BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:37

    Artet figurative nė shek. XVI-XVIII. Piktura





    Nė shek. XVI nė fushėn e arteve
    figurative vazhdoi tė zotėronte nė Shqipėri ikonografia, qė shėnoi
    atėherė kulmin e saj. Nė kėtė periudhė u realizuan mjaft vepra pikture
    tė kishave dhe ikona, tė cilat sot janė nga kryeveprat e kėsaj fushe.

    Shek. XVI ėshtė nė artet figurative shekulli i Onufrit (Onufėr
    Neokastritit), mjeshtrit mė tė madh tė ikonografisė shqiptare, i cili
    krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qė bėri kthesėn nė pikturėn
    postbizantine nė Shqipėri. Historianėt i atribuojnė vitin 1500 si vit
    tė lindjes dhe atė tė vdekjes vitin 1578.
    Onufri ka ushtruar veprimtarinė e tij kryesisht nė kėshtjellėn e
    Beratit, ku ka bėrė afresket e kishės sė Shėn Todrit, gjithsej 13
    afreske. Sipas mbishkrimit tė datės 23 korrik 1547 realizoi 31 afreske
    nė kishėn e Apostujve nė Kostur (sot Greqi). Mė 1554 bėri afresket nė
    kishėn e Shėn Marisė, nė zonėn e Shpatit (Elbasan), tė Shėn e Premtes
    nė Valsh (Elbasan), nė kishėn e Shėn Kollit nė Shelcan, si dhe nė
    kishėn e shpėrfytyrimit nė Zėrzė tė Pėrlepit (sot Maqedoni) mė 1535. Nė
    Berat realizoi ikonat e famshme tė ikonostasit tė kishės sė
    Evangjelizmos (nė Kala), tė cilat janė kryeveprat e kėtij mjeshtri.
    Kėto vepra janė tė pėrkryera nga mjeshtėria e lartė nė realizimin e
    figurave, nga pasuria e ngjyrave, pikturimi i veshjeve dhe i ndėrtesave
    me shumė nuanca ngjyrash dhe portrete psikologjike. Figurat e tij
    shquhen pėr origjinalitetin e tyre.
    Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike pėrsa u pėrket ngjyrave,
    shquhet nga njė formė e pėrkryer e realizimit tė imazhit. Ai krijon njė
    raport koloristik nė ikona me mbizotėrim tė ngjyrės sė kuqe, qė e
    pėrdor nė njė mėnyrė mjaft mjeshtėrore dhe tėrheqėse, duke e organizuar
    atė nė praninė e jeshiles nė smerald, drejt njė uniteti
    tekniko-artistik tė paarritshėm nga ikonografėt e tjerė.
    Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet njė nga veprat mė tė arrira
    tė pikturės ikonografike bizantine tė realizuar nė territorin shqiptar.
    Nė kėto ikona vėrehet mbėshtetja nė traditėn e vjetėr bizantine, por
    edhe ndikimi i artit tė Venedikut, si edhe tradita e pasur e piktorėve
    vendės tė shek. XIII-XIV. Rol tė veēantė nė formimin e Onufrit luajti
    qyteti i Beratit me kulturėn shekullore, me qendrat e njohura tė
    antikitetit pranė Apolonisė dhe Ballshit, si dhe me artin e pikturės
    murale tė shek. XIII-XIV

    Shek. XVI i takon edhe artisti tjetėr ikonograf Nikolla (i biri i
    Onufrit). Ai vazhdoi nė krijimtarinė e tij ikonografinė e Onufrit, duke
    lėnė mjaft afreske dhe ikona qė dėshmojnė pėr njė cilėsi tė lartė
    profesionale. Ka pikturuar nė kishėn e Vllahernės nė kėshtjellėn e
    Beratit, nė Kurjan tė Fierit e nė Dhėrmi. Vepra tė Nikollės ndodhen dhe
    nė Arbanas tė Bullgarisė. Nė krijimtarinė ikonografike tė Nikollės
    ndihet mjaft vazhdimėsia tipologjike e ikonografisė sė Onufrit.
    Afresket e kishės sė Shėn Mėrisė Vllaherne nė Berat, tė realizuara nė
    vitin 1578, dhe nė kishėn e Shėn Kollit nė Kurjan tė Fierit, sė bashku
    me piktor Joanin si dhe ikonat qė trashėgohen prej tij, pėrfaqėsojnė
    vlera tė shquara artistike nė pasurinė tonė ikonografike kombėtare.
    Onufri, sė bashku me nxėnėsit e tij, Nikolla (i biri) dhe Onufėr
    Qiprioti, pėrbėnin elitėn e artistėve mė tė shquar tė ikonografėve tė
    asaj kohė. Sė bashku konverguan nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt
    artistike. Themeluan njė traditė tė qartė pėr pasardhėsit e tyre.
    Krahas tipareve qė ēuan mė tej dhe pasuruan ornamentikėn, krijuan
    njėkohėsisht variante dhe subjekte tė reja, zgjedhje kompozicionale tė
    traditės bizantine, duke i dhėnė ikonografisė vendase njė tipar tė ri e
    mbi tė gjitha themeluan shkollėn e Beratit (tė pikturės) ose e Onufrit,
    e cila u reflektua nė ikonografinė artistike tė ikonografėve deri nė
    shek. XIX.

    Njė tjetėr piktor ikonograf, i cili punoi pranė ateliesė sė
    Onufrit tė madh, ėshtė dhe Onufėr Qiprioti. Mė 1571, kur Qipro
    pushtohet nga turqit, shumė piktorė ikonografė u larguan nga vendi i
    tyre duke emigruar nė disa vende tė Ballkanit si dhe nė Venedik. Njė
    ndėr ta ėshtė dhe Joani i Qipros ose Onufėr Qiprioti i cili mė 1591
    realizoi afresket nė kishėn e Shėn Kollit nė kalanė e Beratit. Viti
    1591 ėshtė viti ku ne marrim sinjalet e para tė ushtrimit tė
    veprimtarisė artistike tė kėtij autori. Duke iu referuar vitit 1571,
    vitit tė pushtimit tė Qipros, mendojmė se Onufėr Qiprioti mundet tė
    ketė emigruar nė Shqipėri nė moshėn 20 vjeēare duke sjellė me vete
    influencat e shkollės sė Venedikut, Qipros dhe tė Kretės.

    Qėndrimi i tij nė Berat pranė Onufrit tė madh, bėri qė ai tė
    konsolidohej plotėsisht si ikonograf. I vendosur mė vonė nė rrethinat e
    Gjirokastrės realizon afresket e kishės sė Vrahogoranxisė nė
    Gjirokastėr mė 1622. Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi
    krijimtarinė e tij nė njė shtrirje kohore 31-vjeēare. Qiprioti mori
    shumė nga Onufri. Miniaturėn e pėrfituar prej tij ai e pasuroi mė
    shumė. Elementi qė huazoi mė tepėr prej tij ėshtė kaligrafia e
    shkrimit, e cila nuk dallohet nga Onufri. Ai mbetet piktori i parė deri
    nė shek. XVI qė shkruan emrin nė ikona. Dha ndihmesė tė madhe nė
    formimin e shkollės sė Beratit si dhe nė pėrhapjen e kėsaj shkolle nė
    jug tė Shqipėrisė. Shumė vepra qė mbajnė firmėn e tij radhiten nė
    krijimet mė tė mira tė ikonografėve shqiptarė dhe formuan njė traditė
    me vlerė, mbi tė cilėn u mbėshtetėn piktorėt e tjerė tė shek. XVIII, si
    Konstandin Shpataraku, Konstandin dhe Athanas Zografi, Ēetirėt, Joan
    Athanasi dhe Konstandin Jeremonaku. Portretet e realizuara prej
    Qipriotit nė afreske dhe nė ikona, ndryshe nga tė tjerėt, janė tė
    pikturuara me ngjyra tė ngrohta me dritė dhe transparencė. Kurse me
    plastikėn e tyre krijoi tipat individualė.

    Nė mesin e shek. XVII, duke filluar nga viti 1643 ushtroi
    krijimtarinė ikonografi Konstandin Jeremonaku, i cili shfaqet me njė
    miniaturė e stil tė veēantė, nė paraqitjen e figurave. Veprat e tij
    janė ndikuar nga shkolla e Onufrit. Ai e ka ushtruar veprimtarinė nė
    zonėn e Korēės. Pėr kėtė dėshmojnė ikonat e gjetura nė kisha, siē janė
    ato tė kishės sė Shėn Gjon Vladimirit-Elbasan. Rreth kėtyre viteve
    mendohet tė ketė bėrė dhe disa ikona tė cilat datojnė nė vitin 1711 nė
    kishėn e manastirit tė Shėn Naumit (Ohėr).

    Nė shek. XVIII vihet re njė gjallėrim nė jetėn ekonomike e
    kulturore tė Shqipėrisė, qė u shoqėrua me formimin e njė shtrese tė
    pasur shoqėrore, e cila ēoi pėrpara krijimtarinė artistike. Kjo ngritje
    ekonomike i dha dorė zhvillimit tė kulturės e arsimit dhe depėrtimit tė
    ideve iluministe tė botės pėrėndimore tė asaj kohė. Filluan tė
    ngriheshin njė numėr i konsiderueshėm bazilikash tė mėdha nė Voskopojė,
    Korēė, Fier, Gjirokastėr. Ngritja e nivelit tė zhvillimit kulturor nė
    Korēė, qė lidhej edhe me traditat e vjetra, krijoi premisa pėr lindjen
    e shkollės sė Korēės nga artistė vendas. Themelues i kėsaj shkolle
    konsiderohet David Selenica, i cili pasohet nga Konstandin e Athanas
    Zografi dhe tė gjithė piktorėt e mėvonshėm qė dolėn nga kjo zonė.
    Davidi njihet si artist i madh nė artin kishtar lindor nė pėrgjithėsi
    gjatė shek. XVIII. Kur arti kishtar nė Ballkan ishte gati nė rėnie tė
    plotė Voskopoja e Vithkuqi patėn njė zhvillim ekonomik e kulturor. Ai
    shkėputet nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe duke rizgjuar
    artin e periudhės mė tė shkėlqyer tė mbretėrimit tė paleologėve. Po nė
    kohėn e Davidit filloi veprimtarinė si piktor Konstandin Shpataraku.

    David Selenica e ka realizuar ikonografinė e tij nė kishėn e Shėn
    Kollit nė Voskopojė. Mendohet se ai ėshtė formuar si ikonograf nė Malin
    Athos, dhe ka pikturuar narteksin e Kapelės sė Virgjėreshės nė
    manastirin Laura e Madhe, si dhe afresket e kishės sė Shėn Prodhonit nė
    Kostur (1727) dhe ato nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Madhe nė Selanik.
    Vetėm nė kishėn e Shėn Kollit numėrohen rreth dy mijė figura tė
    pikturuara prej tij.
    Mė 1722-1726 David Selenica punoi afresket e kishės sė Shėn Kollit nė
    Voskopojė me ndihmėn e Konstandinit. Skenat e realizuara nė muret e
    Shėn Kollit kanė njė lirshmėri tė figurave. Tek ai gjejmė tema tė
    apokalipsit nga historia dhe jeta e shenjtorėve. David Selenica
    shkėputet shumė nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe. Qe i
    pari qė guxoi tė cenonte traditėn qindravjeēare qė ishte nė fuqi deri
    nė atė kohė dhe nuk ngurroi aspak tė fuste elemente tė reja qė ishin nė
    kundėrshtim me kėtė traditė shekullore e tė ngurtė, e cila e kishte
    bėrė, tanimė, punėn e saj. Duke ruajtur zgjidhjen monumentale ashtu si
    dhe nė ikonografinė e Qipriotit dhe tė Jeremonakut, Davidi kėrkon nė
    artin e tij ta pėrjashtojė kufirin e dukshėm qė hasim nė ikonografinė e
    mėparshme midis personazheve hyjnore dhe atyre tokėsore. Tipologjia
    kristiane e imazhit bizantin shfaqet nėpėrmjet ikonografisė sė Davidit
    mė e kapshme dhe mė e kuptueshme nė sajė tė njė realizmi, i cili nuk
    vihej re mė parė nė ikonografinė pasbizantine nė Shqipėri. Skenat e
    pikturuara prej tij fitojnė njė sens laik, nė ribashkimin dhe nė
    njėjtėsimin e njeriut dhe tė shenjtit tė paraqitur. Pavarėsisht se
    temat ruajnė versionin liturgjik kristian, kjo nuk e ka penguar David
    Selenicėn, qė me mjeshtėrinė profesionale tė fusė natyrshėm detaje nga
    jeta reale, duke hedhur fillimet e humanizmit tė artit ikonografik
    bizantin nė vendin tonė. Duke u larguar nga rregullat e artit bizantin,
    por jo nga elementet mė tė qenėsishme qė pėrbėjnė temat liturgjike,
    themelon njė krijimtari ikonografike qė sa vjen e ēlirohet nga dogma,
    duke sjellė njė Rilindje tė dukshme nė ikonografinė shqiptare. Me sa
    duket, lidhjet e Voskopojės (nė kishat e sė cilės David Selenica
    pikturoi), me qendra tė mėdha mjaft tė zhvilluara dhe iluministe, si
    Vjena, Budapesti, Lajpcigu, Venediku, zgjeruan mė shumė mundėsitė qė
    arti ikonografik tė ndryshonte edhe nėn ndikimin e rinovimit tė madh qė
    po kalonte arti evropian.

    Nė kohėn e Davidit fillon veprimtarinė Konstandin Shpataraku me
    origjinė nga Shpati i Elbasanit, vendlindja e Onufrit, i cili realizon
    mė 1744 ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Ardenicės. Nė
    ikonat e tij ka elementė tė rinj artistikė dhe tė frymėzuar nga
    realiteti i kėsaj epoke. Njėra prej veprave tė tij, ėshtė ajo e Shėn
    Gjon Vladimirit nė ikonostasin e kishės sė manastirit tė Ardenicės, ku
    ka pikturuar princin shqiptar Karl Topia (1359-1388). Krijimet e tij
    konsiderohen si vazhduese tė shkollės sė Onufrit sidomos nė realizimin
    e miniaturės dhe tė tipave tė portreteve, pa pėrjashtuar dhe ndikimet e
    shkollės sė Malit Athos.

    Shek. XVIII pėrfaqėson periudhėn kur bėhen mjaft afreske dhe
    ikona. Nė Vithkuq pikturohen muret e kishės sė Shėn Pjetrit, tė kishės
    sė Shėn Kollit dhe tė Shėn Mėrisė, ku skenat marrin njė hapėsirė mė tė
    gjerė nė zgjedhjet kompozicionale dhe nė lirshmėrinė e pikturimit. Kjo
    ndihmohet edhe nga hapėsirat e mėdha tė krijuara nga ndėrtimi i
    bazilikave. Piktorėt e kėtij shekulli ndjekin traditėn e shkollės sė
    Korēės e pikėrisht atė tė David Selenicės. Krijimtaria e vėllezėrve
    Konstandin e Athanas Zografi zhvillohet nė mesin e shek. XVIII
    (1720-1764), kur ata realizuan ikonat dhe afresket e tyre. Krijimtaria
    e tyre si dhe e nipėrve Terpo dhe Eftimiu shtrihet nė zonėn e rrethit
    tė Korēės e deri nė kishat e Myzeqesė. Ajo mbėshtetet mbi traditėn e
    shkollės sė Malit Athos, ku ata studiuan dhe punuan, si dhe nėn
    ndikimin e pikturės sė Davidit. Mė 1720 realizuan afresket e kishės sė
    Metropolisė sė Korēės, mė 1745 ato tė manastirit tė Ardenicės, hajatin
    e kishės sė Shėn Kollit ku pikturoi edhe David Selenica mė 1750, si dhe
    mjaft afreske nė Hungari e nė Malin Athos. Krijimtaria e tyre ėshtė e
    pasur edhe nė ikona. Karakteristikė e kėtyre ikonografėve ėshtė prirja
    pėr t`i veshur shenjtorėt me rroba kombėtare. Krijuan skena tė rralla,
    nga tematika e tyre, nė lidhje me Apokalipsin, ku janė paraqitur kafshė
    alegorike dhe njė numėr i madh figurash. Nė afresket e manastirit tė
    Ardenicės ata pasqyruan edhe kompozitorin e njohur tė botės sė Bizantit
    tė shek. XII me origjinė nga Durrėsi, Joan Kukuzeli.
    Nė fillimin e shek. XIX vazhdoi krijimtarinė i biri i Konstandinit, i
    cili punoi nė kishėn e Vodicės afėr Beratit (mė 1805), nė kishėn e Shėn
    Premtes nė Pėrmet (mė 1808), nė kishėn e Shėn Konstandinit nė Drenovė
    afėr Korēės, mė 1810. Kurse djali i Athanasit (Zografit), nė kėtė
    periudhė ka realizuar vetėm ikona, tė cilat dėshmojnė pėr njė rėnie tė
    kėtij arti kishtar nė kėtė periudhė.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe gjatė gjysmės sė parė tė
    shek. XIX zhvilluan veprimtarinė e tyre piktorėt e familjes Ēetiri nga
    Grabova. Krijimtaria e tyre shtrihet kryesisht nė krahinėn e Myzeqesė,
    nė Vlorė, Berat, Fier e nė Lushnjė ku shumė afreske dhe ikona mbajnė
    firmėn e tyre, si nė kishėn e Shėn Vlashit (Vlorė) mė 1792, tė Shėn
    Kollit (Vanaj – Myzeqe) mė 1795, nė kishėn e Shėn Thanasit nė Karavasta
    (mė 1797) etj. Lanė njė krijimtari mjaft tė pasur dhe kanė realizuar
    qindra skena nė mure e nė ikona. Tematika dhe stili i kėtyre
    ikonografėve janė tė njėjtė me ato tė vėllezėrve korēarė Konstandin dhe
    Athanas Zografi, si edhe tė Konstandin Shpatarakut
    Nė shek. XIX, kur arti ikonografik ishte nė rėnie, shquhen veprat e
    piktorit Mihal Anagnosti. Veprat e tij konsiderohen si shfaqje tė
    fundit tė kėtij arti ikonografik nė Shqipėri. Ndryshe nga veprat e
    paraardhėsve, krijimet e tij shquhen pėr njė stil qė dallohej nga ai i
    traditės sė Bizantit, duke u afruar mė tepėr me ato tė Rilindjes
    italiane. Megjithatė portretet e tij ngjasojnė mė tepėr me portrete
    orientale. Veprat e tij (ikonat), i bėri kryesisht pėr ikonostasin e
    kishės sė Katedrales nė Elbasan. Ai realizoi gjithashtu afresket dhe
    ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Bigorskit (sot
    Maqedoni). Ky ikonograf shfrytėzoi dhe mori nga piktura paraardhėse
    shumė elemente artistike. Nė veprėn e tij rrezatojnė Onufri, Qipiroti,
    Nikolla, Shpataraku, Zografėt etj.

    Arti ikonografik pėrbėn njė pasuri tė madhe nė kulturėn shqiptare.
    Nė veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues i piktorėve dhe shfaqen,
    njėherazi, shpirti dhe realiteti i popullit shqiptar.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:39

    Arkitektura nė shek. XV-XVIII





    Nė shek. XV-XVIII, nė territorin e
    Shqipėrisė u zhvilluan gjini tė ndryshme tė arkitekturės, duke filluar
    qė nga ndėrtimet me karakter mbrojtės, ndėrtimet shoqėrore dhe ato tė
    kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe sė fundi banesat
    popullore.

    Nė shek. XVI kishte pėrfunduar ndėrtimi i sistemit tė fortifikimit
    nga ana e turqve dhe ishin ngritur njė sėrė qendrash tė reja
    administrative. Ndėrtimi i fortesave vazhdoi nė ato zona ku kishte
    trazira, kryesisht nė afėrsi tė bregdetit. Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė
    shek. XVI u ndėrtua njė sisem fortifikimi pranė detit Jon, ndėrsa nė
    vitin 1574 kėshtjella e Ishmit nė veri tė Durrėsit. Kėshtjellat osmane
    tė kėsaj periudhe nė pėrgjithėsi nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė
    kohės; nė kushtet e pėrdorimit nė stil tė gjerė tė armės sė artilerisė,
    ato ishin ndėrtuar pėr tė pėrmbushur detyra lokale pėrballė njė armiku
    tė paarmatosur. Nė kėtė kuptim ato qėndronin larg fortesave pėr
    artileri tė mesit tė shek. XV.

    Por njė pėrjashtim bėn kėshtjella e Vlorės e ndėrtuar nga sulltan
    Sulejmani nė vitin 1531, pėr ta pasur atė si bazė ushtarake dhe kantier
    ndėrtimi anijesh pėr zbarkimin e tyre nė Pulje tė Italisė. Kėshtjella
    ndodhej pranė skelės sė sotme tė qytetit, rreth 150 m larg bregut tė
    detit. Ajo ka pasur formėn e njė tetėkėndėshi tė rregullt me gjatėsi
    brinjėsh 90 m dhe njė sipėrfaqe prej 3,5 ha. Muret rrethoheshin nga njė
    hendek i mbushur me ujė qė kishte njė gjerėsi prej 30-40 m. Ky hendek
    qė rrethonte kėshtjellėn nga ana e tokės, lidhej me detin nėpėrmjet dy
    mėngėve.

    Muret tė punuara me gurė tė latuar kishin njė gjerėsi prej 5,60 m
    dhe lartėsi rreth 15 m. Kėshtjella ishte e pajisur me kulla poligonale
    e drejtkėndėshe, me ura tė lėvizshme para hyrjeve dhe me njė kryekullė
    pranė murit qė shihte nga deti. Kjo e fundit ishte njė kullė
    cilindrike, masive qė mbizotėronte mbi gjithė ndėrtimet e tjera me
    lartėsinė e saj tė madhe. Kulla ishte 7-katėshe dhe mbulohej me njė
    kupolė tė veshur me plumb mbi njė tambur tė ulėt poligonal. Brenda
    kullės gjendeshin magazina dhe banesa e komandantit tė kėshtjellės. Ajo
    ishte e ngjashme me kullėn e bardhė tė Selanikut, Kullėn e
    Rumeli-Hisarit dhe kullėn qendrore nė Kastel de Mare nė Modon.
    Kėshtjella e Vlorės ishte pa dyshim njė nga ndėrtimet ushtarake mė tė
    arritura tė Perandorisė Osmane. Udhėtari osman i shek. XVII Evlia
    Ēelebiu shkruan se “ata qė s’kanė parė fortesat e Sekedinit, Benderit
    dhe Vlorės nuk kanė dijeni mbi mjeshtėrinė e osmanėve”. Ēelebiu thotė
    gjithashtu se arkitekt i kėshtjellės sė Vlorės ishte Sinani, autori i
    kullės sė bardhė tė Selanikut.

    Ngaqė vėmendja ishte pėrqendruar mė tepėr nė ndėrtimet mbrojtėse,
    qė pushtuesit i ngrinin pėr nevojat e tyre ushtarake, ndėrtimet e tjera
    tė njė farė rėndėsie arkitektonike, qoftė dhe ato tė kultit mysliman
    fillojnė tė duken vetėm nga fundi i shek. XV.

    Faltoret e para tė kultit islam ishin nė stil tė importuar, por
    shumė shpejt filloi tė ndihet nė to ndikimi i arkitekturės vendase.
    Duke ruajtur tė njėjtėn ide arkitekturore (planimetrike e vėllimore),
    qė lidhej me destinacionin e kėtyre ndėrtimeve, hetohen dhe veēanti qė
    vėrehen shpeshherė nė trajtimin dekorativ tė fasadave, nė futjen me
    vėshtirėsi tė disa elementėve ndėrtimorė e zbukurues si harku, nė formė
    lundre etj. Me kalimin e kohės kėto dallime thellohen duke u shtrirė
    deri diku edhe nė formulimin e shtrirjes planimetrike. Ato harmonizohen
    gjithnjė e mė tepėr me arkitekturėn popullore dhe ansamblet e qyteteve
    tona mesjetare. Elementė tė arkitekturės popullore fillojnė tė futen nė
    objektet e kultit edhe nė gdhendjen e elementėve prej druri tė
    interierėve etj.

    Xhamitė e para shėrbenin pėr garnizonet ushtarake dhe ndėrtoheshin
    mbi portat e kėshtjellave, siē qenė ato nė kėshtjellėn e Elbasanit,
    Tepelenės, Bashtovės etj., qė ishin tė thjeshta si ndėrtesa dhe
    mbuloheshin me ēati druri.

    Por duke filluar qė nga vitet e fundit tė shek. XV kristalizohet
    njė arkitekturė e mirėfilltė nė ndėrtimin e xhamive. Nga ana
    tipologjike ato mund tė ndahen nė dy grupe tė mėdha. Ato tė tipit me
    ēati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastėr) dhe tė tipit sallė me kupolė,
    shembulli i parė i tė cilave ėshtė xhamia e Mirahorit nė Korēė e
    ndėrtuar nė vitin 1494. Pothuajse tė gjitha xhamitė kanė qenė pajisur
    me portikė. Fillimisht portikėt ndėrtoheshin me mure guri tė mbuluara
    me qemere e kupola, si nė xhaminė e Mirahorit (Korēė), sipas modeleve
    tė xhamive tė Stambollit. Por gjatė shek. XVII e sidomos nė shek.
    XVIII-XIX pėrdoren gjithnjė e mė shumė hajatet me strukturė druri qė
    zinin sipėrfaqe tė mėdha (Kavajė, Berat, Tiranė). Hapėsira e brendshme
    e xhamive ishte me shumė dritė, muret dhe kupolat ishin shpesh tė
    mbuluara me piktura murale.

    Pėr vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative dallohen xhamia e
    Mirahorit 1496 (Korēė), Xhamia e Plumbit 1553-1554 (Berat), xhamia e
    Muradijes, shek. XVI (Vlorė), xhamia e Ethem Beut 1794 (Tiranė), Xhamia
    e Plumbit 1773-1774 (Shkodėr), xhamia e Daut Pashės 1605 (Prizren),
    Xhamia Mbret fundi i shek XV (Elbasan), xhamia e Nazireshtės 1600
    (Elbasan), xhamia e Gjin Aleksit shek. XV (Delvinė), xhamia e
    Allajbegisė shek. XVI (Peshkopi), Xhamia e Beqarėve shek. XVIII
    (Berat), kompleksi i Xhamisė dhe i Sahatit nė Peqin 1820 etj.

    Njė gjini tjetėr ndėrtimesh kulti qė u pėrhap nė kėtė periudhė
    ishin teqetė. Prej tyre vlen tė pėrmendet teqeja e Xhelvetive nė
    qytetin e Beratit, pjesė e njė kompleksi tė pėrbėrė nga Xhamia Mbret,
    konakėt e banimit dhe vetė teqeja e Sheh Qerimit, e ndėrtuar nė fund tė
    shek. XVIII. Ajo shquhet pėr trajtimin me hijeshi tė fasadave me njė
    teknikė ndėrtimi tė pėrsosur me gurė tė skuadruar, pėr vellimet e
    barazpeshuara dhe pėr vlerat e larta artistike tė tavanit tė gdhendur
    nė dru e tė pikturuar.

    Nga tyrbet qė ndėrtoheshin si mauzole pėr persona tė shquar tė
    fesė bektashiane, pranė teqeve apo tė veēuara vlen tė pėrmendim tyrben
    e Tasllojės nė Krujė, e cila shquhet kryesisht pėr pikturėn murale.

    Njė gjini e veēantė ndėrtimore ishin hanet, tė cilat shėrbenin pėr
    buajtje tė tregtarėve qė vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete
    tė tjera. Pėr t’u pėrmendur ėshtė Hani i Elbasanit nė pazarin e vjetėr
    tė qytetit tė Korēės, ku qėndronin kryesisht tregtarė nga Elbasani.

    Pranė pazareve, por edhe nė brendėsi tė lagjeve tė qyteteve, u
    ndėrtuan njė sėrė hamamesh (banjė turke), tė cilat u shėrbenin si
    tregtarėve qė vinin me mallrat e tyre nė ditėt e pazarit, ashtu edhe
    banorėve tė qytetit. Tė tilla janė hamamet nė Elbasan, Krujė, Shkodėr,
    Durrės etj.

    Pushtimi osman shėnoi mbylljen e njė periudhe tė gjatė
    arkitektonike me tiparet e veta specifike nė gjininė e ndėrtimeve tė
    kultit tė krishterė. Kjo traditė e lashtė nė arkitekturėn e ndėrtimeve
    tė kultit tė krishterė rishfaqet nė momentin e volitshėm. Duke filluar
    nga gjysma e dytė e shek. XVI deri nė fillim tė shek. XIX ndėrtohet njė
    numėr i madh kishash nė territorin e Shqipėrisė.

    Nė kėtė periudhė trashėgohen mjaft parime figurative dhe
    konstruktive tė ndėrtimeve bizantine, por me njė interpretim mė tė lirė
    tė tipave dhe formave, nė pėrputhje me rrethanat e reja
    ekonomiko-shoqėrore, duke ndjekur njė rrugė tė vetėn tė zhvillimit dhe
    duke arritur shpeshherė nė konceptime arkitektonike tė veēanta. Ishte
    kjo njė periudhė e veēantė arkitektonike, e njohur si arkitektura
    pasbizantine, e cila ka fillimet e veta, arritjet mė tė shquara dhe
    rėnien e saj.

    Nė bazė tė formulimit planimetrik dhe kompozimit vėllimor,
    ndėrtimet pasbizantine mund tė ndahen nė tri grupe tė mėdha: 1- Kisha
    njė nefėshe, 2 - Kisha me strukturė nė formė kryqi me kupolė dhe, 3 -
    Bazilika. Kėta tipa nuk pėrputhen gjithnjė me shtresėzimin kohor dhe
    ndarjen krahinore, por ata pėrcaktohen mė tepėr nga kushtet tė caktuara
    nė krahina dhe vende tė veēanta.

    Tipi i parė i kishave tė mbuluara me ēati druri me tjegulla apo me
    rrasa janė tė thjeshta nė ndėrtim dhe mė pak tė kushtueshme. Kėto kisha
    u ndėrtuan qė nė periudhėn e parė tė pushtimit osman dhe duke qenė pak
    tė kushtueshme, i gjejmė kudo dhe nė ēdo kohė. Megjithėse ato nuk
    dallohen pėr vlerat arkitektonike, shumė prej tyre ruajnė piktura tė
    njė niveli tė lartė artistik. Tė tilla janė: kisha e Shėn Kollit nė
    Shelcan (gjysma e parė e shek. XVI), Shėn e Premtja (1554) dhe Shėn
    Kolli (1604) nė rrethin e Elbasanit, Shėn Thanasi nė Pecė (1525), Shėn
    Gjergji nė Leshnicė tė Sipėrme (1525) nė rrethin e Sarandės, Shėn Mitri
    (1607) dhe Shėn Konstandini dhe Elena (1644) nė kėshtjellėn e Beratit
    etj. Kėtij tipi i pėrkasin dhe disa kisha tė shek. XVI-XVII nė rrethin
    e Gjirokastrės dhe tė Sarandės, tė cilat mbulohen me qemere cilindrike
    dhe nga ana konstruktive ruajnė nė disa raste lidhjet me tipat e vjetėr
    bizantinė.


    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:39

    Nė kėtė grup bėjnė pjesė dhe kishat e tipit sallė me kupolė, disa
    prej tė cilave me pamjen e jashtme shfaqen me njė tambur tė lartė, si
    Shėn Kolli nė Dhivėr dhe Shėn Gjergji nė Demė tė Sarandės.

    Kishat me strukturė nė formė kryqi me kupolė janė mė tė
    zhvilluarat si nga pikėpamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato
    janė tė ngjashme pėrsa u pėrket strukturave dhe kompozimit planimetrik
    me kishat bizantine tė ndėrtuara para pushtimit osman.

    Shembujt mė karakteristikė janė: kisha e Shėn Mėrisė nė Zervat
    (1569), kisha e manastirit tė Shėn Qiriakut dhe Julisė nė Dhuvjan
    (1588) nė rrethin e Gjirokastrės, kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė
    Kameno (1580), kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Krorėz (1672) nė
    rrethin e Sarandės, kisha e manastirit tė Shėn Triadhės nė fshatin
    Pepel tė Gjirokastrės (1750), kisha e Manastirit tė Ungjillėzimit nė
    Vanishtė (1582) etj.

    Kishat e tipit bazilikal lindėn si nevojė e pėrfshirjes sė njė
    numri sa mė tė madh besimtarėsh nė shėrbesat fetare. Ato karakterizohen
    nga zgjatja e boshtit gjatėsor, nga lidhja hapėsinore e ambienteve nė
    brendėsi, si dhe nga trajtimi i pamjes sė jashtme. Ndėrtimet bazilikale
    hasen nė variante tė ndryshme nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut duke
    filluar nga gjysma e dytė e shek. XVII, gjatė gjithė shek. XVIII deri
    nė fillim tė shek. XIX. Njė numėr i madh i kėtyre kishave shquhen pėr
    pėrmasat e mėdha dhe pėr kriteret e tyre arkitektonike. Ato shėrbenin
    si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha nė qendra banimi
    relativisht tė mėdha dhe disa herė edhe si kisha manastiresh.

    Pėr vlerat e tyre arkitekturore dallohen bazilikat e mėdha tė
    Voskopojės, si Shėn Mėria (1712), Shėn Kollli (1721), Shėn Mėhilli
    (1722), katedralja e Shėn Mėrisė nė kėshtjellėn e Beratit (1797), Shėn
    Mėria e Sopikut nė Gjirokastėr, kisha e manastirit tė Ardenicės (1730),
    Shėn Gjergji nė Libofshė (1776).

    Pushtimi osman pati si pasojė rrėnimin ekonomik tė njė sėrė
    qytetesh, si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrėsi, Vlora, ndėrsa disa qytete
    tė tjera, si Drishti, Deja, Shurdhahu (Sarda) u shkatėrruan
    krejtėsisht. Gjatė shek. XV deri nė fillim tė shek. XVI qytetet
    shqiptare ishin reduktuar nė qendra tė vogla, qė kryenin dhe funksionin
    e tregjeve lokale. Shek. XVI shėnoi njė rritje tė pėrgjithshme tė
    qendrave qytetare, tė cilat zgjerohen nga banorė tė rinj tė ardhur nga
    fshati.

    Ndėrsa nė shek. XVII filloi njė etapė me rėndėsi nė zhvillimin e
    qytetit shqiptar, i cili hyn nė rrugėn e rritjes dhe tė forcimit
    ekonomik.

    Gjatė kėtij shekulli pazaret shndėrrohen nė qendra tė mirėfillta
    jo vetėm shkėmbimi, por edhe prodhimi, ato rriten duke u pasuruar dhe
    me ndėrtimin e dyqaneve-punishte dhe pėr shitje, qė formojnė ansamble
    tė mėdha mbi bazėn e mjeshtėrive.
    Nė shek. XVIII rritja e rolit ekonomik tė qyteteve solli krijimin e
    tregjeve tė mėdha me karakter ndėrkrahinor. Krahas qendrave qė
    pėrbėheshin nga pazaret, ndėrtimet e kultit dhe ndėrtimet shoqėrore,
    shtresat e pasura ndėrtojnė banesa tė mėdha, duke arritur nė variantet
    mė tė zhvilluara tė tipologjisė sė banesės qytetare tė kohės, ndėrkohė
    qė shumė banesa ruanin vulėn e prejardhjes sė tyre nga fshati. Ky
    zhvillim pati si pasojė pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore si dhe
    ndėrtimin e njė numri tė madh urash guri. Tė tilla janė: Ura e Mesit
    (Shkodėr), Ura mbi Osum nė Berat, Ura e Urakės (Librazhd), Ura e
    Kollorcės (Gjirokastėr).

    Arkitektura e banesės popullore dallohet pėr njė vazhdimėsi tė
    qartė formash dhe zgjidhjesh nė rrugėn e saj tė zhvillimit, duke
    ndjekur e pasqyruar ecurinė e kushteve dhe tė mėnyrės sė jetesės.

    Banesa qytetare e shek. XVI-XIX zhvillohet nė katėr tipa kryesorė:

    1 - Banesa me shtėpi zjarri, karakteristike pėr qytetin e Tiranės
    dhe fshatrat pėrreth, pėrfaqėson njė nga tipat mė tė lashtė dhe mė
    karakteristikė pėr arkitekturėn e banesės shqiptare. Qendra e
    kompozimit tė kėsaj banese ėshtė shtėpia e zjarrit, qė ngrihej nė
    lartėsinė e tė dy kateve, rreth sė cilės ndėrtoheshin shkallė-shkallė
    mjediset e tjera qė kryesisht shėrbenin si dhoma pėr ēiftet.

    2 - Banesa me hajat ėshtė njė tip tjetėr banese qė zhvillohet nė
    disa variante. Banesa e hapur me hajat ėshtė tipi sundues nė qytetet e
    Shqipėrisė sė Mesme. Karakteristikė kryesore e kėtij tipi ėshtė lidhja
    e tij me oborrin dhe natyrėn. Duke pėrfituar nga trualli i sheshtė kjo
    banesė tregon gjithashtu pėr lidhjet me ekonominė bujqėsore, prej tė
    cilės nuk ishin shkėputur qytetet shqiptare.

    3 - Banesa me ēardak ndeshet shpesh nė Berat, mė rrallė nė Lezhė,
    Krujė etj., dhe mbizotėron nė Shkodėr. Tė tilla janė ndėrtesa e Muzeut
    Etnografik nė Krujė, e Luigj Gurakuqit nė Shkodėr, banesat e Toptanasve
    nė Tiranė etj. Nė kėto banesa ēardaku luan njė rol tė dorės sė parė nė
    kompozimin e banesės. Ashtu si dhe tipat e parė, banesa ėshtė
    konceptuar tė qėndrojė brenda mureve rrethuese, kopshteve tė gjera dhe
    vetėm rrallė del nė rrugė nė njėrėn apo tė dy faqet.

    4 - Banesa gjirokastrite, e emėrtuar kulla qytetare, pėr shkak tė
    tipareve tė saj mbrojtėse. Nė variante mė pak tė zhvilluara atė e
    ndeshim dhe nė qytete tė tjera si Berati, Kruja dhe Shkodra si dhe nė
    fshatra tė Shqipėrisė Veriore, e sidomos nė Jug. Kjo banesė qytetare
    arriti kulmin e zhvillimit tė saj nė shek. XVIII. Njė shembull tipik
    pėr kėtė lloj banese ėshtė ajo e Zekatėve nė Gjirokastėr.

    Gjatė shek. XVIII, si pasojė e dobėsimit tė pushtetit qendror
    osman dhe e krijimit tė pashallėqeve shqiptare, qė ishin nė luftė midis
    tyre pėr zgjerimin e territoreve tė veta, vihet re njė rritje e
    ndėrtimeve me karakter mbrojtės. Kėshtjellat e vjetra u rifortifikuan,
    ndėrkohė qė u ndėrtuan fortesa tė reja. U dallua pėr ngritje
    fortifikimesh Ali pashė Tepelena.

    Nė kufijtė shtetėrorė tė Shqipėrisė ndodhet vetėm njė pjesė e
    kėshtjellave tė ndėrtuara prej tij, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn
    Triadhė, Porto-Palermo, Butrint etj. Ai ndėrtoi gjithashtu fortifikime
    nė Janinė, Artė, Prevezė dhe nė Sul. Nė ndėrtimet e tij ushtarake Aliu
    pėrdori njė numėr tė madh arkitektėsh dhe inxhinierėsh ushtarakė tė
    huaj, por nė krye tė punimeve qė nga viti 1800 deri rreth vitit 1822
    qėndronte Petro Korēari, njė mjeshtėr shqiptar, tė cilin konsulli i
    pėrgjithshėm i Francės nė Shqipėri Fransua Pukėvili e quan “Voban” tė
    tij (Sebastien Vauban - inxhinier ushtarak i shquar dhe mareshal i
    Francės).

    Ndėrtimet ushtarake tė Ali Pashės dallohen nga teknika e ndėrtimit
    me gurė tė skuadruar me kujdes, nga format e rregullta gjeometrike kur
    e lejonte terreni, kullat dhe muret e ulėta me faqe tė pjerrėta nė anėn
    e jashtme, frėngjitė e mėdha pėr toja si dhe nga kornizat dekorative
    prej guri qė konturojnė zakonisht pjesėn e sipėrme tė mureve dhe
    kullave. Nė shumicėn e rasteve nė ndėrtimin e kėshtjellave Ali Pasha u
    kushtonte vėmendje jo vetėm qėllimeve utilitare dhe qėndrueshmėrisė,
    por edhe pėrsosurisė estetike me tė cilėn synonte tė shprehte ndjenjėn
    e madhėshtisė e tė pushtetit.

    Nė vitin 1819 Aliu ndėrtoi kėshtjellėn e Tepelenės, punimet e
    brendshme tė sė cilės mbetėn tė papėrfunduara pėr shkak tė konfliktit
    me Portėn e Lartė. Brenda kėshtjellės ai ndėrtoi njė saraj madhėshtor
    me synimin qė vendlindja e tij tė bėhej njė rezidencė e dytė pas
    Janinės, qė tė mos binte poshtė saj nga shkėlqimi dhe madhėshtia.
    Kėshtjella e Porto-Palermos (1804) ėshtė model i njė fortese garnizoni,
    kompakte, e pajisur mirė dhe me mure tė fuqishme.

    Ndryshe na paraqitet kėshtjella e Libohovės, qė shėrbente si
    rezidencė e motrės sė tij Shanishasė; drejtkėndėshe nė plan ajo mbrohet
    nga 3 kulla poligonale nė tri nga kėndet dhe nga njė bastion nė formė
    tė ērregullt gjeometrike nė kėndin tjetėr. Format e mprehta dhe
    kėrcėnuese tė bastionit nė pjesėn mė tė dukshme tė kėshtjellės, punimi
    i pėrsosur me gurė tė latuar, kornizat dhe format trungkonike tė
    theksuara tė kullave, fshehin nė tė vėrtetė dobėsinė e mureve tė holla
    tė saj. Ideja e madhėshtisė dhe e pushtetit kanė mbizotėruar nė
    ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle.

    Kėshtjella e Gjirokastrės (1812-1813) ėshtė njė nga ndėrtimet mė
    tė rėndėsishme e mė tė arritura tė Ali pashė Tepelenės. Pėrshtatja me
    terrenin shkėmbor tė kodrės, konstruksionet e guximshme, kullat e larta
    30 m, sistemi i galerive i mbuluar me harqe e qemere, kazematet e
    shumta dhe ujėsjellėsi 7 km i gjatė i ngritur mbi njė sistem kanalesh
    dhe urash madhėshtore, e bėjnė tė admirueshme kėtė vepėr gjigante tė
    arkitekturės ushtarake, e cila edhe pėr aq sa ruhet nė ditėt tona,
    mbetet tėrheqėse pėr vizitorin.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:40

    Arsimi dhe kultura nė qytetin e Voskopojės





    Nė shek. XVIII, njė sėrė qytetesh
    shqiptare, si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati njohėn njė
    zhvillim kulturor tė dukshėm pėr kohėn e pushtimit osman, u pajisėn me
    shkolla dhe me vepra tė arkitekturės artistike. Ky zhvillim qe mė i
    theksuar nė qytetin malor tė Voskopojės, njė nga mė tė rėndėsishmit e
    vendit nė atė kohė.

    Voskopoja, sot fshat nė jugperėndim tė Korēės, nė saje tė
    zejtarisė dhe tė tregtisė, qė nga fundi i shek. XVII kishte marrė
    trajtėn e njė qyteti qė po ecte shpejt pėrpara. Nė fillimin e shek.
    XVIII ka pasur rreth 25 000-30 000 banorė. Si qendėr e njė krahine
    etnikisht shqiptare, Voskopoja banohej nė shumicė nga shqiptarėt, por
    kishte edhe popullsi vllahe (arumune).

    Kulmin e lulėzimit ky qytet e arriti nė vitet 1720-1769. Ndryshe
    nga qytetet e tjera qė administroheshin e shfrytėzoheshin nga ajanėt
    feudalė, Voskopoja gėzonte njė farė autonomie: ajo administrohej nga
    koxhobashėt e vet, tė cilėt vareshin nga organet e pushtetit qendror
    osman. Njė rrethanė e tillė lejoi qė tė ardhurat e realizuara tė
    shkonin, nė pjesėn mė tė madhe, nė dobi tė zhvillimit zejtar e tregtar
    tė qytetit. Nga ana tjetėr, duke reshperuar dendur me vendet e
    Ballkanit e tė Evropės pėrėndimore dhe Qendrore, voskopojarėt patėn
    krijuar atje agjenci tė tyre, mė pas edhe disa koloni, si nė Vjenė e
    Budapest, nė Mishkolc etj., tė Perandorisė Austro-Hungareze. Prej
    kėtyre kolonive, qė mbanin lidhje tė vijueshme me vendlindjen,
    Voskopojėn, po dhe me qendra tė tjera nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė
    Jugut, depėrtuan ndikime tė ndryshme kulturore-mendore tė Evropės sė
    pėrparuar.

    Voskopoja u bė njė nga qendrat kulturore mė tė pėrparuara tė
    Shqipėrisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi nė shek. XVIII. Por, sulmet e
    pėrsėritura grabitqare tė feudalėve pėrreth, nė gjysmėn e dytė tė shek.
    XVIII, nė kohėn e anarkisė feudale, shkaktuan rrėnimin katastrofal tė
    qytetit aq tė zhvilluar, duke e kthyer atė nė gjendjen e njė fshati me
    1 000 banorė. Sulmi mė i rėndė ka qenė ai i vitit 1769. Shumica
    dėrrmuese e voskopojarėve morėn atėherė arratinė, u pėrndanė dhe u
    vendosėn nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė, nė vendet e Ballkanit, nė
    Greqi dhe nė Maqedoni po sidomos nė viset danubiane, ato
    austro-hungareze dhe rumune.

    Nė fillim tė shek. XVIII, nė qendrat e Shqipėrisė Jugore, pėr
    shkak se osmanėt ndalonin mėsimin e shqipes, nisi tė pėrhapet mė shumė
    se nė tė kaluarėn arsimi nė gjuhėn greke. Nė Voskopojė shkolla greqisht
    u ēel mė 1710. Kėtu mėsonin jo vetėm fėmijėt e qytetit, por edhe nga
    krahinat pėrreth, disa edhe nga viset mė tė largėta. Shkollėn e
    drejtonte kleri dhe mbahej me mjetet financiare tė esnafeve dhe tė
    tregtarėve tė qytetit. Pėr t`iu pėrgjigjur nevojave nė rritje tė
    zhvillimit ekonomik tė banorėve, shkolla fillore e Voskopojės u ngrit
    mė 1740 nė shkallėn e njė gjimnazi dhe u quajt Akademia e Re, duke
    marrė tiparet e njė shkolle laike.

    Mė 1720, qyteti ishte pajisur edhe me njė shtypshkronjė, ku u shtypėn libra fetare-kishtare dhe ndonjė libėr mėsimi.

    Zhvillimi i arsimit dhe i kulturės nė Voskopojė ndodhi nėn ndikimin
    e lėvizjes iluministe tė Evropės pėrėndimore, ku prinin mendimtarė si
    Volteri, Rusoi, Didroi etj. Megjithatė, nė rrethanat e sundimit tė
    feudalizmit, kjo lėvizje e pėrparuar nuk gjeti kushte tė favorshme
    zhvillimi nė Shqipėri.

    Lėvizja mendore nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė krahasim
    me misticizmin si dhe me skolastikėn aristoteliane mesjetare, qė deri
    atėherė kishte zotėruar nė Kishėn e Lindjes. Ndėr pėrhapėsit e ideve tė
    reja nė Ballkan ishin mendimtarėt e kohės, si grekėt Metod Antrakiti,
    Evgjen Bullgari e tė tjerė, qė u luftuan nga Patriarkana greke e
    Fanarit. Rektori i parė i Akademisė sė Re nė Voskopojė ishte Sevast
    Leontiadhi, kosturiot. Pasues tė tyre kanė qenė vendėsit, voskopojarėt
    Theodhor Kavaljoti, qė drejtoi Akademinė pas Leontiadhit, Grigor
    Voskopojari, qė ishte zėvendėsrektor, si dhe autor e redaktor i librave
    qė botonte shtypshkronja e qytetit, dijetari Mihal Gorari e tė tjerė.

    Bartėsit e ideve iluministe tė Akademisė sė Re tė Voskopojės ranė
    ndesh me Patriarkanėn e Stambollit dhe me Malin e Shenjtė, qė ngulmonin
    nė paprekshmėrinė e traditave dogmatike tė kishės nė fushėn e arsimit e
    tė kulturės. Por idetė e reja pėrparimtare depėrtonin megjithatė nė
    shkollat qė u shtuan ndėr tė krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė
    Jugut, edhe pse kėto qenė nėn drejtimin e klerit. Ato ide i bėri tė
    veta edhe njė pjesė e avancuar e klerit, qė luftoi dhe u rrezikua pėr
    to nga kisha. Megjithėse si gjuhė mėsimi ishte greqishtja nė shkollat e
    Voskopojės mėsohej edhe gjuha shqipe e pas saj vllahishtja.

    Zhvillimi i kulturės nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė
    pėrparimin e pėrgjithshėm kulturor tė vendit. Duke futur shkencėn
    pozitive nė programet mėsimore, dijetarėt voskopojarė i dhanė njė
    goditje konservatorizmit tė kulturės feudale dhe kontribuan nė lindjen
    e iluminizmit shqiptar. Voskopoja u bė njė qendėr ndikuese edhe pėr
    viset pėrqark, por edhe mė larg, nė Greqi e Maqedoni. Nė Voskopojė
    vinin tė mėsonin djem nga Vithkuqi, Berati, Elbasani dhe qendra tė
    tjera tė Shqipėrisė, shumica e tė cilėve bėheshin mėsues nė vendlindjet
    e tyre. Tė tillė kanė qenė Theodhor Haxhifilipi ose Dhaskal Todri i
    Elbasanit, Kostė Ikonomi i Beratit, Evstrat Vithkuqari me shokė, qė
    vepruan nė shek. XVIII-XIX.

    Disa prej tyre qenė ndėr veprimtarėt dhe personalitetet mė tė
    njohur nė atė qytet dhe nė mbarė vendin. Njė ndėr ta ishte edhe
    Theodhor Kavaljoti, filozof qė jetoi nė vitet 1728-1789. Shkroi
    traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika”. Siē
    tregon emri i tij, por edhe shqipja me tė cilėn ai shkroi (me elementė
    tė dialektit verior), i pėrkiste njė familjeje me origjinė nga
    Shqipėria e Mesme, nga Kavaja. Nė veprėn e tij “Protopiria” (Libėr
    fillestar mėsimi, Venedik 1770), Kavaljoti botoi edhe njė fjalor tri
    gjuhėsh, me mbi njė mijė fjalė greqishte, shqipe dhe vllahishte tė
    krahasuara. Edhe voskopojari Dhanil Adam Haxhi (rreth 1754-1825), nė
    “Isagogjinė” e tij (“Mėsime fillestare”, Venedik 1802), rreshton
    bisedime tė krahasuara nė po ato tri gjuhė.

    Nė vitin 1762, Grigor Voskopojari (fundi i shek. XVII-1772), tė
    cilin e hasim nė fillim tė shek. XVIII nė Berat, ku me sa duket kishte
    origjinėn e tij, kishte pėrfunduar shqipėrimin e tė dyja Dhiatave (tė
    sė Vjetrės e tė sė Resė). Ishte ky njė aksion shumė i madh, qė kishte
    tė bėnte me pėrkthimin nė gjuhėn e vendit tė librave bazė tė kishės.
    Liturgjia nė kisha pjesėrisht thuhej me kohė edhe nė shqip. Kjo vazhdoi
    edhe nė shek. XVIII, edhe mė pas. Nė procesin mėsimor tė shkollės sė
    drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, sė pari pėrmes teksteve fetare,
    qė zinin vendin mė tė madh nė programet, por edhe pėrmes lėndėve tė
    tjera. Nė tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur mė shumė si Anonimi i
    Elbasanit), i shek. XVII, pėrfshihet edhe njė predikim i lirė fetar.
    Dhaskal Todri na ka lėnė edhe njė fabul tė shqipėruar tė Ezopit. Edhe
    Kostė Ikonomi hartoi tekste tri gjuhėsh (nė greqishte tė vjetėr, nė atė
    tė re dhe nė shqip). Kėto tekste i ka pėrdorur edhe mėsuesi vithkuqar
    Kostė Cepi (shek. XVIII-XIX), prej tė cilit i njohim tė kopjuara. Ai ka
    dhėnė mėsim jo vetėm nė vendlindje, por edhe nė Elbasan e gjetiu.

    Grigor Voskopojari shkruante me njė alfabet origjinal, si edhe
    Bogomili, qė e kishte shpikur vetė pėr shqipen qė shkroi. Tė njėjtėn
    gjė bėri edhe Dhaskal Todri, ndofta nėn ndikimin e Bogomilit, por edhe
    tė Grigorit, tė cilin e pati mėsues nė Voskopojė. Edhe ky pėrdori njė
    alfabet origjinal, qė e shpiku vetė e qė u pėrhap edhe nė njerėz tė
    tjerė nė Elbasan. Njihen edhe tė tjera alfabete origjinale tė shqipes
    nė Shqipėrinė e Jugut, si nė Gjirokastėr, Janinė etj. Kėto pėrbėjnė
    fakte me rėndėsi pėr lėvrimin e shqipes si gjuhė mė vete, qė kėrkonte
    edhe njė alfabet mė vete. Grigori u bė kryepeshkop i Durrėsit dhe u
    njoh edhe si Grigori i Durrėsit, por ai ka jetuar edhe nė Elbasan.

    Kėshtu, Voskopoja ishte edhe qendėr e lėvrimit tė shqipes. Kėtė
    gjuhė nuk e shkruanin vetėm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por
    edhe tė tjerė, duke arritur tė shqipėroheshin Dhiatat nė atė qytet, tė
    pėrdorej jo vetėm alfabeti grek, por edhe njė alfabet i krijuar
    posaēėrisht pėr shqipen.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:40

    Shkolla dhe arsimi nė tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)



    Perandoria Osmane nuk njihte nė
    zotėrimet e veta kombėsi, por vetėm komunitete fetare - myslimanėt,
    rumėt (ortodoksėt) dhe latinėt (katolikėt). Rrjedhimisht edhe
    shqiptarėt ishin grupuar nė kėto tri komunitete fetare dhe nuk
    njiheshin si njė njėsi kombėtare mė vete. Atyre u lejohej ushtrimi i
    funksioneve arsimore-kulturore vetėm nė gjuhėt turko-osmane, greke dhe
    latine-italiane. Ndėrsa te popujt fqinjė ortodoksė sllavė u ruajt,
    kundėr vullnetit tė Patrikanės greke, tradita e pėrdorimit tė gjuhės
    popullore nė kishė e nė arsim, shqiptarėt ishin privuar nga pėrdorimi i
    gjuhės amtare shqipe nė kisha e nė arsim. Pėrveē kėsaj, komunitetet e
    tyre fetare ishin tė varura nga tri qendra tė ndryshme tė huaja
    kishtare e kulturore.

    Institucionet kryesore arsimore qė u ngritėn nė periudhėn e
    sundimit osman nė Shqipėri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, me
    mėsim nė gjuhėt turko-osmane dhe arabe. Nė fillim tė shek. XVI, me tė
    ardhurat qė vinin nga pasuritė e vakėfuara tė feudalėve dhe besimtarėve
    tė tjerė tė pasur myslimanė, u hapėn nė disa qendra tė Shqipėrisė,
    kryesisht pranė xhamive, shkolla fillore ose mektepe. Kėtu
    mėsuesit-hoxhallarė u mėsonin nxėnėsve leximin e librit tė shenjtė, tė
    kuranit, dhe pak shkrim me shkronja arabe. Nė shek. XVII, kur ndodhi
    islamizimi masiv i shqiptarėve, filloi tė shtohej numri i mektepeve qė
    hasen tani edhe nė disa fshatra. Pranė mektepeve nė qytetet kryesore tė
    vendit u ēelėn edhe shkolla tė njė shkalle mė tė lartė, medresetė, ku
    nxėnėsit mėsonin gramatikėn dhe leksikun e arabishtes, tė persishtes
    dhe tė osmanishtes, retorikėn e letėrsisė orientale dhe doktrinėn
    islame. Numri i nxėnėsve tė tyre ishte i kufizuar. Nė kėto medrese
    pėrgatiteshin klerikėt qė shėrbenin nė institucionet e kultit islamik
    dhe nė aparatin shtetėror. Nė tokat shqiptare u krijua kėshtu njė
    shtresė intelektualėsh tė pajisur me kulturė islame, disa prej tė
    cilėve kishin studiuar edhe nė medresetė e Stambollit, tė Aleksandrisė
    ose tė Bagdatit.

    Mė e vėshtirė ishte gjendja e arsimit tė popullsisė sė krishterė,
    e cila nuk gėzonte mbėshtetjen e shtetit dhe i nėnshtrohej
    diskriminimit. Ortodoksėt dhe katolikėt kishin pak shkolla fillore
    (fetare) qė ishin ngritur zakonisht pranė ndonjė manastiri ose kishe
    dhe nė raste tė veēanta pranė ndonjė fshati. Edhe ata pak nxėnės qė i
    frekuentonin ato ishin tė paracaktuar, kryesisht, pėr t’u bėrė klerikė.
    Mėsuesit ishin gjithashtu klerikė, ndėrsa programi i tyre pėrbėhej nga
    lėndė krejtėsisht fetare.
    Shkollat e komunitetit ortodoks, qė funksiononin nė Shqipėri qysh nga
    shek. XVI-XVII, ishin nėn mbrojtjen e Patrikanės sė Stambollit, ndaj
    patėn njė jetė mė tė qėndrueshme. Mėsimi nė kėto shkolla jepej
    greqisht, nė gjuhėn e kishės. Fondet pėr mbajtjen e tyre formoheshin
    nga dhuratat e besimtarėve pėr kishėn dhe qysh nga gjysma e dytė e
    shek. XVII edhe nga kontributi financiar qė jepnin esnafet ortodokse tė
    qyteteve pėr kėtė qėllim. Pėr pėrgatitjen e mėsuesve patrikana kishte
    organizuar shkolla nė Malin Atos dhe nė Stamboll.

    Shkollat katolike ishin nėn drejtimin e kishės sė Romės dhe kishin
    si detyrė tė pėrgatisnin mėsues-klerikė. Si mėsues shėrbenin klerikė
    shqiptarė e tė huaj, tė pėrgatitur nė kolegje tė veēanta, siē ishte
    p.sh. Kolegji Ilirik nė Loreto. Kur misionarėt e Romės vunė re se
    veprimtaria e tyre nė Shqipėri nuk po jepte rezultatet qė priteshin,
    pėr shkak se zhvillohej latinisht ose italisht dhe jo nė gjuhėn e
    popullit, Roma filloi tė pėrdorte edhe gjuhėn shqipe nė shkollat fetare
    katolike. Nė kėto rrethana u hapėn disa shkolla tė tilla, ku mėsohej
    edhe gjuha shqipe dhe ku shėrbenin si tekste mėsimore katekizmat e
    hartuar nga shkrimtarė klerikė si Pjetėr Budi. Kėto ishin ngritur
    kryesisht pranė famullive dhe manastireve. Njė shkollė e tillė
    funksiononte nė vitet 1628-1675 nė Pedhanė dhe po nė atė kohė edhe nė
    Blinisht (tė dyja nė rrethin e Lezhės), si dhe nė Kurbin (rrethi i
    Krujės). Nė 1669-1670 funksiononte njė shkollė katolike nė gjuhėn
    shqipe edhe nė Himarė. Nė Pedhanė e nė Blinisht u krijuan mė vonė edhe
    shkolla mė tė larta, gjimnaze, ku pėrdorej gjithashtu gjuha shqipe.
    Kėto shkolla u ngritėn nga murgj franēeskanė. Shkolla tė mesme shqipe
    katolike u hapėn edhe nė Janievė tė Kosovės (1671), nė Velje tė
    Mirditės (1699), nė qytetin e Shkodrės (1699). Nė kėto shkolla tė mesme
    nxėnėsit, qė ishin destinuar pėr t’u bėrė klerikė, studionin
    teologjinė, gjuhėt latine e italiane dhe disa prej tyre dėrgoheshin pėr
    studime mė tė larta nė Itali.

    Mėsimi i gjuhės shqipe nė kėto shkolla, edhe pse tepėr i kufizuar,
    ishte nė interes tė popullsisė vendase, qė i pėrkrahte ato. Kėshtu
    gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kėrkesėn e krerėve tė vendit dhe kur
    nė vitin 1648 shkolla e Pedhanės u rrafshua nga njė ekspeditė
    ndėshkimore osmane, banorėt e fshatit e rindėrtuan atė pėrsėri.

    Zhvillimi i arsimit nė gjuhėn shqipe nė shek. XVII u pengua pėr
    shkak tė ndjekjeve tė qeveritarėve osmanė. Megjithatė, nė shek. XVII,
    nė shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare ishte zgjeruar rrethi i
    njerėzve tė mėsuar. Por edhe kėta, tė pėrgatitur nė institucione fetare
    nė gjuhėt e mėdha tė kulturės, nė latinisht, greqisht ose nė arabisht,
    parapėlqenin tė pėrdornin kėto gjuhė. Nė ēerekun e parė tė shek. XVII
    Pjetėr Budi shprehej shumė ashpėr pėr njė pjesė tė madhe tė klerit tė
    lartė katolik shqiptar, qė tregohej indiferent dhe mospėrfillės ndaj
    lėvrimit tė gjuhės shqipe, si dhe ndaj gjendjes sė mjerueshme kulturore
    tė popullit shqiptar.

    Nė vitin 1622 kisha katolike krijoi institucionin me emrin “De
    Propaganda Fide” me qendėr nė Romė. Ky ngriti disa shkolla pėr
    pėrgatitjen e klerikėve shqiptarė, si Kolegji ilirik i Fermos (1633),
    qė drejtohej nga misionarėt jezuitė, shkolla e Montorinos nė Romė, nėn
    drejtimin e misionarėve franēeskanė dhe dy shkolla pėr nxėnėsit nėn
    drejtimin e bazilianėve, njėra nė Grota Ferra afėr Romės dhe tjetra nė
    njė koloni arbėreshe tė Sicilisė. Rrethana mė tė favorshme pėr arsimin
    shqip u krijuan, kur nė fronin e papės hipi Klementi XI, me origjinė
    shqiptare. Me nismėn e tij u mblodh mė 1703 Koncili i peshkopėve tė
    Shqipėrisė, qė njihet me emrin “Koncili i Arbėrit”, i cili vendosi tė
    pėrhapte letėrsinė fetare nė gjuhėn shqipe. Tetė vjet mė vonė, mė 1711,
    nė shkollėn e Montorinos nė Romė u hap katedra e gjuhės shqipe.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:41

    Letėrsia shqiptare gjatė shek. XVIII



    Gjatė shek. XVIII nė zhvillimin e
    kulturės dhe tė letėrsisė shqiptare u shfaqėn dukuri tė reja. Kėto
    dukuri u pėrcaktuan nga njė varg faktorėsh tė jetės ekonomike, politike
    e kulturore tė vendit. Nė radhė tė parė zhvillimi i forcave tė
    brendshme prodhuese, i ekonomisė monetare, solli me vete lindjen e
    shtresave tė reja tregtare-zejtare, tė cilat ishin tė interesuara pėr
    njė zhvillim tė pavarur ekonomik e kulturor. Me kėtė lidhet forcimi i
    prirjes pėr pėrdorimin e shqipes sė shkruar jo vetėm nė sferėn
    kishtare, por dhe nė veprimtarinė e pėrditshme ekonomike. Kjo kėrkonte
    pa dyshim pėrdorimin e alfabeteve tė veēanta pėr shqipen, qė e dallonin
    atė nga gjuhėt e tjera, por objektivisht edhe pėr ta shkėputur mė sė
    fundi lėvizjen kulturore nė Shqipėri nga zhvillimi i varur prej
    kulturave tė huaja, sidomos osmane e greke. Me forcimin e kėsaj
    prirjeje shpjegohen nismat e njė anonimi nga Elbasani, tė Kostė
    Beratit, tė Grigor Voskopojarit, mitropolit i Durrėsit nga viti 1769
    dhe tė Theodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805) nga Elbasani, i
    njohur me emrin Dhaskal Todri, qė krijuan alfabete tė posaēme tė
    shqipes. Ky i fundit nismėn e tij e pagoi me jetėn e tij duke mbetur i
    vrarė, pa arritur tė ngrinte njė shtypshkronjė nė Elbasan qė do tė
    botonte vepra shqip.

    Gjatė kėtij shekulli njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e
    qarkut kulturor konfesional ortodoks e mysliman. Anonimi i Elbasanit
    solli nė shqip copa tė ungjillit, si dhe Grigor Voskopojari, kurse
    Dhaskal Todri solli nė shqip “Dhiatėn e vjetėr dhe tė re”, ndonėse nuk
    arriti ta botonte. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin pasues me
    botimin mė 1827 tė tekstit tė plotė tė “Dhiatės sė re” tė pėrkthyer nga
    Vangjel Meksi dhe tė redaktuara nga Grigor Gjirokastriti, si dhe me
    korpusin e madh tė pėrkthimeve fetare tė Konstandin Kristoforidhit
    (1827-1895) nė dy dialektet e shqipes.

    Qyteti i Voskopojės nė kėtė shekull u bė njė qendėr e rėndėsishme
    kulturore, me njė lėvizje tė gjerė arsimore e me institucione
    pėrkatėse.

    Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė ishte kryesisht nė
    gjuhėn greke, nevoja pėr t`i vėnė gardh rrezikut tė asimilimit, bėri tė
    pashmangshme edhe pėrdorimin e gjuhės amtare, duke inkurajuar
    objektivisht zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės
    u pėrdorėn edhe shqipja e arumanishtja pėr mėsimin e greqishtes.

    Dukuria mė e rėndėsishme e zhvillimit letrar nė Shqipėri gjatė
    shek.XVIII ėshtė poezia shqipe me alfabet arab, qė u quajt poezia e
    bejtexhinjve. Kjo ishte njė dukuri kontradiktore, sepse nė tė poetėt
    bejtexhi shprehėn nga njė anė, prirjen pėr ta dalluar veten nga
    kombėsitė e tjera pėrmes shkrimit tė shqipes, si gjuhė e poezisė sė
    tyre, nga ana tjetėr, ata ishin nėn ndikimin e fortė tė kulturės
    orientale dhe tė moralit islam.

    Pas pėrhapjes sė gjerė tė islamizmit, nė Shqipėri nė shek. XVIII u
    ngrit njė rrjet i gjerė institucionesh arsimore e kulturore islame,
    mejtepet e medresetė ku jepej feja islame, letėrsitė orientale nė
    gjuhėt osmane e arabe. Numri i njerėzve tė shkolluar nė kėto
    institucione u rrit, duke formuar kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė
    brumosur me kulturėn dhe ideologjinė e pushtuesit. Prej kėsaj shtrese
    dolėn poetėt bejtexhinj, qė sollėn nė krijimtarinė e tyre idetė e fesė
    e tė moralit islam, tė shprehura me njė gjuhė tė mbytur nga
    orientalizmat. Ata e shkruan shqipen me alfabet arab, ndoqėn modelet e
    poezisė orientale dhe rimorėn kryesisht motivet e atyre letėrsive.

    Megjithatė krijimtaria e bejtexhinjve pati rėndėsi pėr zhvillimin
    e letėrsisė shqipe nga disa anė. Nė radhė tė parė, sepse pėrmes saj
    shqipja bėri jetėn e vet tė shkruar, edhe pse me alfabet arab, nė njė
    kohė kur tradita e letėrsisė fetare-katolike tė shek. XVI-XVII ishte
    fashitur dhe tradita e letėrsisė kishtare ortodokse nė jug ishte fare e
    kufizuar, edhe kur shqipja u shkrua me alfabetin grek ose me alfabete
    tė krijuara enkas. Duke shkruar nė gjuhėn shqipe poetėt bejtexhinj
    dėshmonin vetėdijen e kombėsisė sė tyre; ata e dallonin veten nga
    popujt e tjerė tė perandorisė, si kombėsi me gjuhėn e vet tė veēantė.

    Nga ana tjetėr, edhe pse e mbėshtetur nė motivet dhe modelet e
    poezisė orientale, ajo nuk mund tė ishte e shkėputur nga trualli ku
    lindi, nga bota e njeriut shqiptar. Pėr pasojė ajo u tregua e ndjeshme
    edhe ndaj pėrjetimeve tė individit dhe ndaj konflikteve tė tij morale
    me institucionet e kohės. Nė kėtė vėshtrim krijimtaria e bejtexhinjve
    shėnon njė hap pėrpara nė zhvillimin e brendshėm tė poezisė shqipe.
    Duke mbetur jo vetėm nė kufijtė kronologjikė tė letėrsisė sė vjetėr,
    por edhe brenda caqeve tė pėrmbajtjes sė saj, ajo pėrsėri e kapėrceu
    atė nė disa drejtime. Me tė nisi trajtimi nė rrafsh tė gjerė i temės
    laike dhe pasqyrimi i disa elementeve tė jetės shqiptare tė kohės.

    Me rėndėsi tė veēantė ėshtė shkėputja e saj nga letėrsia e vjetėr,
    si akt krijimi. Poezia e bejtexhinjve nuk plotėson funksione didaktike,
    utilitare, ajo ėshtė produkt i pėrjetimeve subjektive dhe i frymėzimit
    krijues, sepse solli nė traditėn poetike shqipe botėn subjektive tė
    individit, edhe kur zhytet nė mjegullėn e misticizmit ose shkėputet
    prej saj, edhe kur ngrihet nė spekulacione metafizike ose zbret nė
    tokė, duke trajtuar disa anė tė jetės dhe tė realitetit tė kohės.

    Krijimtaria e bejtexhinjve u shfaq si njė rrymė e gjerė poetike qė
    u shtri nė tė gjitha trevat shqiptare. Ajo ishte rezultat i zhvillimit
    tė jetės intelektuale nė disa qytete e qendra tė mėdha shqiptare, si
    Berati, Elbasani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova,
    Gjirokastra, Kolonja, Frashėri, Konispoli etj.

    Njė nga mė tė shquarit pėrfaqėsues tė saj ėshtė Nezim Frakulla
    (vdekur mė 1760) nga Berati. Ai ėshtė autor i shumė poezive turqisht,
    arabisht e persisht, por vepra e tij kryesore ėshtė “Divani” shqip qė
    thyen skemėn tradicionale tė divaneve orientale, sepse, krahas motiveve
    tė njohura nė to, poeti solli disa aspekte tė jetės sė kohės nė
    Shqipėri. Njė pjesė e mirė e vjershave tė tij janė gazelet, ku i
    kėndohet bukurisė e dashurisė, por nuk mungojnė dhe vjersha me nota
    kritike pėr disa vese morale e dukuri negative tė kohės.

    Bashkėkohės me tė ėshtė dhe Sulejman Naibi (vdekur mė 1772) po nga
    Berati. Edhe ky shkroi njė “Divan”. Vjershat e pakta qė njohim prej tij
    janė tė frymėzuara e me vlera artistike. Ndryshe nga poetė tė tjerė
    myslimanė, ai shkruan me njė shqipe mė tė pastėr e mė tė lakuar.

    Tahir Efendi Gjakova (fundi i shek. XVIII-shek. XIX) hartoi njė
    vepėr shqip, nė vargje dhe nė prozė, me titullin “Emni Vehbije” qė
    pėrmban porosi e kėshilla nė frymėn e moralit islam. Vepra u botua mė
    1835 nė Stamboll, kuptohet me alfabetin arab. Ajo paraqet interes si
    dokument gjuhėsor i tė folmes sė Gjakovės.

    Muhamet Kyēyku (1784-1844) nga Konispoli ėshtė autor i dy poemave
    me subjekt me motive biblike e kuranike “Erveheja” dhe “Jusufi e
    Zelihaja”, tė pėrshkuara nga fryma e moralit islam. Poeti qė me
    krijimtarinė e tij qėndron mė afėr jetės sė kohės ėshtė Hasan Zyko
    Kamberi (shek. XVIII-XIX) nga Starja e Kolonjės. Ėshtė autor i njė
    “Mevludi” dhe i shumė poezive lirike, me temė shoqėrore e erotike. I
    lidhur me jetėn e fshatit dhe jo me jetėn orientale tė qyteteve e
    mjediseve feudale, ai pasqyroi nė poezinė e tij halle dhe dilema tė
    njeriut tė varfėr, zakone e probleme shoqėrore tė kohės. Vjersha mė e
    fuqishme e tij ėshtė “Paraja”, njė satirė e fortė ndaj realitetit tė
    korruptuar dhe ndaj rolit shkatėrrues tė parasė. Vjershat e Hasan Zyko
    Kamberit kanė gjurmėt e ndikimit tė traditės poetike popullore dhe janė
    shkruar me njė gjuhė mė tė pastėr, afėr sė folmes popullore.

    Poezia e bejtexhinjve mbeti brenda disa mjediseve tė mbyllura dhe
    shterroi gradualisht pėrpara zhvillimit tė njė letėrsie tė re tė
    shekullit qė erdhi, tė frymėzuar nga idetė e Rilindjes. Ajo mbijetoi
    pėrtej shekullit tė saj pėr arsye historike tė njohura vetėm nė disa
    qendra kulturore e fetare tė Kosovės.

    *

    * *

    Gjatė shek. XVIII pati njė gjallėrim tė lėvizjes letrare e
    kulturore edhe te arbėreshėt e Italisė. Autori mė i shquar i letėrsisė
    arbėreshe tė kėtij shekulli ėshtė Jul Variboba (1724-1788), i cili
    botoi mė 1762 veprėn “Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr” njė poemth qė
    shtjellon jetėn e Marisė dhe tė Krishtit, e pėrshkuar nga njė notė
    humanizmi tokėsor e lirizmi tė vetvetishėm, e shkruar nė frymėn e
    poezisė popullore, me njė ngjyresė lokale. Vepra ka rėndėsi si njė
    krijim artistik i frymėzuar qė shėnoi kėrcėnimin nga kuadri i ngushtė
    didaktik-utilitar, drejt njė letėrsie me vlera tė dukshme artistike.

    Midis autorėve arbėreshė tė kėtij shekulli duhen pėrmendur edhe
    poetėt Nikollė Brankati (1675-1741), Nikollė Filja (1691-1769) dhe
    Nikollė Keta (1742-1803). Ky i fundit ėshtė edhe autor i njė vepre
    historiko-etnografike me titull “Thesar njoftimesh pėr maqedonasit”, qė
    u botua pjesėrisht te revista “La Sicilia” (Palermo, 1867).

    Letėrsia e shek. XVI-XVIII ka rėndėsi jo vetėm si etapa e parė e
    zhvillimit tė letėrsisė shqiptare, por edhe sepse ajo vuri bazat e
    shkrimit shqip.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:43

    Letėrsia shqiptare nė shek. XVI-XVII





    Pas vdekjes sė Skėnderbeut (1468) dhe
    rėnies sė kėshtjellave tė fundit tė qėndresės shqiptare (1468-1479),
    pėr popullin shqiptar nisi njė periudhė e gjatė pushtimi gati
    pesėshekullore, pasojat e tė cilit u ndien nė gjithė jetėn e vendit.
    Invazioni osman dhe luftėrat shkretuese qė turqit i imponuan popullit
    shqiptar, krahas tė tjerave i sollėn dėme tė mėdha edhe kulturės
    shqiptare. U ndėrprenė proceset e natyrshme tė zhvillimit
    ekonomiko-shoqėror e kulturor dhe vendi hyri nė njė sistem
    marrėdhėniesh tė prapambetura, nė njė fazė historikisht tė kapėrcyer
    prej tij. Humbja e forcave tė gjalla njerėzore, eksodi biblik i
    dhjetėra mijėra banorėve tė tokave shqiptare qė morėn arratinė pėr t`i
    shpėtuar zgjedhės osmane, shkatėrrimi i vendit, rrėnimi i shumė
    qyteteve, vatra tė rėndėsishme tė kulturės, qė groposėn nėn gėrmadhat e
    tyre vlera tė mėdha kulturore (monumente tė arkitekturės e vepra tė
    artit, dokumente tė shkruara e arkiva tė tėra etj.), tė krijuara nga
    shqiptarėt gjatė shekujve, u duk se sollėn njė shkreti nė jetėn e
    vendit. Shqiptarėt kishin hyrė nė njė robėri tė rėndė qė, bashkė me
    zhdukjen e vlerave shpirtėrore, rrezikonte tė sillte humbjen e
    identitetit dhe zhdukjen e tyre si popull. Pėrveē kėsaj, kultura
    shqiptare u vu nėn trysninė e asaj turko-arabe. Sundimtarėt osmanė,
    bashkė me islamizimin nė masė tė popullsisė shqiptare, nėpėrmjet njė
    diskriminimi tė gjithanshėm kombėtar dhe politik tė shqiptarėve synonin
    t’i shkombėtarizonin, t’i asimilonin dhe t’i turqizonin ata.

    Procesi i zhvillimit kulturor tė shqiptarėve pėsoi njė thyerje,
    por nuk u ndėrpre krejtėsisht. Nga njė anė, tradita e njė qytetėrimi
    dhe e njė kulture tė hershme dhe ekzistenca e shqipes, njė nga gjuhėt
    mė tė lashta tė kontinentit qė i dallonte shqiptarėt prej popujve tė
    tjerė pėrreth e, nga ana tjetėr, ekzistenca e njė qėndrese kundėr
    pushtuesit, qė shfaqej me shpėrthimin e kryengritjeve tė herėpashershme
    antiosmane, ishin faktorėt qė mundėsuan mbijetesėn e njė kulture
    tradicionale, materiale e shpirtėrore, gojore dhe tė kultivuar, si dhe
    zhvillimin e njė letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, sidomos nga
    shek. XVI e kėtej.

    Nė prag tė pushtimit osman populli shqiptar kishte arritur tė
    dilte si njė etni dhe kombėsi e dalluar, me kulturėn e tij tė veēantė,
    tė shprehur nė mėnyrėn e jetesės, nė arkitekturė dhe nė veprat e artit,
    nė ruajtjen e gjuhės dhe nė krijimtarinė popullore. Me zhvillimet
    ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore shqiptarėt nuk mbetėn pas popujve
    fqinjė tė pellgut tė Adriatikut e tė Gadishullit Ballkanik. Nė kulturėn
    dhe nė mendimin shqiptar kishin nisur tė hynin idetė e Rilindjes
    evropiane, nė to u ndie ndikimi i lėvizjes sė madhe tė Humanizmit.

    Kur pushtimi osman e bėri tė pamundur lulėzimin e kulturės
    humaniste nė vend, ajo pjesė e inteligjencies shqiptare qė ishte
    formuar nėn ndikimin e kėsaj lėvizjeje, emigroi jashtė vendit dhe e
    zhvilloi veprimtarinė e saj nė viset e huaja ku u vendos, kryesisht
    pėrtej Adriatikut. Prej saj u shquan figura qė bėnė emėr nė botėn
    humaniste, si historianėt Marin Barleci (1458-1512) dhe Marin Beēikemi
    (1468-1526), ndėrsa Gjon Gazulli (1400-1465), Leonik Tomeu (1456-1531),
    Mikel Maruli (shek. XV), Maksim Artioti (1480-1556) u dalluan nė fusha
    tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.

    Por vendin e parė midis tyre e zė Marin Barleci, historiani i parė
    i madh shqiptar, autori i veprės sė njohur “Historia de vita et gestis
    Scanderbegi epirotarum principis” (Historia e jetės dhe e bėmave tė
    Skėnderbeut, princit tė epirotėve), botuar nė Romė midis viteve
    1508-1510. Kjo vepėr u pėrkthye nė shumė gjuhė tė botės dhe u bė burim
    i njė literature tė gjerė pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun. Vepra
    ėshtė shkruar nė frymėn e humanizmit, me njė stil tė ngritur e
    emocional pėrmes tė cilit himnizohet Skėnderbeu si luftėtar i lirisė,
    si mbrojtės i krishterimit dhe si njeri. Me gjithė teprimet, duke qenė
    bashkėkohės i ngjarjeve, Barleci ka sjellė nė veprėn e tij frymėn e
    kohės dhe tė dhėna historike qė i qėndrojnė kritikės. E shkruar nė
    latinisht, e cila ishte nė atė kohė gjuha universale e kulturės, vepra
    e Barlecit ka nė qendėr botėn shqiptare dhe i pėrket kulturės e
    letėrsisė sė popullit, qė shkroi me luftėn e tij njė nga faqet mė tė
    ndritura tė historisė sė tij, duke u bėrė gardhi i pathyeshėm qė pengoi
    vėrshimin e osmanėve pėrtej brigjeve tė Adriatikut.

    Edhe pėrpjekjet qė njė pjesė e klerit bėri, pėr nevojat e jetės
    shpirtėrore e konfesionale nė vend, pėr tė shpėtuar besimin e krishterė
    nga vėrshimi i islamit, patėn jo vetėm njė kuptim fetar, por dhe
    atdhetar. Duke mbrojtur fenė e krishterė, nė kushtet kur gati dy tė
    tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė
    islame, klerikė, si Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi e Pjetėr
    Bogdani, me veprimtarinė e tyre kishtare e letrare-kulturore synonin tė
    mėnjanonin rrezikun e asimilimit tė shqiptarėve nga pushtuesi i ri.
    Ndryshimi drastik i strukturės fetare dhe masat e pushtuesit pėr
    nėnshtrimin e popullatės vendase dhe rrafshimin e veēorive tė saj
    etnike, nxitėn qėndresėn e shqiptarėve edhe nė fushėn e kulturės.
    Kultura shqiptare pati njė zhvillim tė vetin, tė brendshėm, sado tė
    penguar, edhe nė kushtet e pushtimit disashekullor osman, nėn trysninė
    e botės kulturore tė orientit, qė ushtroi njė ndikim tė thellė e tė
    gjithanshėm nė tė, por pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė
    kulturės vendase.

    Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes
    lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht
    tė qarkut konfesional katolik, nė veri, por dhe ortodoks, nė jug.

    Reforma Protestante nė Evropė kishte gjallėruar shpresat e
    zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendase dhe nė kėtė klimė
    prifti katolik Dom Gjon Buzuku botoi mė 1555 njė “Meshar” shqip me
    pjesė tė pėrkthyera nga ungjilli, rituali dhe liturgjia. Vepra duhet tė
    jetė vėnė nė listėn e librave tė ndaluar (index) nga Kundėrreforma, e
    cila me vendimet e koncilit tė Trentit mė 1562 lejonte tė ktheheshin nė
    gjuhėt e folura tė vendit vetėm katekizma (libra mėsimi fetar), por jo
    libra liturgjie, siē ishte “Meshari”. Me kėtė vepėr Buzuku hidhte njė
    hap tė madh historik, duke dashur tė ngrejė shqipen nė rangun e njė
    gjuhe liturgjie. “Meshari” i Gjon Buzukut ka rėndėsinė e tė parit
    monument si libėr tė dokumentuar tė shqipes sė shkruar nė shek. XVI, si
    dhe rėndėsinė e njė nisme qė hapte udhėn e lėvrimit tė mėtejshėm tė
    gjuhės shqipe pėrmes pėrkthimit tė teksteve kishtare, ēka do t`i
    ndihmonte njė procesi sado tė ngadalshėm, por me pasoja tė mėdha,
    pėrdorimit tė shqipes nė shėrbesat fetare dhe kombėtarizimit tė kishės
    nė Shqipėri.

    Nga libri i Buzukut njihet vetėm njė kopje e cunguar qė ruhet nė
    Bibliotekėn e Vatikanit. Veprės i mungojnė fletėt e para, ndėr to dhe
    fleta e parė me titullin dhe vendin e botimit. Pėr kėtė tė fundit,
    Eqrem Ēabej, qė botoi mė 1968 tekstin e plotė tė njohur tė veprės, me
    kritere tė rrepta tekstologjike shkencore, i pėrmbahet mendimit tė
    albanologut francez Mario Rok, se shtypshkronja ku u shtyp libri, duhet
    tė ketė qenė venedikase ose e burimit venedikas e se ka shumė gjasa qė
    libri tė jetė shtypur nė Venedik.

    Gjuha e veprės sė Buzukut ėshtė gegėrishtja e shek. XVI, por me
    njė pėrpjekje tė vetėdijshme tė autorit pėr ta ngritur nė njė shkallė
    mbidialektore. Pėrkthimi nuk ėshtė mbėshtetur mbi njė tekst tė vetėm
    origjinal, por mbi tri modele tė ndryshme: latinisht, italisht e
    serbokroatisht dhe kjo i ka dhėnė Buzukut liri mė tė madhe. Pėr tė
    pėrballuar lėndėn qė pėrktheu ai ėshtė nisur nga shqipja popullore,
    duke vėnė nė pėrdorim gurra tė gjalla tė gjuhės amtare. Kjo e bėn
    gjuhėn e tekstit tė rrjedhshme, vise-vise me njė bukuri stilistike
    gjuhėsore tė rrallė; dallohen sidomos psalmet qė mbeten shprehja e njė
    shqipeje klasike. “Kemi tė bėjmė pikėsėpari, pohon Ēabej, me njė gjuhė
    letrare, prodhim dhe i njė zhvillimi tė mėparmė tė shkrimit dhe tė
    pėrpunimit nga ana e kėtij shkrimtari, i pėrpjekjes individuale pėr tė
    ngritur tė folėt popullor nė njė shkallė mė tė lartė tė pėrdorimit”.

    Libri i Buzukut ėshtė shkruar me alfabetin latin tė tipit gjysmė
    gotik. Pėr pesė tinguj tė shqipes qė nuk i ka latinishtja autori pėrdor
    shkronja tė pėrngjashme me ato tė alfabetit cirilik.

    Vepra u shkrua pėr t`u ardhur nė ndihmė klerikėve vendės dhe pėr
    ta pajisur kishėn katolike shqiptare me njė libėr qė tė pėrmbushte
    nevojat e pėrditshme tė shėrbimeve fetare. Por ajo u shkrua dhe “nsė
    dashunit sė botės sanė”, siē shkruan autori nė pasthėnien e veprės, pra
    dhe nga dashuria pėr polemin e vet. Sidoqoftė botimi i librit, siē ka
    vėnė nė dukje prof. Eqrem Ēabej, i kalon caqet e literaturės dhe merr
    vlerėn e njė dokumenti historik, jo vetėm pėr gjendjen e shqipes nė
    shek. XVI, por dhe si “dėshmi letrare e lėvizjes fetare katolike tė
    shek. XVI nė vendin tonė”.
    I sė njėjtės kohė ėshtė njė dorėshkrim shqip toskėrisht, i quajtur
    Ungjilli i Pashkėve, i cili dėshmon pėrpjekjet pėr pėrdorimin e shqipes
    edhe nė shėrbesat kishtare tė ritit ortodoks.

    Nė kohėn kur nė Shqipėri nisėn tė vinin edhe misionarė katolikė,
    sidomos nxėnės tė kolegjit tė Loretos, pėr organizimin e shkollave
    fillore pranė kuvendeve dhe famullive tė tyre, pėr nevojat e kėtyre
    shkollave, njė prift tjetėr katolik Pjetėr Budi (1566-1622) botoi njėra
    pas tjetrės “Dottrina Cristiana”, 1618 (Doktrina e Krėshtenė), “Rituale
    Romanum” 1621 (Rituali Roman) dhe “Specchio di Confessione” 1621
    (Pasqyra e t’rrėfyemit). Sikurse shkruante ai, qėllimi i botimit tė
    kėtyre veprave ishte “t`u vijė ndihmė kėtyre popujve dhe vetė
    priftėrinjve me shembėlla tė pėrshpirtshme, duke shkruar vazhdimisht
    libra nė gjuhėn e tyre”. Tė tria veprat janė nė pjesėn mė tė madhe
    pėrkthime tė lira katekizmash, komente sakramentesh tė rrėfimit dhe
    ligjėrata qė i pėrkasin po atij, si dhe poezi fetare. Autori herė pas
    here fut nė mes tė kėsaj lėnde fetare edhe pjesė qė flasin pėr
    realitetin shqiptar, duke shprehur dhe ndjenjat e tij atdhetare.

    Budi me veprėn e tij shėnon njė hap pėrpara nė letėrsinė shqipe,
    sepse me tė kemi shkrimtarin e parė tė prozės origjinale dhe
    vjershėtorin e parė tė letėrsisė shqipe me njė prodhim me afėr 3 300
    vargje, tė gjitha pėrshtatje nga latinishtja e italishtja, po shumė
    herė njė pėrshtatje e lirė me vlera stili.


    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:43

    Pjetėr Budi pati disa pėrgjegjėsi tė larta nė hierarkinė kishtare,
    deri nė atė tė Peshkopit tė Sapės dhe tė Sardės (krahina qė i
    pėrgjigjen Zadrimės sė sotme) dhe tė Zėvendėsit tė Pėrgjithshėm tė
    Serbisė, ku u emėrua nga sinodi kishtar, mė 1599, detyrė qė e mbajti
    pėr 17 vjet. Por krahas veprimtarisė kishtare ai u angazhua dhe nė disa
    projekte tė guximshme pėr organizimin e njė lėvizjeje ēlirimtare
    antiosmane. Letra qė ai i dėrgon mė 1621, kur ėshtė Peshkop i Sapės dhe
    i Sardės, Kardinal Gocadinit ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme
    tė historisė sonė kombėtare tė shek. XVII, dėshmi e aspiratave pėr liri
    tė shqiptarėve dhe e vetėdijes sė tyre pėr tė luftuar tė bashkuar, pa
    dallime fetare e krahinore kundėr zgjedhės osmane. Letra paraqet njė
    projekt tė gjerė pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Pėrmes saj kuptohet se Budi
    pati marrė pėrsipėr rolin e promotorit tė bashkimit kombėtar dhe tė
    organizatorit e tė veprimtarit tė shquar tė lėvizjes ēlirimtare.

    Gjatė veprimtarisė sė tij kishtare e atdhetare Budi ra nė konflikt
    edhe me disa klerikė tė huaj, sidomos pas vendimit qė mori mbledhja e
    klerit shqiptar tė peshkopatės sė Shkodrės, Zadrimės e Lezhės, e
    organizuar prej tij mė 1622, pėr tė mos pranuar asnjė peshkop me
    kombėsi tė huaj. Nuk shkoi shumė kohė dhe ai u mbyt, si u tha,
    aksidentalisht nė lumin Drin. Vdekja e tij nė kėto kushte lė shteg pėr
    tė dyshuar se nuk ka qenė aksidentale.

    Autor i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė shqiptare tė shek.
    XVI-XVII tė zhvilluar nė Veri, ėshtė Frang Bardhi (1606-1643). Ai zė
    njė vend tė veēantė nė lėvizjen kulturore e letrare tė kohės, sepse
    veprat e tij lidhen mė shumė me traditėn e humanizmit. Lindi nė Kallmet
    tė Zadrimės, studimet teologjike i kreu nė kolegjin e Loretos e tė
    Propaganda Fides nė Itali dhe punoi si klerik. Si dhe Budi, ai hyri nė
    konflikt me klerikėt e huaj dhe mendoi e punoi pėr t`u ardhur nė ndihmė
    vendit tė vet e popullit tė vet dhe klerit vendės. Nė njė relacion qė i
    dėrgon Papės mė 1641, Bardhi shpreh shqetėsimin e njė atdhetari qė e
    vuan robėrinė e pushtuesit osman, i mbushur me urrejtje ndaj mizorive
    tė tij dhe me shpresa pėr ndihmė nga Vatikani. Relacioni ka edhe vlerėn
    e njė dokumenti historik me tė dhėna pėr jetėn e banorėve tė krahinave,
    ku ai ushtroi detyrėn e klerikut, pėr gjendjen e tyre ekonomike dhe
    shpirtėrore nėn zgjedhėn e huaj dhe pėr zakonet e popullit.

    Por veprat mė tė rėndėsishme tė Frang Bardhit janė “Dictionarium
    latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip), botuar mė 1635 dhe njė
    vepėr pėr Skėnderbenė e shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Venedik mė
    1636 me titull “Georgius Castriotus Epirensia, vulgo Scanderbeg...”
    (Gjergj Kastrioti, Epiroti, i quajtur pėrgjithėsisht Skanderbeg, princi
    shumė trim e i pathyeshėm i Epirotėve qė u kthehet bashkatdhetarėve e
    atdheut tė vet, nga Frano Bardhi).
    Fjalori u hartua pėr t`u ardhur nė ndihmė klerikėve shqiptarė qė nuk e
    dinin latinishten, por nuk mungoi nė kėtė punė dhe frymėzimi nga
    ndjenja e dashurisė pėr shqipen. Nė parathėnien e veprės ai shėnon se
    me tė donte tė ndihmonte gjuhėn tonė “qė po bdaretė e po bastardhonetė
    sa mė parė tė ve” (qė po humbet e po prishet me tė kaluar tė kohės).
    Vepra e Bardhit hapi udhėn nė historinė e fjalorėve tė shqipes, duke
    qenė i pari i kėtij lloji. Ai pėrmban rreth 2 500 fjalė tė zgjedhura
    nga fondi kryesor i gjuhės. Kjo vepėr i hapi udhėn edhe njė dege tjetėr
    tė dijes shqiptare, folkloristikės, sepse nė tė janė pėrfshirė mbi 100
    proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera.

    Vepra tjetėr ėshtė njė apologji, njė mbrojtje qė i bėn Bardhi
    shqiptarėsisė sė Skėnderbeut. Kjo vepėr ėshtė shkruar prej autorit nė
    valėn e zemėrimit, brenda dy javėve, si pėrgjigje dhėnė peshkopit tė
    Bosnjės, Tomko Marnaviē, i cili nė njė libėr latinisht botuar mė 1631,
    e nxirrte Skėnderbeun me origjinė boshnjake.

    Kjo e bėn librin e Bardhit njė vepėr historike dhe polemike.
    Bardhi zotėron shumė mirė lėndėn historike dhe e njeh mirė
    dokumentacionin pėrkatės; ai, siē shkruan Mario Roku, di tė bėjė
    kritikėn e dokumenteve, di tė argumentojė tezat e veta, me njė stil
    energjik, tė shkathėt e herė-herė emfatik pėr shkak tė vetė argumentit
    qė trajton.

    Njeri me kulturė tė gjerė dhe me mendje tė mprehtė, Frang Bardhi,
    duke vazhduar traditėn e Barlecit nė fushė tė historiografisė
    skėnderbejane dhe duke hapur udhė tė re nė fushė tė leksikografisė e tė
    gjurmimeve etnologjike, u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare
    tė shek. XVII.

    Pėrfaqėsuesi i fundit dhe mė i shquari i letėrsisė shqiptare tė
    shek. XVI-XVII ėshtė Pjetėr Bogdani (1625-1689). Ishte nga Guri i
    Hasit, katund nė afėrsi tė Prizrenit. Pas studimeve tė mesme nė
    kolegjin ilirik tė Loretos, kreu studimet e larta nė kolegjin e
    Propaganda Fides, po nė Itali, ku mori dhe titullin e doktorit nė
    filozofi e teologji. Pati detyra tė ndryshme kishtare: nė krye meshtar
    nė famullinė katolike tė Prizrenit, pastaj peshkop i Shkodrės, i
    ngarkuar njėkohėsisht dhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit
    dhe nė fund kryepeshkop i kishės katolike shqiptare tė Shkupit. Jetoi
    vazhdimisht i pėrndjekur nga pushtuesit pėr shkak tė veprimtarisė sė
    tij aktive kishtare e atdhetare. Pėr t`u shpėtuar kėtyre ndjekjeve pėr
    njė kohė iu desh tė merrte malet e tė jetonte i fshehur. Por kjo e
    ndihmoi tė njihte nga afėr gjendjen e popullit tė vet nėn zgjedhėn
    osmane, tė vendoste lidhje me malėsorėt e krerėt e tyre pėr veprime tė
    pėrbashkėta kundėr sunduesve osmanė, si dhe tė mblidhte tė dhėna pėr
    vendet ku kalonte, tė njihte doket dhe traditat e popullit, gojėdhėnat,
    folklorin dhe gjuhėn popullore. Mė 1685 u kthye pėrfundimisht nė Kosovė
    dhe u vu nė krye tė lėvizjes ēlirimtare antiosmane qė shpėrtheu atje mė
    1689, vit nė tė cilin edhe vdiq nė Prishtinė i prekur nga epidemia e
    kolerės.

    Veprimtaria politike, kishtare e letrare e Bogdanit u zhvillua nė
    tri fronte: pėr mbrojtjen e kombėsisė sė tij nga asimilimi osman, nga
    asimilimi serb dhe nga asimilimi grek. Relacionet e shumta qė i ka
    dėrguar Bogdani Vatikanit dėshmojnė pėr aspektet e kėsaj lufte tė
    pandėrprerė prej tij dhe pėrbėjnė njė korpus me rėndėsi dokumentesh pėr
    historinė dhe gjeografinė historike tė Shqipėrisė sė kohės dhe tė disa
    krahinave tė tjera kufitare.

    Vepra kryesore e tij ėshtė libri nė dy vėllime “Cuneus
    Prophetarum” (“Ēeta e profetėve”), botuar nė Padovė mė 1685. Teksti
    ėshtė dhėnė nė dy shtylla pėr ēdo faqe, shqip e italisht.

    “Ēeta e profetėve” ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė
    trajton, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore
    tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė
    ndėrlikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, tė astronomisė, tė
    pedagogjisė etj. Me kėtė vepėr Bogdani solli nė kulturėn shqiptare
    frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e
    njeriut.

    Nga ana tjetėr, me veprėn e Bogdanit letėrsia dhe gjuha letrare
    shqipe hodhėn njė hap tė madh pėrpara, sepse ajo ėshtė e para vepėr
    origjinale e prozės shqipe dhe jo njė pėrkthim a pėrshtatje, si veprat
    para saj. Kjo vepėr mund tė quhet laboratori mė i madh i pėrpunimit tė
    vetėdijshėm e mjeshtėror tė shqipes mesjetare. Pėr ta bėrė shqipen tė
    aftė tė shprehte koncepte tė vėshtira teologjike e filozofike, Bogdanit
    iu desh punė e madhe pėr tė njohur e shfrytėzuar mjetet e lashta tė
    gjuhės shqipe, arsenalin e saj bashkėkohor, visarin e pasur leksikor
    dhe mundėsitė e vlerat potenciale qė ruante gjuha popullore. Si
    rezultat i kėsaj pėrpjekjeje krijuese, nė penėn e Bogdanit shqipja ka
    fituar vlera tė reja stili. Kjo e bėn veprėn e Bogdanit tė jetė
    pėrpjekja e parė dhe e mirėfilltė pėr diferencimin e stileve
    funksionale nė shqipen letrare.

    Me idetė e saj iluministe, me frymėn humaniste dhe me gjuhėn e saj
    tė pastėr e tė pėrpunuar, ajo qėndron mė afėr Rilindjes dhe njerėzve tė
    saj, tė cilėt e ēmuan dhe u mbėshtetėn nė shembullin dhe nė traditėn qė
    ajo krijoi.

    *

    * *

    Nė ngulimet e arbėreshėve tė Italisė tradita e shkrimit shqip nis
    me katekizmėn e priftit Lekė Matrėnga (1569-1619) “E mbsuame e
    krėshterė” (1592). Ky libėr, i dyti monument i shqipes sė shkruar, pas
    “Mesharit” tė Gj. Buzukut, ėshtė pėrkthim i njė katekizme, i shkruar me
    alfabetin latin, me rėndėsi edhe pėr tė ndjekur zhvillimin historik tė
    tė folmeve arbėreshe nė Kalabri.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Vizitor 2/4/2009, 08:44

    Koha e pėrhapjes sė fjalėve shqip, shqiptar dhe Shqipėri





    Pas shpėrnguljes sė arbėreshėve pėr nė
    Greqi dhe nė Itali (shek. XV), fjalėt e dikurshme Arbėn/Arbėr, (i)
    arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht, nė vetė trojet shqiptare
    erdhėn e u zėvendėsuan dalėngadalė me fjalėt shqip, shqip-tar dhe
    Shqip-ėni/Shqip-ėri. Nga kėto mė herėt dokumentohet fjala e parme
    shqip, tė cilėn e ndeshim njė herė tė vetme qysh nė “Mesharin” e Gjon
    Buzukut (1555, faqe XXV): …qi vjen me thashunė shqip… Fjala shqip, me
    vlerė ndajfoljore, ndeshet pastaj katėr herė nė veprat e Budit (1618
    dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja
    arbėnisht. Kurse Bardhi nė Fjalorin latinisht-shqip tė vitit 1635
    pėrdor vetėm ndajfoljen arbėnisht. Ndajfoljen shqip e gjejmė tė
    pėrdorur (dy herė) edhe nė veprėn e Bogdanit tė vitit 1685. Por te
    Budi, Bardhi e Bogdani gjejmė tė pėrdorur rregullisht (dheu) i Arbėn-it
    dhe (gjuha) e arbėneshe.
    Fakti qė fjalėn e parme shqip Buzuku, Budi dhe tė tjerė pas tyre e kanė
    pėrdorur nė vend tė fjalės sė prejardhur arbėn-isht, dėshmon qė
    ndajfolja shqip ėshtė mė e hershme se shekulli i Buzukut (shek. XVI),
    por mbetet e paqartė pėrse ajo nuk ndeshet nė materialet e ruajtura nga
    arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor
    duhet tė ketė qenė “qartė, hapur, troē” dhe vetėm mė pas ajo ka marrė
    kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/arbėr-isht, tė cilėn mė vonė edhe e ka
    zėvendėsuar dalėngadalė nė trojet e banuara nga vetė shqiptarėt. Me
    kalimin e kohės, mbi bazėn e kėsaj fjalė me anė tė prapashtesės –tar
    ėshtė formuar fjala e prejardhur shqip-tar, qė dėshmohet sė pari te
    Kuvendi i Arbėnit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76): “ … a
    dinė gjuhėn e shqipėtarėvet.” Edhe Johann Thunmann-i, nė vitin 1774,
    pohon: “Albanėt e quajnė veten skipatar (shqiptar – shėn. i aut.), por
    burimin e kėsaj fjalė ata nuk e dinė.” Nga kėto dy dėshmi kuptohet se
    fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi
    pas shpėrnguljeve tė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali. Kurse fjala
    Shqip-ėni/Shqip-ėri ėshtė shfaqur jo mė herėt se fundi i shek. XVIII.

    Fjalėt e prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri janė
    krijuar pėr tė zėvendėsuar fjalėt e mėparshme (i) arbėnesh/arbėresh dhe
    dheu i Arbėnit/Arbėrit, qė kishin nisur tė dilnin jashtė pėrdorimit.
    Disa dijetarė shqiptarė kanė shprehur mendimin se fjala e prejardhur
    shqiptar ėshtė shfaqur nė periudhėn e pushtimit turk, pėr tė dalluar
    shqiptarėt myslimanė nga bashkėkombėsit e tyre tė krishterė. Por njė
    mendim i tillė nuk ėshtė i mbėshtetur, sepse kjo fjalė e prejardhur
    ndeshet sė pari pikėrisht nė njė burim tė krishterė, siē ishte Kuvendi
    i Arbėnit i fillimit tė shek. XVIII. Veē kėsaj, dihet se turqit i kanė
    quajtur shqiptarėt nė pėrgjithėsi me emrin arnaut, pėr tė cilin na
    dėshmon edhe Frang Bardhi nė Fjalorin e tij tė vitit 1635. Dhe mund tė
    pohohet se nė dokumentet turke nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė
    emėrtimin e shqiptarėve myslimanė e tė krishterė, duke i quajtur tė
    parėt shqiptarė dhe tė dytėt arnautė, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk
    ka asnjė tė dhėnė, qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga
    vetė shqiptarėt.

    Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm
    (i) arbėnesh/arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė
    ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme
    arbėnisht/arbėrisht. E ky zėvendėsim ėshtė bėrė nė truallin shqiptar
    nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi
    qė Buzuku nė tė vetmin rast qė i ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje
    tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip. E njėjta vėrejtje vlen
    edhe pėr Budin, qė pėrdor njė gjuhė shumė popullore dhe qė nė 1014
    faqet e veprave tė tij ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip dhe asnjė
    herė fjalėn arbėnisht. Pra, nė njė fazė tė dhėnė tė evolucionit tė
    gjuhės shqipe ndajfolja shqip ėshtė bėrė mbizotėruese. E me pėrdorimin
    gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt,
    pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u bė gjithnjė e mė e ndjeshme
    kundėrvėnia midis kėsaj fjalė dhe etnonimit (i) arbėnesh/arbėresh, me
    tė cilin e quanin veten dikur ata qė flisnin shqip. Kjo kundėrvėnie
    binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė
    gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh. tė
    krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk
    ~ Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toskė ~
    Toskėri/Toskėni ~ toskėrisht/toskėnisht, gegė ~ Gegė-ni/Gegė-ri ~
    gegėni-sht/gegėri-sht, ēam ~ Ēamėri ~ ēamėri-sht etj. Prandaj,
    kundėrvėnia midis ndajfoljes shqip, nga njėra anė, dhe fjalėve
    arbėnisht/arbėrisht, (i) arbėnesh/arbėresh dhe Arbėn/Arbėr, nga ana
    tjetėr, nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej
    me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip, ose tė fjalėve qė
    kishin si bazė fjalėn Arbėn/Arbėr. Nė kėtė rast, fjala shqip u tregua
    mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė ndajfoljen mė pak tė
    pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr
    mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė
    Arbėn/Arbėr dhe (i) arbėnesh/arbėresh nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė
    prejardhura shqiptar dhe Shqipėni/Shqipėri. Gjithsesi, kjo dukuri
    kėrkon hulumtime tė mėtejshme.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: KULTURA DHE ARSIMIN Nė SHEK. XVI-XVIII

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 16:43