BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Telefonatat, a jane te rrezikshme?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Telefonatat, a jane te rrezikshme?

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/12/2010, 01:29

    Telefonatat, a jane te rrezikshme? Images

    Shpesh kemi dėgjuar tė thuhet se telefonat mund tė shkaktojnė tumore nė tru. Nuk ėshtė e vėrtetė, janė absolutisht tė sigurt. Prej vitesh diskutohet mbi kėtė ēėshtje dhe ata qė nuk kanė dashur ta marrin parasysh kėtė shqetėsim kanė pasur tė drejtė. Alarmi ėshtė shkaktuar sėrish nga publikimi nė “Journal of Computer Assisted Tomography” i njė studimi tė ri qė rihap sėrish debatin dhe vendos nėn akuzė jo vetėm telefonat, por edhe aparatet e tjera wireless nė shtėpi.

    Historia pėrsėritet

    Nė vitet e fundit, protagonistėt kryesorė tė kėsaj beteje janė rreshtuar nė dy kampe: nė tė parin janė ndjekėsit e suedezit Lennart Hardell, i Universitetit tė Orebro nė Zvicrėn qendrore dhe nga na tjetėr, mbėshtetėsit e kėrkimit mė tė madh tė publikuar deri mė tani pėr kėtė argument, studimi i “Interphone”, i bėrė nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe e financuar pjesėrisht nga kompanitė e mėdha tė telefonisė celulare tė pranishme nė tregun botėror. Suedezi ėshtė njė mbėshtetės i thekur i ekzistencės sė njė rreziku real, sidomos pėr zhvillimin e gliomave, tumore tė rralla cerebrale dhe tė neurinomave akustike, tumoret beninje qė zhvillohen nė vesh dhe qė mund tė ēojnė drejt shurdhimit tė plotė. Sipas rezultateve tė studimit tė “Interphone”, nuk ekziston asnjė lidhje, por vetėm njė rritje e vogėl e rrezikut mė zhvillimin e gliomės te personat qė kalojnė nga 5 deri nė 12 orė nė ditė duke folur nė telefon: njė rritje thuajse e papėrfillshme duke parė se sa e rrallė ėshtė kjo sėmundje. Pjesa mė e madhe e institucioneve shkencore, mes tė cilave edhe agjencia ndėrkombėtare pėr kėrkimet mbi kancerin, janė bashkėrenduar pėr shpėrndarjen e sinjaleve pozitive, duke arritur nė pėrfundimin se pėr momentin telefonat nuk duhet tė jenė nė bankėn e tė akuzuarve pėr shkak tė mungesės sė provave.

    Studimi

    Ai qė ka dashur tė thotė argumentin e tij pėr kėtė problem ėshtė Rash Bihari Dubey, kėrkues i Apeejay College of Engineering, nė Indi: studiuesi deri tani i njohur nė fushėn e kėrkimeve mbi efektet shėndetėsore tė valėve elektromagnetike ka marrė rolin e njė “gjyqtari” qė ka analizuar rezultatet e tė gjitha studimeve shkencore dhe ka ekzaminuar pasojat e njė pėrdorimi tė paktėn dhjetėvjeēar tė aparaturave wireless. Mes 11 publikimeve tė marra nė konsideratė nga kėrkuesit indianė, ėshtė edhe studimi Interphone dhe punėt e firmosura nga studiuesi suedez. Nė pritje pėr ta parė studimin me detaje kur do tė publikohet, zėrat e parė tė bazuar nė komunikatat pėr shtyp tė shtėpisė botuese tė bėjnė tė mendosh se kėsaj here peshorja anon drejt hipotezės qė askush nuk donte t’i besonte. Dubey arrin nė pėrfundimin se mbi bazėn e tė dhėnave qė janė sot nė dispozicion, pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i telefonave celularė mund tė dyfishojė rrezikun e zhvillimit tė njė gliome apo neurinome akustike nė hemisferėn e djathtė cerebrale, hemisfera cerebrale mė nė kontakt me aparatin telefonik

    Eksperti

    Nė njė mospėrputhje totale me pėrfundimet e nxjerra shprehet edhe Paolo Vecchia, drejtues i kėrkimeve nė Institutin superior shėndetėsor dhe president i Komisionit ndėrkombėtar pėr mbrojtjen nga rrezatimet jo tė jonizuara. “Analiza e bėrė nga Dubey rrezikon tė provokojė sėrish alarme tė kota. Besueshmėria e pakėt e kėsaj pune tregohet edhe nga tipi i revistės ku publikohet. Para se tė publikohej nuk u mor gjykimi i ekspertėve pėr vlerėn e tij shkencore”. Organizmat ndėrkombėtarė qė merren me shėndetin publik, para sė gjithash OBSH, nė vitet e fundit kanė arritur nė pėrfundime tė ndryshme dhe pjesa mė e madhe e ekspertėve janė unanimė nė shpėrndarjen e njė mesazhi sigurues. “Nga komunikata pėr shtyp e dalė nga Lippincott Williams Wilkins, shtėpia botuese e revistės qė ka publikuar analizėn, tė krijohet pėrshtypja se studimi i “Interphone” do tė gjykohet si i pavlerė pėr faktin se ka marrė njė pjesė tė financimeve nga kompanitė prodhuese tė teknologjive wireless. Vetėm pėr kėtė mendohet se rezultatet duhet tė kenė qenė tė falsifikuar nė njė farė mėnyre, pa marrė parasysh se ėshtė ndjekur nga ekspertė pėrkatės dhe se tė dhėnat e arritura janė certifikuar nga organizata botėrore e shėndetėsisė”.

    Mes tė tashmes e tė ardhmes

    Shpresa pėr tė gjetur pėrgjigje tė qarta nga rreziqet e pranishme me tė cilat ndeshemi ēdo ditė duke kaluar orė tė tėra nė celular i besohet tani njė studimi tė ri tė quajtur Cosmos, pėr tė cilin ka nisur rekrutimi nė pesė vende europiane (ku pėrfshihet: Britania e madhe, Finlanda, Holanda, Suedia dhe Danimarka) i rreth 250 mijė tė rriturve kushtet fizike tė sė cilėve do tė monitorohen nė kohė reale pėr tė paktėn 20 vjet nė lidhje me pėrdorimin qė do t’u bėjnė teknologjive tė reja wireless. Por ndėrkohė ēfarė duhet tė bėjmė? Kėrkuesi indian u drejtohet atyre qė janė tė interesuarit direkt pėr kėtė ēėshtje duke kėshilluar qė tė reduktojnė ekspozimin me katėr lėvizje tė thjeshta: tė limitosh sa mė shumė tė jetė e mundur numrin dhe kohėzgjatjen e telefonatave, t’u japėsh pėrparėsi pėrdorimit tė sms-ve dhe t’u vendosėsh rregulla tė ashpra fėmijėve pėr pėrdorimin e kufjeve sidomos tė atyre pa fije. Por Deby u drejtohet edhe kompanive prodhuese tė telefonave dhe institucioneve pėrgjegjėse sipas studiuesit qė qėndrojnė pa vepruar pėrpara njė rreziku tė tillė: nga njėra anė i fton prodhuesit e aparateve wireless tė nxjerrin teknologji mė tė sigurta pėr tė reduktuar emetimet, nga ana tjetėr u kėrkon qeverive tė kenė nėn vėzhgim mė tė madh qytetarėt e tyre duke marrė nė konsideratė kohėn e ekspozimit qė dikton ligji. “Pėr sa i pėrket kėsaj pikės sė fundit dua tė shtoj se kompanitė e mėdha celulare prej kohėsh po bėjnė hapa pėrpara nė kėtė drejtim, sepse reduktimi i emetimeve ofron avantazhe tė mėdha pėr sa i pėrket autonomisė sė baterive dhe reduktimit tė interferencave. Nga ana tjetėr, pėr sa i pėrket kėrkesės pėr tė ulur kohėn e ekspozimit mendoj se deri kur nuk do tė kemi tė dhėna tė sakta tė vendosėsh limite nuk do tė shėrbejė pėr asgjė veēse do frikėsojė popullsinė kot mė sė koti”, pėrfundojnė ekspertėt. Ikub

      Ora ėshtė 11/5/2024, 21:22