BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 hapa per te takuar lumturine

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 hapa per te takuar lumturine

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/12/2010, 16:39

    10 hapa per te takuar lumturine Images

    Unaza e cmuar e marteses ka nje efekt super eksitues ne gishtat e nje femre trendy qe surprizon pa reshtur partnerin e saj. Po flasim per martesen tende.

    Tani qe ke pak kohe e martuar, je sistemuar mire brenda jetes martesore, ke vene ne rregull financat, ke kaluar provat e para dhe ke mesuar trukun per te vene paqe pas nje zenke. Po te duhet nje kurs rifreskimi: 10 keshilla per te qendruar ne harmoni pas premtimit per perjetesi.

    1- Mos kerko nje globe te qelqte.

    Ndonjehere dashuria eshte nje gezim kaq i cmendur marramendes, sa ti harron se ka njerez te tjere e aktivitete ne boten pas ju te dyve. Dhe pse kjo eshte e kuptueshme, duhet te gjesh nje rrugedalje para se te perfundoni te izoluar. Para se te takoje partnerin, kaloje kohe me mikeshat e tua, me familjen, rrije me gjate ne zyre, perkushtoheshe pas apartamentit tend, ndiqje ndonje kurs per te mbajtur mendjen ne aktivitet. Mos mendi thjesht se tani je e zonja...! Kjo nuk do te thote se duhet harrosh cdo gje tjeter. Martesa do behet shume me interesante po te vazhdosh te jesh ajo vajze mahnitese qe ishe para se ai te te njihte dhe kur ai u dashurrua me ty. Keshtu do te keni me shume per te folur ne mbremje.

    2- Duhet te ndjekesh te gjitha stilet e jetes, jo vetem stilin prej te martuarish.

    Jeta behet tmerresisht e ngushte kur jeta sociale rrotullohet vetem rreth cifteve te tjera te martuara. Po te besh te njetjat biseda gjithemone, shpejt do kuptosh se ke vdekur dhe ke shkuar ne ferrin e marteses. Nje e mire e marteses eshte se te jep shansin te prezantosh te gjithe rrathet e meparshem sociale te ndare me njeri-tjetrin. Keshtu qe me tu martuar bej ca perzierje me interes: miqte e tij dhe te tute, miqte e punes dhe te shkolles, fqinje dhe familjare, miq te vjeter dhe njohje te reja, beqare dhe te martuar te hershem, prinder binjakesh dhe cifte pa femije.

    3- Ska pse te shqeteson fakti se ende mund te joshesh

    Kur ke qene beqare ke takuar djem seksi kudo, ne lokale, bibloteke, stacione. Me tu lidhur, eshte e lehte ta humbesh vemendjen e djemeve fantastike. Gjithesesi, fakti qe ti nuk je nje yll kinemaje dhe qe syte tashme jane ngulur tek partneri yt, kjo nuk do te thote qe nje here ne kaq kohe nje rrajhe e cuditshme qepallash nuk do te ndodhe. Kjo nuk duhet te te merakose. Eshte nje tregues i thjeshte qe ke fuqi joshese. Thjeshte ti po e perdor gjithe potencialin ne besnikeri dhe nuk po bie pre e flirteve.

    4- Respekto vjehrren dhe vjehrrin

    Ata mund te jene shume te merzitshem, thashethemexhinj dhe llafazene ose kaq te paturpe sa te vene ne siklet sa here i takon. Po cfaredo tipi te kene ata, priti krahehapur sa here i sheh. ska rendesi c'mendon per ta, kujto se ata kane meriten qe kane rritur bashkeshortin tend te mrekullueshem. Edhe pse beson se ai eshte keshtu fale disa devijimeve gjenetike, dorezohu dhe prano meriten e tyre. Degjo pra, teksa vjehrri perserit e perserit parashikimet e tij per motin apo historite nga e shkuara. Bej sikur pelqen pjatat me mish te vjehrres, edhe pse ti keto kohe mund te jesh fiksuar me perimet. Pi dhe nje gote tjeter me vere, po te jete e nevojshme.

    5- Nuk ke pse krahasohesh me ate ciftin zonja dhe zoti "Perfekt".

    Le ti shohim gjerat ne sy. perhere do kere nje cift me terheqes, me argetues, me simpatik, me seksi, me te dashur, me te zgjuar, me te suksesshem se ju te dy. E cfare pastaj? Dhe po te jene cift i zymte ne nje feste, nuk do jeni ne tjetren. Po ta krahasosh veten gjithemone me te tjeret, ti do te humbasesh kenaqesine e lidhjes.

    6- Luaj si duhet

    Kur me pare dilje me te dhe papritur plaste nje zenke, perplasja e dyerve, te qarat dhe kthimi ne shtepi kane qene te suksesshme per te fituar. Ai ndihej keq dhe te ndiqte nga pas per te thene se i vinte keq. Po, por tani qe jeni martuar dhe jetoni bashke kjo nuk funskionon me. Eshte shume me mire te qendrosh e qete dhe te perpiqesh te zgjidhesh mosmarreveshjet. Beje lojen si duhet dhe te pakten ai do te vere veshin. A fiton? Varet sa e afte ke qene ne ato qe ke thene.

    7- Behuni nje skuader

    Sa kohe ju jeni te dy te suskeshem e njerez te pavarur, mos harroni te mbeshtesni njeri tjetrin, madje dhe enderrat me te cmendura dhe te inkurajoni tjetrin te jetoni jeten ne menyren me te mire. Ne rast se ai eshte gati per nje ngritje ne detyre, mos ngurro te behesh mike me shefin e tij ne nje feste te kompanise. Nese ai gjithemone ka dashur te shohe nje finale te Kupes se Kampioneve, bli dy bilata per ta pare bashke. Dita rrenuese per te? Organizo nje pasdite te tere shplodhese dhe pse jo nje mbremje ne pub-in afer shtepise. Ne ato dite kur ti je me humor dhe ai jo, kujdesu ti transmetosh energji. Ne kete bote doreshtrenguar dhe te cmendur a nuk eshte bukur te dish se gjithemone ke dike ne anen tende?

    8- Lere pa fjale

    Pozicioni yt i rehatise duhet te behet ai kur je si askush tjeter: jokonvecionale, surprizuese. Nuk ka pse te shnderrohesh ne nje zonje te merzitshme tani qe ke nje unaze rreth ne gisht. E cfare pastaj nese vishesh si babagjysh i Vitit te Ri ne nje mbremje qershori, kur e di qe atij i pelqejne shume ato festa? Apo nese e fton ta pini ate shishen e mire te veres jashte ne kopesht, ulur ne stola qe veme elegante nuk jane? Pra clirohu. Ti ke gjetur burrin qe te do, keshtu qe qendro po ajo femer unike me te cilen ai ra ne dashrui. Mos u perpiq kurre te shnderrohesh ne gruan qe ben biskotat me te mira ne fis.

    9- Behu romantike

    Duket e cuditshme, por eshte e lehte te harrosh ate qe ju solli ne kete pike. Mos ndalo se qeni romantike, seksi, kreative, impulsive, spontane dhe e cmendur ne dashuri tani qe duket me e lehte te marresh me qira nje video e ta shohesh ne shtepine e rregullt. Merr leksione tangoje, shko rregullisht ne opera apo stadium lojerash me dore, shko te patinosh ne akull dore per dore me te dhe lere te vij te te mari me makine per nje takim si dikur. Cfaredo qe ka qene ajo qe te ka bere te kuptosh se ai eshte burri qe ben oer ty, mos e lere te humbas. Me e rendesishme nga te tera: mos harro fuqine e nje plani erotik qe permbys gjithe planet e tjera.

    10- Ji e lumtur me burrin qe ke

    Ndodhe ndonjehere qe jeta e marteses te ben te kthesh koken pas me mall ne kohen kur ishe beqare. Mund te pyesesh veten se cpate qe e le ate jete per te nisur kete tjetren. Por kur ke nisur te merzitesh me disa huqe te burrit tend, atehere kujto sa seski, i zgjuar, i ndjeshem te eshte dukur ne kohen kur vendose te martoheshe me te. Mos harro se je me fat qe ke gjetur njeriun qe te pranon ashtu sic je. ne rast se mbi te gjitha ti tregohesh mirenjohese per mashkullin qe ke, martesa jote do ta reflektoje kete. Ikub

      Ora ėshtė 13/5/2024, 12:06