BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Rreziku i Indiferences

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Rreziku i Indiferences

    Mesazh nga Kleandra 18/11/2010, 23:34

    Pesėdhjetė e katėr vite mė parė, njė djalė i ri hebre nga njė qytet i vogėl nė malet Carpathian u zgjua, jo larg nga Weimar-i i dashur i Gėtes, nė njė vend i ēnderuar i quajtur Buchenwald. Ai ishte mė nė fund i lirė, por nuk kishte gėzim nė zemėr. Ai kujtohet se kurrė nuk do tė kishte mė. I ēliruar njė ditė mė parė nga ushtarėt amerikanė, atij i kujtohet furia e tyre ndaj asaj qė panė. Edhe pse sot ai ėshtė njė burrė plak, gjithmonė do t’i jetė mirėnjohės atyre pėr atė furi, por dhe pėr dhembshurinė e tyre. Edhe pse nuk e kuptonte gjuhėn, sytė e tyre i thonin atė qė duhej tė dinte, se edhe ata do tė kujtonin dhe ishin dėshmitarė.
    Jemi nė pragun e njė shekulli tė ri, njė milenium i ri. Cila do tė jetė trashėgimia e kėtij shekulli qė po zbehet? Si do tė kujtohet nė mileniumin e ri? Patjetėr qė do tė gjykohet, dhe do tė gjykohet me ashpėrsi, nė anėn morale dhe metafizike. Kėto dėshtime kanė hedhur njė hije tė errėt mbi njerėzimin: dy luftėra botėrore, me qindra luftėra civile, zinxhiri pa kuptim i vrasjeve (Gandhi, familja Kennedy, Martin Luther King, Sadat, Rabin), gjakderdhje nė Kamboxhia dhe Nigeri, Indi dhe Pakistan, Irlandė dhe Rwanda, Eritrea dhe Etiopi, Sarajevė dhe Kosovė; mizoria nė tragjedinė e Hiroshimės. Dhe nė njė nivel tjetėr, Auschwits dhe Treblinka. Kaq shumė dhunė, kaq shumė indiferencė.
    Cila ėshtė indiferenca? Etimologjikisht, fjala do tė thotė “jo pajtim”. Njė gjendje e huaj dhe e pazakontė nė tė cilat vija zbehet mes dritės dhe errėsirės, tė mirės dhe tė keqes. Ēfarė janė pasojat e pashmangshme? A ėshtė filozofi? A ka ndonjė filozofi indiference tė pėrfytyrueshme? A mund ta konsiderojė dikush indiferencėn si virtyt? A ėshtė e nevojshme ta praktikosh atė pėr tė ruajtur shėndetin, pėr tė jetuar normalisht, pėr tė shijuar njė vakt tė mirė dhe njė gotė verė, ndėrsa bota rrotull nesh pėrjeton trazira pikėlluese?
    Patjetėr qė indiferenca mund tė jetė tunduese, edhe mė shumė, joshėse. Ėshtė mė e lehtė tė hedhėsh vėshtrimin larg viktimave. Ėshtė mė e lehtė t’iu shmangemi pengesave tė vrazhda nė punėn tonė, ėndrrat tona, shpresat tona. Tek e fundit, ėshtė e ēuditshme, shqetėsuese, tė pėrfshihesh nė dhimbjen dhe dėshpėrimin e dikujt tjetėr. Por, pėr personin qė tregohet indiferent, fqinjėt tė tij apo asaj nuk sjellin pasoja. Kėshtu qė jeta e tyre nuk ka kuptim. Dhimbja e tyre e fshehur, madje e padukshme nuk pėrbėn interes. Indiferenca e zvogėlon tjetrin drejt njė abstraktimis.
    Atje, pas portave tė errėta tė Auschwitz-it, mė tragjikėt ndėr tė burgosurit ishin Muselmanner-ėt, ashtu siē quheshin. Tė mbėshtjellė me batanijet e grisura, ata ishin ulur apo shtrirė nė tokė, vėshtronin me hutim nė hapėsirė, tė pavetėdijshėm se kush apo ku ishin, tė huaj nė mjedisin e tyre. Ata nuk ndjenin dhimbje, uri, etje. Nuk kishin frikė nga asgjė. Nuk ndjenin asgjė. Ishin tė vdekur dhe nuk e dinin.
    Tė rrėnjosur nė traditėn tonė, disa prej nesh ndjenin se braktisja nga njerėzimi nuk ishte pėrfundimtare. Ndjemė se tė braktiseshe nga Perėndia ishte mė keq se tė dėnoheshe nga Ai. Mė mirė njė Perėndi i padrejtė se sa njė indiferent. Pėr ne, tė shpėrfilleshim nga Perėndia ishte njė dėnim mė i rėndė se sa tė ishim viktimė e zemėrimit tė Tij. Njeriu mund tė jetojė larg nga Perėndia, jo jashtė Perėndisė. Perėndia ėshtė kudo qė jemi. Edhe nė vuajtje? Edhe nė vuajtje.
    Tė jesh indiferent ndaj asaj vuajtje ėshtė ajo qė e bėn qenien njerėzore ēnjerėzore. Indiferenca, tek e fundit ėshtė mė e rrezikshme se sa zemėrimi dhe urrejtja. Inati ndonjėherė bėhet krijues. Dikush shkruan njė poemė tė madhe, njė tjetėr njė simfoni. Dikush tjetėr bėn diēka speciale pėr tė mirėn e njerėzimit pėr shkak se ėshtė i inatosur me padrejtėsinė ndaj sė cilės ėshtė dėshmitar. Por indiferenca nuk ėshtė kurrė krijuese. Madje dhe zemėrimi shpesh mund tė nxjerrė njė reagim. Ti e lufton. Ti e denoncon. Ti e ēarmatos atė.
    Indiferenca nuk nxjerr asnjė reagim. Indiferenca nuk ėshtė njė reagim. Indiferenca nuk ėshtė njė fillim; ėshtė fundi. Kėshtu qė indiferenca ėshtė gjithmonė miku i armikut, pasi nga kjo pėrfiton vetėm agresori, asnjėherė viktima e tij, dhimbja e tė cilit zmadhohet kur ai ose ajo harrohet. I burgosuri politik nė qelinė e tij, fėmijėt e uritur, refugjatėt e pastrehė, tė mos i pėrgjigjesh kėrkesės sė tyre, tė mos e lehtėsosh vetminė e tyre duke i ofruar njė rreze shprese ėshtė t’i dėbosh nga kujtesa njerėzore. Dhe duke mohuar njerėzinė e tyre, ne tradhtojmė tonėn.
    Atėherė indiferenca nuk ėshtė njė mėkat, ėshtė njė dėnim. Dhe ky ėshtė njė ndėr mėsimet mė tė rėndėsishme tė eksperimenteve tė shkujdesura tė shekullit pėr tė mirėn dhe tė keqen.
    Nga vendi ku unė vij, shoqėria pėrbėhet nga tre kategori tė thjeshta: vrasėsit, viktimat dhe soditėsit. Gjatė kohėve mė tė vėshtira, brenda getove dhe kampeve tė vdekjes, jam i lumtur qė zonja Klinton e pėrmendi se tani po pėrkujtojmė atė ngjarje, atė periudhė, se tani jemi nė Ditėt e Pėrkujtimit, por atėherė, ne ndiheshim tė braktisur, tė harruar. Tė gjithė ashtu ndiheshim.

    *Lindur nė Transilvani, tani pjesė e Rumanisė. Rritet nė njė komunitet hebre. Shkrimtar, dėshmitar i vuajtjeve tė hebrenjve nė kampet naziste gjermane. Nė 1986 vlerėsohet me Ēmimin Nobel pėr Paqe.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Rreziku i Indiferences

    Mesazh nga Burrelsja 28/7/2013, 15:48

    jeta na bo tshnderrohemi nga ato qe jemi ne njerez qe e me pa tvdekurme sy sna intereson shum

      Ora ėshtė 13/5/2024, 11:17