BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kadare me liber te ri:Shkaqet e vrasjes se Ramize Gjebrese dhe Zaho Kokes ne 1944

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    14112010

    Buzqeshje Kadare me liber te ri:Shkaqet e vrasjes se Ramize Gjebrese dhe Zaho Kokes ne 1944

    Mesazh nga Albatros

    emi tė gjithė tė ndėrgjegjshėm se jetojmė nė njė kohė mosmarrėveshjesh. Por, fillesėn, ky libėr e ka shekuj mė parė dhe trajton mosmarrėveshjet e shqiptarėve me njėri-tjetrin kohė pa kohė". Kėshtu do tė shprehej dje pėr librin e tij tė ri, "Mosmarrėveshja", shkrimtari Ismail Kadare. Ndonėse sa herė qė boton njė libėr tė ri, Kadare thotė se ėshtė i fundit, sėrish rikthehet me njė subjekt tė ri, me njė ēėshtje qė bėn bujė. "Mosmarrėveshja - Mbi raportet e Shqipėrisė me vetveten" ėshtė vepra mė e re e tij, njė botim i shtėpisė botuese "Onufri". Ėshtė njė sprovė letrare, ku autori trajton tema tė nxehta, qė e kanė shoqėruar shqiptarin gjatė gjithė ekzistencės sė tij. Ashtu si u shpreh edhe vetė, dje nė stendėn e shtėpisė botuese, nė Panairin e Librit "Tirana 2010", ku firmosi veprat e tij pėr lexuesit (blerėsit), ky ėshtė njė libėr pėr mosmarrėveshjet e shqiptarėve me sho-shoqin. Me stilin e tij karakteristik, herė-herė ironizues, qė e bėn edhe mė tė kėndshėm leximin e ēdo teme, ai trajton ēėshtje qė lidhen me flamurin apo himnin kombėtar, heroin kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeun, duke u nisur nga debati i lindur dy vjet mė parė nga historiani Oliver Shmidt, historinė e vėshtirė qė ka kaluar Shqipėria, pėrpjekjet pėr tė hyrė nė Europė, raportet me fqinjėt dhe veten, krimet e komunizmit, etj. Janė kėto tema, qė shkrimtari i ka cekur nė intervista tė ndryshme apo nė shkrime tė tij, por qė kėsaj here vijnė tė pėrmbledhura nė njė libėr tė vetėm dhe qė nisin e mbyllen me njė kumt tė fshehtė, dhėnė nė njė nga strofat e himnit kombėtar, apo i njohur ndryshe si himni i flamurit. Kumti i kuptuar kobshėm nga rilindėsit: Se Zoti vetė e tha me gojė...
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 13/5/2024, 01:51