BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet qe duhen konsumuar per te luftuar stresin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet qe duhen konsumuar per te luftuar stresin

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/12/2010, 18:42

    Ushqimet qe duhen konsumuar per te luftuar stresin Images

    Stresi ėshtė njė armik i keq, ndaj tė cilit duhet tė mėsoheni tė mbroheni nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr tė mos humbur kontrollin nga aktiviteti i pėrditshėm. Nė disa momente, mund ta ndjeni veten tė pafuqishėm pėr tė luftuar stresin. Ja disa kėshilla pėr ushqimet e antistres:

    Lajthitė- Janė tė pasura me magnezium. Sipas disa studimeve, ndihmojnė pėr tė mbajtur nivele tė ulėta tė kortizolit (i njohur si hormoni i stresit). Kujdes, lajthitė janė tė pasura me kalori, kėshtu qė, kush ėshtė nė dietė, nuk duhet ta teprojė me konsumimin e tyre.


    Brokoli- Ka pak kalori, shumė acid folik dhe favorizon reduktimin e stresit.
    Sheqeri- Embėlsira ul nivelin e stresit. Mjafton njė majė luge sheqer nė gojė pėr tė patur njė efekt tė ndjesisė sė mirė. Kush nuk ėshtė nė dietė nuk bėn gabim tė hajė torta dhe ėmbėlsira.


    Karbohidratet- Ushqimet e pasura me karbohidrate rrisin nivelin e serotoninės, duke ndikuar te humori dhe duke sjellė clodhje.
    Omega 3- Pjatat me salmon dhe ushqimet e tjera qė pėrmbajne Omega 3, janė eliksirėt e shkėlqyer pėr shėndetin e qelizave tė trurit. Konsumimi i ushqimeve qė pėrmbajnė yndyrna tė shėndetshme ndihmon luftimin e stresit nė mėnyrėn e duhur.


    Cokollata e zezė- Me konsumimin e saj, rritet prodhimi i endorfinės. Cokollata pėrmban 300 pėrbėrje tė ndryshme, mes tė cilėve edhe anandamidėn, njė substancė kimike qė imiton nė tru efektin e marihuanės dhe teobrominės, njė stimulant mjaft delikat. Njė gotė qumėsht nė ditė- Qumėshti pėrmban triptofan, i cili duke u metabolizuar, konvertohet nė serotoninė (agjent pėr humorin e mirė). Kalciumi, magneziumi dhe potasiumi mund tė kontribuojnė pėr tė mbajtur tė qėndrueshėm presionin e arterieve. Pini cokollatė tė ngrohtė- Pijet e ngrohjta rrisin temperaturėn e trupit, njė ndjesi qė shkakton rehati tė pėrgjithshme nė organizėm.


    Ēaj i zi- Ky lloj caji rregullon humorin. Kėshtu thote njė studim i Universitetit College tė Londrės. Konsumimi i cajit tė zi, katėr herė nė ditė pėr gjashtė javė ul nivelin e kortizolit, hormonit tė stresit, sidomos pas njė situate kritike.


    Ēaj jeshil- Ky lloj caji ėshtė i pasur me teaninė dhe ndihmon nė clodhjen e trurit. Studimet laboratorike tregojnė se caji ėshtė i pasur me polifenolė, qė veprojnė si clodhės natyrale dhe ushqyes pėr stomakun.


    Pini ujė tė ftohtė- Konsumimi i ujit dhe mė pas njė ecje e gjatė nė ajėr tė pastėr do t'ju shėrbejė pėr clodhjen e trupit dhe trurit. Uji ėshtė si benzinė pėr trupin dhe influencon nė qarkullimin e mirė tė gjakut.

    Kėshillat pėr lėkurė tė pastėr

    Pėr tė kuruar lėkurėn nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė vendosėsh krem dy herė nė ditė dhe tė investosh nė produkte bukurie shumė tė kushtueshme. Ndonjėherė harrojmė se ka shumė veprime tė pėrditshme qė mund tė pėrmirėsojnė apo keqėsojnė lėkurėn e fytyrės, sidomos kur ka ekspozim nga agjentė tė jashtėm si dielli, i ftohti apo smogu.

    Ja disa kėshilla:
    Zgjidhni pastruesin e duhur. Nuk duhet tė pėrdorni larės tė njėjtė pėr lėkurėn e duarve, pėr trupin dhe pėr fytyrėn. Lėkura e fytyrės ėshtė mė e ndjeshme. Zgjidhni njė larės qė ka pak substanca kimike, si SD-40 dhe alkool. Kėto lloj pėrbėrėsish tentojnė ta thajnė lėkurėn e fytyrės. Mos pėrdorni shpesh eksfoliantin. Tepėr e rėndėsishme ėshtė pastrimi i lėkurės nė thellėsi, por nuk duhet bėrė shumė shpesh, sepse kėshtu rrezikohet qė tė humbet elasticiteti. Pėrdorini kėto produkte nė mėnyrė tė moderuar dhe jo nė mėngjes, kur lėkura e fytyrės ėshtė mė e dobėt. Hidratojeni lėkurėn normalisht. Kėshilla kryesore e tė gjithė ekspertėve tė bukurisė ėshtė ajo e tė ushqyerit tė lėkurės, sidomos kur ėshtė e thatė. Asnjėherė mos e ekzagjėroni, sepse kėshtu rrezikoni qė tė rėndoni lėkurėn. Pini shumė ujė, kujdesuni pėr ambientin nė shtėpi dhe ndonjėherė ushqejeni lėkurėn me maska fruktoze tė pėrgatitura nė shtėpi. Lajeni fytyrėn para se tė flini. Nėse flini me make up, atėherė mos u habisni kur nė mėngjes tė gjeni ndonjė surprizė tė pakėndshme. Lėkura juaj gjatė natės duhet tė jetė e qetė, poret tė jeni tė lira qė tė marrin ajėr. Mos pėrdorni produkte kozmetike tė vjetra. Edhe pse produkti mund tė jetė i madh nė sasi, mirė ėshtė qė tė mos e pėrdorni pėr shumė kohė, sepse me kalimin e ditėve, cilėsia e tij bie. Po ashtu produktet shpesh pėrdoren me duar jo fort tė pastra.

    Kėshilla mjekėsore pėr gripin

    Mbani nėn kontroll temperaturėn. Qumėshti i ngrohtė me mjaltė ėshtė njė balsam shumė i mirė, madje ideal, pėr kollėn dhe fytin. Nėse ka kollė dhe dhimbje fyti, pėrdorni avujt me ujė tė ngrohtė e kamomil dhe gargara me ujė me kripė. Mundohuni tė mos pėrdorni antibiotikė, ato nuk tė shėrojnė nga rrufa apo gripi. Tė vetmet raste kur mund tė kenė efekt janė komplikimet bakteriale, tė cilat e dobėsojnė tej mase organizmin.

    Ngrėnia e mėngjesit parandalon infarktin

    Mėngjesi ėshtė njė vakt qė nuk duhet evituar. Konsumoni njė filxhan qumėsht, kafe, ndonjė biskotė dhe nė fund frut. Pavarėsisht shijeve personale, e rėndėsishme qė t'i dedikohet vėmendje kalorive dhe ushqimit tė trupit nė mėnyrėn e duhur. Sipas dietologėve kush konsumon mėngjes, dobėsohet mė kollaj, pasi ka energji pėr tė pėrballuar ditėn, por edhe pėr tė luftuar infarktin apo diabetin./albania/

      Ora ėshtė 6/5/2024, 12:48