Jane me rezistente ndaj semundjeve dhe me te ekuilibruara ne zgjedhjen e ushqimeve. Ketu nuk eshte fjala per te bere gare se kush eshte me i forti, me i zoti dhe me i bukuri. Shume studime dhe sondazhe tregojne se ne sektore te ndryshem femrat jane me te zonjat se meshkujt.
Me terheqese
Me kalimin e viteve trupi i femres eshte bere me i bukur, Meshkujt kane ndryshuar ne shume aspekte, por serish kane mbetur te njejtet. Kete e konfirmon edhe nje studim i bere te 21 mije persona qe analizon kater dekada te jetes se secilit. Femrat me terheqese kane pasur mesatarisht 16 per qind femije me shume se te tjerat. Keto nena te bukura kane pasur me shume mundesi per te sjelle ne jete nje vajze. Pra bukuria e tyre eshte trasheguar.
Me te forta
U mbijetojne me me lehtesi aksidenteve rrugore (ndoshta sepse gjate drejtimit te makines bejne me pak gabime dhe jane me te perqendruara se meshkujt). Sipas te dhenave, nje studim i koheve te fundit i kryer ne Pensilvani, ka treguar se meshkujt kane 77 per qind me shume probabilitet per te vdekur. Te dashur djem ecni ngadale dhe mos harroni te vini rripat e sigurimit.
Me te komunikueshme
Nese kane diēka qe nuk shkon, e thone. Ne krahasim me meshkujt femrat e kane me te lehte ti shprehin emocionet dhe problemet e tyre. 53 per qind e femrave ua hapin zemren miqve kur i shqeteson diēka. Perqindja e meshkujve eshte me e ulet, 23%.
Me te zonjat per te mbajtur postin
Ne kohe krize, 80 per qind e atyre qe humben vendet e punes ne dhjetor te vitit 2007 ishin meshkuj. Kjo eshte nje e dhene qe vjen nga Amerika. Ne Europe, femrat zene ende nje perqindje te vogel ne pune: 46 per qind. Kjo do te thote qe nje ne dy gra nuk punon.
Me studiuese
Femrat e diplomuara jane me te shumta ne numer se meshkujt. Numri i femrave te regjistruara ne universitet eshte me i larte se i meshkujve. Zakonisht djemte, ndryshe nga vajzat jane me te prirur ta braktisin shkollen. Vajzat jo vetem qe i shkojne ne fund, por arrijne edhe rezultate maksimale.
Me te ekuilibruara ne te ngrene
Ndiqni nje vajze dhe nje djale ne supermarket. Pasi te mbarojne pazarin krahasoni produktet qe kane blere te dy. Ka shume gjasa qe rezultati te konfirmoje studimin e Universitetit te Minesotes, i cili ka analizuar preferencat ushqimore te 14 mije personave, qe femrat jane me te ekuilibruara ne ngrenien e ushqimeve te shendetshme. Meshkujt preferojne me shume picat dhe mishin e kuq, nuk konsumojne shume fruta dhe zarzavate, produkte qe ne frigoriferin e femrave nuk mungojne kurre.
Me te shendetshme
Sistemi i tyre imunitar eshte me i forte. Edhe kur semuren e durojne me shume sikletin dhe dhembjet. Kjo e shpjegon edhe arsyen pse vellai, babai dhe bashkeshorti juaj kur kane nje ftohje te lehte e dramatizojne gjendjen. Edhe kur u bie gripi sillen sikur jane ne gjendje kritike per jeten. Sekreti i femrave jane estrogjenet, nje mburoje per trupin nga infeksionet.
Me jetegjata
Popullsia njeqindvjeēare e botes perbehet 85 per qind nga femrat. Zakonisht, ato jetojne nga pese deri ne dhjete vjet me shume se partneret e tyre. Italia eshte nje nga shtetet me jetegjata te Europes. Jetegjatesia e femrave eshte nder me te gjatat krahasuar me Suedine, Francen dhe Finlanden.
Me te organizuara
Jane me te respektueshme dhe te organizuara. Mjafton te mendosh se sa shume pune duhet te beje njeheresh nje grua kudo qe te jete: te mbaje femijet, te pastroje shtepine, te kujdeset per bashkeshortin, prinderit, vjehrrin dhe vjehrren. Ne fushen e menaxhimit dhe te finances jane shume te zonjat. Femrat arrijne te bejne ne menyren me te mire te mundshme gjithēka, sepse dine te degjojne, drejtojne, te zgjidhin problemet, te jene shume elastike dhe ti pershtaten ēdolloj situate. Nuk do mend qe jane edhe me te zonjat se partneret e tyre. Sipas nje studimi te fundit eshte zbuluar se femrat jane me te zonjat se meshkujt ne rolin e eproreve.
Me te zonjat ne investime
Duke analizuar 100 mije letra me vlere eshte zbuluar se fitimet e femrave jane me te larta ne krahasim me ato te meshkujve (diferenca eshte 18 me 11 per qind). Kjo ndodh per arsye se femrat jane me me kembe ne toke kur vjen puna per te bere investime ne nje fushe te caktuar.