BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ani i Big Brother, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Ani i Big Brother, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn

    Mesazh nga Vizitor 3/4/2009, 15:55

    Ani i Big Brother, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn 25r1t94

    ELBASAN - Antonini, banori mė i ri i Big Brother-it, ka tėrhequr
    vėmendjen jo vetėm me staturėn e tij tė shkurtėr, defekt qysh nė
    lindje, pas sėmundjes sė rubeolės qė nėna e tij ka kaluar nė shtatzėni,
    por edhe pėr faktin se vjen nga njė fshat i largėt, i quajtur Xibrakė,
    disa kilometra larg fshatit Shalės. Qė tė shkosh nė shtėpinė e Anit,
    siē edhe tė gjithė e thėrrasin shkurt, do tė duhet njė mjet i fuqishėm,
    pasi gropat dhe balta e madhe janė tė papėrballueshme nga ēdo lloj
    mjeti. Rruga e keqe sfumohet nga dashamirėsia e banorėve, tė cilėt sapo
    e
    Kliko Ne Foto Per Madhesin Origjinale marrin vesh
    se jemi duke kėrkuar shtėpinė e banorit mė tė ri tė show-t televiziv.
    Ata thonė se janė shumė tė kėnaqur qė Ani ka hyrė atje dhe qė i
    pėrfaqėson si zonė. Tė gjithė e ndjekin dhe janė bėrė tifozė tė zjarrtė
    tė tij. Ata thonė se fshati i tyre do tė bėhet i famshėm dhe ndoshta do
    t’i bėjnė edhe rrugėn, e cila ėshtė njė problem i madh pėr ta.
    Mikpritja ėshtė edhe cilėsia kryesore e familjes sė Anit. Babai,
    Bashkimi, megjithėse ka kaluar probleme shėndetėsore dhe paraqet njė
    gjendje delikate, nxiton tė tregojė gjithēka pėr tė birin, qysh nga
    lindja e deri nė momentin e hyrjes nė Big Brother.
    “Djali im nuk e ka tė trashėguar tė qenėt xhuxh, por, nė shtatzėni,
    gruaja ime, Hanēja, u sėmur nga rubeola dhe nuk kishte asnjė mundėsi
    pėr abort, pasi ishte vonė. Ne pritėm derisa lindi dhe madje i bėmė tė
    gjithė analizat, sepse na thanė se mund tė kishte probleme tė
    shkaktuara nga sėmundja gjatė shtatzėnisė. Lindi i shkurtėr fare, me
    peshė 1.700 gram. Mė ka ndihmuar Asqeri Kuqja, mjek nė Belsh, nga ku e
    morėm fėmijėn dhe e ēuam tek specialistėt mė tė mirė nė Tiranė. Njė
    mjek i njohur, qė nuk ia mbaj mend emrin, mė tha se djali do tė kishte
    vetėm probleme nė rritje dhe nuk do tė kishte asnjė problem shėndetėsor
    apo mendor. Kockat e gjymtyrėve, sipas mjekut, nuk do tė zhvilloheshin.
    Kur ka qenė i vogėl, Ani ka pasur probleme shėndetėsore. Mė pas
    gjithēka shkoi mirė nga ana e shėndetit por gjymtyrėt nuk iu rritėn.
    Unė e kam mbajtur afėr gjithmonė. Shpesh, kur dilnim nė qytet apo edhe
    nė vende tė tjera, njerėzit e shikonin dhe ai e kishte mjaft problem
    kėtė. Ndihej nė siklet, por mė pas filloi tė mėsohej. E mbėshtetėm pėr
    tė vazhduar shkollėn e mesme nė Belsh dhe fillimisht e kishte tė
    vėshtirė. Falėnderoj tė gjithė mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollės sė
    mesme, pasi u kujdesėn mjaft dhe e afruan, duke e bėrė tė ndihet njėri
    prej tyre. Ani ka shumė shoqėri dhe ėshtė njė prej njerėzve mė tė
    dashur dhe tė sinqertė qė mund tė njihni. Mė pas, Bashkim Hysa, njeriu
    tek i cili punon Ani, duke shitur kaseta e disqe, e ka marrė dhe i ka
    dhėnė shumė besim, duke e punėsuar si dixhej nėpėr dasma. Ikte nė 6 nga
    shtėpia dhe vinte nė mbrėmje.
    Ka dėshirė tė bėjė shtėpi tė reja. Na ka ndihmuar shumė. Paratė e
    rrogės qė fitonte Ani, i dorėzonte nė shtėpi dhe babai i jepte pjesėn
    qė i duhej pėr tė shkuar nė punė, pėr ushqim e pėr kafe”.
    Lidhja me Olėn dhe mė pas ndarja
    Kunata e tij, Bukuria, tregon mbi lidhjen e Anit. Ajo thotė se ai
    hapej shumė me tė. “Olėn e kishte njohur nė njė dasmė nė Lushnjė, tek
    gjyshja e saj, ku Ani kishte shkuar si dixhej. Flisnin bashkė, kishin
    ndėrruar numrat e telefonit. Ani e kishte ftuar vajzėn, e cila vjet
    ishte nė vitin e dytė gjimnaz, nė njė mbrėmje mature nė Belsh, ku ai
    ishte i ftuar si dixhej. Ola ka ardhur nė Belsh, ka festuar me Anin atė
    natė dhe, nė mėngjes, Ani e ka sjellė nė shtėpi, ku ajo ka takuar
    prindėrit. Vajza ishte normale dhe dukej mjaft e mirė. Madje, ajo
    thoshte se e donte Anin dhe se nuk e kishte problem se ai ishte me kėtė
    lloj gjatėsie. Ne i thamė sesi kishte ardhur problemi i Anit me
    sėmundjen nga lindja dhe se kjo nuk ishte e trashėgueshme. Familja e ka
    mirėpritur kėtė lidhje dhe ne e kemi mbėshtetur, por me kalimin e
    ditėve, kontaktet u rralluan dhe komunikimi mes Olės dhe Anit u zbeh.
    Deri nė tetor vazhdoi kjo situatė, por vajza vjen e takon Anin nė
    Elbasan dhe kalon tek shtėpia e njėrės prej motrave tė tij. Ajo i
    kishte thėnė se nuk e kanė lėnė prindėrit dhe se i kishin marrė
    telefonin. Atėherė, ai i blen njė celular dhe njė kartė, qė ajo ta
    pėrdorte pėr tė folur me tė. Pas kėtij momenti, vazhduan telefonatat
    deri nė 24 dhjetor tė vitit tė kaluar, kur Ani kishte ditėlindjen,
    mbushte 23 vjeē. E priti atė ditė qė tė binte telefoni, por ai nuk ra
    asnjėherė dhe, nga ai moment, ai vendosi tė mos kontaktojė mė me Olėn.
    Historia me Ēiljetėn
    Jo shumė kohė mė parė, nė Belsh vjen Ēiljeta bashkė me kėngėtarė dhe
    humoristė tė tjerė. Ani nuk i humbiste lehtė kėto gjėra. Shkoi nė kėtė
    koncert dhe atje, duke kėrcyer, Ēiljeta e shikon dhe e fton nė skenė.
    Mė pas e merr dhe e shėtit me makinė nė qytet. Aty shkėmbejnė edhe
    numrat e celularėve dhe Ani bėhet pjesė e njė videoklipi tė kėngėtares.
    Prindėrit thonė se Ēiljeta e ka ndihmuar qė Ani tė shkonte nė Big
    Brother. Ajo e kishte numrin e telefonit tė Anit dhe ia kishte dhėnė
    gazetarit qė ka komunikuar me Anin. Babai i tij, Bashkimi, tregon se
    kur atė natė Ani ėshtė kthyer nė shtėpi, pasi i kishin propozuar tė
    hynte nė Big Brother, i ka thėnė se kishte njė surprizė. “Pa marrė
    pohimin nė shtėpi, s’mund tė them asgjė”,- u kishte thėnė atyre tė
    emisionit. “Vjen nė shtėpi dhe mė zgjon, pasi unė isha nė gjumė. Mė
    thoshte se kishte njė surprizė. Unė ta japė lejen qė tė hysh, por ti
    vendos me mendjen tėnde”. Tė gjithė nė shtėpinė e tij e kanė mbėshtetur
    dhe janė duke e ndjekur 24 orė nė 24. Babai thotė se, deri tani, tė
    gjithė banorėt po sillen mirė me tė. Ai shqetėsohet se mos i bėjnė keq,
    pasi ai ėshtė edhe mjaft i ndjeshėm dhe do tė ndihej keq nėse do tė
    fillojnė tė tallen e ta shajnė. Ani pėlqen shumė picėn. I pėlqejnė
    shumė gjellėt e ndryshme dhe pasioni i tij i madh ėshtė muzika dhe
    kėrcimi.
    Familja e Anit pėrbėhet nga babai Bashkimi, nėna Hanēja, vėllai
    Shkėlqimi, kunata Bukuria dhe motrat e martuara Dhurata, Shegushi,
    Anila dhe Mirela. Kjo familje ka 9 nipėr e mbesa. Ani ėshtė fėmija i
    vogėl i shtėpisė. Emrin ia ka ngjitur vėllai, Shkėlqimi, pasi e kishte
    dėgjuar nė televizor, si personazh i njė filmi.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 15:40