BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė

    Mesazh nga Albatros 20/10/2010, 15:37

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 11s10

    Studio arkitekturore spanjolle RFA ka marrė pėrsipėr projektin e stadiumit tė ri qė do tė ndėrtohet nė stadiumin kombėtar ekzistues “Qemal Stafa”. Kjo firmė prej disa muajsh ka studiuar mangėsitė kryesore tė kėtij stadiumi duke theksuar dhe konceptet qė ka ajo pėr projektin e stadiumit tė ri.

    Nga vėzhgimet e tyre stadiumi aktual ka disa mangėsi vizuale, pėrveē faciliteteve e kushteve qė nuk plotėsojnė asnjė nga normat ndėrkombėtare tė UEFA-s dhe FIFA-s.

    Sipas studios RFA stadiumi aktual pėrveēse ka njė kapacitet tė vogėl prej 19.000 vendesh, nuk ėshtė i paraqitshėm, fusha e atletikės qė e rrethon krijon njė hapsirė tė madhe dhe humbet atmosferėn qė krijojnė tifozėt, nuk ėshtė i mirėmbajtur, ndėrtesa e stadiumit ėshtė e ērregullt pa studim, me vėshtirėsi qarkullimi pėr rreth dhe me dyqane tė sajuara duke mos tė dhėnė mundėsinė e zhfrytėzimit tė hapsirave poshtė pėr dyqane restorante apo qėndra biznesi.

    Projekti i tyre i ri ėshtė ndėrtuar nė bazė tė tre koncepteve, i pari lidhet me formėn e hartės sė Shqipėrisė, duke qenė se pozita jonė gjeografike ka njė orientim veri-jug, tė ngjashėm me orientimin e njė fushe futbolli. Koncepti i dytė lidhet me sfondin e thyer malor tė Tiranės, njė reliev i ashpėr dhe i fortė, gjithēka qė pėrfshihet nė kėtė projekt tė stadiumit dhe koncepti i tretė ka tė bėjė me ngjyrat e flamurit tonė, e kuqja dhe e zeza, qė do tė jenė dhe ngjyrat e fasadės sė kėtij stadiumi tė ri.

    Ky stadium do tė ndėrtohet nė njė sipėrfaqe prej 41.500 metrash katrorė e do tė ketė mbi 30 mijė vende pėr tifozėt, 75% e tyre do tė jetė e mbuluar ndėrkohė qė janė projektuar edhe 330 vende parkimi. Ai do tė jetė i ndarė nė dy pjesė. Pjesa e poshtme e stadiumit mban mbi 17 mijė vende ku pėrfshihen 525 vende VIP, ndėrkohė qė pjesa e sipėrme do tė ketė rreth 16 mijė vende, ku pėrfshihen sėrish edhe 320 vende VIP.

    Gjithēka perfekte pėr njė stadium tė standartit ELIT tė UEFA-s, njė ndėr nivelet mė tė larta qė ėshtė projektuar studio RFA, e njėjta qė ka bėrė projektin e stadiumit tė Valencias, Espanjolit, Atletikos sė Madridit e disa prej stadiumeve tė vendeve tė tjera europiane.

    Tashmė marrėveshja ėshtė arritur, nuk mbetet gjė tjetėr vetėm qė punimet tė fillojnė pėr tė pasur brenda 2012-s njė stadium tė ri.

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 1s10

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 2s10

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 3s10

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 4s10

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 5s10

    Stadiumi i ri si harta e Shqipėrisė 6s10

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:19