BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lufterat qe kane nisur nga ofendimet familjare

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Lufterat qe kane nisur nga ofendimet familjare

    Mesazh nga Albatros 3/11/2010, 21:59

    Lufterat qe kane nisur nga ofendimet familjare Images

    Luftėrat mund tė fillojnė pėr arsye nga mė tė ndryshmet, pėr tė siguruar rrugė tregtare, pėr tė zėnė burime, pėr tė eliminuar njė rival tė rrezikshėm, pėr tė zgjeruar territore.

    Por, luftėrat mė interesante janė ato qė janė ndezur pėr shkak tė ofendimeve personale, gjė qė kanė sjellė armiqėsi familjare. Tek e fundit, kur njė mbret e fillon fjalimin me njė shaka pėr mamanė e tjetrit, atėherė s’duhet shumė pėr tė kuptuar se telashet janė rrugės. Revista “Neatorama” liston 5 luftėrat qė kanė nisur si rezultat i ofendimeve familjare. Familja ėshtė e shenjtė, edhe lufta qė bėhet pėr tė nuk ėshtė e parėndėsishme.

    1. Helena e Trojės, fytyra pėr tė cilėn lundruan njė mijė anije


    Homeri na e tregon historinė shumė bukur. Me mijėra tė vrarė, qytete tė djegura dhe tė plaēkitura, kuaj gjigandė tė ndėrtuar nga druri nė njė vend qė mezi kishte pak pemė. Dhe rrėnja e gjithė ēėshtjes, siē e kanė treguar tė lashtėt, ishte njė grua: Helena, mbretėresha e Spartės, vajza e Zeusit dhe Ledės, gruaja e Menelausit tė Spartės, dhe motra e Kastorit, Polidecit dhe Klitemnestrės. Pėr arsye jashtė arsyetimit, ajo u rrėmbye nga Parisi, princi i Trojės. Edhe pse dikur konsiderohej njė mit, historia e luftės sė Trojės po rivlerėsohet nga shkollarėt. Pas shumė shekujve, dokumentet kanė zbuluar nė Hitite, qytete nė Azinė e vogėl qė kanė lidhje me disa nga personazhet e Homerit dhe vende qė ai pėrmend. A nisi lufta vėrtet pėr gruan e Menelaut? Me siguri nuk do ta dimė kurrė, edhe pse kontrolli mbi disa rrugė tregtare fitimprurėse nė detin e Zi e ka shtuar edhe mė shumė arsyen e luftės.

    2. Jul Ēezari dhe Mark Antoni

    Pas vdekjes sė Gaius Jul Ēezarit, burrat mė tė rėndėsishėm nė Romė ishin dy kushėrinj, Gaius Oktavianus (stėrnipi dhe trashėgimtari i birėsuar) dhe Mark Antoni. Pasi kuptuan se mund tė ishin edhe mė tė fortė nėse i bashkonin pushtetet, tė dy u bashkuan me shokun e ngushtė Lepidus, dhe formuan njė triumvirat qė do tė pėrcaktonte fatin e tė gjitha territoreve romake. Por tė dy kishin nevojė pėr diēka qė tė vulosnin marrėveshjen, dhe ēfarė mė mirė se disa martesa do tė bėnte punė. Oktavianus martoi vajzėn e gruas sė Antonit, dhe Antoni mori motrėn e Oktavianusit, Oktavian, nė tė mirė e nė tė keq. Sapo Markut plak i shkuan sytė tek Kleopatra, ai kėrkoi divorcin. Ndėrkohė, kjo nuk i zgjidhi punėt mes Oktavianusit dhe Antonit, ndėrsa dy burrat mbetėn rivalė gjatė gjithė kohės. Por, lajmi i divorcit tė Antonit e bėri Oktavianusin tė kuptojė se ishte mbushur kupa. Lufta civile mes tė dyve zgjati nga viti 33 deri nė vitin 30 para Krishtit. Nė fund tė saj, Oktavianusi ishte sundimtari i padiskutueshėm i botės romake. Ai e ndryshoi emrin nė Augustus dhe u bė Perandori i parė romak. Antoni, nga ana tjetėr, kreu vetėvrasje pėr t’i shpėtuar zėnies rob, duke mėsuar nė mėnyrėn mė tė vėshtirė se nuk duhet tė ngatėrrohesh me motrėn e mė tė fortit.

    3. Tan Shi Huai, fėmija i pėrqeshur qė mposhti perandori

    Tan Shi Huai ishte djali i paligjshėm i njė mercenari mongolian, i cili i shėrbente dinastisė Han tė Kinės. Si rezultat i historisė sė tij tė turpshme, ai konsiderohej pak mė i mirė se njė skllav nga anėtarėt e fisit. Ofendimet e marra bėnė punėn e tyre, veēanėrisht duke qenė se ishte inteligjent, ambicioz dhe (edhe pse askush nuk e dinte) kishte aftėsi strategjike. Krenaria e lėnduar e nxiti edhe mė shumė ndėrsa mblodhi njė tufė rebelėsh, duke pushtuar tė gjitha fiset Xianbei rreth vitit 170 pas Krishtit, dhe organizoi njė perandori tė fuqishme nė veri tė Murit tė Madh, madje duke mundur dhe hunėt qė e sundonin mė parė atė krahinė. Nė vitin 177, ai mundi ushtrinė kineze dhe kėrcėnoi gjykatėn perandorake, edhe pse njė sulm mbi kryeqytetin kurrė nuk u realizua pėr shkak tė mungesės sė armėve. Edhe pse perandoria nuk mbijetoi gjatė, Tan Shi Huai mundi hunėt dhe hansėt vetėm se e pėrqeshnin kur ishte fėmijė.

    4. Shiitėt dhe sunitėt


    Politika nė shekullin e 6-tė dhe 7-tė nė Mekė dominohej nga njė armiqėsi mes dy klanesh, Hashemitėt dhe Umajadėt. Edhe pse grindja vazhdoi deri nė mes tė vitit 600, njė gjeneratė pasi Muhamedi u rrit nė pushtet, gjėrat arritėn kulmin nė vitin 656, kur kalifi Utman (njė umajad) u vra. Kalifi i ri, Ali (kushėriri Hashmit dhe dhėndri i Muhamedit) nuk ndihmoi njė zgjidhjen e gjėrave kur refuzoi tė zbulojė dhe tė dėnojė vrasėsit. Ėshtė e ēuditshme qė Umajadėve kjo gjė iu duk e dyshimtė, madje dhe mė keq, sikur ofendoi fisin e tyre. Kėshtu, nisi lufta 5-vjeēare, e cila pėrfundoi me armėpushim, por vrasja e Alit dhe zėvendėsimi me udhėheqėsin umajad, Muawiyya, (kushėrinjtė e tė cilit do tė sundonin botėn islamike njė shekull mė vonė) e pėrkeqėsoi konfliktin. Pasuesit e Alit i mbetėn besnikė deri nė fund. Tė organizuar nė mėnyrė tė fshehtė, ata e quajtėn veten Shiat Ali, ose “Partia e Alit”, dhe pasardhėsit e tyre shpirtėrorė njihen edhe sot si shiitė. Ēarjet e shkaktuara nga dėshtimi kanė mbijetuar edhe nė ditėt moderne, duke qenė se islami ka dy sekte tė mėdha, shiitėt dhe sunitėt.

    5. Princesha arabe

    Nė vitin 758, kalifi Abdullah al-Mansur, sunduesi i tė gjithė islamit, vendosi tė urdhėronte njė prej fisnikėve tė tij tė merrte njė nuse nga mbretėria Khazar dhe tė sillte paqe (Khazar-ėt kishin luftuar dy luftėra brutale pėr tė ndaluar zgjerimin islamik nė malet Kaukaz dhe Evropėn Lindore. Pėr ta zbatuar kėtė detyrė tė lehtė nė dukje, al-Mansur zgjodhi guvernatorin ushtarak tė Armenisė, Yazid ibn Usayd al-Sulami, pėr kėtė mision martesor tė rėndėsishėm. Patjetėr, Yazid pranoi ta zbatonte dhe mori nė shtėpi njė vajzė tė Khagan Baghatur, njė udhėheqės Khazar. Gjėrat po shkonin mirė derisa vajza vdiq, ka mundėsi gjatė lindjes, edhe pse detajet nuk dihen. Megjithatė shėrbėtorėt e saj nuk kishin nevojė pėr detaje. Ata u kthyen nė shtėpi duke bindur fraksionin arab se e kishin helmuar. Babai u inatos, duke u hakmarrė me kalifatin Abbasid. Khazars shpejt pushtuan Iranin veri-perėndimor, duke i plaēkitur dhe rrėnuar si endacakė./tirana observer/

      Ora ėshtė 9/5/2024, 09:51