BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/9/2010, 17:39

    Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale Images

    Personat tė cilėt gėrhasin heshturazi apo qetė, janė mė pak nė rrezik pėr tė pėsuar nga sėmundjet e lartpėrmendura. Hulumtuesit hungarezė kanė biseduar me mbi 12.000 pacientė dhe kanė pėrfunduar se personat tė cilėt gėrhasin zėshėm janė shumė mė tė ekspozuar ndaj sėmundjeve kardiovaskulare apo sulmit nė tru pėr dallim nga pjesa e tjetėr e popullatės, njofton BBC.

    Rezultatet e kėtij hulumtimi, tė cilat janė publikuar nė revistėn shkencore “Journal Sleep”, hedhin dritė tė re nė teoritė e deritanishme mbi lidhjen e gėrhitjes sė zėshme dhe sėmundjeve kardiovaskulare.

    Nė njė periudhė tė caktuar tė jetės, tė gjithė njerėzit gjatė fjetjes gėrhasin nė mėnyrė tė zėshme apo tė heshtur. Mė shpesh gėrhasin personat me peshė tė shtuar. Hulumtimet kanė dėshmuar, se rregullisht gjatė fjetjes gėrhasin 40 pėr qind e meshkujve dhe 24 pėr qind e femrave.

    Nė dallim me pjesėn tjetėr tė popullatės, personat tė cilėt gėrhasin zėshėm kanė 34 pėr qind mė shumė gjasa tė preken nga sulmi nė zemėr dhe madje 67 pėr qind gjasa tė sulmohen nga sulmi nė tru. Ėshtė interesante e dhėna, se tek njerėzit tė cilėt gjatė fjetjes gėrhasin heshtazi nuk ka rrezik tė shtuar pėr t u prekur nga sėmundjet kardiovaskulare. Derisa, lajm i mirė pėr meshkujt ėshtė se gėrhitja e zėshme zvogėlohet pas moshės sė tyre shtatėdhjetėvjeēare.

    Gėrhitja

    Gėrhitja krijohet nga vibrimi i strukturave tė frymėmarrjes, prej nga krijohen edhe tingujt nga lėvizja e ajrit tė bllokuar gjatė frymėmarrjes, nė kohėn e gjumit. Nė disa raste tingulli mund tė jetė i butė dhe jo shumė i lart, ndėrsa nė disa raste tė tjera ai mund tė jetė mė i fortė, i lartė dhe i vazhdueshėm, ēka bėn qė tė krijohet njė situatė e pakėndshme pėr personat e tjerė qė mund tė ndodhen aty. Strukturat qė e krijojnė kėtė gjendje janė njerithi dhe qiellza e butė. Lėvizja e parregullt e ajrit nė rrugėt e frymėmarrjes pėr shkak tė bllokimit tė tij para se tė kalojė nė kėto struktura shkakton gėrhitjen. Shkak pėr kėtė mund tė bėhen edhe probleme tė fytit, ose nė disa raste gjatė gjumit tė personat qė gėrhasin lėfyti ngushtohet. Po ashtu shkak mund tė bėhet edhe keqpozicionimi i nofullave, qė shkaktohet nga tensioni i muskujve. Por shkak mund tė bėhet edhe grumbullimi i yndyrnave nė fyt. Pėr pjesėn mė tė madhe tė personave qė gėrhasin shkak tė pozicionimit gjatė gjumit, po ashtu edhe pengimit tė ajrit gjatė kalimit nė hundė. Statistikat e realizuara me personat qė gėrhasin shpesh janė kontradiktore, por rreth 30 pėr qind e tė rriturve dhe apo ndoshta 50 pėr qind e njerėzve gėrhasin nė forma tė ndryshme. Njė vėzhgim i bėrė me 5713 italianė u identifikuan si persona qė gėrhisnin 24 pėr qind e grave dhe 18 pėr qind e femrave deri nė moshėn 40-vjeēare, ndėrsa mbi kėtė moshė gėrhisnin 60 pėr qind e meshkujve dhe 40 pėr qind e femrave. Ēka tregonte njė rritje tė pėrqindjes sė shfaqjes sė dukurisė tė gėrhitjes me kalimin e moshės. Por sipas studimeve mė tė fundit kjo pėrqindje ulet mbi moshėn 70-vjeēare.

    Gėrhitja e dėmshme pėr shėndetin

    Sipas njė studimi tė bėrė nga instituti akademik suedez Uppsala, gėrhitja e zakonshme ėshtė e dėmshme pėr shėndetin, dhe lidhet me presionin e lartė tė gjakut dhe diabetin. Dy studiuesit, Eva Lindberg dhe Malin Svensson, kanė gjetur se gratė tė cilat gėrhasin nuk janė tė pushueshme kur zgjohen. Studimi i pėrmendur ka pėrfshirė 400 gra me probleme me gėrhitje, dhe ka treguar se madje njė e treta prej tyre nuk janė ndjerė tė pushueshme, edhe pse kishin fjetur gjatė gjithė natės. “Rezultatet deri tek cilat erdhėm, tregojnė se gėrhitja nė vete mund tė ketė disa efekte negative nė shėndetin”, kanė thėnė studiuesit pranė universitetit Uppsala.

    Tė flesh me dikė qė gėrhet, dėmton shėndetin

    Lajme tė kėqija pėr ata qė flenė pranė personave qė gėrhasin: Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetėm dėmton gjumin, por shkakton edhe njė ndjeshmėri tė lartė tė presionit tė gjakut duke lehtėsuar shfaqjen e sėmundjeve tė tilla si: infarkt, bllok renal dhe demence. Tė paktėn kėshtu pretendojnė njė grup shkencėtarėsh londinezė tė “University College” dhe “Imperial College”, studimi i tė cilėve ėshtė publikuar nė numrin e fundit tė “European Heart Journal”. Sipas autorėve tė studimit, gjatė natės organizmi i njeriut nuk i pėrballon dot gėrhimat, zhurma e tė cilės paskan tė njėjtin decibel me tė njė treni qė kalon poshtė shtėpisė. Nė studim janė analizuar rastet e 140 kavieve qė jetonin nė zonėn pranė aeroportit londinez tė “Heathroė”. Gjatė eksperimenteve u vu re se sa mė shumė shtoheshin decibelėt, aq mė shumė rritej presioni i gjakut.

    Kur gėrhitja ėshtė e fortė kemi sėmundje

    Zhurma qė njihet si gėrhitje vjen si rezultat i ndryshimit tė aktivitetit tė frymėmarrjes gjatė gjumit. Te disa persona kjo mund tė ēojė deri nė bllokim gati komplet tė frymėmarrjes pėr pak sekonda, duke shfaqur sindromėn e “apnes sė gjumit”. Kur gėrhitja e fortė ėshtė njė sėmundje, cilėt janė faktorėt qė e favorizojnė dhe ēfarė mund tė bėhet nėse shfaqet: Ēfarė ėshtė sindroma e “apnea e gjumit”? Sindroma e “apnea e gjumit” (OSAS) ėshtė forma mė e shpeshtė e shqetėsimeve tė frymėmarrjes gjatė gjumit. Kjo sindromė konsiston nė njė bllokim tė aktivitetit respirator (tė frymėmarrjes) qė mund tė zgjasė dhe me tepėr se 10 sekonda. Kėto probleme janė shumė tė shpeshta dhe u interesojnė 2-4% tė popullsisė sė rritur, nė veēanti meshkujve tė moshės 40 deri 60 vjeē.

    Pse shfaqet sindroma e “apnes sė gjumit”

    Gjatė gjumit, te tė gjithė njerėzit ndryshon aktiviteti i frymėmarrjes, sepse qetėsohet aktiviteti i qendrave nervore qė koordinojnė lėvizjet e frymėmarrjes dhe pozicionin e trupit. Pėrveē kėsaj vihet re njė qetėsim i muskujve tė gojės dhe fytit; tė gjitha sė bashku kėto fenomene, sidomos kur janė tė theksuar, mund tė shkaktojnė fenomenin e gėrhitjes dhe te disa njė bllokim gati komplet tė rrugėve tė frymėmarrjes gjatė gjumit, me bllokim tė frymėmarrjes pėr pak sekonda: apnea. Bllokimi i rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes mund tė shkaktojė mungesė apo ulje totale tė fluksit tė ajrit nė hundė dhe nė gojė, qė ēon nė ulje tė sasisė sė oksigjenit nė gjak. Gjithsesi episodet pėrfundojnė mė vetėzgjim tė personit, shpeshherė tė shpeshta. Kėto zgjime tė shpeshta ndikojnė nė ulje tė cilėsisė sė gjumit, i cili nuk rezulton tė jetė qetėsues.

    Faktorėt qė shkaktojnė pėrgjumjen dhe simptomat

    Pėrgjumja shfaqet zakonisht vetėm nė situata tė mėrzitshme (punė tė pėrsėritura, lexime, drejtim i autoveturės nė rrugė “monotone”) por ndonjėherė ėshtė aq e rėndė sa bėhet e pėrsėritur, duke komprometuar cilėsinė e jetės, sociale, profesionale, etj. Pėr shkak tė kėtij problemi pacientėt mund tė shfaqin njė rrezik tė lartė pėr tė pėsuar aksidente automobilistike. Simptoma tė tjera qė mund tė shfaqen janė: dhimbja e kokės, humor i keq nė mėngjes, probleme me pėrqendrimin, shqetėsime seksuale (ulje e libidos dhe shfaqje e impotencės), urinim i shpeshtė gjatė natės. Mund tė shfaqen luhatje tė humorit, probleme me memorien, sjellje tė papėrshtatshme nė shumė situata. Kjo mund tė ndryshohet nėpėrmjet modifikimit tė stilit tė jetės.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 09:02