BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lufta informatike

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lufta informatike

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/10/2010, 19:02

     Lufta informatike Images

    Kėshtu ka ndodhur shpesh qė sajte tė vizituara nga miliona njerėz ndryshoheshin pėrmes figurave dhe mesazheve tė futura nė mėnyrė pirate. Mesazhet mund tė kishin njė temė tė caktuar, apo mund tė ishin edhe thjesht sharje dhe ofendime pa ndonjė bazė. Vetėm sė fundi, sulmet informatike janė shndėrruar nė njė biznes prej tė cilit mund tė sigurosh miliona dollarė pėr shkak tė lidhjes sė tyre gjithnjė e mė tė ngushtė me krimin e organizuar.

    Prej kohės kemi hyrė nė epokėn e mashtrimeve informatike, ose siē quhet nė zhargon “fishing”, tė vjedhjeve gjithnjė e mė tė sofistikuara pėr tė shtėnė nė dorė prona, pasuri e para tė tė tjerėve. Sė fundi, po asistojmė nė njė kalim “cilėsor” tė kėtyre veprimtarive kibernetike tė paligjshme qė ėshtė shumė alarmant. Ata qė lėshojnė viruset. “krimbat”, qė futen nė postėn elektronike personale e qė vjedhin nuk janė mė djem tė vegjėl apo adoleshentė nė kėrkim tė famės. Sot tė dyshuarit kryesorė pėr sulme tė tilla janė vetė shėrbimet sekrete, shtetet e qeveritė e vendeve tė ndryshme.

    Ka media tė caktuara qė kanė nisur tė flasin hapur pėr njė luftė tė vėrtetė kibernetike, madje jo mė larg se duke filluar qė nga muaji i kaluar, kur sajtet e institucioneve qeveritare dhe tregtare tė Koresė sė Jugut u goditėn nga njė valė e paprecedentė sulmesh qė supozohej se vinin nga Koreja e Veriut. Por akti mė i rėndė, ai qė do tė konsiderohet si pika e vėrtetė e kthesės nė kėtė luftė gjithnjė e mė tė sofistikuar dhe tė pamėshirshme ėshtė sulmi i tri ditėve mė parė ndaj rrjetit gjithnjė e mė tė famshėm social “Twitter”.

    Nė kėtė sulm u pėrfshinė miliona vetė dhe ai u konsiderua njė sulm i vėrtetė qė nuk ka tė bėjė fare me krimin kompjuterik tradicional. Sipas njė supozimi tė mbėshtetur nė fakte, qė po gjen mbėshtetje gjithnjė e mė tė madhe tek ekspertėt e sigurisė informatike, “Twitter”, “Facebook” dhe rrjete tė tjera sociale janė bėrė tė famshme dhe tė preferuara jo pėr faktin e thjeshtė tė kalimit tė kohės dhe tė gjetjes sė shoqėrive tė reja, por mbi tė gjitha sepse ato janė shndėrruar nė megafonė tė vėrtetė tė qėndrimeve opozitare dhe tė zgjidhjeve alternative.

    Si rrjedhim ata qė sulmuan “Twitter”-in nuk e bėnė kėtė kundėr njė fuqie ekonomike gjithnjė nė rritje, por ndaj njė mjeti qė pėrēon zėrin e sė vėrtetės. Shefi i sigurisė sė “Facebook” ka konfirmuar qė pjesa mė e madhe e sulmeve u bė ndaj njė blogu gjeorgjian “Cyxymu” qė kritikon qeverinė ruse, sidomos tani nė pėrvjetorin e parė tė luftės nė Kaukaz. Sipas tij, ndoshta sulmi ėshtė bėrė nga hakersa tė zakonshėm, por urdhri ka ardhur nga Kremlini. Sulme tė tilla kanė bėrė qė shumė qeveri tė mendojnė pėr mė tė keqen dhe tė pėrgatiten pėr tė mos u zėnė nė befasi. Kjo pasi ata qė kanė bllokuar dhe sulmuar njė sajt tė fuqishėm si “Twitter” , nė njė tė nesėrme mund tė sulmojnė edhe sajte tė tjera mė tė rėndėsishme.

    Drejtori i Shėrbimeve Sekrete Amerikane, Mike McConnell, nė administratėn e Bushit, njė vit mė parė paralajmėronte qė hakersat mund tė shndėrrohen nė njė kėrcėnim ekuivalent me atė tė njė bombe bėrthamore kjo pėr sa u pėrket rezervave monetare tė Shteteve tė Bashkuara. Sipas tij, do tė mjaftonte njė sulm i suksesshėm ndaj njė banke tė vetme amerikane pėr tė krijuar njė valė goditėse me rezonancė nė tė gjitha sferat e ekonomisė botėrore, madje me pasoja mė tė rėnda se ato tė 11 shtatorit. Nė njė artikull tė fundit tė sė pėrditshmes amerikane “New York Times” skenari i mėsipėrm krahasohej me revolucionin qė solli bomba bėrthamore 64 vjet mė parė. Ajo ishte njė shpikje qė ndryshoi pėrgjithmonė konceptin pėr luftėn dhe paqen. Pyetja qė duhet tė bėjmė sot ėshtė: cili ėshtė pėrcaktimi i luftės informatike? Ku qėndron kufiri mes mbrojtjes dhe sulmit?

    E ndėrkohė ka nisur gara pėr mbrojtjen nga sulme tė tilla. Sipas burimeve tė brendshme tė Pentagonit, trupat amerikane kanė qenė disa herė protagoniste tė luftėrave kibernetike nė tokė tė huaj. Ndėr to mund tė pėrmendim ndėrhyrjet informatike qė janė kryer nė Irak pėr lehtėsimin e kapjes sė agjentėve tė Al-Kaedės, apo nė Iran pėr monitorimin e situatės sė programit bėrthamor.

    Nė tė dyja rastet bėhet fjalė pėr iniciativa tė shkėputura e tė kryera vetėm me autorizimin personal tė ish-presidentit amerikan, Bush, pak para se tė linte Shtėpinė e Bardhė. Tashmė detyrėn pėr tė formuluar njė strategji tė mirėfilltė dhe tė plotė pėr luftėn informatike e ka administrata e Obamės. Nė fund tė qershorit, sekretari i ri i Mbrojtjes, Robert Gate, ka krijuar njė forcė tė posaēme komando pėr mbrojtjen e rrjeteve informatike ushtarake dhe pėr zhvillimin e masave mbrojtėse dhe atyre kundėrsulmuese. Hipotezat e ndryshme parashikojnė mundėsinė e trupave amerikane pėr t’u futur nė kompjuterėt e kriminelėve informatikė nė Rusi apo Kinė dhe pėr tė shkatėrruar rrjetet e posaēme prej tė cilave nisen sulmet informatike, tė tilla si ky i fundit qė “gjunjėzoi” “Twitter”-in.

    Njė tjetėr ide, qė pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė pak kontradiktore, ėshtė ajo e prodhimit tė mikroprocesorėve nė Shtetet e Bashkuara tė cilėve mund t’u bashkėngjitet njė mekanizėm “i heshtur” qė do tė aktivizohet me komandė pėr tė neutralizuar kompjuterin “armik”. Qeveria amerikane, ndėrkohė ka nisur qė tė grumbullojė gjithė tė rinjtė e tė rejat e talentuar nė fushėn e informatikės pėr t’i inkuadruar nė njė “luftė” tė ardhshme nė pozicionet e rojeve, apo sulmuesve kibernetikė. Por sipas disa ekspertėve, pavarėsisht asaj ēka thuhet, pėrgatitja e Amerikės pėr njė realitet tė tillė, lė shumė pėr tė dėshiruar. “Nė qeveri ka shumė njerėz qė flasin dhe shkruajnė pėr sigurinė, por qė nė fakt dinė shumė pak pėr atė ēka po ndodh me tė vėrtetė”, ka deklaruar sė fundi Alan Paller, drejtori i kėrkimeve nė institutin “Sans”.

    Obama ka premtuar prej kohėsh krijimin e postit tė njė shefi tė pėrgjithshėm e tė gjithėpushtetshėm tė sigurisė informatike qė do tė ketė pushtetin dhe fuqinė e koordinimit tė veprimeve kundėr sulmeve informatike. Ndjesia qė u krijohet shumė analistėve ėshtė se nė kėtė fushė tė caktuar, fronti i veprimit po spostohet bindshėm gjithnjė e mė nė lindje. Pikėrisht nga kjo pjesė e planetit vijnė jo vetėm sulmet mė tė fuqishme dhe mė tė shumta ndaj sajteve tė ndryshme nė Perėndim, por edhe shembujt mė tė mrekullueshėm e tė arritur tė mbrojtjes nga sulmet.

    Nė vitin 2007, rrjeti i internetit nė Estoni, qė ėshtė njė vend avangardė pėr sa i pėrket fushės sė informatikės, u dorėzua para njė serie sulmesh tė koordinuara qė ēuan nė bllokim tė tė gjitha sajteve qeveritare. Edhe nė kėtė rast, dyshohet qė sulmi vinte nga Rusia fqinje. Qė nga ai moment, nė kryeqytetin e vendit, Tallin, me bekimin e NATO-s ėshtė krijuar njė qendėr e posaēme pėr mbrojtjen nga sulmet informatike.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 07:05