BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kujtesa, e pazevendesueshme per njeriun

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kujtesa, e pazevendesueshme per njeriun

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/7/2010, 13:58

     Kujtesa, e pazevendesueshme per njeriun Images

    Ajo ka te beje me depozitimin e informacionit qe merret, ruajtjen dhe riperdorimin e tij me vone. Procesi i kujteses perkon me ate te komunikimit, te te mesuarit dhe te ndergjegjes.

    Truri eshte motori qe komandon gjithe trupin. Kujtesa eshte aftesia e nje organizmi (nepermjet trurit) te mbaje, ruaje, te rendise lajmet e t’i riktheje ato. Ajo ka te beje me depozitimin e informacionit qe merret me ruajtjen dhe riperdorimin e tij me vone. Procesi i kujteses perkon me ate te komunikimit, te te mesuarit dhe te ndergjegjes. Ne vitet e para te jetes truri eshte si nje sfungjer qe thith ēdo gje qe degjon, vezhgon, nuhat. Me pas, duke u rritur, aftesia per te ruajtur gjurmet e eksperiencave reduktohet. Truri eshte si nje “tryeze e vogel prej balte”, e cila forcohet me kalimin e viteve dhe per te shkruar siper duhet te meshosh doren gjithnje e me shume. eshte e keshillueshme qe t’i lehtesojme sforcot e shumta, te shmangim bezdisjen per te kujtuar informacione banale.

    Veten ne kete menyre truri mund te fitoje serish gjendjen e meparshme. Takimet, emrat dhe numrat telefonit, jane disa nga faktoret e shumte qe demtojne trurin, pa llogaritur me pas perdorimin e telefonave celulare dhe internetin. Tani nuk eshte me e nevojshme te kujtojme numrat e telefonave, sepse nje gje te tille na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, ne memorien e tyre mund te shenojme edhe takimet, ditelindjet apo ngjarjet e ndryshme. Por sa humbim kohe duke kerkuar rruge te shkurta, nje numer i madhe kerkimesh tregojne se funksioni i trurit eshte gjithnje e me shume ne renie. Kjo renie e vazhdueshme e kujteses duket sikur e ka ulur aftesine e te kujtuarit te te rinjte.

    Nje nga studimet me specifike dhe shqetesuese vjen nga Irlanda. Nje profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes perdorimit te teknologjive te reja dhe shendetit. Ketij studimi i jane nenshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kane qene te rinj dhe gjyma tjeter te moshuar. Nga rezultatet perfundimtare eshte vene re se te moshuarit ishin ne gjendje me te mire sesa te rinjte. Pra, 87 per qind e personave mbi 50 vjeē i kujtojne pa asnje problem datat e ditelindjeve te familjareve te tyre, ndersa ata qe ishin mbi 30 vjeē kishin probleme me kujtesen. Duke qene se nuk arrinin te kujtonin datat e ditelindjeve te familjareve te tyre i shenonin ato ne telefon. Gjithashtu, pothuajse nje e treta e personave mbi 30 vjeē jane pergjigjur se nuk e njohin absolutisht numrin e telefonit te shtepise. Dhe pikerisht per kete arsye mbajne gjithmone me vete nje celular.

    Ne vitin 2001 te njejtin problem paten edhe shkencetaret japoneze. Perballe perdorimit te tepruar te lojerave elektronike nga ana e te rinjve, profesor Toshiyuku Sawaguchi, neurobiolog ne nje universitet te Japonise, beri nje hetim per te verifikuar vertetesine e hipotezes se tij. “Po humbasin aftesine per te kujtuar gjerat e reja, ato te vjetrat. Nuk kane me aftesi te ndajne e te zgjedhin mes informacione te rendesishme apo jo. eshte nje lloj shperhapje cerebrale”, ka pohuar ai duke e vertetuar hipotezen e tij. Nga 150 persona te analizuar, me moshe perkatesisht 20-35 vjeē, 10% e tyre vuanin nga shqetesime te renda te parakohshme te kujteses. Per shembull, nje 28-vjeēar kishte humbur vendin e punes, sepse nuk mbante me mend se ku do te shkonte e ke do te takonte. Sigurisht, eshte nje diagnoze e “pameshirshme”.

    Ne nje artikull te “New York Times” David Brooks eshte shprehur keshtu: “Kisha besuar se e bukura e periudhes se re te informacioneve ishte te jesh sa me i ditur, ndersa tani po ve re se kjo periudhe po na lejon te jemi me pak te informuar”. Shume njerez mendojne se perdorimi i internetit eshte nje ndihmese e madhe per ta dhe ajo qe do t’i pershtatej me mire kesaj thenieje eshte: “Une nuk kam nevoje per nje kujtese, sepse kam ‘Google’-in, ‘Yahoo’-ne dhe ‘Wikipedia’-n. eshte nje “ndihme” qe secilit prej nesh i nevojitet”.

    “Kufiri ku perfundon kujtesa ime dhe fillon ajo e ‘Google’-it, behet ēdo sekonde e me i pakapshem dhe une ndihem edhe me inteligjent kur bej nje bisede te zakonshme e mund te perdor internetin si lidhes i mendimeve”, keshtu eshte shprehur nje specialist i teknologjise.

    Nese sot kemi nje problem te madh me kujtesen ndodh sepse kemi nje problem edhe me te madh me sensin. Njeriu ka nevoje te dije e te kujtoje. Te ngulise ēdo dite ne mendje mendime, ide, te dhena qe do te duhej t’i perdorte ne momente te caktuara te jetes si pika referimi e orientimi. Thuhet se ēdo njeri vlen per aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se nje njeri di aq gjera sa mund te kujtoje.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:49