BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sekreti i dashurise

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sekreti i dashurise

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/11/2010, 16:37

    Sekreti i dashurise Images

    Fusha e vėmendjes sė saj ka qenė kryesisht e pėrqendruar te femra dhe gjetja e shkakut tė shkėputjes sė saj mė tė hershme se mashkulli, nga bota e marrėdhėnieve intime.

    Prej vitesh, kategori tė ndryshme grash e kishin pyetur pafundėsisht pėr marrėdhėniet e zbehta me partnerėt dhe pėr mundėsinė e gjetjes sė “magjisė” qė dikur kishin me bashkėshortin, apo tė dashurin e tyre. Pėrgjigjet qė ajo u kishte dhėnė kėtyre grave ishin: gjej njė grua pėr tė mbajtur fėmijėn, pėr tė pasur mė shumė kohė pėr bashkėshortin, shkoni nė hotel, blini veshje mė provokuese. Nė thelb tė tė gjithė kėtyre kėshillave ishte kujtesa qė ēdo grua duhet t’i bėjė vetes se veē tė tjerash ėshtė edhe femėr. Mė pas psikologes i lindi njė ide brilante.

    Ajo pėrzgjodhi 98 ēifte tė cilėve u la detyrėn qė pėr njė vit tė shkruanin njė ditar, nė tė cilin tė shpreheshin pa rezerva dhe censura pėr atė qė ndjenin pėr partnerin dhe lidhjen e tyre, madje edhe pėr partnerė tė tjerė e ide pėr lidhje tė tjera. Tė gjitha kėto rrėfime, sigurisht tė pa personalizuara, ajo i hodhi nė njė libėr, qė rrėfen histori tė patreguara, siē janė nė pėrgjithėsi historitė e rrėfimet e ditarėve. Nė kėto ditarė tė paraqitet njė botė plot me emocione personale, dhimbje dhe ndonjėherė edhe ide tė reja.

    Nė fakt kėto ditarė nuk kanė fare lidhje me seksin, si akt fizik mes dy personash, por me botėn shpirtėrore, me emocionet qė rrethojnė kėtė marrėdhėnie fizike, me emocionet dhe ndjesitė ndaj atij qė ke pranė, tė cilin e do, me frikėn, intimitetin, mirėnjohjen, fajin, vetminė, shpresėn. Nga ajo qė del nė materialin e ditarėve duket se pėr tė gjithė, gjėja e fundit qė ēojnė nėpėr mend, ėshtė gjetja e “pozicioneve tė reja qė tė japin kėnaqėsi”.

    Historia e tyre ėshtė histori ndjenjash. Meshkujt, pėr shembull, shqetėsohen shumė se pėrse kanė ndjesinė se bashkėshortja e tyre nuk ėshtė mė aq e lidhur shpirtėrisht sa mė parė, apo gratė vetė mendojnė se si ėshtė e mundur qė i shoqi vazhdon tė pretendojė prej saj seks, kur nė mėngjes nuk i derdhi plehrat e shtėpisė, si shenjė se ia dėgjon sėrish fjalėn. Mbi tė gjitha kėto ditarė provojnė katėrēipėrisht se nuk ekziston fjala “normale” nė asnjė lloj marrėdhėnieje. Ajo qė tė bie nė sy ėshtė se ndryshimet qė kanė tė bėjnė me vetėbesimin dhe ndjesitė janė tė ndryshme nga brezi nė brez.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 02:54