BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    100 shprehjet me te bukura per lidershipin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 100 shprehjet me te bukura per lidershipin

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/9/2010, 19:36

     100 shprehjet me te bukura per lidershipin Images

    1. Testi i fundit i njė lideri ėshtė qė ai tė lėrė prapa tek tė tjerėt bindjen dhe vullnetin pėr tė vazhduar pėrpara.
    - Walter Lippmann
    2. Shembulli nuk ėshtė gjėja kryesore pėr tė influencuar tė tjerėt. Ėshtė e vetmja gjė.
    - Dr. Albert Schweitzer
    3. Shfrytėzoje rastin! E gjithė jeta ėshtė njė rast. Ai njeri qė shkon mė larg, zakonisht ėshtė ai qė ėshtė i gatshėm tė bėjė dhe tė guxojė. Barka e sigurt kurrė nuk lundron shumė larg bregut.
    - Dale Carnegie
    4. Michael, nėse nuk pason, nuk mund tė luash.
    - Trajneri Dean Smith i thotė Michael Jordan nė vitin e parė nė “UNC”
    5. Lidershipi ėshtė arti kur dikush tjetėr bėn diēka qė ju doni tė bėhet sepse ai dėshiron ta bėjė.
    - Dwight D. Eisenhower
    6. Lidershipi dhe mėsimnxėnia janė tė domosdoshme pėr njėri-tjetrin.
    - John F. Kennedy
    7. Shumė shpesh e nėnvleftėsojmė fuqinė e njė prekjeje, njė buzėqeshjeje, njė fjale tė mirė, njė veshi dėgjues, njė komplimenti tė sinqertė apo veprėn mė tė vogėl tė pėrkujdesjes, sepse tė gjitha kanė mundėsi tė ndryshojnė njė jetė.
    - Leo Buscaglia
    8. Fėmijėt kurrė nuk kanė qenė tė zotė tė dėgjojnė tė rriturit, por kurrė nuk kanė dėshtuar t’i imitojnė ata.
    - James Baldwin
    9. Mos pėrēmo asnjė njeri dhe mos konsidero asgjė tė pamundur, sepse nuk ka asnjė njeri qė nuk ka kohėn e tij dhe nuk ka asgjė qė nuk ka vendin e saj.
    - Talmud
    10. Nė tė vėrtetė duhet tė vėrtitemi sė bashku, ose, me siguri, do tė vėrtitemi veēmas.
    - Benjamin Franklin
    11. Ajo qė je mė bėrtet kaq fort nė vesh, sa nuk e dėgjoj dot ēfarė thua.
    - Ralph Waldo Emerson
    12. Mė jep njerėzit e duhur dhe nuk mė intereson se ēfarė organizate do mė japėsh. Gjėra tė mira do tė ndodhin. Mė jep njerėzit e gabuar dhe nuk ka rėndėsi se ēfarė do tė bėsh me organizatėn. Gjėra tė kėqija do tė ndodhin.
    - Colin Powell
    13. Unė pedalova atėherė kur askush tjetėr nuk do tė pedalonte, ndonjėherė as shokėt e mi tė skuadrės.
    - Lance Armstrong
    14. Njeriu nuk di ēfarė ėshtė i aftė tė bėjė deri nė momentin kur e pyesin.
    - Koffi Annan
    15. Liria nė tė vėrtetė ėshtė njė lojė mė e madhe se pushteti. Pushteti ka tė bėjė me atė qė kontrollon. Liria ka tė bėjė me atė qė mund tė ēlirosh.
    - Harriet Rubin
    16. Ne ose gjejmė ndonjė rrugė, ose e bėjmė njė.
    - Hannibal
    17. Strategjia pa taktika ėshtė rruga mė e ngadaltė pėr fitore. Taktikat pa strategji janė zhurma para mposhtjes.
    - Sun Tzu
    18. Tė gjesh lojtarė tė mirė ėshtė e lehtė. T’i bėsh ata tė luajnė sė bashku ėshtė pjesa mė e vėshtirė.
    - Casey Stengel
    19. Tė qėndrosh nė mes tė rrugės ėshtė shumė e rrezikshme; tė godet trafiku nga tė dyja anėt.
    - Margaret Thatcher
    20. Menaxhimi ėshtė t’i bėsh gjėrat saktė. Lidership do tė thotė tė bėsh gjėrat e sakta.
    - Peter F. Drucker
    21. Mos u thoni njerėzve si t’i bėjnė gjėrat, thuajuni atyre ēfarė tė bėjnė dhe le t’ju habisin me rezultatet.
    - George S. Patton
    22. Njė lider ėshtė njė tregtar nė shpresė.
    - Napoleon Bonaparte
    23. Unė duhet tė ndjek njerėzit. A nuk jam lideri i tyre?
    - Benjamin Disraeli
    24. Delegimi i punės funksionon, me kusht qė edhe ai qė e delegon tė punojė.
    - Robert Half
    25. Vetėm njė burrė nė njė mijė ėshtė njė lider meshkujsh – 999 tė tjerėt ndjekin femrat.
    - Groucho Marx
    26. Esenca e vėrtetė e lidershipit ėshtė se duhet tė kesh vizion. Nuk mund t’u frysh trumbetave tė pasigurta.
    - Theodore M. Hesburgh
    27. Liderėt rriten, ata nuk bėhen.
    - The Peter F. Drucker
    28. Drejtuesi mė i mirė ėshtė ai qė ka mjaft sens sa tė zgjedhė burrat mė tė mirė tė bėjnė atė qė ai do tė bėjnė, dhe i vetėkufizuar sa ta ndalojė veten dhe tė mos i ndėrhyjė ndėrkohė qė ata punojnė.
    - Theodore Roosevelt
    29. Ėshtė e vėshtirė tė drejtosh kalorėsinė, nėse ju duket vetja qesharak mbi njė kalė.
    - Anonim

    30. Shpirtrat e mėdhenj gjithmonė janė kundėrshtuar nga mediokrit. Kėta tė fundit nuk mund ta kuptojnė kur njė person nuk i nėnshtrohet paragjykimeve tė trashėguara dhe pėrdor me kuraje inteligjencėn e tij.
    - Albert Einstein

    31. Fakti se me disa gjeni kanė qeshur, nuk do tė thotė se tė gjithė ata me tė cilėt kanė qeshur janė gjeni. Ata qeshėn me Kolombin, qeshėn me Fultonin, qeshėn me vėllezėrit Wright. Por ata kanė qeshur edhe me klounėt e cirkut.
    - Carl Sagan.

    32. Mos drejtoni duke i goditur tė tjerėt nė kokė, ky ėshtė sulm, jo lidership.
    - Dwigt D. Eisenhower
    33. Lidershipi mund tė kuptohet si kapacitet pėr ta pėrkufizuar veten tek tė tjerėt nė njė mėnyrė qė qartėson dhe zgjeron vizionin e tė ardhmes.
    - Edwin H. Friedman
    34. Ajo qė bėni gjithmonė para njė vendimi ėshtė konsultimi. Politika mė e mirė publike bėhet kur dėgjoni ata qė do tė preken prej kėsaj. Atėherė kur politika tė vendoset, ju i thėrrisni ata qė t’ju ndihmojnė ta shini.
    - Elizabeth Dole
    35. Nė kohė ndryshimi, nxėnėsit trashėgojnė Tokėn, ndėrsa tė mėsuarit zbulojnė se janė tė pajisur pėr bukuri tė merren me njė botė qė nuk ekziston mė.
    - Eric Hoffer
    36. Nuk ka rėndėsi fakti se njeriu ėshtė njė kafshė tufe, thotė Frojdi, por se ai ėshtė kafshė e tufės i drejtuar nga njė shef.
    - Ernest Becker
    37. E vetmja anije e sigurt nė njė stuhi ėshtė lidershipi.
    - Faye Wattleton
    38. Kushdo qė e ofron lidershipin, duhet tė jetė sa mė shumė i freskėt dhe i kujdesshėm dhe reflektues, qė tė bėjė ndeshjen mė tė mirė.
    - Faye Wattleton
    39. Shpikjet duhet tė menaxhohen, por njerėzit duhet tė drejtohen.
    - H. Ross Perot
    40. Komuniteti ėshtė si njė anije; tė gjithė duhet tė jenė tė pėrgatitur tė marrin timonin.
    - Henrik Ibsen
    41. Nuk mund t’jua jap formulėn e suksesit, por mund t’ju jap formulėn e dėshtimit, e cila ėshtė: provoni t’ua bėni qejfin tė gjithėve.
    42. Unė kam parė mė larg se tė tjerėt, sepse qėndroja nė shpatullat e gjigandėve.
    - Isaac Newton
    43. Njė lider duhet tė ketė kurajėn tė veprojė kundėr kėshillės sė ekspertėve.
    - James Callaghan
    44. Nuk ka asgjė mė demoralizuese se njė lider qė s’mund ta artikulojė qartė pse po bėjmė atė qė po bėjmė.
    - James Kouzes dhe Barry Posner
    45. Njė lider apo njė njeri aksioni nė krizė, gjithmonė vepron nė mėnyrė tė nėnndėrgjegjshme dhe pastaj mendon arsyen e veprimit tė tij.
    - Jawaharlal Nehru
    46. Koha ėshtė neutrale dhe nuk i ndryshon gjėrat. Me kuraje dhe iniciativė, liderėt i ndryshojnė gjėrat.
    - Jesse Jackson
    47. Sa keq pėr liderin e zėnė ngushtė mes kritikės pa dashuri dhe tė dashurve jo kritikė.
    - John Gardner
    48. Lidership do tė thotė tė gjesh njė paradė dhe tė dalėsh nė krye tė saj.
    - John Naisbitt
    49. Nėse veprimet tuaja i frymėzojnė tė tjerėt tė ėndėrrojnė mė shumė, tė mėsojnė mė shumė, tė bėjnė mė shumė dhe tė bėhen mė shumė, atėherė je lider.
    - John Quincy Adam
    50. Ēelėsi pėr lidershipin e suksesshėm sot ėshtė influenc, jo autoriteti.
    - Kenneth Blanchard
    51. Kur liderėt tėrheqin pushtetin, kur sillen si heronj dhe shpėtimtarė, pėrfundojnė tė lodhur e tė dėrmuar, dhe thellėsisht tė stresuar.
    - Margaret J. Wheatley
    52. Besoj se lidershipi njė herė e njė kohė do tė thotė muskuj, por sot do tė thotė t’ia kalosh mirė me njerėzit.
    - Mohandas K. Gandhi
    53. Ėshtė pėrgjegjėsia e intelektualėve tė flasin tė vėrtetėn dhe tė ekspozojnė gėnjeshtrėn.
    - Noam Chomsky
    54. Liderėt qė punojnė mė me efektivitet janė ata qė kurrė nuk thonė “unė”. Dhe kjo jo sepse e kanė stėrvitur veten tė mos thonė “unė”. Ata nuk mendojnė me “unė”. Ata mendojnė “ne”. Ata mendojnė “skuadėr”. Ata e kuptojnė se puna e tyre ėshtė ta bėjnė skuadrėn tė funksionojė. Ata pranojnė pėrgjegjėsi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjė krijon besim, dhe ju aftėson qė puna tė pėrfundohet.
    - Peter Drucker
    55. Liderėt nuk duhet t’i ngjisin kuptim moral ideve tė tyre. Bėjeni kėtė dhe s’mund tė komprometoni.
    - Peter F. Drucker
    56. Njė tiran gjithmonė nxit luftė ose diēka tjetėr, nė mėnyrė qė njerėzit tė kėrkojnė njė lider.
    - Platoni
    57. Njerėzit janė ambiciozė dhe racionalė dhe krenarė. Dhe nuk vihemi nė tė njėjtėn vijė me njerėzit qė nuk na respektojnė dhe nuk kanė interesin tonė nė zemėr. Ne jemi tė gatshėm tė ndjekim liderėt, por vetėm nėse besojmė se duan tė mirėn tonė, jo tė keqen.
    - Rachel Maddow
    58. Unė nisem me premisėn se funksioni i lidershipit ėshtė tė prodhojė mė shumė liderė, jo mė shumė ndjekės.
    - Rapph Nader
    59. Abraham Linkoln nuk shkoi nė Getisburg pasi bėri njė sondazh dhe zbuloi se ēfarė do tė shitej nė Getisburg. Nuk kishte njerėz qė i ofruan statistika, qė i thanė tė kishte kujdes pėr kėtė apo atė grup. Kur do tė kemi ne kurajėn e Linkolnit?
    - Robert Coles
    60. Liderėt e mirė nė fillim duhet tė bėhen shėrbėtorė tė mirė.
    - Robert Greenleaf
    61. Mbaje frikėn pėr veten tėnde, por ndaj frymėzimin me tė tjerėt.
    - Robert Louis Stevenson
    62. Liderėt janė modelė mė tė fuqishėm kur mėsojnė se sa kur japin mėsim.
    - Rosabeth Moss Kantor
    63. Njė lider i ēon njerėzit aty ku duan tė shkojnė. Njė lider i madh i ēon njerėzit jo aty ku duan tė shkojnė, po aty ku duhet tė jenė.
    - Rosalynn Carter
    64. Lidership efektiv do tė thotė t’i bėsh gjėrat e para tė parat. Menaxhim efektiv do tė thotė disiplinė, t’i zbatosh.
    - Stephen Covey
    65. Esenca e vėrtetė e lidershipit ėshtė se duhet tė keni vizion.
    - Theodore Hesburgh
    66. Ju qė jeni gazetarė, shkrimtarė, qytetarė, ju keni tė drejtė t’u thoni atyre qė keni zgjedhur se duhet tė mendohen mirė, tė jenė tė qetė dhe tė dėgjojnė. Kjo ėshtė diēka universale, e mėsuar nga tė gjitha fetė.
    - Thich Nhat Hanh
    67. Nėse nuk jeni tė hutuar, ju nuk po tregoheni tė vėmendshėm.
    - Tom Peters
    68. Arti i lidershipit ėshtė tė thuash “jo”, jo “po”. Ėshtė shumė e lehtė tė thuash “po”.
    - Tony Blair
    69. Disa liderė lindin gra.
    - Anonim
    70. Liderėt nuk lindin, ata bėhen. Ata bėhen ashtu si gjithēka tjetėr, pėrmes punės sė rėndė. dhe ky ėshtė ēmimi qė duhet tė paguani pėr ta arritur atė qėllim, apo ēfarėdolloj qėllimi tjetėr.
    - Vince Lombardi
    71. Testi final i njė lideri ėshtė se lė prapa tij, tek njerėzit e tjerė, bindjen dhe vullnetin pėr tė vazhduar pėrpara.
    - Walter Lippman
    72. Kryepeshkopi i Afrikės sė Jugut, Desmond Tutu, eci pėrgjatė njė ndėrtese ku trotuari i pėrkohshėm ishte mjaft i ngushtė, aq i ngushtė sa vetėm njė person mund tė kalonte. Njė njeri i bardhė ishte nė anėn tjetėr, pa Tutu-nė dhe tha: “Unė nuk i lė vend gorillave”. Prandaj Tutu u spraps, bėri njė gjest tė thellė pėrmbledhės dhe tha: “Ah, por unė po”.
    - Walter Wink
    73. Menaxheri pyet si dhe kur; lideri pyet ēfarė dhe pse.
    - Warren Bennis
    74. Menaxheri pranon status-kuon; lideri e sfidon atė.
    - Warren Bennis
    75. Miti mė i rrezikshėm i lidershipit ėshtė se liderėt lindin, se ekziston njė faktor gjenetik pėr lidershipin. Ky mit pohon se njerėzit ose kanė cilėsi karizmatike, ose jo. Kėto janė gjepura; nė fakt, e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Liderėt bėhen, mė shumė se sa lindin.
    - Warren Bennis
    76. Ēmimi i madhėshtisė ėshtė pėrgjegjėsia.
    - Winston Churchill
    77. Testi i vetėm i lidershipit ėshtė qė dikush tė ndjekė.
    - Robert K. Greenleaf
    78. Lidershipi nuk ėshtė aq shumė teknikė dhe metodė, sa ėshtė tė hapėsh zemrėn. Lidershipi ėshtė frymėzim, pėr veten dhe tė tjerėt. Lidershipi i suksesshėm ėshtė pėr pėrjetesat njerėzore, jo proceset. Lidershipi nuk ėshtė njė formulė apo program, por njė aktivitet njerėzore qė vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrėn e tė tjerėve. Ėshtė njė qėndrim, jo rutinė.
    - Lance Secretan
    79. Sot ndjekėsit besojnė se janė pjesė e njė sistemi, njė proces tė cilit i mungon zemra. Nėse njė lider mund tė bėjė diēka, ajo ėshtė tė lidhet me ndjekėsit nė njė nivel njerėzore, ose edhe mė mirė, frymor, sa tė bėhet njė me ta, tė ndajė eksperiencat dhe emocionet, tė lėrė mėnjanė procesin e lidershipit qė kemi mėsuar nga rutina.
    - Lance Secretan
    80. I bekuar ėshtė lideri qė kėrkon mė tė mirėn e atyre tė cilėve u shėrben.
    - I panjohur
    81. Njė lider ėshtė mė i mirė kur njerėzit as qė e dinė se ekziston, jo kaq i mirė kur njerėzit i binden dhe e brohorasin, i keq kur ata e pėrēmojnė ... Por pėr njė lider tė mirė qė flet pak dhe e bėn punėn, qė e pėrmbush qėllimin, ata do tė thonė, “Ne e bėmė vetė”.
    82. Njė ushtri me 1000 ėshtė e lehtė tė gjendet, por sa e vėshtirė ėshtė tė gjesh njė gjeneral.
    - Fjalė e urtė kineze
    83. Tregohu i butė dhe mund tė jesh guximtar; bėhu kursimtar dhe mund tė jesh liberal; mos e vė veten para tė tjerėve dhe mund tė bėhesh njė lider mes burrave.
    - Lao Tzu
    84. Lidership ėshtė aksion, jo pozicion.
    - Donald H. McGannon
    85. Lidership do tė thotė t’i bėsh njerėzit tė punojnė pėr ty atėherė kur nuk e kanė pėr detyrim.
    - Fred Smith
    86. Njė lider i vėrtetė dėgjon muzikėn, edhe kur nuk i pėlqen melodia.
    - Anon
    87. Lidershipi duhet tė lindė nga tė kuptuarit e nevojės sė atyre qė ndikohen prej tij.
    - Marian Anderson
    88. Karakteristikat e lidershipit efektiv janė inteligjenca, integriteti dhe besnikėria, magjepsja, disiplina, kuraja, vetė-pėrmbushja dhe siguria.
    - James L. Fisher
    89. Pa njė udhėheqje tė urtė populli bie, por gjen shpėtim nė numrin e madh tė kėshilltarėve.
    - Bibla
    90. Mbreti qė u siguron drejtėsi tė varfėrve nė tė vėrtetė do ta ketė fronin tė vendosur pėr gjithnjė.
    - Bibla
    91. Secili prej jush qė do tė dojė tė bėhet i madh, qoftė shėrbėtori juaj.
    - Mateu 20:26
    92. Lidershipi efektiv nuk tregohet tek fjalimet dhe tek pėlqyeshmėria; lidershipi pėrcaktohet nga rezultatet, jo atributet.
    - Peter Ferdinand Drucker
    93. Njė lider i mirė nuk mund tė largohet shumė nga ndjekėsit e tij.
    - Franklin D. Roosevelt
    94. Ai qė nuk mund tė bie dakord me armiqtė e tij kontrollohet prej tyre.
    - Fjalė e urtė kineze
    95. Ekzistojnė shumė elemente tek njė fushatė. Lidershipi ėshtė numri njė. Gjithė tė tjerat janė numri dy.
    - Bernd Brecher
    96. Kam mė shumė frikė nga njė ushtri me 100 dele tė drejtuar nga njė luan, se nga 100 luanė tė drejtuar nga njė dele.
    - Talleyrand
    97. Fėmijėt kanė nevojė pėr dashuri, veēanėrisht atėherė kur nuk e meritojnė.
    - Harold S. Hulbert
    98. Lidershipi ėshtė njė punė mė e vėshtirė se tė zgjedhėsh njėrin krah. Duhet t’i sjellėsh krahėt sė bashku.
    - Jesse Jackson
    99. 100. Hapi i parė drejt lidershipit ėshtė shėrbimi.
    - John Maxwell
    100. Liderėt e mirė i bėjnė njerėzit tė ndihen sikur janė nė zemėr tė gjėrave, jo nė periferi. Tė gjithė ndihen sikur kanė bėrė njė ndryshim nė suksesin e organizatės. Kur kjo ndodh, njerėzit ndjehen tė qendėrzuar dhe kjo u jep kuptim punės sė tyre.
    - Warren Bennis

      Ora ėshtė 28/4/2024, 07:12