BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cfare kane thene mesuesit per personazhet e medhenj

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cfare kane thene mesuesit per personazhet e medhenj

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/9/2010, 17:46

     Cfare kane thene mesuesit per personazhet e medhenj Images

    Edhe personazhet e famshėm kanė shkuar nė shkolla publike dhe kanė duruar “torturėn” e mėsuesve kėrkues, madje disa edhe janė pėrjashtuar. Pėr tė festuar kėtė formė arti nė zhdukje, e pėrditshmja “Daily Mail” boton njė pėrzgjedhje tė raporteve tė shkollave pėr personazhet e mėdhenj dhe pozitivė tė historisė. Po ēfarė kanė thėnė mėsuesit pėr kryeministrin britanik Churchill?

    Me pak fjalė, njė ngatėrrestar. Person qė nuk ka asnjė ambicie. E pabesueshme kur mendon se Churchill ishte ai qė ishte vetėm falė ambicies. Por as John Lennon nuk ėshtė lavdėruar shumė nga ata qė kanė ndjekur formimin e tij qė nė vogėli. Lennon ishte pa vlerė pėr mėsuesin e tij. Nga vitet e fundit tė shkollės megjithatė vihet re njė ndryshim opinioni tek mėsuesit, pasi njėri prej tyre thotė se Lennon nė tė ardhmen mund tė bėhet njė person pėrgjegjės.

    Pėr aktorin komik Norman Wisdom njė prej mėsuesve tė tij ka thėnė se ėshtė njė torollak kokė e kėmbė. Po pėr fatin e tij nuk ėshtė shumė i gjatė. Drejtori i shkollės ku ka studiuar aktori Richard Briers ka menduar se shkolla ishte e vogėl pėr tė dy. Nėse Briers nuk do ta kishte pėrfunduar arsimin e mesėm, me siguri drejtori do tė ishte larguar nga ajo shkollė. Tė bėn pėrshtypje fakti se asnjė prej aktorėve dhe skenaristėve nuk ėshtė lavdėruar nga intelekti. E vetmja qė ėshtė vlerėsuar ka qenė njė tjetėr kryeministre, Margaret Thatcher.

    Winston Churchill, kryeministri i Britanisė (1940-45, 1951-55)

    Shkolla “St George”, Ascot: Nuk ka asnjė ambicie. Sikur ta sforconte veten do tė ishte i pari qė do ta kishte pėrfunduar shkollėn. Shumė besnik, por “njė bela” nė shumė mėnyra. Ėshtė shqetėsim i vazhdueshėm pėr kėdo dhe gjithmonė pėrfshihet nė njė telash apo nė njė tjetėr. Nuk mund t’i besohet tė sillet mirė ndonjėherė.

    Shkolla “Harrow”: Ėshtė kaq i rregullt nė parregullsinė e tij sa nuk di ēfarė tė bėj. Kishte aftėsi kaq tė mira, por kėto janė bėrė tė pavlefshme nga neglizhenca e bėrė zakon. Vazhdimisht vonė pėr shkollė, humbet librat, fletoret dhe tė tjerat.

    Jilly Cooper, noveliste

    Shkolla “Godolphin”, Salisbury: Jilly i ka vendosur vetes njė standard jashtėzakonisht tė lartė, tė cilin nuk ka mundur ta ruajė.

    Richard Briers, aktor

    Shkolla “Rokeby”, Winbledon. Raporti i drejtorit: Duket sikur Briers mendon se ėshtė ai qė e drejton shkollėn, dhe jo unė. Nėse qėndrimi i tij vazhdon, njėri prej nesh do tė duhet tė largohet.

    Norman Wisdom, aktor komik

    Raporti i kursit tė Njohurisė Ushtarake: Ky djalė ėshtė nė ēdo centimetėr njė torollak, por pėr fatin e tij tė mirė nuk ėshtė shumė i gjatė.

    Jeremy Paxman, gazetar dhe folės lajmesh

    “Malvern”, raporti i kujdestarit: Kokėfortėsia ėshtė nė natyrėn e tij dhe mund tė jetė njė mjet qė do t’i shėrbejė pėr mirė. Por largimi nė befasi do tė gjymtojė pėrpjekjet e tij. Duhet tė mėsojė taktin pa humbur sinqeritetin.

    Joan Collins, aktore

    “Rada”: Me kaq shumė gjėra qė e favorizojnė, nxėnėsja pengohet nga dobėsia e zėrit. Me sa duket i mungon besimi pėr tė projektuar dhe pėr tė nxjerrė zėrin qė posedon.

    Stephen Fry, komik, skenarist dhe novelist

    Shkolla “Uppingham”. Raporti i drejtorit: Ka defekte verbuese dhe qė kanė shndritur pėr ne gjatė kėtij simetri. Anglishtja, i fundit. Mendoj se s’ėshtė tip i lumtur. (Fry ėshtė pėrjashtuar nga “Uppingham” nė vitin 1972).

    Robert Graves, poet dhe novelist

    “Charterhouse”, raporti i drejtorit kur u largua nė vitin 1914: E po, lamtumirė Graves dhe mos harro se miku yt mė i ngushtė ėshtė koshi i letrave.

    John Lennon, anėtar i “Beatles”

    “Quarry Bank School”, Liverpool: Patjetėr qė ėshtė nė rrugėn e dėshtimit. I pashpresė ... njė kloun nė klasė qė humbet kohėn e nxėnėsve tė tjerė.

    Kur u largua: Unė besoj se ka ende shpresa dhe mund tė bėhet njė i rritur pėrgjegjės qė mund tė shkojė larg.

    Diana, princesha e Ueilsit

    “West Heath School”, Kent: Duhet tė pėrpiqet tė jetė mė pak emotive nė marrėdhėniet me tė tjerėt.

    Dame Judi Dench, aktore

    “The Mount School”, York: Judi do tė ishte njė nxėnėse shumė e mirė nėse do tė jetonte nė kėtė botė.

    Michael Winner, regjisor filmash

    “St Christopher”, Letchworth, 6 vjeē: Michael papritur ėshtė bėrė njė person i zhurmshėm dhe i duket vetja si humorist. Aseti i tij mė popullor ėshtė dashuria pėr tė treguar histori. Kėtė e bėn gjatė kohės sė darkės dhe ka shumė kėrkesa pėr t’u ulur nė tavolinėn e tij.

    Eric Morecambe, komedian

    Shkolla “Lancaster Road Junior”, drejtori: E urrej ta them kėtė, por Eric nuk do tė bėhet askush nė jetė.

    Beryl Bainbridge, novelist

    “Merchant Taylors”, Crosby, lėnda e anglishtes: Edhe pse punėt e saj me shkrim janė prodhimi i njė imagjinate tė gjallė, ėshtė fatkeqėsi qė shqiptimi i saj vjen nga i njėjti burim. Lėnga e gjeografisė: Njohuria e saj pėr lėndėn ėshtė kaq e varfėr sa i bėn tė gjithė tė pyesin nėse ėshtė naive.

    Ian Fleming, novelist dhe krijuesi i “James Bond”

    “Sandhurst”: Do tė ishte njė ushtar i shkėlqyer, gjithmonė nėse femrat nuk do ta shkatėrronin (Fleming duhet tė largohej nga “Sandhurst” kur u prek nga gonorreja).

    Margaret Thatcher, kryeministre e Britanisė (1979-90)

    Shkolla “Kesteven and Grantham Girl’s”: Gjallėria e saj e bėn njė anėtare tė pėlqyeshme tė klasės. Margaret ėshtė ambicioze dhe meriton tė ketė sukses.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 18:38