepse nje qyteterim nuk mund te shkaterrohet ne nje kohe te shkurter. Nje teori tjeter ne lidhje me qyteterimin e humbur te Atlantisit eshte se ai eshte rikrijimi i nje ngjarjeje historike qe ndodhi mijera vjet para se Platoni te vinte ne jete. Ndarja e Bosforit nga deti i Mesdheut dhe permbytja e Detit te Zi. Thuhet se shume qyteterime mund te kene lulezuar ne bregun e Detit te Zi ne ate kohe, per tu permbytur brenda pak kohesh, ēka ka mund te kete shkaktuar qe njerezit te ikin drejt rajoneve te tjera dhe te rrefejne variantet e tyre mitologjike te historise.
1. Atlantisi ishte ne Bahamas, Bermude, ishujt Kanarie etj.
Ideja se Platoni i referohej nj vendi ne Atlantik nuk vdes kollaj, e thuajse ēdo ishull apo mase toke qe shtrihet diku mes bregut lindor dhe Amerikes e Evropes apo Afrikes eshte supozuar si vendi i kontinentit fantastik te Platonit. Fatkeqesisht, snje prej ketyre ishujve nuk jane aq mbreselenes ne mase apo qellim dhe as nuk kane ndonje te dhene per te treguar se aty ka banuar nje qyteterim i avancuar.
2. Atlantisi ishte ne Azine juglindore
Nese shohim gjeografine e planetit ne kulmin e Epokes se Akullnajave, mund te veme re se niveli i oqeaneve ishte disa here me i ulet atehere, si rezultat ujit qe mbulonte pjesen me te madhe te Amerikes se Veriut dhe Evropes. Keshtu, mund te shihet se arkipelagu ishullor i njohur sot si Indonezia ishte atehere nje kontinent i plote, i madh thuajse sa Evropa perendimore. Klima do ishte perfekte per nje qyteterim te ri e madje edhe nje te avancuar teknologjikisht sa qyteterimi une sot.
3. Atlantis ishte vendi mitologjik Mu
Ne Azi tregohet nje legjende qe te kujton kontinentin e permbytur Atlantis mbi te cilin flet edhe Platoni. Ne Azi qyteterimi i permbytur njihej me emrin Mu. Ne fillim u tha se kontinenti ka qene diku ne oqeanin indian, pastaj u tha se ka qene ne Detin Paqesor qe mund te shpjegohet me perhapjen e kultures polineze.Sot, shkencetaret e hedhin poshte konceptin e Mu apo te Atlantisit dhe Lemurias, si fizikisht te pamundur sepse nje qyteterim nuk mund te shkaterrohet ne nje kohe te shkurter.
4. Atlantisi ishte reference per kontinentin e lashte Lemuria
Greket nuk ishi nte vetmit qe besonin ne nje qyteterim te lashte. India dhe kontinenti aziatik kane traditen e tyre, sipas se ciles quajne Lemurian, nje qyteterim qe ka ekzistuar ne oqeanin Indian. Ideja se nje vend i tille ekzistonte u hodh ne shekullin e 19-te nga Philip Sclater. Sipas tij, Madagaskari ose India mund te kete qene pjese e kontinentit te madh qe e quajti Lemuria, por nen oqeanin Indian nuk ka asnje formacion gjeologjik qe korrespondon me Lemurian hipotetike.
5. Atlantis i referohej Antarktides
Sugjerimi se korja e tokes mund te jete zhvendosur 12 mije vjet me pare ka ngacmuar imaginaten e shume besimtareve te ekzistences se Atlantisit. Sipas Charles Hapgood, per shkak te kesaj zhvendosjeje kontinenti i Antarktides ka qene me ne veri se ēeshte tani dhe i populluar nga nje qyteterim i avancuar e ai ishte civilizimi, te cilit i referohej Platoni. Zhvendosja e menjehershme shkaterroi qyteterimin dhe e ktheu ne akullnajen qe eshte sot Antarktida.
6. Atlantisi ishte nje rikrijim mitik i permbytjes se Detit te Zi
Nje teori tjeter ne lidhje me qyteterimin e humbur te Atlantisit eshte se ai eshte rikrijimi i nje ngjarjeje historike qe ndodhi mijera vjet para se Platoni te vinte ne jete. Ndarja e Bosforit nga deti i Mesdheut dhe permbytja e Detit te Zi. Thuhet se shume qyteterime mund te kene lulezuar ne bregun e Detit te Zi ne ate kohe, per tu permbytur brenda pak kohesh, ēka ka mund te kete shkaktuar qe njerezit te ikin drejt rajoneve te tjera dhe te rrefejne variantet e tyre mitologjike te historise.
7. Platoni i referohej ishullit vullkanik te Teres
Nje tjeter teori, per sa i perket natyres se vertete te Atlantisit mendohet se eshte se Platoni i referohej banoreve te ishullit modern grek te Kretes, te cilet u fshine nga faqja e dheut kur ishulli vullkanik i Teres, i njohur sot si Santorini, shpertheu duke prodhuar cuname aq te forta sa per te demtuar gjithe Mesdheun. Nje katastrofe e tille masive do te jete mbajtur mend ne analet e historise egjiptiane deri sa ka gjetur rrugen drejt mitologjise se Platonit mijera vjet me pas.
8. Atlantisi ishte nje kontinent qe ekzistonte ne Atlantik
Kjo mbetet teoria me tradicionale deri me sot. Mendohet se Atlantisi ndodhej ne oqeanin Atlantik dhe u krijua nga shkrimtari i shekullit te 19-te Ignatius Donnelly, ne librin e tij te vitit 1882 Atlantis. Ne kete liber mendohej se oqeani Atlantik ishte disa qindra metra i thelle dhe shpeshhere zhvendosej vertikalisht. Duke qene se dihej shume pak per oqeanin ne kohen e tij, ajo teori u konsiderua si shume e gjetur dhe per shume vete e besueshme.
9. Atlantisi eshte sajim, por permbytja e vertete
Platoni i eshte referuar shume here nje permbytjeje te madhe qe ka ndodhur mijera vjet perpara kohes se tij dhe qe ka shkaterruar pjesen me te madhe te njerezimit, duke lene vetem nje pjese te vogel njerezish ne toke, sa per te nisur jeten serish nga fillimi. Historia e Atlantisit mund te jete prodhim i imagjinates se frytshme te Platonit, por ngjarjet nga e cila eshte bazuar mund te kene qene reale dhe nje permbytje masive mund te kete shkaterruar jeten ne toke mijera vjet para se ai te lindte.
10. Gjithe teorite e Atlantisit jane te krijuara
Pozicioni tradicional i mbajtur nga shume shkencetare dhe historiane eshte se rrefimi i Platonit mbi nje qyteterim te pasur dhe te avancuar ishte thjesht nje histori e krijuar per te argetuar dhe ndriēuar lexuesit e tij per rreziqet e kryelartesise dhe kthimin e shpines ndaj zotave. Sipas shkencetareve, kete e verteton fakti se Platoni tregon se ishulli iu dha zotit grek, Poseidonit, i cili ra ne dashuri me vajzen e bukur te mbretit te pare te Atlantisit te quajtur Atlas.