BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nexhmije Pagarusha

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Nexhmije Pagarusha

    Mesazh nga Albatros 11/7/2010, 16:42

    Nexhmije Pagarusha 10mougj

    Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi mė 7 maj 1933 nė fshatin Pagarushė tė Malishevės nė Kosovė. Kur flitet pėr tė, pėrdoren nė njė frymė shumė epitete si: Bilbili i Kosovės, Mbretėresha e Kėngės Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumė ēmime, ndėr tė tjera "Kėngėtare e Shekullit".

    Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeēare ėshtė aq e gjerė, sa qė ėshtė vėshtirė tė thuhet se cilit zhanėr i takon. Ėshtė e njohur pėr interpretimet e saj tė shkėlqyera nė muzikėn popullore dhe opera .

    Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si nė film ashtu edhe nė teatėr.
    Nė Beograd vijoi shkollėn e muzikės pėr solo kanto, tė cilėn ajo e la nė vitin e tretė dhe nuk e vazhdoi mė. Po ashtu nė Beograd kishte paraqitjen e parė muzikore nė skenė. Nė vitin 1948 ėshtė pranuar soliste nė Radio Prishtinė.
    Bashkėpunoi edhe me kėngėtarėt nga Shqipėria dhe u paraqit edhe nė Shqipėri me ansamblin “Shota” me rastin e njė turneu.

    ”Baresha” ėshtė njė ndėr kryeveprat e interpretimit tė saj. Kjo kėngė u kompozua nga bashkėshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

    Nexhmije Pagarusha interpretoi nė njė koncert tė muzikės klasike veprat e pėrkthyera shqip tė Bethovenit, Puēinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenė i pari i kėtij lloji. Fatkeqėsisht, asnjėrit nga organizatorėt teknikė nuk iu kishte kujtuar qė tė regjistronte kėtė koncert! Pėr fat tė keq, nuk janė evidentuar as tė gjitha koncertet dhe repertori i kėngėve tė kėnduara nga ajo, ngaqė, siē ka thėnė ajo njė herė, pėr tė vetėm muzika ishte me rėndėsi; ajo dhe muzika ishin njė. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 kėngė.

    Ajo ishte pjesėmarrėse e koncerteve nė Kosovė, Shqipėri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierėn muzikore e pėrfundoi nė vitin 1984, pas njė koncerti nė Sarajevė.

    Pas 16 vjetėsh larg skenės, ajo u paraqit nė vitin 2000 me kėngėn "Pėr ty" nė njė emision tė udhėhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi tė bėjė kėtė.

    Ishte nė jurinė e festivalit "Kėnga Magjike 2005". Aktualisht ėshtė kėshilltare e lartė pėr muzikė nė Radio Kosovė dhe nė Radio Blue Sky.

    Veprat muzikore

    Disa nga kėngėt e saj:
    “Baresha“
    ”Ani mori nuse”
    ”Mora testin”
    “Kur mė shkon si zog n'hava”
    “Kur mė del nė derė”
    ”Ke selvitė”
    “Ē'u ngrit lulja nė mėngjes”
    “Ēil njat zemėr plot kujtime”
    “Dallėndyshe”
    “Njė lule”
    "Zambaku i Prizrenit"
    Interpretoi nė filmat dhe shfaqjet teatrore:
    “Dasma e pėrgjakur”, (1967)
    “Jugovizioni” (1973)
    “Gėzuar viti i ri” (1976)
    "E kafshoja terrin" (1977)
    "I ikuri". (1980)
    "Tre vetė kapėrcejnė malin" (1981)
    "Lepuri me pesė kėmbė"
    "Fluturimi i Micakut"
    "Daullet e tė ēmendurve",
    "Rexha i nėnės nė grazhd tė kalit"
    "Vrasėsit bėjnė dasmė natėn" (1997)

      Ora ėshtė 27/4/2024, 15:14