BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ngjarjet qė “tronditėn” vitin 2010

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Ngjarjet qė “tronditėn” vitin 2010

    Mesazh nga Dino 22/12/2010, 10:32

    Ngjarjet qė “tronditėn” vitin 2010 Image-6-for-a-powerful-earthquake-strikes-haiti-gallery-241671566-300x193Mund tė thuhet se 2010 ka qenė njė vit i shėnuar nga katastrofat natyrore dhe ambientaliste. Nga tėrmeti i Haitit, katastrofa e Gjirit tė Meksikės, pėrmbytjet dramatike qė shėnuan miliona viktima nė Pakistan, e deri tek humbja e Barak Obamės nė zgjedhjet e mesit tė mandatit dhe fitorja e Dilma Rousseff nė Brazil
    Mund tė thuhet se 2010 ka qenė njė vit i shėnuar nga katastrofat natyrore dhe ambientaliste. Nga tėrmeti i Haitit, katastrofa e Gjirit tė Meksikės, e deri tek pėrmbytjet dramatike qė shėnuan miliona viktima nė Pakistan. Nė fushėn politike ngjarja mė e madhe pėr t’u shėnuar ishte zhgėnjimi i hidhur i Presidentit amerikan, Barak Obama, i mundur nga republikanėt nė zgjedhjet e mesit tė mandatit.
    Tėrmeti i Haitit


    Nė 12 janar, nė orėn 16:53, nė Port-au-Prince, toka nė ishullin Haitit filloi tė lėkundej. Brenda pak orėsh vendi u shndėrrua nė njė varrezė gjigande: nėn gėrmadhė dhe nėpėr rrugė shihje mijėra kufoma. Pėrmasat e asaj tragjedie ishim apokaliptike. Mė shumė se 250.000 viktima, 3 milionė tė pastrehė dhe qindra mijėra tė plagosur. Situata ende ėshtė e pashpresė nė vendin mė tė varfėr nė botė.
    Tragjedia greke dhe irlandeze


    Georgos Papandreu, lideri socialist grek, menjėherė pas zgjedhjeve kishte folur pėr rrezikun qė i kanosej shtetit grek pėr shkak tė krizės ekonomike. Pikėrisht kjo e fundit, mė e rėnda e shekullit, tronditi shtetin grek dhe terrorizoi Bashkimin Europian. Nė fillim tė vitit 2010, po tė mos ishte pėr ndihmėn e dhėnė nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, shteti grek do tė kishte “falimentuar”. 110 miliardė euro borxh patėn njė rėndėsi tė madhe pėr Athinėn. Njė plan i rreptė shkurtimesh e ēoi vendin drejt revoltave dhe grevave tė njėpasnjėshme. Zemėrimi i popullit ishte aq i madh, sa nuk kursyen t’i vinin zjarrin vendit. Tė njėjtin fat pati edhe Irlanda, qė vetėm me ndihmėn e ndėrkombėtarėve dhe njė plan tė rreptė shkurtimesh, do arrijė tė nxjerrė vendin nga kriza.
    Vullkani EYJAFJALLAJOKULL


    Ky emėr i vėshtirė pėr t’u thėnė u bė ankthi i miliona pasagjerėve europianė. Nė 20 mars, pas 187 vjetėsh “gjumė”, vullkani islandez Eyafjallajokull u zgjua. Mė pak se njė muaj nga zgjimi, reja e tymit vullkanik arriti kontinentin europian duke pezulluar fluturimet dhe lėvizjen nė pothuajse tė gjitha shtetet e tij. Hiri mund tė dėmtonte motorėt, me pasoja tė rrezikshme pėr jetėn e pasagjerėve dhe ekuipazhit. Edhe shumė prej liderėve botėrorė iu desh tė udhėtonin me makinė apo tren.
    Gjiri i Meksikės


    Ishte katastrofa mė e rėndė ambientaliste nė historinė amerikane, dhjetė herė mė e madhe se ajo e naftėmbajtėses “Exxon Valdez”, nė vitin 1989. Nė 20 prill, platforma “Deepwater Horizon” shpėrtheu nė Gjirin e Meksikės. U deshėn plot 1006 ditė pėr tė mbyllur tė ēarėn. Me miliona fuēi naftė u derdhėn nė det me pasoja tė tmerrshme. Miliona kafshė tė ngordhura dhe njė det qė u ndot i gjithi me naftė. I akuzuari kryesor ishte “British Petrolium”, qė edhe pse e pagoi me imazhin e vet, nuk mundi tė ndreqė pasojat e pariparueshme.
    Flotilja “Freedom”


    Nė 31 maj, njė flotilje me aktivistė pro-palestinezė, teksa pėrpiqej tė thyente bllokadėn pėr nė Rripin e Gazės, u sulmua nga forcat detare izraelite. Anijet e flotiljes mbanin flamujt amerikanė, turq, grekė dhe suedezė. Nė bord ishin 610 aktivistė. Gjatė operacionit tė ushtrisė izraelite mbi anijen turke “Mavi Marmara” humbėn jetėn nėntė qytetarė turq. Ankaraja ndėrpreu raportet diplomatike me Jerusalemin, ndėrsa Izraeli mbėshteste faktin se anija turke transportonte armė dhe eksplozivė pėr “vėllezėrit” e Hamasit.
    Botėrori i Afrikės sė Jugut


    Pėr herė tė parė nė histori, Botėrori i futbollit u bė nė Afrikė. Ngjarja mė e madhe nė historinė e futbollit u zhvillua nga 11 qershori nė 11 korrik. Ky turne u fitua nga Spanja dhe gjithė bota mėsoi tė njohė tingullin e vazhdueshėm dhe tė bezdisshėm tė vuvuzelave afrikane.
    Katastrofa nė Pakistan


    14 milionė tė pastrehė dhe 2 000 tė vdekur. Ky ėshtė bilanci tragjik i pėrmbytjeve, qė nė gusht fundosėn veriperėndimin dhe Jugun e Pakistanit. Bilanci ishte mė i frikshėm se cunami i vitit 2004 mbi brigjet aziatike. OKB-ja foli pėr njė krizė humanitare, ndėrkohė qė shpėrthimi i kolerės e vėshtirėsoi shumė gjendjen. Ndihmat pėr Pakistanin erdhėn nga e gjithė bota.
    Afganistan


    Lufta vazhdon tė prodhojė ende viktima si mes civilėve, ashtu edhe mes talebanėve. Nė mes tė vitit, Barak Obama foli pėr tėrheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duke nisur qė nga korriku i vitit 2011. Ky ishte njė nga premtimet qė Presidenti amerikan e kishte bėrė para se tė zgjidhej.
    Njė shpullė pėr Obamėn


    Nė 2 nėntor, zgjedhjet e mesit tė mandatit nė SHBA i lanė njė shije shumė tė hidhur Presidentit Barak Obama dhe mbėshtetėsve tė Partisė Demokratike. Fitorja e republikanėve ishte shumė e pastėr. Ata arritėn tė merrnin mazhorancėn nė Kongres, ndėrsa Senati mbahet nga demokratėt. Pas kėsaj humbjeje, Obama premtoi disa ndryshime nė politikėn e tij tė jashtme dhe atė nė fushėn ekonomike, ku siē dihet ekonomia qė prej krizės sė vitit 2008 po e merr veten shumė ngadalė.
    Njė grua nė krye tė Brazilit


    Nė dhjetor, Dilma Rousseff u kurorėzua Presidentja e Brazilit pas turit tė dytė tė balotazhit. Ajo arriti qė tė mundė kandidatin konservator, José Serra. Me mbėshtetjen e Luiz Inacio Lula da Silvas, Dilma bėri realitet ėndrrėn e saj. Por Rousseff, ish-ministre dhe anėtarja historike e “Partisė sė punėtorėve”, shihet si burim shprese pėr brazilianėt, duke qenė se nėn drejtimin e Lulas, “mėsuesit” tė saj, vendi njohu njė progres tė jashtėzakonshėm.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 14:48