BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arti qė lind nga natyra

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Arti qė lind nga natyra

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:34

    Arti qė lind nga natyra

    Pėr tė kuptuar njė skulpturė tė Hevzi Nuhiut duhet tė kuptosh natyrėn.
    "Skulptura ime ėshtė nė dru e gur. Frymėzimi ėshtė gjithmonė natyra,
    pasi ēdo gjė qė e duam e gjejmė nė natyrė", thotė ai. Nuhiu pėrdor
    shpesh drurin e ullirit, kėtė degė kaq romantike, qė gjendet lehtė nė
    vendin ku ai jeton prej vitesh nė Kalabri. Kjo e fundit ėshtė njė
    tjetėr detaj interesant nė jetėn e artistit nga Kosova, qė ėshtė
    zhvendosur nė vendin ku qindra vite mė parė shqiptarėt ngritėn njė
    tjetėr ishull tė tyre.


    Skulptori Hevzi Nuhiu bashkohet me arbėreshėt e Kalabrisė nė vitin
    1983. Pasioni i tij pėr skulpturėn nė dru, por edhe nė gur, ka lindur
    herėt, qė nė fėmijėri, kur jetonte nė njė fshat malor nė Preshevė tė
    Kosovės. Qė atėherė, duart e tij prej artisti transformojnė trungjet e
    pemėve tė mbledhura nė pyje nė figura joshėse femrash, kthehen nė
    fėmijė, apo nė tė tjera personazhe, tė cilėt duken sikur marrin jetė
    pėr t‘u transformuar nė mite tė fantazisė. "Frymėzimi im lind nga
    natyra. Mendoj se ne ēdo gjė qė duam e gjejmė aty, nė natyrė. Nė
    Kalabri, nė vendin ku unė jetoj, ullirin e gjen ngado. Unė pėrdor
    kryesisht kėtė pemė, pasi mendoj se nė vetvete druri i ullirit ėshtė
    njė skulpturė edhe pa i dhėnė formė artisti. Unė vetėm mundohem tė
    bashkėngjis krijimtarinė time, me krijimtarinė e vetė natyrės, duke u
    munduar tė mos e prish atė qė kjo e fundit ėshtė munduar ta bėjė pėr
    shekuj me radhė.


    Nė skulpturėn e Hevzi Nuhiut, figura e gruas vjen gjysmė njeri e gjysmė
    pemė, ato janė energjike, tė vėrteta dhe ndėrhyrja e artistit i fal
    atyre formė e linja. Por nė veprėn e tij, shpėrfaqen edhe personazhe
    dinamike, tė cilat vijnė nė harmoni me kontrastet shpirtėrore tė
    artistit, nė njė pėshtjellim tė gjithhershėm mes reales dhe
    fantastikes. Fytyrat e krijimeve tė Hevziut pasqyrojnė jo vetėm
    ndjeshmėrinė e traditės dhe idealeve qė sa vijnė e zhduken, por edhe
    bukurinė e nostalgjinė e autorit pėr vendin dhe njerėzit e tij, nuk
    mungon aty edhe dėshira pėr tė zbuluar vlera tė reja nė njė botė tė
    lirė dhe tė drejtė. Vepra e tij ėshtė si njė lloj udhėtimi i mbetur
    pezull mes tė shkuarės dhe tė ardhmes. Shqipėria dhe Kosova kanė lėnė
    pashmangėrisht shenjė tek artisti, edhe pse ai gjithnjė ėshtė pėrpjekur
    tė gjejė e tė krijojė "tokėn" e vet kulturore. Piktori shqiptar,
    Ibrahim Kodra, me tė cilin skulptori kosovar ka ruajtur njė miqėsi 20-
    vjeēare, ka thėnė se "Hevzi Nuhiu arrin me shumė thjeshtėsi t‘i japė
    formė gjithēkaje qė ka vlerė, sidomos nė jetėn e popullit tė tij". E nė
    tė vėrtetė, nė veprat e skulptorit kosovar gjen tė pasqyruar edhe
    tragjedinė e Kosovės, ku nėpėrmjet artit tė tij tė konsoliduar ai
    shpreh vuajtjet e njė populli prej spastrimit etnik serb. Nuhiu ka
    jetuar pėrherė me ankthin e ngjarjeve tragjike tė vendit tė tij.
    Skulpturat e tij komunikojnė vuajtjet antike dhe moderne tė njė vendi,
    qė gjithnjė i ėshtė dashur tė lajė hesapet me fatin e trishtė dhe tė
    mundimshėm. Por, nėna dhe gruaja janė figurat mė tė dashura, tė cilat
    gjejnė vend dhe hapėsirė nė krijimtarinė e tij, e cila u konsolidua mė
    tepėr 30 vjet mė parė, kohė kur edhe mbėrriti nė Kalabri. Qė nga ajo
    kohė, atij i ėshtė dashur njė punė vėrtet e madhe pėr t‘u bėrė pjesė e
    hapėsirave kulturore italiane. Por ia ka dalė mbanė. Tashmė, ai
    ekspozon jo vetėm nė Itali, por edhe nė Belgjikė, Kanada, Zvicėr etj.,
    me njė dėshirė tė madhe nė zemėr. Shumė shpejt dėshiron tė ēelė edhe
    njė ekspozitė nė Shqipėri, njė ekspozitė me tė cilėn t‘i jepet mundėsia
    tė njihet edhe nga dashamirėsit shqiptarė tė artit. Karakteristikė e
    shumė prej skulpturave tė Nuhiut ėshtė se ato vijnė nė njė stil modern,
    njė stil i cili e afron atė me skulptorė tė tjerė tė famshėm tė brezit
    tė tij si Moore, Marini, Metrovic e shumė tė tjerė. Krijimtaria e tij
    ėshtė pasuruar sė tepėrmi edhe nga komuniteti arbėresh, me tė cilin ai
    jeton prej vitesh. E ka shprehur dashurinė pėr vendin e arbėreshėve,
    San Demetrio Corone nėpėrmjet peizazheve tė gdhendura me art. Ndėrsa
    nuk mungojnė as simboli i flamurit kombėtar, shqiponja, poeti Jeronim
    De Rada, ashtu si edhe miku i tij, Ibrahim Kodra, miqėsia me tė cilin
    ka lindur herėt. Ata kanė bashkėpunuar dhe jetuar me veprat e
    njėri-tjetrit. "Unė them se gjėja mė e bukur qė mė ka ndodhur
    ndonjėherė nė jetė ėshtė pikėrisht miqėsia e madhe me mjeshtrin Kodra.
    Ne jemi njohur prej 20 vitesh. Ai mė ka dashur si fėmijėn e vet, kemi
    bashkėpunuar pėr njė kohė tė gjatė. Unė jam i mendimit se ai nė mėnyrė
    tė padiskutueshme ėshtė njė nga artistėt mė tė mirė tė kombit tonė",
    kujton Hevziu. Pėr tė, mjeshtri Kodra ka qenė njė enciklopedi mė vete,
    njė ndihmė e madhe pėr vetė skulptorin jo vetėm nga ana artistike, por
    edhe si njeri. "Mjeshtri Kodra gjatė gjithė jetės sė vet ka
    bashkėpunuar e ka njohur artistė tė mėdhenj, komunikonte me filozofė e
    shkencėtarė tė mėdhenj tė kohės sonė", vazhdon mė tej ai. Hevzi Nuhiu
    kujton mė tej se vitet e fundit tė jetės sė tij piktori shqiptar nuk
    merrej shumė me artin e tij, nuk e shqetėsonte mė as shitja e veprave,
    ajo pėr tė cilėn kishte mė shumė nevojė ishte njė lloj vėmendjeje, njė
    lloj mirėnjohjeje dhe miqėsie tė vazhdueshme me njerėzit. E tillė ishte
    edhe miqėsia mes tyre, e cila zgjati deri nė fund tė jetės sė mjeshtrit
    Kodra.G Shqip

      Ora ėshtė 28/3/2024, 23:21