BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vėllai vret motrėn pėr nder. Punonte nė lokale nate pėr tė mbijetuar

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    02122010

    Buzqeshje Vėllai vret motrėn pėr nder. Punonte nė lokale nate pėr tė mbijetuar

    Mesazh nga Albatros

    PEJĖ - Vėllai ka vrarė motrėn pėr nder. Halit Vukaj, 21 vjeē, nga fshati Peraj i komunės Golaj nė rrethin e Hasit ka vrarė me armė zjarri automatike motrėn e tijj, Flora Vukaj, 20 vjeēe. Ngjarja ka ndodhur mesnatėn duke u gdhirė e mėrkurė nė hotel "Adriatiku" nė dalje tė qytetit tė Pejės nė rrugėn Pejė-Istog nė afėrsi tė fshatit Vitomiricė. Viktima ka qenė nė shoqėrinė e pesė meshkujve tė gjithė shqiptarė nga Peja, Klina e Gjakova kur vėllai i saj, Halit Vukaj, i armatosur me kallashnikov ka hyrė brenda nė lokal dhe pa ndonjė paralajmėrim ka qėlluar nė drejtim tė motrės. Ajo ka mbetur e vdekur pasi ka marrė disa goditje plumbash nė pjesėt e sipėrme tė trupit dhe nė kokė. Policia e Pejės ka raportuar pėr kėtė rast se sulmi i armatosur ka qenė i pakontrolluar nga ana e vrasėsit, i cili nuk ka kursyer nga plumbat gjithė hapėsirėn e lokalit, duke frikėsuar pėr vdekje personat qė ishin aty. Pesė persona qė shoqėronin viktimėn dhe qė ishin pesė meshkuj janė lėnduar nga xhamat e thyer nėpėr dritaret ku ata kanė tentuar tė dalin sa mė parė pėr t'u shpėtuar breshėrive tė kallashnikovit. Megjithatė, pėrveē femrės qė ishte objektiv i vrasėsit, askush tjetėr nga tė pranishmit nuk ka pėsuar nga plumbat.


    "Njė person i dyshuar sipas informacioneve tė para, ka hyrė nė restorantin "Adriatiku" dhe me armėn e tij automatike kallashnikov nga dera e hyrjes ka filluar tė hapė zjarr nė drejtim tė viktimės, e cila ishte ulur nė njė nga tavolinat e restorantit bashkė me pesė meshkuj. Vajza e identifikuar me emrin Flora Vukaj dhe qė mbante nofkėn "Lola", ishte qėlluar me plumba automatiku pas kokės dhe nė pjesėt e sipėrme te trupit nga vėllai i saj Halit Vukaj duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme, ndėrsa shoqėruesit e saj kishin arritur tė iknin dritareve tė lokalit.


    Pesė pesonat qė shoqėronin viktimėn, ishin tė gjithė shqiptarė nga Klina, Peja dhe Gjakova. Policia e Pejės bėri tė ditur pėr kėtė rast se pesė personat janė lėnduar nga xhamat e thyer nėpėr dritaret ku ata kanė tentuar tė dalin sa mė parė pėr t'i shpėtuar breshėrisė. Pas kryerjes sė vrasjes autori ėshtė larguar, ndėrkohė qė policia ka bėrė identifikimin e tij. Ai ėshtė arrestuar rreth 12 orė pas kryerjes sė vrasjes nė qendėr tė qytetit tė Deēanit rreth 30 kilometėr larg nga vendi i krimit. Njė patrullė policie nė qytetin e Deēanit ka dyshuar nė sjelljen e tė dyshuarit pėr vrasjen e motrės. Ai ėshtė shoqėruar nė stacionin e policisė nė Deēan pėr mungesė dokumentesh identifikimi.


    "Pas marrjes nė pyetje nga policia ėshtė arritur tė zbulohet se i dyshuari kishte vrarė motrėn e vet, Florėn",- tha zėdhėnėsi i policisė, duke shtuar se dyshimet ishin pėrforcuar pas kontakteve me policinė kufitare nė Qafė-Prush, ku ishte vėrtetuar periudha kur Halit Vukaj kishte hyrė nė Kosovė nga Shqipėria. Po punohet pėr zbardhjen dhe arsyet qė ēuan nė vrasjen makabre. Ndėrkohė prokuroria e Pejės ka arrestuar Halit Vukajn nga Hasi. Burimet zyrtare ende nuk kanė dhėnė detaje pėr motivin e kėsaj vrasjeje. Sipas tė dhėnave tė para, viktima qė ishte nėnė e divorcuar nga bashkėshorti, punonte nė lokale nate pėr tė mbijetuar. Kjo duket se ka shtyrė 21-vjeēarin tė vriste motrėn e tij.
    Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia e Hasit. Shefi i komisariatit tė Krumės, Ndriēim Koka, ka bėrė tė ditur se Halit Vukaj nga Peraj ka vrarė motrėn e tij nė Pejė dhe mė pas i ėshtė dorėzuar policisė. Burime nga komuna Golaj e rrethit tė Hasit theksojnė se Flora Vukaj ka qenė e martuar nė Kosovė nė qytetin e Deēanit, por nuk saktėsojnė nėse ajo ka qenė e divorcuar.

    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 13/5/2024, 17:50