BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Han nuk dorėzohet: S’jap dorėheqjen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Han nuk dorėzohet: S’jap dorėheqjen

    Mesazh nga Albatros 2/4/2009, 21:02

    Ari Han nuk dėshiron ta japė dorėheqjen. Holandezi ka konfirmuar edhe dje se dėshiron tė vazhdojė trajneri i Shqipėrisė. Madje edhe kėtė herė ai nuk ka marrė asnjė pėrgjegjėsi pėrsipėr, duke vėnė nė dukje se skuadra shqiptare nuk mund tė bėjė mė shumė se kaq. “Nuk mendoj se luajtėm keq, por pėsuam dy gola pėr fajin tonė. Ju i patė vetė ata. Pas golit tė parė lojtarėt tanė nuk arritėn tė reagonin dhe pėsuan njė rėnie psikologjike. Danimarka ėshtė njė skuadėr shumė e fortė dhe Shqipėria nuk ėshtė e para qė humb ndaj kėsaj skuadre”, ka thėnė trajneri pėr “Supersport”.

    I pyetur si e shpjegonte faktin qė Shqipėria gjatė 92 minutave lojė nuk gjuajti asnjėherė nė kuadrat, Han u pėrgjigj me diplomaci: “Danimarka ka shumė diferenca nga Shqipėria. Nėse mund t’i shėnojmė kėsaj skuadre, kėtė mund ta bėjmė duke i bėrė punuar nė grup, por ka disa diferenca shumė tė mėdha mes lojtarėve tuaj dhe atyre danezė. Megjithatė jam i bindur se dy gola e Danimarkės ishin nė pozicion jashtė loje”. Ari Han ka konfirmuar edhe njėherė se nuk ka ndėrmend tė japė dorėheqjen, madje ka shtuar se shpreson edhe pėr njė rinovim tė mundshėm. “Ju (shqiptarėt) doni shumė gjėra dhe i doni menjėherė.

    Rezultatet dhe loja e mirė vijnė pasi bėhet njė punė graduale dhe njė pune tė gjatė. Unė jam i gatshėm tė punoj me kėtė skuadėr edhe nė tė ardhmen. Pėr mua kjo skuadėr ėshtė e mirė, lojtarėt po kalojnė njė moment tė mirė dhe mendoj se kemi bėrė diēka tė mirė deri tani, por nuk e di se si i mendojnė gjėrat tė tjerėt. E pėrsėris edhe njėherė se ndaj Danimarkės kanė humbur shumė skuadra tė tjera dhe ne duhet tė mėsojmė nga kėto ndeshje. Unė do tė dėshiroja tė vazhdoja tė punoja kėtu dhe tė qėndroja sa mė gjatė nė krye tė ekipit shqiptar”, ėshtė shprehur trajneri. Megjithatė, ka pak gjasa qė ai tė vazhdojė tė drejtojė Shqipėrinė edhe pas kėsaj humbjeje. Pritet njė duel nė distancė mes tij dhe presidentit tė FSHF-sė Armand Duka. Ky i fundit do tė pėrpiqet t’ia bėjė tė qartė se dėshiron dorėheqjen e trajnerit, ndėrkaq ky i fundit nuk dėshiron tė largohet pa i marrė tė gjitha paratė.

    Morten Olsen

    Nė konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes, trajneri i Danimarkės, Morten Olsen, u shpreh i lumtur pėr fitoren 3-0 ndaj shqiptarėve. Megjithatė, ai foli pak pėr ndeshjen nė pėrgjithėsi, duke qenė se ajo nuk pati histori. “Ishte njė tjetėr performancė e mirė,”- tha Olsen. – Kjo na bėn tė vazhdojmė tė qetė rrugėn tonė drejt kualifikimit pėr nė Kupėn e Botės. Eshtė fantastike, kur mund kundėrshtarin me tre gola, edhe pse duhet tė pranojmė qė i bėmė njė nisje tė ngadaltė ndeshjes. Eshtė gjithmonė subjektive kur flet rreth njė ndeshjeje, por unė mendoj se kundėr Shqipėrisė kemi shfaqur njė futboll tė mirė, ku besoj se edhe tifozėt kanė ngelur tė kėnaqur”.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:42