BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arsyet pse zgjedhim gjithmone meshkujt e gabuar

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Arsyet pse zgjedhim gjithmone meshkujt e gabuar

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/12/2010, 15:35

    Arsyet pse zgjedhim gjithmone meshkujt e gabuar Images

    “Meshkujt jane sikurse nje sapun i lagur, sa me teper qe perpiqeni ta shtrengoni, aq me shume rreshqet nga dora”.

    Mund te thuhet se ekziston nje arsye pse silleni gjithmone sipas te njejtit model. Zgjedhjet e keqija shpesh jane rezultat i frikes irracionale, komplekseve, ankthit, traumave te pazgjidhura. Sipas rregullit, keto ndjenja jane te pavetedijshme, por pikerisht per kete arsye jane dhe me te fuqishme. Por, per fat, ka zgjidhje.

    Keni frike nga braktisja

    Nese ne rini e keni humbur dike qe e keni dashur pa mase eshte shume e mundshme qe, me vone, t’ju paraqitet frika nga humbja dhe braktisja. Deshira juaj per formimin e familjes frenohet nga frika e pavetedijshme dhe nga pyetja e njohur: “Cfare ka nese me le?”. Rezultat i kesaj jane lidhjet siperfaqesore, pa afersi te vertete.

    Besoni ne stereotipa

    “Vajzat duhet te martohen, nese te kalon vakti, askush nuk te merr me”. Keto dhe paragjykime te tjera te ngjashme ju ngarkojne dhe ju bejne qe te martoheni, vetem sa per t’u martuar. Duke u munduar qe ta gjeni me cdo kusht, nuk mendoni shume dhe e pranoni te parin qe ju paraqitet. Zhgenjimi pason gjithmone ne keto raste.

    Jeni te pasigurta ne vetvete

    Ju nuk e doni dhe nuk e vleresoni vetveten, nga ku edhe e ka origjinen besimi juaj i pavetedijshem se nuk jeni te denje per dashuri. Jeni te lumtur kur dikush ua kushton vemendjen e tij dhe jeni ne gjendje qe plotesisht te hiqni dore nga nevojat tuaja, vetem qe ta kenaqni partnerin. Keshtu, ja beni me dije se jeni e gatshme qe te beni te gjitha leshimet, vetem qe te mos ju lere. Nese nuk e respektoni veten, nuk do t’ju respektojne as te tjeret.

    Si mund te komunikojme femrat me meshkujt

    Genjejne edhe meshkujt. Te te dyja palet shpesh ndodh qe te shpejtojne te sjellin perfundime te ndryshme, duke perdorur edhe imagjinaten e tyre, pas pergjigjeve te partnerit, e qe ne te vertete s’ka te beje aspak me realitetin. Keshilltarja per ceshtje seksuale e revistes me te lexuar britanike, “The Sun”, Sarah Hedley, duke dashur qe t’i zhveshe dhe komentoje vetem mendimet e meshkujve, per t’ia bere me te lehte femres qe ta kuptoj boten e tij, thote: “Meshkujt jane sikurse nje sapun i lagur, sa me teper qe perpiqeni ta shtrengoni, aq me shume rreshqet nga dora. Ne ato caste ai ndjen se i zihet fryma dhe e humb lirine e tij, hapesiren dhe automatikisht fillon te ike”. Kete, sipas Sarah Hedley, me se miri mund ta kuptoni nese i analizoni theniet e meshkujve gjate bisedave me ta.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 13:11