BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipėri-Bosnjė Hercegovinė, “e treta e vėrteta”

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Shqipėri-Bosnjė Hercegovinė, “e treta e vėrteta”

    Mesazh nga Dino 8/10/2010, 15:34

    Do tė jetė ndeshja e tretė kualifikuese nė Grupin D, nė kuadrin e “Euro 2012“, pėr tė dyja skuadrat, njė “semafor“ pėr vijimėsinė e mėtejshme tė tyre nė kėtė fushatė eliminatoresh; ashtu sikurse do tė jetė edhe ballafaqimi i tretė mes shqiptarėve dhe boshnjakėve nė historikun e vet, nė rang kombėtaresh, ndėrkohė qė dy ballafaqimet e tjera datojnė nė vitin 1996, nė nivel miqėsoresh humanitare, kur boshnjakėt sapo ishin shkėputur nga Republika e Ish-Jugosallavisė, pas njė lufte shkatėrrimtare pėr ta.
    Dy shtete, para njė ngjarje historike, sic ėshtė liberalizimi i vizave pėr shtetasit respektivė, lėvizjen e tyre tė lirė nė Europė, qė ka marrė “OK”-in e parafundit tė enjten e 7 tetorit 2010 edhe nga organet mė tė larta vendimmarrėse europiane (Parlamenti Europian), Shqipėria dhe Bosnjė Hercegovina do tė “pėrplasin brirėt” nė futboll. Tė premten, nė orėn 20:30, nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, nė kuadrin e Grupit D kualifikues tė “Euro 2012”. Kuqezinjtė tanė, nė krye tė grupit D, me 4 pikė, pas barazimit 1-1 nė eliminatoren e parė nė Rumani dhe fitores 1-0 nė Tiranė, ndaj Luksemburgut, nė eliminatoren e dytė, ndėrsa boshnjakėt tė tretėt nė grupin D, me 3 pikė, pas fitores 3-0 nė eliminatoren e parė nė Luksemburg dhe humbjes 2-0 nė shtėpi, ndaj Francės. E thėnė ndryshe, pėr tė dyja skuadrat ėshtė “e treta e vėrteta“, sfida e sė premtes nė Tiranė, e cila pėrcakton nė masė tė konsiderueshme edhe kursin e palėve nė vazhdim tė kėtyre eliminatoreve. Me lojtarė mjaft cilėsor, sidomos nė fazėn ofensive, ku spikat Edin Dzeko, Bosnja vjen nė Tiranė me synime maksimale, marrjen e 3 pikėve, ndėrsa kuqezinjtė pėr tė mos u mposhtur, para sė gjithash, pėr tė vijuar rrugėn e tyre tė mirė nė 7 ndeshjet e fundit, ku nuk kanė pėsuar asnjė humbje. Me njė mungesė tė madhe, nė stol, tė trajnerit Josip Kuzhe, i cili gjendet nė spital prej 1 jave, pėr shkak tė njė hemorragjie cerebrale, Shqipėrisė do t’i duhet tė bėjė edhe pa Debatik Currin, i dėmtuar me klubin e tij turk dhe qė do tė mbetet jashtė fushave tė blerta tė paktėn pėr 6 muaj. Dy mungesa mjaft tė rėndėsishme, pėr specifikėn e tyre, megjithatė lojtarėt e kombėtares duken tė karikuar mė shumė se kurrė. Pėr t’i dėrguar lajme tė mira trajnerit tė tyre tė sėmurė, por edhe pėr t’i kėnaqur tifozėt kuqezinj, qė kanė paralajmėruar tė jenė tė shumtė nė numėr nė shkallėt e “Qemal Stafės“. Sepse ata janė me tė vėrtetė “lojtari i 12-tė“ i kombėtares, forca e madhe dhe e pazėvendėsueshme e saj, gjė tė cilėn e ka pohuar me forcė njė ditė mė parė edhe Lorik Cana, lojtari lider i Shqipėrisė.
    Duhet thėnė se Bosnjė Hercegovina rikthehet, nė nivel kombėtareje, pas 15 vitesh nė Tiranė, tashmė me “kostumin“ e njė skuadre mjaft tė fortė dhe favorite, jo si atėherė, kur bombardimet nė Sarajevė nuk kishin tė pushuar dhe ku futbolli ishte si njė lule e pėrzhitur nga lufta. Nė tė shkuarėn, mė 30 nėntor 1995, nė stadiumin “Qemal Stafa” do tė luhej ndeshja e parė mes kėtyre dy kombėtareve, ku Shqipėria do tė fitonte me rezultatin 2-0, me golat e Anesti Qendros (30’) dhe Enkelejd Dobit (50’). Asokohe, Bosnja sapo ishte krijuar si shtet mė vete, duke fituar me luftė shkėputjen nga ish-Jugosllavia. Bėhej fjalė pėr njė ndeshje miqėsore, sepse Federata Boshnjake e Futbolit, nė atė vit, nuk ishte anėtarėsuar ende nė nė UEFA. Trajneri i kombėtares kuqezi, nė tė dyja ndeshjet me Bosnjėn, ka qenė Neptun Bajko, nė dy miqėsore, tė luajtura kėtu e para 15 vitesh. Kėto ishin dy ndeshje, mė shumė me karakter humanitar, sepse Bosnja mbėrriti nė Tiranė, asokohe, pėrmes kalimit thuajse ilegal tė kufirit dhe me 13 lojtarė nė pėrbėrje. Dy takimet me Shqipėrinė nuk ekzistojnė nė “databazėn“ e Bosnjės, si ndeshjet e para ndėrkombėtare tė saj, pasi ndeshje tė parė konsiderojnė atė kundėr Iranit, nė vitin 1993, tė fituar 3-1 nga boshnjakėt. Nė takimin e kthimit, pesė muaj mė pas, luajtur mė 24 prill 1996, nė Zenica, Shqipėria barazoi pa gola kundėr Bosnjės, sė drejtuar asokohe nga Fuad Muzuroviē. Nga lojtarėt e atij takimi, nė grupin e futbollistėve aktualė kuqezinj, tė thirrur nga Josip Kuzhe pėr ndeshjen e sė premtes, bėn pjesė vetėm njė lojtar; sulmuesi Erjon Bogdani, qė para 15 vitesh (1996) ishte vetėm 19-vjec dhe luajti tre minutat e fundit, duke zėvendėsuar Ardi Beharin. Shqipėri-Bosnjė Hercegovinė, “e treta e vėrteta” Shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaa4-1024x544

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 19:49