BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bulku: Do ta braktisja ndeshjen, por mė treguan vonė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bulku: Do ta braktisja ndeshjen, por mė treguan vonė

    Mesazh nga Albatros 28/10/2010, 22:21

    Flamuri shqiptar u dogj dy herė brenda pak ditėsh nė stadiumet europiane. Pas ngjarjeve tė Gjenovės, nė takimin Itali-Serbi, kur njė tifoz serb i vuri flakėn flamurit me shqiponjėn nė mes, gjithēka ėshtė pėrsėritur nė stadiumin e Zenitit nė Shėn-Petersburg. Duket se gjithēka ėshtė stisur nė qarqet sllave, qė shquhen pėr qėndrime antishqiptare. Ngjarja merr pėrmasa edhe mė tė rėnda pėr vetė faktin se nė fushė, nė atė ndeshje, ka qenė Ervin Bulku, futbollist i pėrfaqėsueses kuqezi. Bulku nuk e ka parė qė ėshtė djegur flamuri ynė. Vetėm nė fund tė takimit shokėt e skuadrės, qė kanė kuptuar edhe koret raciste nė stadium, i kanė shpjeguar gjithēka ka ndodhur. “Gjatė ndeshjes nuk e kam kuptuar ēfarė ka ndodhur. Po ta kisha parė djegien e flamurit apo kuptuar koret raciste, do tė kisha braktisur fushėn. Sigurisht, nė fillim do t’i kėrkoja gjyqtarit ta ndalte atė shfaqje tė shėmtuar dhe, nė rast se do tė vazhdonte, do ta braktisja fushėn,” – ėshtė shprehur Bulku nėpėrmjet telefonit nga Kroacia. Vetėm pasi ka mbaruar ndeshja, futbollistėt e Hajdukut e kanė “ngacmuar” Bulkun pėr ngjarjen. “U ēudita kur shokėt e skuadrės mė pyetėn nė dhomat e zhveshjes pėr atė qė kishte ndodhur. Jo vetėm qė ishte djegur flamuri ynė, por tifozėt kishin bėrė thirrje nė kor “Poshtė Kosova, Serbia ėshtė zemra jonė”. Madje kjo thirrje ishte shkruar nė njė banderolė. Tė paktėn kėshtu mė thanė. Madje ka pasur konfrontime edhe mes tifozėrive, pasi te Zeniti, me sa mora vesh, luanin dy lojtarė serbė. U mėrzita shumė kur mė treguan futbollistėt e tjerė, madje u thashė qė po ta kuptoja qė nė fillim, kjo do tė ishte nė favor tė Hajdukut, qė ndoshta do tė merrte pikėt nė tavolinė,” - ka shpjeguar mė tej Ervin Bulku.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 21:21