BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dieta e paleolitit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dieta e paleolitit

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/12/2010, 11:36

    Dieta e paleolitit Images

    Kjo dietė, e pėrpiluar nga profesor Loren Kordejn, bazohet nė studimin qė ka analizuar se cila ka mundur tė jetė dieta e paraardhėsve tanė tė lashtė, nga periudha e paleolitit.

    Edhe pse, nė shikim tė parė, kjo dietė mund tė nėnkuptojė konsumimin e sasive tė mėdha tė mishit, kjo nuk d.m.th. se ne duhet tė hamė mish pa pjekė dhe rrėnjė bimėsh, por nė rend tė parė dieta e paleolitit nėnkupton mos konsumimin e drithėrave, sheqerit dhe aditivėve tė ndryshėm.

    Kjo dietė, sipas fjalėve tė autorit tė saj, profesor Kordejn, mund tė bėjė mrekulli.

    Gjatė 200 viteve tė fundit, revolucioni industrial ka ndikuar shumė nė ndryshimin e menysė sonė, ku dėmi i shkaktuar nga aditivėt artificialė, tė cilėt shtohen pėr zgjatjen e afatit tė pėrdorimit tė ushqimeve nuk vihet nė pyetje. Tė gjitha kėto ndryshime kanė ndikim negativ nė shėndetin tonė dhe janė fajtori kryesor pėr sėmundjet e civilizimit bashkėkohor, duke pėrfshirė edhe mbipeshėn, diabetin, sėmundjet e zemrės dhe kancerin.

    Ushqimet qė duhen evituar

    Sheqeri, drithėrat, patatet, produktet e qumėshtit, mishi i pėrpunuar (sallami, virshllet, pastetat …), ēokollata, produktet nga mielli i misrit dhe sojės, majoneza, kripa, tharmi i bukės, uthulla (pėr sallata, preferohet pėrdorimi i lėngut tė limonit).

    Bazat e dietės paleolite

    Evitimi i ushqimeve me mish tė thatė, sheqerit, produktit tė drithėrave, bishtajave, produkteve tė qumėshtit, tharmit tė bukės, kafesė dhe alkoolit. Sidomos tė ndaluara janė patatet, soja dhe misri, pėr shkak se janė tė modifikuara gjenetikisht dhe nė aspektin ushqyes. Mishi (duke pėrfshirė edhe frutat e detit) dhe vezėt janė pėrbėrėsit mė tė rėndėsishėm. Lejohen tė gjitha perimet, pėrpos fasules, bishtajave dhe patateve. Pemėt, pemėt me gėzhojė dhe farat (tė gjitha, pėrpos kikirikėve) munden po ashtu qė tė konsumohen. Mjalti dhe pemėt e terura mund tė merren vetėm nė sasi tė vogėl. Lejohen vetėm disa lloje tė vajrave – ai i ullirit, i lirit dhe i kanolės (lloj bime). Preferohet edhe marrja e vajit tė peshkut nė kapsula. Nga pijet, lejohet vetėm uji dhe ēaji, por edhe lėngjet e freskėta tė pemėve, nė sasi tė vogla.

    Ushqimet e lejuara

    Kjo dietė lejon kėto ushqime: vezėt, tė gjitha llojet e mishit, duke pėrfshirė edhe frutat e detit, perimet (kryesisht domatet, specat, qepėt, kastravecėt, kungulleshkat, patėllxhanin, karotėn, lakrėn, kėrpudhat), tė gjitha pemėt, rreth 150 g mjaltė dhe pemė tė terura nė javė, vaj ulliri. Preferohet qė tė konsumohen vetėm ushqimet kualitative, duke evituar tė gjitha ushqimet e pėrpunuara. Pra, ushqimet e papėrpunuara, ku pėrfshihen edhe farat dhe bėrthamat, pemėt dhe perimet pa amidon, pa produkte tė qumėshtit dhe pa bishtaja – ky ėshtė parimi i dietės sė paleolitit. Aty janė edhe disa ndryshime tė domosdoshme: zėvendėsimi i vajit ushqimor, zvogėlimi i pėrdorimit tė yndyrave tė ngopura dhe konsumimi i sheqernave tė thjeshta. Kėtė mund ta bėjnė tė gjithė, ku zakonisht edhe qendrat e mėdha tregtare janė tė furnizuara me kėto gjėsende ushqimore.

    Pėrfundim

    Nėse me tė vėrtetė i pėrmbaheni kėsaj diete, atėherė me siguri se do tė humbni kilet e tepėrta. Por, te disa njerėz mund tė paraqiten lodhja, dhembja e kokės dhe nevoja pėr ushqime tė caktuara. Kėto probleme largohen pas disa javėve dhe, nga ky moment, dieta bėhet e lehtė pėr tė gjithė njerėzit. Ushqimet e kėsaj diete janė mė tė shėndetshme sesa ushqimet e Dietės sė Atkinsit, gjė qė ėshtė konfirmuar edhe nga shumė nutricionistė.

    Shembull i menysė sė kėsaj diete

    Kafjalli: Omėletė me spinaq dhe kėrpudha

    Zamra: Njė grusht pemė mali

    Dreka: Troftė e pjekur nė prush, njė sallatė e madhe e pėrzier me lėng limoni dhe vaj ulliri

    Zamra: 1 karotė dhe 1 mollė

    Darka: Mish pule i pjekur nė prush, brokoli tė zier, sallatė domatesh

    Deserti: Arra tė fėrguara dhe mollė.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:44