BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Nena kur na qellon personi i veshtire

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Nena kur na qellon personi i veshtire

    Mesazh nga Kleandra 1/11/2010, 21:56

    Nėna ėshtė e shenjtė, e shtrenjtė, pėr shumėkėnd personi mė i dashur nė jetė, por jo tė gjitha rastet janė kėshtu. Ka shumė nėna qė janė tė komplikuara, tė paqeta dhe kėsisoj dėmtojnė edhe marrėdhėniet e jetėt e ardhshme tė fėmijėve tė tyre.

    Kush ka njė nėnė tė vėshtirė?

    Ka vajza dhe gra qė kur i pyesin se si ėshtė nėna e tyre pėrgjigjen: “Shpresoj qė tė mos bėhem si ajo”. Sigurisht qė meshkujt e kanė shumė tė vėshtirė qė tė imagjinojnė tė jenė ndryshe nga nėna e tyre pėr shkak tė gjinisė.

    Megjithatė, ata e ndiejnė se falė marrėdhėnies qė kanė pasur, apo vazhdojnė tė kenė me nėnėn e tyre e kanė tė vėshtirė qė tė rregullojnė tė gjitha marrėdhėniet me njerėzit pėrreth, veēanėrisht me seksin femėr. Pėr njė fėmijė nevoja pėr vlerėsimin, vėmendjen dhe dashurinė e nėnės ėshtė e madhe. Ajo ēka ne presim prej saj ndoshta ėshtė shumė mė tepėr nga sa shpesh arrijmė qė tė marrim.
    Gabimet e nėnave, kėmbėnguljet e tyre pėr gjėra qė na duken tė kota, kontrollet, frikėrat e shprehura e tė pashprehura jo rrallė na kanė irrituar, apo vėnė nė pozitė tė vėshtirė edhe para tė tjerėve. Por nga pikėpamja psikologjike, njė nėnė e vėshtirė ėshtė shumė mė tepėr se njė person me tė cilin kemi njė marrėdhėnie konfliktuale, herė pas here. Njė nėnė me tė vėrtetė e vėshtirė ėshtė ajo qė e vė fėmijėn e saj pėrballė njė dileme shumė tė madhe: Ose tė zhvillojė brenda vetes njė kompleks, ose tė arrijė tė gjejė dhe vėrė nė punė mekanizma pėr tė vazhduar lidhjen, por kjo nė kurriz tė vlerave personale, imagjinatės, vuajtjeve, mosaprovimeve e refuzimeve. Njė nėnė e vėshtirė tė vė pėrballė njė sfide para sė cilės nuk tė vė dot kurrė njė baba i vėshtirė, apo qoftė edhe njė mik a njeri i dashur problematik. Kjo sepse marrėdhėnia me nėnėn, ndryshe nga ajo qė kemi me persona tė tjerė, ėshtė njė marrėdhėnie qė nis qė nė ditėn e parė tė jetės sonė dhe marrėdhėnia e njė fėmije me nėnėn ėshtė themeli i ndjesisė sė vetvetes. Pėrmes lidhjes mėmėsore, ne mėsojmė qė tė kuptojmė dhe zbulojmė se cilėt jemi, ēfarė ndiejmė dhe fitojmė edhe aftėsinė pėr t’u sjellė dhe bashkėvepruar me tė tjerėt.
    Procesi vazhdon me aftėsinė e nėnės pėr tė njohur zhvillimet e reja te fėmija i saj dhe te tė kuptuarit se ai ėshtė njė person tjetėr me njė botė personale dhe ndjesore krejtėsisht tė vetėn. Njė nėnė e vėshtirė, megjithatė, e pėrdor vajzėn, apo djalin e saj pėr tė kėnaqur apo pėrmbushur nevojėn qė mund tė ketė pėr tė poseduar, apo manipuluar njerėzit. Fėmijėt me nėna tė vėshtira, si edhe ata qė pėrjetojnė fėmijėri tė vėshtirė pėr arsye tė ndryshme janė shumė elastikė, por fėmijė tė tillė ndėrkohė do ta kenė tė vėshtirė qė tė vendosin njė marrėdhėnie tė shėndetshme vetėvlerėsimi dhe besimi te tė tjerėt.
    Nėnat e vėshtira duhet qė tė dallohen nga nėnat abuzive, fėmijėt e tė cilėve demonstrojnė anormalitete tė theksuara nė tru, paaftėsi pėr tė administruar emocionet e tyre, apo pėr t’u pėrfshirė nė ndėrveprime shoqėrore. Nėnat e vėshtira janė tė afta qė tė vendosin marrėdhėnie me fėmijėn e tyre, por nė bazė tė disa kushteve tė caktuara. Nė fakt, sipas studimeve tė fundit shumė fėmijė tė nėnave tė vėshtira shndėrrohen nė tė rritur qė tė zonė. Njė nėnė e vėshtirė mund tė jetė nė fakt njė nėnė shumė e mirė, e aftė pėr tė mbėshtetur njė rritje e zhvillim normal tė fėmijės, e megjithatė, nė disa faza tė caktuara tė jetės, fėmijėt e kėtyre nėnave kanė probleme e dyshime tė mėdha me veten, nga njėra anė dhe nuk arrijnė qė tė menaxhojnė mirė marrėdhėniet e afėrta njerėzore, duke projektuar dyshime dhe pakėnaqėsi te
    njerėzit qė i duan ata.

    Njė nėnė e vėshtirė e shfaq dilemėn e saj nė mėnyrė tė ashpėr, shpesh pėrmes shpėrthimit tė njė inati dhe zemėrate tė pakontrolluar. Nė fakt, sjellje tė tilla mund tė bėhen nga ēdo nėnė, por intervali i pėrsėritjeve tė tyre pėrbėn edhe diferencėn mes njė nėne normale dhe njė tjetre tė vėshtirė. Njė fėmijė nuk mundet kurrė qė nė moshė tė njomė tė reagojė ndaj njė sjelljeje tė tillė me indiferencė, ndaj ai do tė provojė fillimisht njė panik shumė tė madh dhe do tė ndihet i vetmuar dhe i zhgėnjyer nga vetja. Gjėja qė mė shumė i druhet njė fėmijė ėshtė refuzimi i nėnės. Atėherė ai do tė nisė qė tė krijojė strategji qė do ta mbrojnė nga refuzimi i mamasė, por strategji tė tilla ngrihen nga frika, ankthi dhe konfuzioni.




    [Inati i paparashikuar dhe i ashpėr

    “Tė gjithė bėrtasin kush mė shumė e kush mė pak”, i thotė njė nėnė vajzės sė saj 17-vjeēare kur e bija i tregon se bėrtitjet e sė ėmės i krijojnė ankth tė madh dhe marrje fryme.
    Nė fakt, nėnat e vėshtira nuk ėshtė se nuk i duan fėmijėt e tyre, por nuk arrijnė qė tė menaxhojnė vėshtirėsitė dhe frustracionin personal dhe u pėrplasin gjithēka fėmijėve tė tyre shpesh nė mėnyrė shumė tė rėndė. Njė sjellje e tillė mund tė shkaktojė njė ankth tė tillė te fėmijėt, sa ata tė arrijnė qė tė bllokohen edhe nė mėsime dhe tė mos kenė interes pėr shkollėn dhe jetėn nė pėrgjithėsi. Madje edhe kur rriten dhe kapin tė 40-at, ata ende kanė drithėrima nga kujtimet e sjelljeve tė egra tė nėnave tė tyre nė fėmijėri, prej tė cilave mund tė mos jenė shkėputur ende.

    Mungesa e elasticitetit dhe pritshmėritė e ekzagjeruara

    “Ime mė ka pasur gjithmonė objektiva shumė tė mėdhenj dhe tė lartė pėr vete dhe pėr ata me tė cilėt jetonte. Kjo ishte edhe arsyeja qė im at e la pėr njė grua tjetėr”, rrėfen njė 25-vjeēar. “Unė e kam ditur gjithmonė se kėta objektiva tė lartė e kanė njė anė tė errėt. Kjo anė e errėt ka qenė njė nga problemet mė tė mėdha tė fėmijėrisė sime. Unė e dija qė nuk mund tė isha kurrė si djali qė ajo kujtonte se isha dhe pėrpjekjet e mia, thuajse tė gjitha kanė shkuar kot”, thotė 25-vjeēari. Pėr njė fėmijė, mungesa e elasticitetit tė nėnės ėshtė shkatėrrimtare veēanėrisht kur i bashkėngjitet edhe fakti qė nėna qėllon tė jetė autoriteti i vetėm dhe prindi i vetėm pėr njė fėmijė. Nė fakt, nė kėtė rast kemi tė bėjmė me nėna qė atė qė nuk e kanė arritur vetė kėrkojnė qė ta shohin tė realizuar te fėmijėt e tyre dhe kėsisoj kėrkojnė fėmijė qė tė kenė arritje tė mėdha dhe tė jenė shumė mė tė veēantė se tė tjerėt, nėse fėmija ka interesa jashtė sferės sė interesave tė sė ėmės, atėherė kjo do tė ishte shumė e gabuar. Pėr t’u marrė vesh me njė nėnė tė tillė, njė fėmije i duhet qė t’i shtypė ndjenjat dhe dėshirat e tij dhe nė vend tė tyre tė kultivojė me dhunė pasionet qė i jep me dhunė e ėma. Zgjedhjet janė tė parėndėsishme, sepse nėse fėmija do t’u jepej atyre atėherė do tė rrezikonte shumė marrėdhėnien me nėnėn.
    Atėherė mė mirė tė heqėsh dorė nga ēdo gjė qė ka tė bėjė me identitetin tėnd. Nė raste tė tilla hyn gėnjeshtra qė fillon nė fakt me nėnėn dhe vazhdon ndoshta me tė gjithė njerėzit qė takohen nė jetė. Ata brumosen me idenė qė gėnjeshtra ėshtė e nevojshme pėr tė mbajtur dhe ruajtur njė marrėdhėnie. Ndėrsa disa tėrhiqen plotėsisht nė botėn e tyre, ka tė tjerė qė ndjenjat dhe dėshirat i shtypin para nėnave, por jo para tė tjerėve, pėr shembull pjesėtarėve tė tjerė tė familjes si babait apo tė afėrmve tė tjerė.

    Nevojė, seduksion dhe fyerje

    Njėsoj shkatėrruese dhe negative si edhe mungesa e fleksibilitetit ėshtė edhe paaftėsia e tė konsideruarit tė fėmijės si njė qenie me nevoja tė vetat me shumė gjasa tė ndryshme nga tonat. Shpesh njė nėnė e vėshtirė mund t’i vėrė fėmijėt e saj para njė dileme tė tillė: “Ose gjej mėnyrėn qė tė plotėsosh nevojat e mia, ose ndryshe unė do tė jem shumė e zhgėnjyer prej teje”. Ndaj rasteve tė tilla fėmijėt zakonisht reagojnė duke marrė kompetenca qė nuk janė tė moshės sė tyre pėr tė kompensuar kėrkesat e mėdha dhe tė rėnda tė nėnės.
    Fėmijėt qė marrin role tė rriturish pėr shkak tė paaftėsisė sė mamasė pėr tė menaxhuar situata tė ndryshme familjare, mund tė duken natyra mė tė kontrolluara dhe tė matura, por brenda vetes ata ndiejnė shumė frikė dhe kanė nevojė pėr ndihmė, edhe pse nuk e shprehin kėtė kurrė. Ata e kanė arritur pjekurinė pa kaluar nėpėr fazat normale tė moshės siē janė shuarja e kurioziteteve tė ndryshme dhe eksplorimet.

    Zilia

    Zilia ėshtė njė nga emocionet mėmėsore mė konfuze dhe mė shqetėsuese me tė cilat mund tė pėrballet njė fėmijė. Ndonjėherė edhe vetė gėzimi apo gjendja e mirė e fėmijės mund tė shkaktojė inat te nėna. I tillė ėshtė edhe rasti i suksesit tė njė fėmije qė mund tė pritet nga nėna me dyshim. Duke qenė se zilia drejtohet gjithmonė ndaj dikujt me tė cilin krahasohemi, vajzat ka mė shumė tė ngjarė qė tė shndėrrohen nė objekte tė zilisė sė nėnave tė tyre. Njė nėnė mund tė mendojė: “Pėrse ajo ka ato gjėra qė unė nuk i pata kurrė?”

    Pėr njė nėnė tė vėshtirė nuk ka njė pėrkufizim tė qartė. Ndodh qė njė nėnė tė jetė e vėshtirė vetėm pėr njėrin prej fėmijėve, e pėr tjetrin jo. Njė fėmijė mund tė nxisė, apo tė zgjojė ndjenja e mėnyra tė caktuara sjelljeje tek e ėma e njė tjetėr jo. Njė mama mund tė kėrkojė gjėra tė jashtėzakonshme nga e bija, por ndėrkaq, ta lėrė tė lirė e tė qetė tė birin. Mund t’i bėjė presion njėrit prej fėmijėve qė tė sillet konform ambicieve tė saj dhe ndėrkaq qė ndaj tjetrit tė mos sillet nė kėtė mėnyrė. Gjinia, personaliteti dhe rendi i linjės tė gjithė bėjnė pjesė nė kompleksin e lidhjes mes nėnės dhe fėmijės.
    Ndėrkaq, si pėr t’i bėrė gjėrat mė komplekse njė nėnė pėson vetė njė sėrė ndryshimesh, ndėrsa rritet e evoluon. Njė grua mund tė jetė njė nėnė e mirė me fėmijėt e vegjėl, por jo fort e mirė kur ata arrijnė njė moshė mė tė madhe dhe e keqe me adoleshentėt. Shumė fėmijė, ndėrsa rriten ndėrmarrin sjellje tė shėndetshme rezistente kundėr sjelljeve jo normale tė nėnave tė tyre.

    Rezistenca vjen nė shumė forma pėrmes indiferencės, dhėnies sė argumenteve. Ndėrkaq, njė nėnė e vėshtirė sillet gjithmonė nė tė njėjtėn mėnyrė ndaj kundėrshtive: me dėnime. Ndonjėherė njė fėmijė duhet qė tė vihet nė pozicionin e nėnės pėr tė kuptuar sjellje tė saja tė caktuara, por sigurisht qė kjo nuk ėshtė shumė e lehtė. Nė fakt, e kundėrta do tė ishte mė normale, duke qenė se njė nėnė ėshtė njė individ i rritur qė nuk duhet t’i lejojė vetes sjellje tė pakontrolluara qė do ta dėmtonin shumė fėmijėn.

    B>Gazeta shqip
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Nena kur na qellon personi i veshtire

    Mesazh nga Burrelsja 25/7/2013, 11:29

    tip i veshtir a pa i veshtir nena mbetet nen sado e keqe qoft ajooo

      Ora ėshtė 17/5/2024, 14:06