Mes baltes dhe masazheve ēdo ērregullim e ka ilaēin e saj.
Semundjet reumatizmale
Kush vuan nga artrosi primar ose sekondar, reumatizma apo metabolizmi, mund te permiresoje semundjet me Fangoterapi. Behet fjale per nje terapi me balte(termale)te nxehte, perftuar nga perzierja e baltes se virgjer me uje mineral. Kjo lloj balte perdoret ne mjekesi per te semuret me reumatizem. Perzierja aplikohet ne te gjithe trupin ose vetem ne pjeset ku ndieni dhimbje, ne temperature nga 47°-50°C, nje here ne dite per 20 minuta. Per semundjet reumatizmale keshillohet edhe Balneoterapia qe konsiston ne zhytje te plote ose parciale te trupit, ne nje vaske individuale ose ne nje pishine kolektive me uje mineral te mbajtur ne temperatura 34°-37°C. Trajtimi, qe zgjat nga 10 deri ne 20 minuta, duhet te behet kur nuk ke ngrene ushqim ose je ne fazen e fundit te tretjes, keshillohet ne mengjes.
Nje cikel i kures zakonisht zgjat 12 banje te tilla, me ritmin nje ne dite. Edhe Antroterapia, ose e thene ndryshe terapia e shpelles, eshte e keshillueshme per te tilla semundje. Mund te zgjidhet Antroterapi e lagesht(nga ku vijne avuj te nxehte nga burimet) ose e thate (nga ku vjen vetem ngrohtesi). Temperaturat e keshillueshme per kete lloj kure jane: per Androterapi te lagesht nga 30°-42°C; per te thate mund te shkoje deri ne 50°-70°C. Kush vuan nga perdhesi, mjeket keshillojne edhe Indroterapine, qe konsiston ne pirje te ujit mineral ne orar, ne sasi, temperature, kohe dhe ritem te caktuar. Per perdhesin keshillohet uji mineral, veēanerisht oligominerale dhe bikarbonate, qe ndikojne pozitivisht ne ndryshim te metabolizmit.
ENT-te dhe semundjet respiratore
Kurat termale jane te efektshme edhe per inflamacionet kronike te rrugeve te siperme te frymemarrjes, per semundjet dhe sekrecionet ne vesh, shurdhesine, semundje te laringut dhe te gjithe gojes etj. Ujerat termale jane edhe per ata qe vuajne nga bronkiti apo alergjite e rrugeve te frymemarrjes. Perveē mjekimeve me ilaēe, hedhin ne sistemin vesh-hunde-goje uji mineral te grimcuar ne grimva 100 mikrone, qe rreshqasin ne rruget e frymemarrjes deri ne trake dhe bronke. Nje tjeter metode eshte edhe Humage, perdorimi i gazit te ujerave minerale. Mund te jene kolektive, kur gazrat termale vendosen ne ambiente kolektive, ose individuale kur vendosen ne aparate te veēante. Per veshet eshte tubi Eustachio, qe perdoret kur ka fryrje te daulles se veshit, duke futur, nepermjet tubit, gaze te ujerave termale. Nepermjet kesaj metode alternative parandalohen fryrjet dhe infeksionet e ndryshme ne vesh.
Semundje te aparatit gastroenterit
Spa mund te kuroje gjithashtu edhe semundje te stomakut dhe te zorreve. Kura me e pershtatshme eshte pirja e nje sasie uji termal ne kohe , ore dhe sasi te caktuar sipas recetave perkatese. Perpara se te fillohet duhet: saktesohet cilesia e uji apo ujerave minerale(pasi mund te perdoren ujera te ndryshem ne te njejten kure); periudhen e kures (pasi mund te zhvillohet ne ēdo kohe); orarin e nisjes se kures( mund te behet ne ēdo kkohe, por me e keshillueshme eshte ne oret e para te mengjesit); temperatura e ujit( ujerat duhet te pihen te ngrohte per te evituar efektet acaruese ne stomak); doza per nje gllenjke (dozat caktohen ne varesi te tipit te ujit mineral). Nje gllenjke uji mund te jete 250 mililitra, por pa ngrene ushqim. Ne kete terapi e rendesishme eshte edhe stabilizimi i kohes se nje gllenjke ne intervalet e pirjes se ujit, si dhe pozicionimi gjate kures( shtrire ne shpine, ne kembe apo ulur). Ne raste te semundjeve te melēise, keshillohet Hidrofangobalnoterapia, nje trajtim qe konsiston ne aplikimin e baltes ne melēi.
Semundjet e eneve te gjakut
Te mirat e ujerave termale per ata qe vuajne nga semundje te eneve te gjakut jane ende pak te njohura, por ne te vertet shume efikase. Ne kete periudhe te vitit vuajne ata persona qe jane te semure variēet dhe nga mos qarkullimi i rregullt i gjakut. Kura termale e rekomanduar ne kete rast eshte Balneoterapia e lidhur me hidromasazhet per mire qarkullim te gjakut. Kjo banje termale mund te behet me nje zhytje, te te gjithe ose nje pjese, te trupit ne nje vaske ose pishine me uje mineral te ngrohte. Per venat, mire eshte edhe te ecesh ose te besh ushtrime gjimnastikore ne vaska te mbushura me uje. Temperaturat e ujit duhet te jene 24°-34°C dhe hidromasazhi te zgjase 20 minuta. Sulfuroret qe permbajne keto ujera bejne te mundur uljen e nxehtesise, si dhe stimulojne mire funksionimin e venave. Por ka edhe ujera radioaktive, te cilet kane nje funksion relaksues dhe tonifikues te muskujve, duke ndihmuar ne qarkullimin e gjakut.
Semundjet dermatologjike
Me Spa mund te kurohen semundje te lekures( djegie, kruajtje, njolla etj). Te gjitha semundjet dermatologjike, qe kane ndikim te theksuar ne psikologjine e individeve qe i vuajne, duhet te bejne Balneoterapi, pasi squfuri pastron, kuron dhe relakson lekuren. Uji sulfuror,ne fakt, perveē pastrimit te lekures, sheron edhe kruajtjet e shkaktuara nga infeksione te ndryshme. Disa studime shkencore tregojne se kurat termale kane efekt edhe ne sherimin e psoriasit, me praktikimin e 20-25 banjo termale, te cilat ju sjellin permiresime te dukshme. Por nje perparesi e caktuar e kesaj lloji kure eshte edhe mungesa e efekteve anesore nga perdorimi i terapive farmaceutike.
Semundje te apartit urinar
Gjithmone iu referohet kurave termale kur ka infeksione te rrugeve urinare. Michelangelo Bunoarroti ne 1549, kur zbuloi se ishte me gure ne veshka, zbuloi edhe vetite kuruese te ujit ne Anticoli, i cila e ēliroi nga guret e keqij. Idropinoterapia eshte forma me e keshillueshme per keto semundje, e cila konsiston ne pirjen e nje sasie te percaktuar te ujit mineral, ne temperature, ora, kohe dhe ritem te percaktuar sipas recetes. Per te perftuar me te miren e mundshme, kurat termale duhet te praktikohen te pakten dy here ne vit, dhe ēdo cikel te zgjase nga 12 deri ne 15 dite. Zakonisht keshillohet qe uji te pihet ne mengjes, dhe nese eshte e nevojshme, edhe pasdite, pasi duhet te kaloje nje periudhe kohe qe te mos shkaktoje te vjella dhe diarre.
Semundjet gjinekologjike
Ujerat sulfurore mund te konsiderohen terapi e vertete per problemet gjinekologjike. Ne veēanti, kurat mund te perdoren per kurim te infeksioneve vaginale te paspecifikuara dhe distrofike, si lehonia(gjakrrjedhje) si dhe semundje skleroze te legenit. Mjeket keshillojne qe te behen shpelarje te vagines me ujera minerale ne temperature 37°C ose te futet ne vagine, nepermjet nje tubi, nje sasi e caktuar uji per nje kohe prej 10-15 minutash. Nje cikel i plote duhet te jete 12 deri ne 15 dite ne vit, dhe te perseritet ne vitin ne vazhdim.
Spa dhe femijet
Spa keshillohet per te gjithe familjen, perfshire edhe femijet! Mjeket pediater vene ne dukje virtytete Spa-se, ne lidhje me femijet. Spa ndihmon ne sherimin e rrugeve te frymemarrjes, si dhe ne sherim te sistemi vesh-hunde-goje. Seancat individuale ose kolektive, te cilat jane edhe me argetuese per femijet, ndihmojne ne sherim te ketyre tipeve patologjike. Ujerat me te pershtatshem jane ato sulfuror, qe permbajne gaz sulfuror, me elemente si bromi dhe jodi. Keto elemente ndihmojne ne forcimin e muskujve, eliminojne mykun e lekures, si dhe rregullojne rruget e frymemarrjes. Megjithate, duke qene se pacientet jane te vegjel, gjithmone duhet te tregohet me shume kujdes.
Spa dhe mireqenie
Renie ne peshe, celuliti, lekure te bukur dhe te relaksuar: jane vetem disa prej te mirave qe perftohen nga Spa-ja. Squfuri, per shembull, luan nje rol te rendesishem ne parandalimin e demtimeve te shkaktuara nga radikalet e lira. Spa ndihmon ne ekuilibrim te lekures duke e ushqyer me minerale te domosdoshme. Gjithashtu ngjyra e ujit ka nje efekt permiresues per ēdo semundje.