BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia e bankave te Zvicres dhe perse depozitohen aty thesaret e botes

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Historia e bankave te Zvicres dhe perse depozitohen aty thesaret e botes

    Mesazh nga Albatros 22/7/2010, 22:27

     Historia e bankave te Zvicres dhe perse depozitohen aty thesaret e botes Images

    Neutraliteti i Zvicres dhe sovraniteti kombetar i njohur prej kohesh nga kombet e tjera, ka krijuar nje mjedis te qendrueshem e te sigurt, ku sektori bankar ka mundur te lulezoje. Edhe pse eshte thuajse ne qender te Evropes gjeografikisht, Zvicra ruajti neutralitetin ne te dy Lufterat Boterore. Ajo nuk eshte anetare e Bashkimit Evropian apo e Zones Ekonomike Evropiane dhe nuk ka qene anetare e Kombeve te Bashkuara deri ne vitin 2002. Aktualisht nje e treta e gjithe fondeve qe mbahen jashte shtetit nga vendet e huaja, ruhen ne Zvicer. Ne vitin 2001, bankat zvicerane menaxhonin 2.6 trilione dollare. Banka Nderkombetare e Shlyerjeve (BIS), nje organizate qe ndihmon ne bashkepunimin ndermjet bankave te botes eshte e vendosur ne Bazel, Zvicer. E themeluar ne vitin 1930 “BIS” zgjodhi Zvicren, per shkak te neutralitetit te saj, i cili ishte shume i rendesishem per nje organizate te themeluar nga vende qe ishin ne te dyja frontet e Luftes I Boterore.

    Ligjet dhe rregullat


    Komisioni Federal i Bankave, nje agjenci e pavarur e qeverise zvicerane ne Departamentin Federal te Financave, mbikeqyr aktivitetet qe kane lidhje me bankat dhe tregjet e sigurise e fondet e investimit. Parlamenti zvicerian e kaloi ligjin e bankave ne vitin 1934, i cili kodifikonte rregullat e sekretit dhe penalizon ēdo shkelje te ruajtjes se sekretit. Dispozitat e fshehtesise nuk ishin te perfshira ne draftin e pare te ligjit, i cili me se shumti permbante ēeshtje administrative si kontrolli i bankave. Dispozitat u shtuan perpara kalimit te projektligjit qe ndalonte perpjekjet e autoriteteve naziste per te hetuar asetet e hebrenjve dhe “armiqve te shtetit”.

    Bankat zvicerane dhe Lufta II Boterore

    Jane kryer shume hetime ne lidhje me veprimet e bankave zvicerane gjate regjimit nazist ne Gjermani (1933-1945, sidomos ne lidhje me fondet e depozituara nga apo te vjedhura nga viktimat e Holokaustit. Ne tetor te vitit 1996, ndersa vazhdonin hetimet per aktivitetet e bankave gjate Holokaustit, ambasadori zviceran ne OKB, Carlo Jagmetti pranoi se disa banka zvicerane i kishin ndaluar te mbijetuarit te Holokaustit qe te kishin akses ne depozitat e tyre, edhe pse ai hodhi poshte shumen e pretenduar ne padite gjyqesore te personave ne fjale. Nder ato qe udhehoqen keto hetime ka qene dhe Alfonso D’Amato, senatori amerikan i Nju Jorkut. Ne vitin 1998, nje panel nderkombetar historianesh publikoi nje studim qe pretendonte se viktimave te Holokaustit u ishte vjedhur nje sasi e madhe floriri ashtu si thesaret e vendeve te pushtuara qe ishin depozituar ne Banken Kombetare Zviceriane (SNB).

    Sipas ketij paneli, pavaresisht te dhenave per vjedhjen dhe pervetesimin e padrejte te floririt, “SNB” vazhdoi te pranoje depozita. Ne vitin 2000, nje gjykates i Gjykates se SHBA-es aprovoi nje marreveshje 1.85 miliarde dollareshe, mes bankave zvicerane dhe viktimave te Holokaustit. Sipas te dhenave, gjate regjimit nazist, ne Zvicer u hapen rreth 50 mije llogari bankare nga viktimat: disa banka refuzuan t’u benin pagesat familjeve te viktimave per shkak te mungeses se ēertifikates se vdekjes. Sidoqofte, nje artikull i publikuar me 13 tetor 2001 ne “The Times of London” pretendonte se gjykata e besuar per te gjurmuar llogarite bankare te periudhes se Holokaustit kishte zbuluar se vetem 300 nga 5570 llogari te huaja nga llogarite ne fjale, dhe qe permbanin 12 milione dollare mund t’u gjendej origjina.

    Klientet e pare

    Klientet e pare te bankave zvicerane ishin mbreterit e Frances, te cilet e vleresonin shume maturine e kreditoreve te tyre. Bankieret e Gjeneves, te cilet ishin protestante, ishin me se shumti me origjine franceze dhe te perzene pas Revokimit te Dekretit te Nantes nga Luixhi XIV ne vitin 1685. Duke lene pas persekutimin qe kishin perjetuar ne France ata filluan te financonin mbretin e Frances nga Gjeneva. Ne ate kohe, nuk kishte huamarres me te mire se vete mbreti, i cili kishte mundesi te paguante borxhet e tij dhe kishte nevoje per shuma te medha parash. Nje prej pjeseve te para te legjislacionit qe rregullonte fshehtesine e bankave daton pikerisht ne kete periudhe. Ne vitin 1713, Keshilli i Madh i Gjeneves adoptoi disa rregulla bankare, te cilat percaktonin detyrimin e bankiereve per “te mbajtur nje regjister me transaksionet e klienteles se tyre”. Sidoqofte, atyre nuk u lejohej qe te jepnin informacione perveē se vete klienteve ne fjale. Zvicra u be keshtu, nje azil politik dhe financiar per ato qe u largoheshin trazirave politike qe kishin pllakosur kontinentin. Zvicra ofroi nje parajse te sigurt e me perfitim per depozitat e fisnikeve qe i shpetuan Revolucionit, si dhe per qeveri te ndryshme qe do te fillonin t’i drejtoheshin bankave te Zvicres ne shekullin e 19-te e deri ne ditet e sotme.

    Origjina e fshehtesise se bankave zvicerane

    Fshehtesia qe karakterizon bankat zvicerane ka mbrojtur rezervat financiare te depozituara aty prej me shume se 300 vitesh.Bankieret e Gjeneves ishin bankieret e mbretit francez dhe teksti i pare i shkruar mbi fshehtesine e bankave daton ne vitin 1713. Luixhi XVI, madje ka pasur nje bankier zviceran, Jacques Necker te emeruar si drejtor i pergjithshem i financave franceze.Deri ne vitin 1934, fshehtesia e bankave mbulohej me direktiva te ndryshme ne kodin civil zviceran dhe ate te punes. Sistemi ligjor i gjykates federale e vendosi me kembengulje ne praktike fshehtesine e bankave, saqe nese nje klient do te binte viktime e shkeljes se sekretit ai mund te demshperblehej nga banka.Ligji federal mbi bankat u miratua ne vitin 1934 dhe citonte se shkelja e fshehtesise se bankes konsiderohej krim. Nje bankier qe zbulonte te dhena mbi klientet mund te ndeshkohej me burgim. Keshtu u forcua dhe me shume mbrojtja e sferes private te depozituesve.

    Nje arsye se pse mbrojtja e te dhenave u perforcua eshte se krizat e vitit 1931 ēuan ne intensifikimin e shkembimit te kontrollit te huaj ne Gjermani. Hitleri nxori nje dekret sipas te cilit, ēdo gjerman me kapital te huaj do te denohej me vdekje ndaj dhe gestapoja filloi spiunazhin ne bankat zvicerane. Kur tre gjermane u denuan me vdekje, bankat zvicerane u binden per nevojen e perforcimit te fshehtesise.

    Nje arsye tjeter e perforcimit te fshehtesise ne bankat zvicerane ishte ēeshtja “Basler Handelsbank” ne vitin 1932, kur u zbulua se mbi dy mije pjesetare te elites franceze kishin llogari ne Zvicer. Majtistet franceze shfrytezuan rastin per te denoncuar programin e qeverise Herriot.
    Ne vitin 1984, zvicerianet vendosen me shumice votash qe te ruhej fshehtesia e bankave.

    Bankat me te medha

    Ne Zvicer figurojne 408 banka te autorizuara, te cilat variojne nga “Dy Bankat e Medha” e deri tek bankat vogla qe permbushin nevojat e nje komuniteti te vetem, ose te te disa klienteve te veēante.

    “UBS”, dhe “Credit Suisse” jane bankat me te medha te Zvicres dhe kane me shume se 50 perqind te depozitave te vendit; secila prej ketyre bankave ka nj rrjet te zgjeruar degesh ne gjithe vendin dhe ne shume qendra nderkombetare. Per shkak te

    “UBS”

    “UBS” u krijua ne qershor te vitit 1998, kur “Union Bank” e Zvicres, e themeluar ne vitin 1862 dhe Korporata e Bankes Zviceriane, e themeluar ne vitin 1872, u shkrine ne nje. Me baze ne Zyrih dhe Bazel, kjo eshte banka me e madhe e Zvicres. Ka shtate zyra kryesore ne gjithe boten dhe dege ne te pese kontinentet.

    “Credit Suisse”

    “Credit Suisse” eshte banka e dyte me e madhe ne vend. Me dege kryesore ne Zyrih, ajo u themelua ne vitin 1865 dhe ka mbi 40 mije punonjes. “Credit Suisse Group” ofron veprime bankare private, veprime bankare investimi dhe sherbime menaxhimi asetesh.

    Banka Qendrore

    Banka Kombetare Zviceriane sherben si banka qendrore e vendit. E themeluar nga Akti Federal mbi Banken Kombetare Zviceriane ajo filloi funksionon me 20 qershor 1907.

    Bankat private

    Termi “banke private” i referohet nje banke qe ofron sherbime private bankare dhe ne formen e saj ligjore eshte nje partneritet. Bankat e para private u krijuan ne vitin 1700 ne Zvicer dhe disa prej tyre jane akoma ne duart e familjeve origjinale qe i themeluan, si “Hottinger” dhe “Mirabaud”.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 14:42