BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Muaji i lindjes ndikon ne karakterin tone.

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Muaji i lindjes ndikon ne karakterin tone.

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/12/2010, 01:24

    Muaji i lindjes ndikon ne karakterin tone. Images

    Ne nje studim te revistes “Nature Neuroscience”, shkencetaret demonstrojne se sasia e drites qe thithet ne muajt e pare te jetes nga ana e femijes, prodhon efekte te ndryshme ne neuronet ende te brishte te bebes. Gjatėsia e ditėve, qė ndryshon nga dimri nė verė, luan rol shumė tė rėndėsishėm nė trurin e fėmijėve tė sapolindur dhe lė gjurmė tė pėrhershme mbi tė pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e fėmijės. Janė efekte tė matshme qė luajnė rolin e tyre ndaj humorit, depresionit apo edhe skizofrenisė.

    Eksperimentet amerikane janė kryer ndaj minjve tė laboratorit dhe bėhet fjalė pėr vendosjen e tyre nė ndriēime tė caktuara artificiale. Nė pėrfundim tė eksperimenteve, tė cilat janė pėrsėritur disa herė dhe me subjekte tė ndryshme, del se nė fakt, ajo qė ka ndikim te njeriu nuk ėshtė data nė tė cilėn ai vjen nė jetė, por sasia e dritės me tė cilėn ai pėrballet kur lind, pra sasia e dritės.

    I vetmi yll, pozicioni i tė cilit ka rėndėsi shumė tė madhe pėr tė ardhmen tonė, ėshtė Dielli. “Pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė ta themi njė gjė tė tillė, edhe pse puna jonė i ngjan pak astrologjisė, por nė fakt nuk ka tė bėjė me astrologjinė. Bėhet fjalė pėr atė qė quhet biologjia stinore”, deklaron njė nga mjekėt qė ėshtė marrė me studimin e kėtij fenomeni shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e foshnjės. Studimi ėshtė pėrqendruar nė ndikimin e dritės nė njė zonė tė vogėl tė trurit, tė quajtur “ora biologjike”. Bėhet fjalė pėr njė tėrėsi neuronesh, qė e ka vendndodhjen pas syve dhe qė ka rol tė rėndėsishėm nė shumė funksione tė trupit tonė, ndėr tė cilat rregullimin e gjumit, oreksit, dėshirės pėr qetėsi, lėvizjes e tė tjera si kėto. Te minjtė qė kanė jetuar gjatė katėr javėve tė para tė jetės nė njė ritėm me 16 orė dritė dhe 8 orė errėsirė, ora biologjike ėshtė mėsuar qė tė ecė sipas njė regjimi veror dhe nė kėtė formė ka mbetur gjatė gjithė pjesės tjetėr tė ekzistencės. E kundėrta ka ndodhur me minjtė, tė cilėt kanė kaluar katėr muajt e parė tė jetės, 16 orė nė errėsirė dhe 8 orė nė dritė. Kėta tė fundit kanė dėshmuar se janė shumė tė ndjeshėm ndaj ndryshimeve tė stinėve. Kjo shpjegon edhe faktin se pėrse njerėzit e lindur nė dimėr janė mė tė prekur se ata tė verės nga depresioni dimėror, i shkaktuar nga reduktimi i dritės.

    Muaji i lindjes ndikon edhe nė aspekte tė tjera tė jetės sė njeriut. Kėshtu, pėr shembull, sipas disa statistikave, ata qė kanė lindur nė muajt e dimrit, zakonisht parapėlqejnė qė tė ēohen sa mė herėt nė mėngjes dhe tė bien tė flenė vonė. Pėr tė pasur kėshtu mundėsinė e thithjes sė njė sasie sa mė tė madhe tė dritės. Ndėrsa ata qė kanė lindur nė muajt e verės kanė prirje qė tė jenė mė gjumashė dhe mė tė dhėnė pas shtratit, sepse i kanė pasur me bollėk orėt e dritės dhe nuk e kanė problem qė t’i humbasin.

    Megjithatė, sipas shkencėtarėve, ēėshtja e dritės ėshtė shumė mė e komplikuar nga sa mendohet. Ndikimi i saj ėshtė mė i madh nga sa mund tė mendohet dhe se kėrkimet vazhdojnė pėr tė parė se cilat janė tė gjitha pasojat e dritės dhe ndikimet e saj nė jetėn e njeriut nė varėsi tė ekspozimit tė tij gjatė muajve tė parė tė jetės.

    Sipas astrologėve, sigurisht qė studimi i ndikimit tė dritės nė organizmin e njeriut ka rėndėsi shumė tė madhe dhe se ata janė tė lumtur qė mė nė fund, edhe shkenca po e merr nė konsideratė kėtė fakt. Po a kanė ndikim edhe trupa tė tjerė qiellorė sipas tyre, nė faktin e njeriut dhe deri nė ēfarė mase ndikohen ata? Sipas astrologėve, tė gjithė trupat kanė ndikimin e tyre dhe se shkenca me kėtė eksperiment tė fundit nuk ka thėnė ndonjė gjė tė re krahasuar me ato qė astrologėt thonė vazhdimisht. Kėshtu edhe sipas astrologėve, nėse merret njė individ nė veri tė Europės dhe njė tjetėr nė jug, do tė vihen re ndryshime mes tij dhe kjo pėr sa i pėrket veēorive tė karakterit dhe jo kryesisht falė ekspozimit ndaj dritės. Ikub

      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:04