BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Drita Pelingu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Drita Pelingu

    Mesazh nga Albatros 11/7/2010, 16:38

    Drita Pelingu 144a79s

    Drita Pelingu lindur nė qytetin e Vlorės nė vitin 1926, filloi punėn si aktore profesioniste nė Teatrin Kombėtar nė vitin 1946. Disa nga komeditė dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar nė teatrin shqiptar. "Rėshqitja", "Arturo Ui", "I ēuditėshmi", "Zonja e Bujtinės", "Gratė gazmore tė Uindsorit", "Artani", etj.

    Nė kinematografi ajo u shfaq fillimisht me njė rol tė vogėl tek "Tana" (1958), e mė pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budės, "Vajzat me kordele tė kuqe", "Radiostacioni", "Pėrtej mureve tė gurta", "Fjalė pa fund", "Shpresa", etj.

    Ajo ka luajtur mbi 120 roleve nė teatėr dhe kinematografi. Mban titullin "Artiste e Merituar" qė nga vitit '86, ndėrsa nė vitin '96 ėshte fituese e ēmimit kombetar "Ismail Qemali (ēmimi)". Me titullin e lartė "Mjeshtre e Madhe e Punės", akorduar nga Presidenti i Republikės ajo u nderua pesė vjet tė shkuara.

    Mė shumė


    Drita PelinguNė atė tre dhjetor tė 83 viteve tė shkuara, nė vilėn e njė familjeje tė madhe vlonjate njerėzish tė arsimuar jashtė, lindi njė vajzė. Do ta pagėzonin Dritė foshnjėn qė ndriēoi kėshtjellėn e shkėputur nga realiteti i asaj kohe, po askush nuk e dinte se sapo kishte lindur njė princeshė pėr artin shqiptar". Kėshtu fillon rrėfimi pėr jetėn e Drita Pelinkut, nė njė katalog plot fotografi qė iu "dhurua" dje nga Arkivi Qendror Shtetėror i Filmit, nė njė aktivitet tė mbajtur nė Teatrin Kombėtar. ėshtė njė rrugėtim imazhesh qė nisin nga fėmijėria, rinia, hapat e parė nė art, rolet mė tė spikatura nė teatėr dhe kinematografi.

    Miq, artistė, aktorė, studentė tė saj, kolegė me tė cilėt ajo ka punuar pėr njė jetė tė tėrė. Kjo qe dhurata pėr aktoren pėr 7-8 Mars. Fotografitė qė nga fėmijėria e deri mė sot janė tė njė cilėsie tė lartė, e pėr kėtė ėshtė kujdesur Flori Slatina, nėndrejtor i AQSHF-sė, i cili e ka pėrgatitur pėr botim katalogun. Nė kėtė katalog, veē fotografive familjare tė shkrepura nė vogėli, ka rrėfime tė sajat. Kėsisoj, teksa shfletojmė kėtė album tė kėndshėm, gjejmė njė tjetėr rrėfim tė sajin, e pikėrisht pėr familjen.

    "Isha e lumtur nė njė familje prej 20 vetash, ku babai ishte me arsim tė lartė, i diplomuar nė Selanik dhe nė Turqi, dy gjyshėrit po ashtu, ku lulėzonte tregtia e tyre, qė sillte njė gjendje shumė tė mirė ekonomike dhe ne mė tė vegjėlve nuk na mungonte asgjė. As lodrat, as argėtimet, as verimet nė vilėn e bukur tė plazhit tė vjetėr, apo nė shtėpinė prej druri midis Llogarasė, as biēikleta ime e vogėl qė e pėlqeja aq shumė", - rrėfen ajo nė kėtė katalog. Mė tej shprehet se "kėto kujtime janė tė hershme, sepse ato tė kohės sė diktaturės kur u rrėmbyen pasuritė, janė tė dhimbshme e nuk dua t'i kujtoj".

    Nė teatėr

    Njė ditė shtatori tė vitit 1946, kolektivit tė teatrit iu shtua edhe njė aktore e re 20-vjeēare. Ajo hyri nė portėn e teatrit e ndrojtur, por e lumtur. Kjo lumturi shprehej nė sytė e saj qė shkėlqenin si emri i saj, plot dritė. Sa i takon kohės sė shkollės, vetė Pelinku shprehet: "Dhjetor i vitit 1944. Regjisori i asaj kohe Sokrat Mio, i diplomuar nė Francė dhe asistenti i tij Andon Pano, kėrkonin studentė pėr shkollėn dramatike. Isha studente e shkollės pedagogjike e lajmi mė tėrhoqi vėmendjen. Me familjen nuk mund tė bisedoja, u paraqita pa i thėnė gjė dhe fitova. Isha e vetmja vajzė me djemtė e talentuar si Kadri Roshi, Naim Frashėri, Prokop Mima, Lazėr Filipi. Pėr njė kohė tė gjatė i ndoqa mėsimet duke u justifikuar se shkoja tek njė shoqe. Sidoqoftė, Tirana ishte e vogėl dhe kjo gjė u zbulua. Mė 1946 u fejova, e qe burri ai qė mė dha lejen pėr tė vazhduar shkollėn dhe teatrin".

    Si njė aktore me njė sėrė rolesh, ajo nuk ka harruar tė thotė diēka edhe pėr natyrėn e tyre, e mbi rėndėsinė e ndikimin qė kishin nė tė. "Qė nga fillimi e deri nė fund rolet e mia kanė qenė ose role vajzash dashnore, ose role grash me njė botė tė madhe tė brendshme, me shpėrthime tė fuqishme dhe tė gjitha kėto kanė bėrė qė unė tė kujdesem pėr trupin tim, pėr fizikun, flokėt, gjithēka qė kėrkonin kėto role". Njė moment mjaft interesant i kujtimeve tė saj ėshtė interpretimi i rolit tė Zojcikės tek komedia rumune "Njė letėr e humbur". Siē rrėfen Pelinku, ajo ka interpretuar e vetme mes 22 meshkujve. Njėra prej shfaqjeve u ndoq edhe nga pėrfaqėsuesit e ambasadės rumune dhe u vlerėsua tepėr. Njė zonjė diplomate hoqi njė trėndafil nga fustani i saj dhe ia vendosi Pelinkut nė dekolte. Sa i takon kinematografisė, vetė ajo shprehet se ka hyrė vonė. "Pata disa probleme tė kohės qė nuk mė lejuan. Luajta njė rol tė vogėl nė filmin 'Tana', pas tij lindėn problemet qė u thyen mė vonė, kur dola nė pension. Madje, ishin Viktor Gjika e Vladimir Prifti qė mė thirrėn tė parėt.

    Filmografia

    2009 Rouz
    2000 Efimeri poli
    1988 Shpresa
    1986 Fjalė pa fund
    1980 Nusja
    1979 Pėrtej mureve tė gurta
    1979 Radiostacioni (film)
    1978 Kur hidheshin themelet
    1978 Vajzat me kordele tė kuqe
    1977 Njeriu me top
    1958 Tana

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 18:34