BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Partia Demokratike ,Sali Berisha ,dhe Ramiz Alia , etj

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    11122010

    Buzqeshje Partia Demokratike ,Sali Berisha ,dhe Ramiz Alia , etj

    Mesazh nga Albatros

    Kur ndodhi kjo ndjesi tek ju? Ju ishit komunist nė atė kohė. Kur u anėtarėsuat nė Partinė Komuniste?
    Unė jam anėtarėsuar nė Partinė Komuniste nė vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parė ėshtė sepse u ndikova nė mėnyrė shumė thelbėsore nga pushtimi i Ēekisė. E pėrjetova atė me njė dhimbje dhe njė emocion tė paimagjinueshėm, sepse Dubēeku ngjalli shpresė nė tė gjithė botėn komuniste. Ajo qė u quajt pranvera e Pragės. Njė natė, njė ushtri prej 300 000 trupash, tanke e tė gjitha mjetet, pushtoi njė vend qė tentoi tė dilte nė liri ose tė paktėn kėshtu besonim. Ishte shumė e pėrhapur ideja, se pas Ēekisė do tė ishte Shqipėria, gjė pėr tė cilėn unė isha shumė i vendosur si qytetar tė qėndroja nė atė pozicion qė duhet tė qėndrojė ēdo qytetar nė rastin e njė pushtimi kombėtar. Sė dyti, e vėrteta ėshtė qė nė Shqipėri filloi njė hapje.
    Nė cilin vit?
    Kanė qenė besoj vitet 1969-1972, vite nė tė cilat nė Shqipėri filluan tė jepen filma italianė si filmi “Mė fal” e filma tė tjerė.
    Ju patėt shpresė se do tė ndryshonte?
    Po, shumė shpresė, unė mjaft njėherė. Kisha shpresė se kishte filluar tė jepej muzikė qė nuk lejohej.
    Pra, ju menduat njė liberalizim tė Partisė sė Punės qė ishte nė pushtet, apo njė pėrmbysje tė saj?
    Jo, njė pėrmbysje nė asnjė mėnyrė, por mendoja se po shkonim drejt hapjes. Meqenėse ne kishim dalė nga sfera ruse, mendoja se do tė ecnim drejt Perėndimit. Kėta filma qė shfaqeshin, kėto kėngė qė jepeshin, “Mami blu”, Tom Xhons ose kėngėtarė tė tjerė.
    Po ju nė atė kohė keni qenė sekretar Partie dhe vazhduat tė jeni deri nė vitet 1990, apo jo zoti Berisha?
    Sekretar Partie kam qenė gjithsej absolutisht jo mė shumė se 3-5 muaj, me sa mbaj mend.
    Nė cilin vit?
    Nė vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyrė nga e cila mė shkarkuan nė mungesė.
    Ėshtė thėnė se keni qenė deri nė vitin 1990 sekretar Partie?
    Absolutisht jo. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Janė thėnė shumė gjėra, se kam qenė shumė vite, se kam kuruar Enver Hoxhėn...
    Ka pasur komente se gjatė kėsaj kohe, ose pas kėsaj kohe, ju keni ndikuar nė largimin ose internimin e disa kolegėve tuaj?
    Nė mėnyrėn mė kategorike, kurrė. Asnjėherė s’kam ndikuar, asnjėherė nuk mė ėshtė kėrkuar dhe nuk kam dhėnė kurrė mendim. Kjo ėshtė njė shpifje e mirėfilltė sepse nuk kanė guxuar kurrė tė thonė njė emėr dhe e di pse nuk guxojnė, se ėshtė zero.
    Ju e kishit njohur Ramiz Alinė nė atė kohė?
    Po.
    Personalisht?
    Po, personalisht.
    Qė kur njiheshit me Pashkon?
    Veēanėrisht nė vitet 1990, kur Gramozi u bė zėri mė i vėrtetė nė universitet, ndėr ata qė pėrpiqeshin tė ngriheshin nė atė kohė kundėr regjimit. Ka pasur dhe tė tjerė, po Gramozi ishte mė konsistent nga tė gjithė. Unė e takova Misha Glenin me tė. Me Elez Biberajn nuk lidhesha dot se nuk kisha telefon, kisha njė tė lidhur me centralin e spitalit. Kėshtu qė nuk ishte shumė e thjeshtė. Pavarėsisht nga kjo, unė vazhdoja me kėmbėnguljen absolute nė qėndrimet e mia, i vendosur pėr tė bėrė atė qė nuk kisha bėrė. Erdhėn ambasadat, qė ishte njė moment tjetėr deciziv. Cili ishte pozicioni im nė atė kohė? Nuk isha nga ata qė do tė hyja nė ambasada, unė isha i vendosur qė nuk do tė largohesha kurrė nga Shqipėria. Kam vuajtur gjithnjė nga malli pėr vendin tim. Por u bėnė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė tė mė merrnin njė deklaratė kundėr. Unė jo vetėm qė s’e dhashė, por u vura kusht qė “unė ju jap deklaratė me kusht qė ta nxirrni siē e them unė”. Kusht, tė cilin nuk e pranuan dhe unė nuk dhashė asnjė deklaratė. Janė tė shumtė intelektualėt qė refuzuan tė dėnojnė refugjatėt qė u larguan, tė flisnin kundėr tyre.
    Ismail Kadare thotė se Ramiz Alia ka qenė shumė i ashpėr nė atė takim...
    45 minuta fjalė qė mbajti ai nė atė takim, ishte nga mė agresivet. E bėri qė tė thotė se ēdo gjė tjetėr jashtė kėtij konteksti ėshtė nė armiqėsi tė hapur me interesat kombėtare, me socializmin. Pastaj bėri njė pushim. Unė isha me Qemal Sakajevėn, njė mik timin tė pėrhershėm. I them: “Qemal, ky na paska thirrė pėr tė na bėrė gjyqin ne kėtu, po unė do ta lexoj deklaratėn se e kam nė ēantė”. U bė njė pushim, kafe. Aty i them se po nuk na la me folė, unė nuk iki pa e lexuar deklaratėn. -Kthehemi nė sallė,- tha Ramizi,- kush ka ndonjė gjė? E merr fjalėn Muntaz Dhrami. Ai i bėri njė fyerje tė shkėlqyer. I thotė: -Shoku Ramiz, mirė po problemi ėshtė kėtu, se po thonė nė qytet se nė Malin me Gropa janė varrosur 50 tė rinj. Ai kėrceu nga karrigia. Ēfarė?,- tha. Atje,- tha Ramizi,- gropa ka, po varre s’ka-, e me zor e mori veten. –Sigurisht,- i them unė, -kur informacioni dezinformon, atėherė lajmet kėshtu dalin. I jap rastin e tė riut Basha, qė u qėllua nga policia nė hekurat e ambasadės gjermane dhe kėta thoshin se ka marrė njė plagosje tė lehtė. Nė atė takim, ai kthehet me malinjitet dhe thotė: -Ti po gėnjen. Ti e di se e mbajtėn dy ditė nė Ambasadėn Gjermane atė? Dhe e sollėn ata nė kėtė gjendje. Gjithė spitali e mori vesh.
    Ngrihet Veli Zogu dhe thotė: -Ėshtė ashtu siē thotė Saliu. Veliu ishte nė klinikėn qė e kishin trajtuar. Kjo gradualisht bėri qė nė ēdo minutė tė tij, ai ta humbiste thellė debatin. Unė i them pastaj tė dėnojė dhunėn, se ėshtė njė dhunė ndaj nesh. Ēdo qytetar qė goditet nga policia ėshtė njė dhunė nė ndėrgjegjen e gjithsecilit. Janė qėndrime tė pamerituara dhe kėrkojnė,- i them unė,- njė komision hetimor qytetar, pėr zbardhjen e dhunės policore. E di ē’bėnte policia? Policia rrihte njerėzit nė stacionet e autobusėve, pa asnjė motiv.
    Sepse mendonin se do tė hynin nė ambasadat e huaja...
    Pati njė periudhė tėrbimi, sepse ai mendonte se do tė vendoste perdet.
    Ėshtė edhe kjo njė legjendė, kam pėrshtypjen, qė Ramizin e qeveriste Sofo Lazri?
    Absolutisht jo. Pėr kėtė kam fakte tė pakundėrshtueshme unė. Ramiz Alinė e qeveriste Sofo Lazri dhe ai i thotė se ėshtė hapur thashethemi nė Tiranė, se tė kanė mundur intelektualėt dhe ai e mori takimin, e “qethi”, e “preu” dhe botoi njė libėr pėr pėrdorim tė brendshėm. Nė libėr, ai i kishte redaktuar dhe letrarizuar frazat e tij, edhe pse aty foli me njė nivel shumė tė ulėt, pa nivel fare mund tė them. Unė marr vesh botimin e tij nė ditėn e enjte, nė shtator. Vjen e mė thotė Mehmet Elezi, se ai ka bėrė njė libėr dhe aty kuptohet qartė se ti je i fokusuar pėr tė ndėrmarrė masa kundėr teje. Pėr mua nuk kishte ndonjė gjė tė re nė atė mes, por kisha derdhur nė plumb shkrimin qė do tė botoja nė gazetėn “Bashkimi”. Shkrim, nė tė cilin unė ndėrmerrja njė sulm frontal kundėr burokracisė dhe nomenklaturės. Aty argumentoj pse ėshtė jetime demokracia nė Shqipėri. E lidh gjerėsisht me Kosovėn. Njė nga kėrkesat e mia ėshtė qė demokracia pėr Kosovėn ėshtė jetike, pėr diasporėn ėshtė jetike, pėr Shqipėrinė po e po. Aty trajtoj se pse kundėrshtohet, kush janė kategoritė qė e kundėrshtojnė. Shkrimi ishte qė unė e kisha rishkruar 12 herė pėr tė pėrllogaritur ēdo presje. I them Qemal Sakajevės, kryeredaktorit tė gazetės, se ai kishte familje mė tė gjerė se timen, e kishte mė tė vėshtirė pėr ta mbajtur, qė “hiqe po pati probleme”. Ai mė thotė: -Unė atė shkrim e heq vetėm po qe se ti do. Sa pėr veten time, nuk i lėviz njė fjalė.
    Unė i them: Dėshirė kam tė botohet, por t’i them kėto qė tė mos kesh pasoja. -Jo,- tha,- s’e heq. Dhe nuk e hoqi. Shkrimi doli ditėn e hėnė. Ishte e vetmja gazetė qė botohej. Nė 8 e 30 tė mėngjesit, Qemalin e thėrret Sofo Lazri dhe i thotė se “Ai shkrim ėshtė shkruar pėrtej oqeanit”. Bėnė 3 orė debat se unė isha agjent i CIA-s.
    Kishit ndonjė lidhje ndėrkohė?
    E vetmja lidhje qė ishte, ishte sepse kunata ime ishte motėr me nėnėn e Elez Biberajt. Kjo ishte e vetmja lidhje qė bėnte Sofo. Madje, mendonte se shkrimin e kishte shkruar Elezi vetė, por nuk e kishte thėnė nė kėtė formė. Pas 3 orė e gjysmė debate, ku Qemali i thoshte se ai ēdo gjė mund tė jetė, po agjent nuk ėshtė, mbronte shkrimin, del nga zyra e Sofos dhe takon nė korridor bashkėshortin e njė shoqes time qė punoja nė spital, Kostandina Dhimarko. Bashkėshorti i saj punonte nė Komitetin Qendror. I thotė: -Qemal, ē’ke? I tha “mė thirri Sofo qė nė mėngjes pėr shkrimin”. -Pėr shkrimin,- tha ai, -26 punonjės kanė ardhur e i kanė bėrė fotokopje nė zyrėn time shkrimit.
    Para kėsaj, Genc Kondi i thotė Qemalit se kanė vendosur ta transferojnė nė Librazhd. Atje e kisha vendosur tė mos shkoja, jo se unė pėrtoja tė shėrbeja si mjek, por sepse kjo ishte faza e parė, qė tė transferonin, atje pastaj tė fusnin provokatorė, tė implikonin me ēdo lloj gjėje pėr tė tė arrestuar. Ndaj unė e kisha vendosur, bashkė me bashkėshorten time qė nuk do shkoja. Do rri pa punė, pėr sa kohė do tė mundem tė qėndroj pa mė arrestuar. Pas shkrimit tek Bashkimi, kjo ide u fashit. Nuk e di pse.
    Ju nuk e njihnit Azemin?
    Jo, fare. Mehmetin e kishin transferuar nė Elbasan. Njeriu i parė qė ka kėrkuar pluralizėm politik nė Komitetin Qendror tė Partisė, nė prill ose nė mars, ka qenė Mehmet Elezi. Mehmeti, i dizinteresuar fare pėr tė zgjidhur ndonjė problem. Mė thotė: -Po ti? -Po shkoj,- i them,- tek ta.
    Vendi i rrethuar me autoblinda, me njė aparat ushtarako-policor tė paimagjinueshėm dhe jemi sjellė njė orė qė tė mund tė futeshim. Ka njė mik i imi njė shtėpi karshi INIMA-s. Shtėpinė e tij, njė rrugicė e ndante me atė tė Adil Ēarēanit, dhe nė atė rrugicė dolėm nė rrugėn e Elbasanit, e mė pas dolėm tek rezidenca e ambasadorit italian. Aty ishte bllokuar, mund tė ishin mbi 1000 studentė. Aty pashė pėr herė tė parė Azem Hajdarin, qė hipte mbi supe tė studentėve dhe thoshte: E duam Shqipėrinė si Europa! Poshtė dinastia! Liri-demokraci!
    Po Besnik Mustafaj e njihte?
    Nuk besoj. Po ndoshta e njihte. Nuk ka vazhduar 5-7 minuta kjo, kur u janė futur nė mėnyrėn mė barbare me shkopinj, me bishta lopatash dhe i kanė rrahur barbarisht. U hynė nga tė gjitha anėt. Nė kėtė skenė, u thashė qė do t’ju denoncoj nė tė gjithė botėn. Kjo ėshtė njė barbari qė bėhet. M’u afrua njė oficer me njė sėpatė. Mbanin sėpata. Unė pėr herė tė parė shihja ushtarė me sėpata nė brez. Njė grua tiranase i thotė: More qurravec, kujt i tregon sėpatėn ti,- e i vėrsulet atij. Pastaj Robert Koli ishte mė tutje, ishte Sekretar i Komitetit tė Partisė pėr Tiranėn. Edhe ai u trondit aty. –Ja, mė thanė mua, -kėta na goditėn me gurė. Ēfarė guri,- u them unė, -nuk kishte asnjė gur nė xhade. Ku janė gurėt?
    Me kė po diskutonit?
    Me oficerė policie qė kishte aty tė ndryshėm. I vetmi akt qė bėnin studentėt ishte qė Azemi ngrihej mbi ta dhe hidhte parulla. I dėrrmuan studentėt. Nja 30-40 prej tyre shkuan nė spital. Me Besnikun, shkuam pas tyre se mund tė kishte tė plagosur. I them t’i ndihmojmė. Po,- thotė ai. Ngjitemi sipėr, takojmė aty njė grup qė mė thonė: Ne tė kemi kėrkuar ty. –Jo, u them unė, -kam ardhur vetė. U gėzuan qė shkova, ishin shumė tė tronditur. Mė thonė: A pranon ti tė na pėrfaqėsosh ne? Jo,- u them,- unė pėrfaqėsoj veten time, por mund t’ju mbėshtes ju me tė gjithė forcėn time, aq sa kam mundėsi. –Mirė, thanė, -kemi dy kėrkesa. Njė ėshtė se kemi shokėt e plagosur nė spital dhe kemi frikė se nuk do tė ndihmohen. I thashė se do tė shkoj unė dhe ndihma do tė jetė e shkėlqyer. Mė thonė se kemi tė tjerė nė burg. Pėr burgun nuk kam ē’ju bėj,- u them. Na kanė arrestuar shumė,- thanė. Nė atė moment i them Besnikut: Besnik, do tė shkojmė nė Komitetin e Partisė, t’u kėrkojmė t’i lirojnė me ēdo kusht studentėt. Se pėr nė spital isha i sigurt se do tė kishin ndihmesė maksimale. Dakord,- tha Besniku, zbresim ne dhe shkojmė nė Komitetin e Partisė. Robert Koli ishte aty. I themi Robertit, qė kėta po nuk i liruan studentėt deri nė kėtė orė, i gjithė Qyteti Studenti do tė zbresė te Pallati i Kulturės dhe gjithēka do tė thėrrmohet sepse ėshtė bėrė njė barbari atje, e pe vetė ti. Roberti mori nė telefon Ministrinė e Brendshme, i thotė qė zoti Berisha thotė kėshtu dhe ky ka influencė tek studentėt dhe si pėrfundim i liruan studentėt. Aty kemi ndenjur 1 orė, nė komitet dhe ikėm mė pas nė shtėpi. Roberti thotė: Nė orėn 5 do tė organizohet njė takim me drejtuesit e universiteteve nga shoku Xhelil, a mund tė vini edhe ju? –Po, -i them,- shkojmė tė mbrojmė studentėt. Shkuam nė takim dhe ai ishte takimi ndėr mė tė hidhurit qė mbaj mend. Pa pėrjashtim tė gjithė kundėr studentėve. Njėri kėrkonte tė ndėrhynte ushtria, tjetri tė mbyllej universiteti. Mė shihnin me njė egėrsi mua.
    Ju folėt?
    Fola dhe fola jo pak. U them: Ka vetėm njė rrugė, tė vendoset dialogu me studentėt, pėrndryshe vendi do tė zhytet nė luftė civile. Trupa pedagogjike ėshtė e gjitha me studentėt, ju qė doni tė mbyllni universitetin, t’i lini pa shkollė, do tė ngrihet e gjithė Shqipėria kundėr jush.
    Llambi Gegprfti ishte ulur nė qoshe, i vetmi njeri qė herė pas here thoshte se ka tė drejtė shoku Sali. Xhelil Gjoni qė sa nuk i thoshte, rri aty ku je ti. Pas kėtyre fjalėve, Xhelili doli ta raportojė. I thotė gjendjen Ramizit dhe mė thotė: Ramizi do tė tė takojė.
    Pėrse ju?
    Sepse unė kisha shkruar, unė kisha qenė tek studentėt, shkova nė Komitet tė Partisė.
    Ai thotė se ju, sepse ishit nga Tropoja dhe mund tė ndikonit tek Azem Hajdari se ishte tropojan?
    Mundet edhe kjo, po mua s’ma ka thėnė. Pra, Xhelili mė tha: A mund tė takohesh? Me Besnikun me vete, nisemi ku jetonte Ramiz Aliaj, te rezidenca e tij.
    Ky ishte takimi juaj i parė me Ramiz Alinė pėr ēėshtje pune? Pėrse Besnik Mustafaj qėndroi jashtė dhe nuk hyri bashkė me ju?
    Po, nuk e kisha takuar unė mė parė Ramizin. Besniku nuk kishte pse. Ai erdhi prej meje, erdhi me mua. Takimi mund tė ketė zgjatur 1-2 minuta. Ai kėrkonte t’i shkonin prapė studentėt. Mė tha se ata nuk pranojnė tė vijnė nė takim. Se kishin bėrė njė takim nė mesnatė. Dhe ē’kishte bėrė? I kishte nxjerrė njerėzit t’i rrihnin. Ti,- i thashė, -rrahe tė dėrguarit, qė nuk e bėn njeri nė botė. –Jo,- tha, -nuk e di ti. I rrahėm se vodhėn revolen e njė oficeri aty. -Po pse,- i thashė, -me njė revole do ta bėnin revolucionin ata. Ndaj kjo ėshtė njė mashtrim,- i thashė.
    Ēfarė kėrkonte Ramizi nga ju?
    Ramizi kėrkonte tė bindeshin studentėt qė tė shkonin nė takim me tė.
    Ju tha se studentėt duhet tė shkonin nė shkollė mė parė?
    Jo, jo.
    Kaq ishte takimi?
    Kaq.
    E morėt pėrsipėr tė negocioni me studentėt?
    E mora me kėnaqėsi tė madhe. Unė kisha njė qėllim, t’i ēoja tek ajo ēka ėshtė themelore. Shkuam me Besnikun nė njė kafe, aty pranė takova Azemin pėr herė tė parė. U gėzuan shumė. I them Azemit, se mė tregoi listėn e kėrkesave. I thashė: Lėri mėnjanė, njė ėshtė themelore dhe thelbėsore, pluralizmi.
    Ata e kishin, por kishin kėrkesa tė tjera, jo tė ikė byroja, etj. I thamė se do tė mbėshtesim.
    I thatė se vinit nga Ramiz Alia?
    Po, i thashė.
    Po qė ai kėrkonte njė takim me ta?
    Po, por nuk i nxita unė ata.
    Si e pritėn takimin me Ramizin?
    Ata mė pritėn shumė mirė mua, po lėre Ramizin. Qėllimi ishte qė kėta tė konsolidoheshin nė kėrkesėn pėr pluralizėm politik. Gjerėsisht Besniku u ul me Azemin nė njė qoshe dhe diskutuan pėr pluralizmin. Me tė tjerėt po merresha unė.
    Si ishte situata, ishte konfuze?
    Jo, absolutisht. Ishte e shkėlqyer. Ata ishin tė vendosur dhe me guxim.
    Zoti Berisha, rreth orės 9 tė mbrėmjes, mė 11 dhjetor, ajo qė quhej pėrfaqėsia e studentėve, u kthye nga takimi me Ramiz Alinė, ku mori sigurinė pėr pluralizėm politik, u deklarua qė do tė krijohej njė shoqatė e studentėve. Menjėherė sapo u kthyen, Arben Imami foli dhe tha se do tė krijohet njė parti e dytė dhe mė pas folėt ju. Pėrse folėt, ju nuk ishit nė takim?
    Interesi im ishte pluralizmi politik. Mora fjalėn dhe theksoj se partitė nuk i ndajnė, por i bashkojnė kombet rreth vlerave. Aty unė me Arben Imamin, Gramoz Pashkon, Preē Zogajn, Azem Hajdarin, etj., ne shkuam nė njė dhomė kėtu nė Qytet Studenti dhe u ulėm e nisėm diskutimin pėr themelimin e Partisė Demokratike dhe aty e themeluam Partinė Demokratike. Kėtė e bėmė, pikėrisht pėr tė mos humbur asnjė minutė kohė. Sepse tė nesėrmen e tė pasnesėrmen, regjimi do tė bėnte gjithēka pėr ta frenuar njė gjė tė tillė.
    Pėrse e quajtėt Partia Demokratike?
    U diskutua gjatė aty, pėr ta quajtur lidhje apo parti dhe u vendos ta quanim Parti Demokratike, qė u vendos me unanimitet.
    Po nė atė kohė keni deklaruar se do tė ktheheni nė spital dhe nuk do tė merreni me politikė?
    Jo tamam kėshtu. Kam thėnė qė nuk ju ndahem studentėve, por a do kem rol drejtues apo jo, kjo ėshtė tjetėr gjė. Ato ditė ishin ditė shpėrthimi tė njė entuziazmi tė paparė, por edhe dhune e terrori tė paparė. Ramiz Alia mbajti njė fjalė nė Komitetin e Partisė, ku na quajti ne armiq tė vėrtetė tė vendit dhe tė socializmit.
    Ndėrkohė qė nė njė farė mėnyre, ju vazhdonit t’i bėnit elozhe Ramiz Alisė si President i vendit dhe tė tentonit ta shkėpusnit nga Partia e Punės. A ishte njė strategji e gabuar kjo?
    Nuk ishte e gabuar fare. Ishte njė strategji qė kėrkonte ēėshtje kohe, ku forcat demokratike duhej me ēdo kusht tė shmangnin pėrballjen me dhunė, se dhuna ishte nė duart e tyre. Nėse ne do i thoshim Ramiz Alisė se do ta bėjmė si Ēaushesku, tė jesh i bindur se ai do tė nxirrte tanket mbi ne. Kam qenė, jam dhe mbetem gjithnjė kundėr dhunės dhe nė qoftė se ne si PD kemi njė meritė tė veēantė historike veē themelimit tė pluralizmit, ėshtė shmangia e dhunės. Regjimi synoi nė mėnyrė mė tė pėrsėritur, tė pėrdorė dhunėn. Vetėm nė shkurt tė vitit 1991, janė 12 tė rinj tė vrarė, ekzekutuar nga falangat e regjimit nė Tiranė. Kur studentėt rrethuan Shkollėn e Bashkuar, ishte Hajdari me Pashkon, qė shpėtuan njė nga gjakderdhjet mė tė mėdha qė po organizohej nga regjimi. Ramiz Aliaj bėri puē, me krijimin e kėshillit presidencial. Ka pasur momente tė tjera nė Burrel, Elbasan, Shkodėr, etj.
    Nė shkurt tė vitit 1991, ju u zgjodhėt kryetar i Partisė Demokratike. A keni pasur ju ndonjė ndihmė nga jashtė apo nga faktorė tė tjerė, pėr tė ardhur nė krye tė PD-sė?
    PD-ja u themelua si e tillė, por larg tė qenit njė parti. Ishte njė lėvizje. Nė komisionin drejtues, ku unė isha anėtar, kisha fjalėn time dhe peshėn time. Me 4-5 pėrfaqėsues tė PD-sė, isha nė njė takim me Ramiz Alinė dhe kur u kthyem ishte bėrė njė mbledhje e befasishme, ku ishte shkarkuar Azem Hajdari. Dhe ishte vendosur nė krye tė partisė, Aleksandėr Meksi.
    Me votim?
    Po, me votim ishte bėrė.
    Ju nuk dinit gjė?
    Jo.
    As Azemi?
    As Azemi. Kur kthehem i them: Kjo nuk mund tė ndodhė. U gjetėm para njė absurditeti. U them se ėshtė e papranueshme, njė gjė qė ėshtė bėrė jashtė ēdo lloj kodi e morali. Ndaj jam i gatshėm tė ndjek punėn time, se me kėtė nuk pajtohem. Kjo krijoi njė revoltė tė fortė nė tė gjitha degėt, sepse ishin konsoliduar degėt tashmė. Veprimi u konsiderua i shėmtuar dhe pas debatesh tė mėdha brenda, u vendos qė tė mblidhet njė forum mė i gjerė, u bė njė aktiv i PD-sė nė Pallatin e Kulturės. Aty u votua pėr disa kandidatė, ku unė fitova me 70 pėr qind. U votua pėr kryetarin e PD-sė, jo pėr kryesinė.
    Ju ishit konkurrent me Aleksandėr Meksin?
    Jo vetėm Meksin. Ishin nja 3-4 kandidatė dhe unė kam fituar me 70% tė votave.
    Kam pėrshtypjen se zgjedhja juaj ėshtė bėrė nga kryesia, por nejse. Cilat ishin raportet tuaja me Pashkon? Dukej se rivaliteti juaj me tė po e dėmtonte PD-nė nė atė kohė.
    Jo absolutisht. Raportet e mia me Pashkon ishin shumė miqėsore. Pashko ishte pėr lėvizjen njė aset i jashtėzakonshėm. Mė shumė se tė gjithė ne tė tjerėt, Pashko kishte pasion mediatizimin. Themelimi i PD-sė sė vėrtetė u bė nė njė dhomė. Mund tė them se ēdo gjė tjetėr u bė nė shtėpinė e tij se ai me njė faks njoftonte gjithė botėn. Gramozi u shndėrrua nė avokatin kryesor tė PD-sė nė botė nga shtėpia e tij. Nė raste tė caktuara, nė zonat mė tė rrezikshme, me Azemin shkonte Pashko. Nuk ka thėnė njė herė qė nuk shkoj. Nuk kam pasur kundėrshti me tė. Nuk ka pasur rivalitet as pėr lidershipin e PD-sė. Ne krijuam pas grevės sė pėrgjithshme, qeverinė e stabilitetit kombėtar. Kundėrshtitė u krijuan me vendimin qė morėm nė dhjetor pėr tė dalė nga qeveria. Natyrisht, ministrat e mi nuk ishin dakord. Pashko ishte nė Londėr. Bėri njė gjest atje, qė nuk nėnshkroi marrėveshje atje se partia ime e la qeverisjen. Pashko nuk mori pjesė nė procesin qė mė bėnė mua ministrat. Por, ajo dalje nga qeveria ishte vendimtare pėr fitoren qė ndodhi nė zgjedhjet e 22 marsit.
    Qė nga ky moment, marrėdhėniet tuaja me Pashkon u ftohėn?
    Jo. Pashko krijoi grupin mocionist, me tė cilėn u ndoq e gjithė procedura demokratike. Themeloi parti mė vonė, u krijua Aleanca Demokratike.
    Pasi u pėrzunė nga PD-ja?
    U pėrzunė apo ikėn vetė, kjo duhet parė. Problemi ėshtė qė mocioni i tyre nuk u pranua. Ata paraqitėn njė mocion, por nuk u pranua dhe krijuan partinė e tyre, nė tė cilėn kishin mendimin se si duhet tė zhvillohej demokracia.
    Po raportet tuaja me Aleksandėr Meksin, si ishin?
    Normale. Unė nė tėrėsi ruaj marrėdhėnie tėrėsisht korrekte, tė hapura dhe normale me bashkėpunėtorėt e mi.
    Po me Azem Hajdarin?
    Tė shkėlqyera.
    Nė vitet e para, se mė pas ju ka kontestuar...
    Kėshtu ishte Azemi, po nė ēdo rast ishte pika ku ne bashkoheshim nė mėnyrė pėrfundimtare, ishte PD-ja. Azemi kurrė nuk mendonte ndonjėherė as tė krijonte parti tjetėr, as tė largohej nga PD-ja.
    Zoti Berisha, e kishit rakorduar ju rrėzimin e bustit tė Enver Hoxhės apo ishte spontane?
    Busti do tė rrėzohej, kjo ishte e sigurt. Rrėzimi i bustit ishte i nxitur nga PD-ja.
    Pėr atė ditė, kishte plan konkret?
    Jo, nuk them se kishte plan konkret. Pėr mua dhe bashkėpunėtorėt e mi, prania e bustit na bėnte fiktivė si opozitė.
    A i orientuat ju turmat drejt sheshit “Skėnderbej”?
    Po, pa diskutim. Sindikatat, PD-ja i orientoi. Rajmonda Bulku bėri thirrjen e para: “Nėna, motra, tė shkojmė se po na vdesin studentėt”. Thirrja ishte e Rajmonda Bulkut, pėr tė shkuar drejt Presidencės. Shmangia u bė drejt sheshit nga PD-ja dhe sindikatat, me idenė pėr tė rrėzuar bustin.
    Zoti Berisha, ju patėt njė takim me Ramiz Alinė shumė tė tensionuar?
    Ditėn e rrėzimit tė bustit, pata takim me Ramiz Alinė. Lexova kėto ditė, njė raport tė Sigurimit tė Shtetit, qė thoshte tė vėrtetėn se “takova Sali Berishėn dhe Gramoz Pashkon dhe thoshin ‘ēojini tek Qyteti Studenti studentėt’”. Kėtė e bėmė ne. Pak minuta para se tė rrėzohej busti, unė isha nė shesh, pastaj shkova nė seli.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:13