Spanjollja 77-vjeēare filloi te hidhej me parashute kur ishte 30 vjeēe, ndersa deri me sot eshte hedhur 903 here ne drejtim te tokes, ne stilin e renies se lire.
Montse nga Spanja eshte bere profesionistja me e vjeter e cila eshte hedhur me parashute ne stilin e lire. Pa marre parasysh nyjen artificiale te kembes, plaka nga Katalonja nuk dorezohet. Eshte hedhur me parashute ne mbare boten, ndersa gara e pare ne nivel boteror ne te cilen mori pjese, ka qene ajo ne Empuriabrava, ne brigjet e bregdetit Spanjoll me 1993.
Kam filluar me skijim, kam vazhduar me hedhjen dhe kercimin ne trampoline dhe jam marre edhe me serf. Sa here qe mberrij ne ndonje gare, te gjithe thone se ndihen krenare qe me njohin, tha Montse.