BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ivan Bogdanov, ai qė dogji flamurin shqiptar

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ivan Bogdanov, ai qė dogji flamurin shqiptar

    Mesazh nga Albatros 28/10/2010, 22:19

    Mediat italiane bėnė tė ditur se ishte arrestuar ultrasi serb, qė dogji flamurin shqiptar nė stadiumin e Xhenoas. Policia italiane, njė ditė pas dhunės sė ndeshjes Itali-Serbi, qė u ndėrpre pėrfundimisht nė minutėn e 7-tė tė lojės, vuri nė pranga 17 ultras serbė, mes tė cilėve edhe kapon, njeriun qė dogji flamurin shqiptar. Quhet Ivan dhe mbante nė gjoks tatuazhin e njė bombe. Ky ėshtė personi me maskė tė zezė, lideri i tifozerisė serbe, qė udhėhoqi revoltėn nė stadiumin “Marassi” tė mėrkurėn. Po kush ėshtė ky njeri? Ivan Bogdanov ėshtė tepėr i njohur nė Beograd. Ėshtė kapoja i tifozėve tė Cervena Zvezdės, tė njohur si tepėr fanatikė. Ivani ka njė bombė dore tė bėrė tatuazh nė pjesėn e djathtė tė gjoksit, si edhe vitin 1389 nė krah. Ėshtė viti i betejės sė Fushė-Kosovės, kur ushtria serbe u mund nga ajo turke, por qė nė atė kohė nisi shpirti ultra-nacionalist serb. Bogdanov ėshtė 29 vjeē dhe skeda e tij penale ėshtė e mbushur me sherre, fyerje, agresione ndaj policėve, por edhe prodhim dhe mbajtje substancash narkotike. Nė momentin e arrestimit tė tij ka patur tifozė qė e kanė pėrshėndetur, por edhe tė tjerė qė e kanė fyer.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 05:18