BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur tradhėtia forcon lidhjen nė ēift!!??

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Kur tradhėtia forcon lidhjen nė ēift!!??

    Mesazh nga Dino 7/1/2011, 23:18

    Kur tradhėtia forcon lidhjen nė ēift!!?? Images6Tė gjithė thonė se tradhėtia ėshtė gjėja mė e keqe qė mund tė ndodhė nė njė histori dashurie. Njė veprim (thuajse) i pafalshėm, sinonim i mungesės sė respektit, mėkati mė i madh. Megjithatė, ndonjėherė arrin tė jetė thuajse e nevojshme. Sepse nga njė anė na kujton se nė dashuri ashtu si nė luftė nuk ka rregulla, dhe nga ana tjetėr ėshtė nė gjendje tė zgjojė ndjenja tė pėrgjumura dhe tė na kujtojė se pėrse jemi dashuruar me partnerin tonė. Shumė histori tė jetuara personalisht na kanė treguar se si tradhėtia i ka ndihmuar tė shpėtojnė madje edhe tė forcojnė lidhjet e tyre sentimentale. Por si mund tė shpjegohet fakti se njė tradhti mund tė shėrbejė pozitivisht nė njė lidhje?
    Armiku numėr njė nė njė ēift ėshtė rutina dhe tė menduarit se nė lidhjen e tyre nuk ka mė asgjė pėr tė zbuluar. Njė tradhti mund tė jetė si njė rrufe nė njė qiell tė qetė, qė vjen e vendos disa siguri. Na bėn tė kuptojmė dhe tė qartėsojmė shumė gjėra mbi atė ēka duam. Tradhėtia nė bėn tė hapim sytė dhe nė kėtė aspekt ėshtė pozitive pėr jetėn nė ēift.
    Nė cilat situata tradhtia mund tė jetė pozitive pėr ēiftin?
    Nuk mund tė pėrgjithėsohet: ajo qė mund tė ndihmojė njė ēift, mund tė shkatėrrojė njė tjetėr. Tradhėtia shpesh mund edhe ta pėrkeqėsojė situatėn. Sigurisht qė ka shumė histori qė pėrfundojnė pozitivisht nga kjo eksperiencė, por gjithmonė duhet pasur kujdes: shumė shpesh njė tradhėti e shkatėrron njė lidhje sentimentale, nė vend qė tė zgjidhė problemet qė ajo ka.
    Rreziqet e kėsaj metode
    Tė pėrdorėsh tradhėtinė pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė njė ēift mund tė jetė e rrezikshme, sidomos nė rastet kur ajo zbulohet nga partneri. Me pak fjalė: asnjė avantazh nga tradhtia nuk do tė arrijė tė kompensojė rreziqet dhe vuajtjen qė mund tė shkaktojė. Asnjėherė tradhėtia nuk rekomandohet si metoda pėr tė shpėtuar njė ēift nė krizė.
    Tė ēlirohesh nga njė fiksim
    Kėshtu nis tė tregojė historinė e saj Daniela, me profesion gazetare dhe moshė 27 vjeēe. “Unė dhe Paolo ishim bashkė prej dy vjetėsh: raporti ynė ishte thuajse perfekt pėrveēse njė mungese tė theksuar komunikimi. Atė verė Paolo, sapo kishte ndryshuar punė, nuk mund tė shkonte me pushime dhe unė kisha shkuar te shtėpia ime nė det me familjen. Aty njoha Franēeskon, njė djalė shumė simpatik me tė cilin kalova pjesėn mė tė madhe tė pushimeve tė mia. Kishte njė tėrheqje tė madhe mes nesh dhe kisha pėrshtypjen se ai ishte shpirti im binjak. Edhe pasi u kthyem nė qytet i mbajtėm kontaktet me njėri-tjetrin. Imagjinoj shpesh Franēeskon dhe faktin e si mund tė isha me tė. Verėn tjetėr u ripamė sėrish nė det. Tashmė ai ishte bėrė njė fiksim pėr mua. Pas zėnkės sė parė telefonike mė Paolon vendosa tė shkoja nė shtrat me tė. Bėmė dashuri nė plazh. Gjithēka do tė kishte qenė perfekte sikur tė mos kisha kuptuar pikėrisht nė atė moment se sa shumė e doja Paolon. Franēesko ishte ndryshe nga ajo qė kisha imagjinuar. Njė ditė mė pas fillova tė angazhohesha shumė pėr tė shpėtuar historinė time me Paolon. Flisja ndonjėherė me Franēeskon, por ajo e jona u kthye nė njė miqėsi shumė tė bukur. Pėrkundrazi e falėnderoj qė mė bėri tė kuptoj, vlerėn e historisė sime tė dashurisė, qė tani ecėn mė mirė se kurrė.
    I dhurova njė fillim tė ri historisė sonė
    “Ditėn qė vendosėm tė martoheshim i dashuri im mė tregoi se mė kishte tradhtuar shumė herė me njė nga ish tė dashurat e tij. Fillimisht, pavarėsisht zhgėnjimit e vlerėsova shumė sinqeritetin e tij. I lajmėruam tė gjithė se do tė martoheshim ashtu siē e kishim parashikuar. Por nė tė vėrtetė nuk e kisha kaluar tė gjithė inatin. Raporti ynė filloi tė shkatėrrohej ngadalė: i bėja vazhdimisht skena xhelozie, e kontrolloja si e fiksuar, nuk e lija tė dilte me miqtė, doja tė dija gjithēka pėr atė qė ai bėnte. Me pak fjalė njė ankth i vėrtetė pėr tė dy. Gjatė njė feste takova njė nga ish tė dashurit e mi. Pėrfunduam nė shtrat sė bashku. Nuk po e bėja pėr t’u hakmarrė, por pėr t’u ngushėlluar. E vėrteta ishte se mė bėri shumė mirė. E kuptova se e doja akoma mė shumė tė dashurin tim, se tradhtia kur nuk shoqėrohet nga ndjenja nuk ka vlerė. Duke e tradhtuar e ndjeva veten tė barabartė. Tashmė mund tė ishte e mundur tė nisnin gjithēka nga fillimi. Kjo ishte historia e Anės, njė biznesmene 31-vjeēare.
    Rizbulova dashurinė
    Ja se ēfarė thotė Agata, njė inxhiniere 33-vjeēare.
    Me Fabion isha mirė, por edhe pa tė. Pas shtatė vjetėsh bashkė, kisha dėshirė ta lija she shumė frikė tė qėndroja vetėm. Ishte atėherė qė njoha njė djalė simpatik dhe tė sjellshėm qė pėr ironi tė fatit quhej Fabio. Ishte ambicioz, dinamik i gėzueshėm, me pak fjalė gjithēka qė nuk kishte Fabio “im”. Nisa ta frekuentoja gjithmonė e mė shpesh: isha mirė me tė, por mė mungonte buzėqeshja e Fabios, sytė e tij tė zinj veprimet e tij tė sjellshme. Djaloshi qė kisha pėrballė nuk bėnte qė tjetėr veēse tė mendoja pėr personin me tė cilin kisha kaluar shtatė vitet e fundit tė jetės sime. Fabio, i dashuri im, nuk e mori vesh kurrė pėr Fabion tjetėr. Por sjellja ime ndaj tij ndryshoi, duke i dhėnė mundėsi lidhjes sonė tė gjente njė ekuilibėr tė ri.
    E kuptoi se mund tė mė humbte
    Ja se ēfarė tregon Letizia, 36-vjeēare me profesion infermiere. Gjithmonė kam pasur pėrshtypjen se historia jonė do tė pėrfundonte keq. Ndoshta nuk isha e dashuruar…nuk e di. Por edhe ai nuk mė dukej shumė i dhėnė. Nuk mė pėlqente mėnyra se si ai reagonte ndaj veprimeve tė mia dhe shpesh pėrfundonim duke u zėnė dhe me javė tė tėra pa folur. Njė darkė, shumė e pakėnaqur pėrfundova duke bėrė dashuri me Pieron, miku i njė shoqes sime me tė cilin kisha qenė nė njė festė ku kisha pirė pak. Dy ditė mė pas, i dashuri im lexoi njė e-mail qė pa dashje e kisha lėnė hapur nė ekranin e kompjuterit. Aty Piero, duke mė kujtuar atė se ēfarė kishte ndodhur njė fundjavė mė parė, mė bėnte qindra komplimente dhe nė fund shkruante “shpresoj se i dashuri yt ta kuptojė se ēfarė vajze ka nė krah”. Mendoj se nė atė moment ai hapi sytė. E kuptoi se pėr tė ndenjur me tė duhej tė pėrkujdesej shumė pėr mua. Kaluan dy muaj para se ta kuptoja se ai e kishte lexuar atė e-mail. Folėm vetėm njė herė dhe pastaj nuk e zumė mė nė gojė atė qė kishte ndodhur.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 00:58