BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Keni turp te shprehni ndjenjat, bejeni ate me lule

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Keni turp te shprehni ndjenjat, bejeni ate me lule

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/11/2010, 19:51

    Keni turp te shprehni ndjenjat, bejeni ate me lule 0012

    Jeni te turpshem dhe mendoni se me fjale e keni te veshtire te shprehni ndjenjat tuaja? Mos u shqetesoni!

    Ndonjehere mjafton nje lule qe percjell kuptimin e asaj qe ju doni te thoni. Per te shprehur dashurine e pare apo lindjen e nje miqesie te bukur mund te zgjidhni nje tufe me margarita te bardha, ose te njohura ndryshe si margaritat e fushes, qe jane simbol i pafajesise; nje zambak te bardhe uji qe perfaqeson pastertine apo nje tufe me gonxhe trendafili te bardhe ose te kuq qe te tregojne klase dhe embelsi.

    Dashuria e zjarrte dhe pasionale mund te shprehet me trendafila te kuq me bisht te gjate ose me karafila te kuq (edhe pse ne disa tradita popullore thuhet se karafilat kane mbire prej loteve te Shen Merise dhe jane nje simbol i shenjte).

    Xhelozia? Per ta shprehur kete ndjenje duhen trendafila te verdhe, ndersa per te treguar brishtesine e ndjenjave eshte perfekt lulja e pemes se trendafilit, me lulet qe celin dhe vyshken shpejt. Pervjetor fejese apo martese? Pervjetor ne pune? Mund te perdorni lulet e vjollces,ne nuance nga e kuqja ne vjollce, qe shprehin besimin absolut.

    Auto-vleresimi dhe paaftesia per te dashur manifestohet me lulen e narcizit. Historia e kesaj luleje lidhet me legjenden e djalit me emrin Narciz, nje i ri i cuditshem i cili ra ne ujin e liqenit ndersa admironte imazhin e tij te pasqyruar dhe kerkonte ta merrte. Deshire per t'ia nisur nga e para? Lulja e duhur eshte agulicja. Mund t'ia dhurosh nje mikeshe qe po nis nje aventure te re me nje koleg ose qe po fillon nje pune te re. Per te ngushelluar njerezit tuaj per dicka te trishte qe kane kaluar mjafton nje tufe me lulekuqe. Je grindur me dike dhe je ne dyshim per ndjenjat qe ju lidhin bashke? Tento te dhurosh karafila te verdhe. Dhe ne fund...nese shefi ose shefja te fton per nje darke, kujtohu qe te marresh nje tufe me tulipane; keto lule te mrekullueshme jane me origjine nga Turqia

      Ora ėshtė 15/11/2024, 09:45