BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rrėshqitje dheu nė Librazhd

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    07122010

    Buzqeshje Rrėshqitje dheu nė Librazhd

    Mesazh nga Albatros

    Rrėshqitjet masive tė dheut nė fshatin Karkavec tė Librazhdit vazhdojnė tė jenė aktive. Gjatė kėtyre 24 orėve, erozioni ka shembur dy shtėpi tė tjera, duke e ēuar numrin e tyre nė 12. Gjithashtu, rrėshqitjet rrezikojnė edhe 20 banesa tė tjera ku banorėt prej dy netėsh kanė fjetur nė qiell tė hapur nga frika se mos shtėpitė i zėnė brenda. Banorėt qė janė tashmė pa shtėpi janė strehuar nė disa banesa tė braktisura, duke vėshtirėsuar kėshtu jetesėn. Njė pjesė e tyre pritet tė strehohen nė godinėn qė ka qenė gjykatė dhe nė hotel Turizmin tė Librazhdit. Ndėrkohė, rrėshqitjet masive tė dheut kanė bllokuar rrugėn Qukės-Qafė Pllocė, duke izoluar disa fshatra. Madje, nė kėto zona nuk ėshtė e mundur qė tė zhvillohet as mėsimi, pasi mėsuesit vinin nga Librazhdi. Gjendja bėhet edhe mė e vėshtirė nė komunėn e Qukėsit pasi prej disa ditėsh mungon energjia elektrike, sepse janė shembur shtyllat e tensionit tė lartė dhe nuk dihet se kur mund tė rregullohet kjo avari nė rrjet.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 12/5/2024, 18:31