BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aleksandėr Moisiu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Aleksandėr Moisiu

    Mesazh nga Albatros 14/7/2010, 14:45

    Aleksandėr Moisiu Aleksa10

    Aleksandėr Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi mė 2 prill tė vitit 1935 nė Kavajė dhe vdiq mė 22 mars tė vitit 1879 nė [Lugano te Zvicrres], ishte aktor shqiptar.

    Jeta

    Moisiu u lind Kavajė. Nė moshėn 19 vjeēare shkon nė Vjenė, ku ai me ndihmėn e Jozef Kainc iu pėrkushtua aktrimit. Mė 1898 e nisi karrierėn e vet si kompars (aktorė qė luajnė rol tė vogėl) nė Burgtheatėr. Pastaj vijuan angazhime nė teatėr nė Pragė dhe Berlin. Nė Berlin Aleksandėr Moisiu u pranua nė seminarin e Max Reinhardt me tė cilin shkoi nė turne nė Petersburg (1911). Atje u dallua pėr rolin e Edipit. Pas kėtij suksesi ai u angazhua nė shumė vende tė Evropės dhe Amerikės Veriore.

    Fusha e veprimit tė Moisiut pėrmblidhte tė gjithė spektrin e literaturės evropiane tė teatrit, duke filluar qė nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumė tė njohura u bėnė interpretimet e tij tė Hamletit, tė Edipit, tė Jedermann dhe tė
    Fedja nė veprėn e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallė”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore nė premierat e pjesėve teatrale tė

    Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), tė Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe tė Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Nė vitin 1920 ishte i pari qė nė Lojėrat Festive tė Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor nė “Jedermann”.

    Moisiu vlerėsohej shumė nga publiku i tij pėr shkak tė zėrit tė tij tė bukur si dhe pėr angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos nė vitet para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj nė hapėsirėn gjermanofolėse. Nė periudhėn mes dy luftėrave ishte shumė kohė nė turne. Nė Berlin aktronte nė kėtė kohė vetėm si mysafir.
    Stili i tij i aktrimit llogaritej kėtu si i vjetėruar dhe nuk mund tė matej mė me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

    Prej vitit 1910 e deri mė 1935 mori pjesė nė 10 produksione tė filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zė. Nė vitin 1935, pak kohė para vdekjes sė tij, Moisiu kėrkoi shtetėsinė e Shqipėrisė si dhe atė tė Italisė. Shqipėria refuzoi kėtė kėrkesė, kurse Italia ia dha shtetėsinė Moisiut, kur ai ishte i shtrirė nė shtratin e vdekjes. Ai vdiq mė 22 mars tė vitit 1935 nė Vjenė. Ai ėshtė i varrosur nė varrezat e komunės sė Morcote-sė, pranė qytetit Lugano nė kantonin e Tessin-it nė Zvicėr.

    Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos nė Shqipėri si njė ndėr aktorėt mė tė mėdhenj tė vendit, edhe pse ai qė nga
    rinia e tij mė nuk e vizitoi Shqipėrinė. Shkolla e aktrimit nė Tiranė, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e
    pergjithshme nė Kavajė dhe teatri i Durrėsit e mbajnė emrin e tij.
    Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu ėshtė stėrgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndėr tė tjera i
    njohur me rolin e tij kryesor nė serinė “ Komisar Rex”).

    Citate


    "Zėri dhe gjestet e Moisiut na prezantuan deri tani me diēka tė paparė nė skenėn evropiane." - Franz Kafka, shkrimtar i
    njohur boteror
    "Hamlet ėshtė shkruajtur pėr Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik pėr tė interpretuar Princin e Danimarkės." - Max Brod
    "Unė gjeta te Moisiu aktorin e vėrtet qe kėrkoja." - Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
    "Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez." - Andre Antuan, reformist i
    teatrit francez
    Aleksander Moisiu u nda nga gruaja e tij e pare edhe u martua perseri ne vitin 1901 me nje shqiptare qe jetonte ne France.Me
    pas ne vitin 1905 u dashurua me nje aktore qe luajti te Hamleti dhe me te pati nje femije. Alfred Moisiu eshte nipi i tij.

    Filmografia

    1913 "Das Schwarze Los"
    1913 "Die Augen des Ole Brandis"
    1915 "Kulissenzauber"
    1915 "Sein einziger Sohn"
    1918 "Pique Dame"
    1918 "Der Ring der drei Wünsche"
    1919 "Erborgtes Glück"
    1919 "Der Junge Goethe"
    1919 "Zwischen Tod und Leben"a
    1920 "Figaros Hochzeit"
    1920 "Die Nacht der Königin Isabeau"
    1921 "Kean"
    1929 "Die Königsloge"
    1935 "Lorenzo de Medici"

    Literaturė

    Vangjel Moisi: Alexander Moissi - Biografia nė gjuhėn gjermane, Tiranė 1980
    Rüdiger Schaper: Moissi. Triest, Berlin, New York – Eine Schauspielerlegende. - Berlin: Argon 2000

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:08