BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mijėra shtėpi tė pėrmbytura nė Shqipėri

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    03122010

    Buzqeshje Mijėra shtėpi tė pėrmbytura nė Shqipėri

    Mesazh nga Albatros

    Situata paraqitet e vėshtirė nė veri tė vendit, nė Shkodėr - nė qytet apo dhe nė komunat pėrreth, si pasojė e reshjeve tė rėna gjatė natės, por edhe shkarkimeve nga kaskada e Drinit.

    Drejtori i emergjencave civile, Leonard Olli, raportoi situatėn mė tė fundit nė disa prej lagjeve tė qytetit tė Shkodrės.

    “Tė pėrmbytura janė lagjet periferike, konkretisht ėshtė Bashallėku, janė Livandat, ėshtė Ajazma e Xhabia, pra janė njė sėrė pjesė tė territorit tė qytetit tė Shkodrės, tė cilat janė nėn ujėra. Do tė theksoja, gjithashtu, qė rruga nacionale te Harku i Bėrdicės ėshtė pėrsėri e pakalueshme pėr tė gjitha mjetet, pra edhe pėr mjetet e ulėta, edhe pėr ato tė lartat. Policia e shtetit ka bėrė bllokimin e saj”, bėri tė ditur Leonard Olli.

    Tė dhėnat mė tė fundit tė prefekturės Shkodėr flasin pėr mbi 3 mijė shtėpi tė pėrmbytura, 6 mijė tė tjera gjenden nėn kėrcėnimin e ujit, si dhe 1200 hektarė tokė tė pėrmbytur.

    Por, tė dhėnat ndryshojnė me shpejtėsi nga ora nė orė, pėr shkak tė reshjeve tė shumta qė nuk premtojnė ulje tė nivelit tė ujit.

    Operacionet e autoriteteve shtetėrore janė pėrqendruar nė evakuimin e banorėve, deri tani janė evakuuar 7944 persona, por paralelisht po asistohen me ndihmė ushqimore edhe nga ajri banorėt qė vazhdojnė tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre.

    Vėmendja ėshtė pėrqendruar edhe nė kaskadėn e lumit Drin pėr tė garantuar sigurinė e saj.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 13/5/2024, 03:09