BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Topi: Pavarėsia e Kosovės, kontribut i vyer nė stabilizimin e rajonit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    02122010

    Buzqeshje Topi: Pavarėsia e Kosovės, kontribut i vyer nė stabilizimin e rajonit

    Mesazh nga Albatros

    Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi ka mbajtur njė fjalė rasti nė Samitin e Krerėve tė Shteteve dhe Qeverive tė OSBE-sė qė po mbahet nė Kazakistan. “Mė lejoni t’ju shpreh falėnderimet e mia pėr mikpritjen e ngrohtė nė kryeqytetin tuaj tė bukur, dhe urimet mė tė mira pėr organizimin e kėtij Samiti tė OSBE-sė, sipėrmarrje shumė e rėndėsishme kjo edhe pėr faktin e mbajtjes sė tij pas njė mungese tė gjatė prej 11 vitesh.

    Dėshiroj gjithashtu, t’ju pėrgėzoj pėr kryesimin e suksesshėm tė organizatės nė interes tė OSBE-sė, pėr tė gjithė punėn e palodhur, angazhimin e vazhdueshėm dhe diplomacinė e matur nė gjetjen e konsensusit pėr zhvillimin e kėtij Samiti!

    Kjo veprimtari mbart domethėnien e mirėbesimit tė rritur nė hapėsirėn transatlantike dhe potencialin e madh pėr tė rigjallėruar rolin e OSBE-sė, duke pėrcaktuar prioritete dhe angazhime tė qarta, me synimin e rritjes sė sigurisė tonė tė pėrbashkėt.

    Individėt tė cilėve u mohohet vota e lirė, ata qė vuajnė barrėn e konflikteve tė ngrira dhe trafikun e qenieve njerėzore, grupet e pambrojtura qė pėrballen me intolerancėn apo diskriminimin, etnik a fetar, qytetarėve qė u mohohen tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore, nė kundėrshtim me angazhimet OSBE-sė, shohin nga kjo Organizatė, me shpresė dhe pritshmėri tė lartė. Ky Samit dhe OSBE-ja nuk mund tė qėndrojnė indiferentė kundrejt kėtyre sfidave tė sigurisė.

    Intensifikimi i proceseve tė globalizimit ėshtė shoqėruar me sfida tė reja pėr hapėsirėn e OSBE-sė. Krimi ndėrkufitar dhe ndėrkombėtar, krimi kibernetik, terrorizmi, mungesa e sigurisė energjetike dhe situata kritike nė Afganistan mbartin rreziqe qė kėrcėnojnė sigurinė dhe prosperitetin e pėrbashkėt tė vendeve tona. Trajtimi i kujdesshėm i kėtyre kėrcėnimeve dhe nė bashkėrendim me Organizata tė tjera pėrbėn njė sfidė aktuale tė OSBE-sė sė shekullit XXI”, tha presidenti Topi.

    Tutje nė fjalimin e tij presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, tha: “Ndaj dhe ėshtė me rėndėsi thelbėsore qė Dokumenti i Astanės tė pėrēojė njė vizion tė qartė tė orientimit tė veprimtarisė sė OSBE-sė nė tė ardhmen, dhe tė shpjegojė rolin e saj nė terren e nė nivel strategjik, nė kuadėr tė arkitekturės sė sigurisė nė Evropė.

    Shqipėria mbėshtet vazhdimin e dialogut pėr Sigurinė Evropiane – Procesin e Korfuzit -, si njė instrument i vlefshėm pėr rritjen e mirėbesimit nė hapėsirėn e OSBE-sė, e cila duhet t’i shėrbejė promovimit tė sigurisė, tė drejtave tė njeriut dhe institucioneve demokratike.

    Nė vizionin tonė, rigjallėrimi i OSBE-sė dhe rritja e efektivitetit tė saj duhet bėrė duke ruajtur tiparet themelore tė Organizatės: rregullin e konsensusit, fleksibilitetin, qasjen bashkėpunuese nė zbatimin e angazhimeve nga shtetet pjesėmarrėse dhe mandatin gjithėpėrfshirės.

    Falė zhvillimeve tė viteve tė fundit, Ballkani Perėndimor po pėrjeton njė periudhė paqeje, stabiliteti e progresi tė gjithanshėm. Zvetėnimi gradual i barrierave kufitare, ka sjellė si rrjedhojė lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė vendeve tona, dhe rritjen e shkėmbimeve, tregtare e kulturore. Synimi i pėrbashkėt i integrimit evropian ka shėrbyer si mekanizėm stimulues pėr realizimin e shumė reformave tė brendshme, nė forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor, dhe reformave nė politikėn e jashtme tė vendeve tona, drejt konsolidimit tė sigurisė dhe njė stabiliteti afatgjatė, nė rajon e mė gjerė.

    Pavarėsia e Kosovės, e deklaruar nė pajtueshmėri tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare, ka dhėnė njė kontribut tė vyer nė stabilizimin e rajonit tonė. Ky shtet i ri pėrbėn tashmė njė realitet qė ka marrė drejtimin e duhur e po konsolidohet dita-ditės kah tė ardhmes evropiane dhe euro-atlantike. Klima paqėsore e ndikimi pozitiv nė marrėdhėniet ndėretnike qė ka krijuar pavarėsia e saj, duke pėrēuar impakt tė drejtpėrdrejtė nė paqen e stabilitetin e rajonit tonė, pėrbėjnė njė fakt konkret dhe real.

    Shqipėria mbėshtet dialogun e drejtpėrdrejtė Kosovė-Serbi, si dy shtete tė pavarura dhe sovrane pėr ēėshtje teknike me interes tė pėrbashkėt, njė dialog qė duhet tė udhėhiqet nga parimet e Dekalogut tė Aktit Final tė Helsinkit, veēanėrisht tė respektimit tė integritetit territorial e sovranitetit dhe fqinjėsisė sė mirė”, tha presidenti Topi.

    “Dėshiroj tė konstatoj mė kėnaqėsi se, nė gjithė kėto procese tė stabilizimit tė Ballkanit Perėndimor, OSBE-ja, nėpėrmjet Misioneve nė terren, ka luajtur njė rol historik tė pamohueshėm. Kėto misione kanė shėrbyer si instrumente nė menaxhimin e situatave tė krizės dhe forcimin e dialogut midis palėve. Prania e gjerė e OSBE-sė nė Ballkanin Perėndimor, aktualisht me 7 misione nė terren, duhet konsideruar si njė aset nė rrugėn e rajonit drejt konsolidimit tė sigurisė dhe stabilitetit afatgjatė tė tij.

    Ne besojmė se Organizata ka potencialin, ekspertizėn dhe burimet pėr tė siguruar njė kontribut tė veēantė nė mbėshtetje tė pėrpjekjeve kombėtare nė disa fusha prioritare, nė veēanti: nė fushėn e luftės kundėr korrupsionit, trafikimit njerėzor, forcimit tė shoqėrisė civile, nė asistimin e reformės gjyqėsore, dhe mbi tė gjitha nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėr-etnike.

    Shqipėria ka fituar njė status dhe rol tė ri nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, rrjedhojė e partneritetit nė rritje me tė gjithė strukturat e sigurisė rajonale dhe globale, veēanėrisht pas anėtarėsimit nė NATO nė prill tė vitit 2009. Shqipėria ėshtė sot njė vend strategjik pėr sigurinė, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropės dhe do tė vazhdojė tė luajė rolin e saj bashkėpunues, integrues dhe moderues, si njė faktor me peshė rajonale pėr rritjen e sigurisė, pėr tė garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal. Faktori shqiptar nė tė gjitha vendet e rajonit ėshtė faktor stabiliteti, bashkėpunimi dhe kohezioni tė brendshėm.

    Politika e jashtme e Shqipėrisė udhėhiqet nga parimet e moderacionit, bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe integrimit rajonal. Parime kėto qė janė kristalizuar si rezultat i vlerave humane shumėshekullore tė shoqėrisė dhe kulturės shqiptare si: toleranca, harmonia, bashkėjetesa ndėrfetare, ndėretnike e ndėrkulturore.

    Krenar pėr kėtė trashėgimi tė vyer, vendi im synon tė ndajė dhe promovojė kėto vlera shqiptare me gjithė bashkėsinė euroatlantike dhe nė veēanti me OSBE-nė.

    Lidhja midis Shqipėrisė dhe OSBE-sė daton qė nė pėrēapjet e para tė demokracisė shqiptare. OSBE-ja simbolizon nė Shqipėri daljen nga izolimi ndėrkombėtar dhe afrimin me bashkėsinė euro-atlantike dhe vlerat e saj tė lirisė, demokracisė e sundimit tė ligjit, duke na motivuar qė tė jemi mė aktivė nė kuadėr tė kėsaj Organizate dhe tė pėrkushtuar ndaj pėrmbushjes sė qėllimeve dhe objektivave tė saj afatgjatė”, tha nė fjalimin e tij presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 12/5/2024, 14:31