BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/10/2011, 11:25

    Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend! Images

    Data e lindjes nuk eshte nje kornize e mjaftueshme per ta percaktuar karakterin e dikujt. Saktesia e analizes se karakterit ne mase te madhe varet nga ora e lindjes.


    Nese jeni te lindur:

    Nga ora 0 deri ne oren 01
    Keta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqeruar me qendrueshmerine (Saturni). Rrethina i konsideron kokeforte, aspak diplomatike dhe se tepermi krenare. Ne rrethana te favorshme, ky konstelacion mund te sjelle arritje te pabesueshme krijuese.

    Nga ora 01 deri ne oren 02
    Fuqia, autoriteti dhe statusi per ju perfaqesojne gjithēka. Per shkak te kesaj me se shpeshti vuajne me te afermit tuaj. Jeni te suksesshem ne jete fale faktit se dini ta drejtoni energjine e madhe te cilen e dispononi. Per ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirenjohes ndihmes se gjithanshme te personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

    Nga ora 02 deri ne oren 03 Me kenaqesi, ne te njejten kohe, u perkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamike dhe te afte qe te ngazelleheni (Marsi), por ne te njejten kohe shume shpejt e humbni interesimin per punet qe i keni filluar. Nganjehere jeni perjashtues dhe jotolerante, ndaj pak me shume durim nuk do t’ju bente keq.

    Nga ora 03 deri ne oren 04
    Jeni subtile dhe te ndjeshem, ndaj lehte prekeni. Jane keto shenja te qarta te perkushtimit dhe te dashamiresise (Venera). Per ju jane njesoj te rendesishme edhe familja edhe shtepia (gaforrja). E adhuroni sigurine financiare. Mund te thuhet se me i perdorni parate mjeshterisht.

    Nga ora 04 deri ne oren 05
    Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnje jane te perqendruara drejt nje caku konkret. Jane perplot me perqendrim dhe vullnet te fuqishem. Per kete ne secilen pune ju beheni autoritet (Luani). Mirepo, megjithate, ju jeni nje luan sallonesh. Mirepo, kur u kushtoni me shume vemendje marredhenieve shoqerore perfundoni ne depresion.

    Nga ora 05 deri ne oren 06
    Me se miri ndiheni kur keni rastin qe nga kaosi ekzistues te krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjeresha), me ē’rast e keni te veshtire qe ta dalloni te rendesishmen nga e parendesishmja. Gjithnje rrezikoni qe t’i harxhoni parate ne gjera te cilat per ju fare nuk jane te rendesishme. Ne pune jeni te perkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni ne menyre te perkryer.

    Nga ora 06 deri ne oren 07
    Jeni sharmant dhe visheni mire (peshorja). Banesa juaj eshte e rregulluar me shije dhe gjithashtu perben nje vend ku shpesh tubohen miqte tuaj. Jeni shume dashamires me ēdokend. Rreziku me i madh qendron ne faktin se siguria juaj emocionale (Hena) varet nga te tjeret dhe jo nga ju.

    Nga ora 07 deri ne oren 08
    Gjerat i emertoni ashtu sikunder jane dhe ne kete pikepamje nuk keni qime ne gjuhe. Ju e thoni (Merkuri) ate qe e mendoni (akrepi). Mirepo, ju dini edhe te heshtni si i pagoje. Per suksesin tuaj ne pune duhet t’i jeni mirenjohes gatishmerise suaj qe gjithēka t’ia nenshtroni nje qellimi dhe imagjinates se bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.

    Nga ora 08 deri ne oren 09
    Loja, sporti dhe aktiviteti ne ajer te paster per ju jane gjera shume te rendesishme (shigjetari). Gjithnje perpiqeni qe t’i kaperceni kufijte, pavaresisht nese eshte fjala per kufijte shoqerore, shpirterore, apo shteterore. Ju terheqin te huajt. Miqesia e re (Venera) duhet t’ju ofroje diēka qe ende s’e keni perjetuar. Jeni aventuriere te lindur.

    Nga ora 09 deri ne oren 10
    Per ju ne menyre te vazhdueshme jane te domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) qe te mund te jeni aktive (Marsi). Fale talentit te madh per organizim dhe disipline gjithnje e realizoni qellimin te cilin ia keni vene vetes. Ndiheni mire kur i ndihmoni te tjeret, para se gjithash anetaret e familjes suaj. Veē kesaj keni edhe vlera te tjera.

    Nga ora 10 deri ne oren 11
    Per ju te gjithe njerezit jane te njejte. Per ju nuk ekzistojne dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikepamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmeri per t’u marre me gjera okulte, keni mirekuptim te plote (Jupiteri) dhe gjithnje jeni te hapur per ide te reja (ujori). Pasi qe aq shume i doni njerezit, ne rastet me te shpeshta jeni te rrethuar me miq te sinqerte.

    Nga ora 11 deri ne oren 12
    Veēmas jeni te suksesshem kur beni pune “prapa kulisave”. Ne nje rast te tille vertet mund te arrini gjera te medha. Sa here qe ia dilni te siguroni qetesi te mjaftueshme (Saturni) qe t’i mbushni baterite (peshqit), realizoni karriere te shkelqyeshme ne fushe te artit dhe ne kete drejtim asgje nuk mund t’jua zere rrugen.

    Nga ora 12 deri ne oren 13
    Ēdo pune i shkoni deri ne fund. Me kete rast arsyeja ju ndihmon qe te mos harxhoni shume kohe ne gjera te parendesishme. Siguria materiale (demi) ne kuader te familjes eshte me e rendesishmja per qetesine tuaj shpirterore (Hena). Shume rralle keni vetiniciative. Kontaktet i vendosni rralle, vetem ne rastet kur njerezit ju drejtohen.

    Nga ora 13 deri ne oren 14
    Mendime e te tjereve shpeshhere i merrni afer zemres. Per kete arsye nganjehere mendoni se ēdo gje qe eshte thene ose eshte bere nderlidhet vetem me ju. Jo rralle, per te vertete e merrni vetem ate qe ju mendoni se eshte e vertete. Ndoshta pikerisht kjo veēori ju sjell suksese te jashtezakonshme ne pune.

    Nga ora 14 deri ne oren 15
    Partnerit tuaj jetesor i qendroni besnik deri ne fund te jetes (Venera). Mirepo ne qofte se e hetoni se ne jeten e tij nuk zini nje vend qendror (luani), menjehere kerkoni partner tjeter. Arti dhe aktrimi zene vend te rendesishem ne jeten tuaj. Per femijet je i gatshem qe te sakrifikosh gjithēka.

    Nga ora 15 deri ne oren 16
    Afirmim te plote perjetoni vetem ne ate veprimtari (Marsi) ne te cilen mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona te perzemert qe shkelqeni nga vetekenaqesia. Mirepo dini edhe te pezmatoheni kur ju refuzojne. Shfryjeni hidherimin tuaj. Ne ate menyre do t’i shmangni agresivitetin, fjalet e renda dhe fyerjet.

    Nga ora 16 deri ne oren 17
    Paraja per ju luan rol te rendesishem. Per kete shkak mendoni (demi) se ne pjesen e pare te jetes duhet te arrini diēka (Jupiteri). Ne tere kete ju ben mire aftesia juaj qe te ngriheni mbi perditshmerine dhe mashtrimet e imeta, sikunder edhe mundesia qe gjerat t’i parashikoni qe me pare.

    Nga ora 17 deri ne oren 18
    Perderisa te jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerezit do t’ju vleresojne edhe privatisht edhe ne biznes. Jeni person shume praktik dhe me sukses ia dilni me njerezit qe u kundervihen planeve tuaja. Me kete rast prirja juaj per detajet (virgjeresha) shpesh di t’jua zere rrugen drejt realizimit te qellimeve (Saturni).

    Nga ora 18 deri ne oren 19
    Vetem ne marredhenie me njerezit e tjere (peshorja) mund t’i realizoni qellimet tuaja jetesore (Saturni). Ne miqesi ju duhet shume durim ne menyre qe t’ia dilni ne krye me vetveten. Rreziku me i madh qendron ne faktin se partneri mund t’ju mbuloje me kerkesa te medha, te cilat ju ne shtigje te gjata nuk mund t’i permbushni.

    Nga ora 19 deri ne oren 20
    Prirja juaj per te rrezikuar do t’ju mundesoje ngritje te madhe ne shoqeri. Per shkak te kerkesave seksuale (akrepi) te theksuara (Venera), rrezikoni qe te humbni vlera te tjera ne nje lidhje te qendrueshme, sikunder jane besnikeria, kujdesi i dyanshem dhe interesat shpirterore. Ne esence, per gjithēka qe beni do te duhej te kishit mase.

    Nga ora 20 deri ne oren 21
    Eksitimi i te riut dhe te panjohurit (shigjetari) ju nxit per ndermarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetesor i keni udhetimet e largeta ne vendet ekzotike. Besnikeria deri ne varr llogaritet nder karakteristikat tuaja. Fale optimizmit, pas renies se madhe perseri do te qendroni ne kembet tuaja.

    Nga ora 21 deri ne oren 22
    Nga frika se mos ju lendojne (peshqit), njerez te tjere shpesh mendojne se jeni i ngadalshem dhe inert. Mirepo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shume ngrohtesi dhe bashkendjesi. Kujdes te madh u kushtoni deshmive te dukshme te dashurise (Venera) dhe befasoheni shume nese gjerat nuk jane ashtu sikurse i keni menduar.

    Nga ora 22 deri ne oren 23
    Jeni jashtezakonisht inteligjente (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga te tjeret (Merkuri). Per kete shkak ia dilni mbane edhe me problemet me te veshtira. Gjithnje jeni ne perparesi ndaj te tjereve. Per kete nuk do te duhej te ishit arrogante dhe te narcisoide. Modestia, megjithate, eshte virtyt!

    Nga ora 23 deri ne oren 24
    Me oren tuaj sundon i ashtuquajturi diell i nates. Ai simbolizon driten e brendshme. Jeni te prire (akrepi) per veprimtari okulte (Dielli). Ne jeten e perditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetesore eshte: “gjithēka ose asgje”, ndersa ne dashuri jeni te prire per posesivitet dhe xhelozi.
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga Albatros 6/10/2011, 22:31

    me duket se ka qene dreke
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/10/2011, 22:40

    Jo mė duket por duhet e sigurtė Albatros .. LOL
    Arian
    Arian
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/10/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 6593
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 12868
    <b>Votat</b> Votat : 75
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Glück ist das einzige, was wir anderen geben können, ohne es selbst zu haben.

    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga Arian 6/10/2011, 23:09

    Lepurushe po une qe nuk e mbaj mend oren e lindjes??????????????????
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/10/2011, 23:16

    Arian shkruajti:Lepurushe po une qe nuk e mbaj mend oren e lindjes??????????????????

    LOL Pėr kėtė skamė zgjidhje unė ... Duhet me e dijtė ju vetė ... Smile Smile
    Arian
    Arian
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/10/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 6593
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 12868
    <b>Votat</b> Votat : 75
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Glück ist das einzige, was wir anderen geben können, ohne es selbst zu haben.

    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga Arian 6/10/2011, 23:21

    hahahahaha,naten e mire se mbeta pa gjume.
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/10/2011, 23:22

    Vej dy zile pėr nesėr qė tė zgjohesh jo njė hahahaha ...

    Natėn e mirė ... xxx

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Me thuaj oren e lindjes, te te them karakterin tend!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/4/2024, 07:02