BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndrek Luca

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ndrek Luca

    Mesazh nga Albatros 11/7/2010, 17:05

     Ndrek Luca 30su9na

    Ndrek Luca lindi mė 3 shtator 1927 nė Dukagjin, ėshtė aktor i mirėnjohur shqiptar.

    Pasi punoi disa kohė si ushtarak nė aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor nė Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut nė dramėn “Halili dhe Hajria” tė Kolė Jakovės. Spikati mė vonė me rolin e Jagos nė tragjedinė e Shekpsitit “Otello”, tė Lekės nė dramėn “Toka jonė” e Kolė Jakovės. Nė dramėn “Arturo Ui” tė Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendėrtuar me njė gjuhė shprehėse, pėrkitazi parimeve brehtiane tė teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi njė karakter tė spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Pėrmbytja e madhe” e K. Jakovės), kurse nė dramėn “Baca i Gjetajve” tė F. Krajės interpretoi rolin e Bacės, njė malėsor trim, dinjitoz, i pėrmbajtur, ku ėshtė e pranishme po aq edhe njė kahje e fortė dramatike.

    Luca ėshtė aktor i thyeshėm, qė operon me plane tė ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq tė rėndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Ėshtė nga aktorėt e zėshėm tė filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, tė veēanta nė llojin e tyre, si Dom Marku (“Komisari i dritės”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagė tė vjetra”), Pjetėr Mustaqekuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotėronte njė mimikė tepėr ekspresive; pėrdorte me menēuri gjestin e figurshėm, plastikėn dhe mjete tė tjera tė njėmendėsimit pamor tė personazhit.

    Filmografia

    Viktimat e Tivarit - (1996)
    Balada e Kurbinit - (1990)
    Guri i besės - (1986)
    Koha nuk pret - (1984)
    Lundrimi i parė - (1984)
    Fundi i njė gjakmarrjeje - (1983)
    Qortimet e vjeshtės - (1982)
    Nusja -(1980)
    Nga mesi i errėsirės - (1978)
    Udha e shkronjave - (1978) (TV)
    Pylli i lirisė - (1976)
    Thirrja - (1976)
    Tinguj lufte - (1976)
    Nė fillim tė verės - (1975)
    Rrugicat qė kėrkonin diell - (1975)
    Shpėrthimi - (1974)
    Shtigje tė luftės - (1974)
    Operacioni zjarri - (1973)
    Njėsiti guerril - (1969)
    Prita - (1968)
    Plage te Vjetra - (1968)
    Duel i heshtur - (1967)
    Oshėtime nė bregdet - (1966)
    Komisari i dritės - (1966)
    Detyrė e posaēme - (1963)




      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:12