BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Disa dieta jane te rrezikshme

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Disa dieta jane te rrezikshme

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/1/2011, 15:43

    Disa dieta jane te rrezikshme Images

    Keni provuar dieta sipas grupit tė gjakut, dietėn e Atkinsonit, dietėn me lakėr, ēdo ditė keni provuar kaloritė, jeni ndier keq dhe pa vullnet, por nuk ia keni dalė tė largoni kilogramėt e tepėrt.

    Pyeteni pse? Shkaku i efektit jo-jo, por edhe nga mėnyra e ushqimit qė mė shumė ju sjell dėm se sa dobi. Nėse keni vendosur tė humbni nė peshė, zgjidheni me kujdes dietėn, ngase disa prej tyre mund tė jua dėmtojnė shėndetin.

    Dieta Mono

    Nėse i pėrmbaheni kėsaj diete, do ta keni nė dispozicion vetėm njė ushqim nė javė dhe do ta konsumoni pėr mengjes, drekė dhe darkė. Zakonisht kėto janė ushqime me pak kalori si domatja, qitro, kos…Me dietė tė tillė, sipas ekspertėve, pėr njė javė mund tė humbni nga 3 deri 10 kilogramė.

    Pse ėshtė e dėmshme?

    Me njė ushqim tė njėllojshėm do tė vijė deri tek deficiti i materieve ushqyese nė organizėm, do tė fillojė t'ju dobėsohet sistemi imun, ndėrsa rreziku nga anemia do tė dyfishohet.

    Dietat me proteina

    Dieta e Atkinsonit dhe ajo e Holivudit janė njė ndėr dietat mė popullore me proteina. Autorėt e tyre besojnė se ne shtojmė nė peshė, pasi konsumojmė shumė karbohidrate, prandaj nė dietat e tyre ata plotėsisht i kanė ndaluar. Kėto dy regjime tė ushqimeve nėnkuptojnė konsumin e pakufizuar tė mishit dhe pėrjashtimin e pemėve dhe perimeve nga menyja.

    Pse janė tė dėmshme?

    Konsumimi i sasisė sė madhe tė proteinave me njė sasi tė vogėl tė karbohidrateve mund tė sjellė deri te ērregullimet metabolike. Me kohė, trupi fillon ta shfrytėzojė yndyrėn me karbohidrate, duke e dėmtuar mėlēinė, zemrėn dhe enėt e gjakut. Dejvid Gardner, nga Qendra pėr Mjekėsi Riprodhuese nga Kolorado, thekson se sasia e rritur e proteinave nė ushqim e shton formimin e amoniakut nė organizėm. Pra, gratė tė cilat i pėrmbahen njė diete me proteina 20 pėr qind mė pak kanė gjasa tė mbeten shtatzėnė.

    Dietat pa yndyrė

    Nė dietat me pak yndyrė janė tė ndaluara yndyrat me prejardhje bimore dhe shtazore, pėrvec arrave, peshkut tė detit, mishit, vajit, ndėrsa ushqimi bazohet nė pemė dhe perime tė gatuara. Sipas autorėve, pėr njė javė mund tė humbni deri nė katėr kilogramė.

    Pse janė tė dėmshme?

    Atėherė kur konsumi ditor bien nėn 19 pėr qind, niveli i kolesterolit tė mirė, qė mbron zemrėn dhe enėt e gjakut nga arterioskleroza, bie nė gjak. Mungesa e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 sjell deri te ērregullimet urogenitale, e nganjėherė edhe deri te steriliteti. Kėto aminoacide e shpejtojnė absorbimin e vitaminave A, D, E dhe K, qė ndihmojnė krijimin e yndyrės nė trupin tonė. Sasia optimale e yndyrės nė bazė ditore do tė duhej tė ishte e sasisė rreth 35 pėr qind nga konsumi i pėrgjithshėm ditor i kalorive.

    Cila ėshtė mė efikasja?

    Dietat mė efikase janė ato nė tė cilat keni pesė vakte tė balancuara. Dallimi ndėrmjet vaktit kryesor dhe zamrės nuk do tė duhej tė ishte mė i pakėt se tri orė. Atėherė organizmi i mban yndyrat, qė ngadalėson metabolizmin dhe sjell deri te mbipesha. Pra, konsumoni pak e shpesh dhe sa mė shumė pemė dhe perime, pulė, peshk, oriz, bukė tė zezė… Mund tė konsumoni pothuajse gjithēka, por nė sasi tė kufizuara.

    Dietat ekspres

    Njerėzit pėr kėto dieta zakonisht pėrcaktohen para pushimeve verore, martesės apo ndonjė ngjarjeje tjetėr tė rėndėsishme dhe shpresojnė se pėr pesė ditė do tė humbin shumė kilogramė. Nė kėso dieta, tė cilat zakonisht zgjasin pesė ditė, konsumi i kalorive ėshtė aq i zvogėluar sa qė mė parė mund tė flisni pėr urinė.

    Mendoni… E dini edhe ju qė vezėt pėr mengjes, 100 gramė mish apo perime pėr drekė dhe njė lėng pėr darkė nuk mjaftojnė pėr njė funksionim normal tė organizmit.

    Pse janė tė dėmshme?

    - Njė vuajtje si kjo nga uria sjell deri te ligėshtimi, dhimbja e kokes, mundimi . Ėshtė pak e mundur qė do tė jeni tė lumtur derisa e aplikoni kėtė dietė, edhe nėse ia dilni tė qėndroni nė fustanin tuaj tė preferuar. Mbani mend, sa mė e shkurtėr dhe restriktive tė jetė dieta, rreziku pėr kthimin e kilogramėve ėshtė mė i madh. Keshilla.net

      Ora ėshtė 20/5/2024, 21:43