BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Inspirimi i Erion Korinit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Inspirimi i Erion Korinit

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/1/2011, 01:45

    Inspirimi i Erion Korinit  053

    I duket sikur ėshtė zgjuar nga njė ėndėrr e keqe dhe e ka lėnė pas krahėve tė shkuarėn e tij. Pas katėr vitesh mungesė, kėngėtari i njohur realizon njė kėngė baladė me titull sa intrigues, aq dhe shpėrfillės, “S’meriton as tė urrehesh”. Njė reflektim artistik i frymėzuar dhe nga historia e dashurisė sė tij, qė mori fund shumė zhurmshėm. Kjo kėngė u dedikohet tė gjithė atyre qė s’dinė ē’ėshtė dashuria e vėrtetė, e nė ēdo kohė dinė tė dhurojnė vetėm dhembje.

    Erion, sapo ke realizuar njė kėngė tė re me titull “S’meriton as tė urrehesh”, i referohesh dikujt me kėto vargje?

    Kuptohet nga titulli, pavarėsisht se fjalėt janė tė Arben Dukės, se unė i kam kėnduar me dėshirė tė madhe ato vargje duke ua dedikuar gjithė njerėzve me shpirt tė kalbur, atyre qė s’njohin dashuri, atyre qė dinė tė dhurojnė veē dhembje, atyre qė njohin vetėm artin e shitjes sė trupit dhe shpirtit. Dhe nuk dua ta personalizoj si temė kėtė kėngė, sepse me njerėz si kėta, Shqipėria dhe bota ėshtė mbushur plot, ėshtė fakt qė e vuajnė tė gjithė.

    Kjo kėngė ėshtė realizuar kėta muaj, pas zhurmės mediatike nė lidhje me njė incident me ish-tė dashurėn tuaj. Ka lidhje me atė histori?

    Nuk mund tė them qė s’ka lidhje me atė ēka mė ndodhi, por unė mora iniciativėn ta publikoj, sepse histori tė tilla janė me qindra ditėt e sotme nė vendin tonė e kudo.

    Shumė zhurmė dhe komente pėr ty, gazetat shkruan pa fund nė lidhje me tipin dhe karakterin tuaj, pra njė Erion tjetėr…

    Ju garantoj dhe ju betohem qė ishin shpifje tė shėmtuara dhe mė vinte keq kur dėgjoja tė flitej pėr njė Erion qė askush nuk e njihte pėr tė tillė. Mė vjen keq qė njerėz tė ligj mezi presin ngjarje tė tilla pėr ta bėrė fatkeqėsinė e tjetrit shilarės, ku koloviten me buzėqeshjet e tyre ironike ... Unė kam qenė dhe jam njė njeri qė dua dhe pėrpiqem tė jetoj nė harmoni me atė ēfarė mė rrethon. Por ndodh nė jetė tė njihesh me njerėz tė kamufluar, tė cilėt na bėjnė keq dhe na bėjnė tė dalim nga vetvetja ...

    Ēfarė ishte ajo qė ndodhi mes teje dhe ish-tė dashurės? Si do e komentoje tani?

    Ajo qė mė ndodhi mua ishte tragji-komedi, njeriu qė thoshte “shteti s’duhet tė lėrė tė lirė kėta kriminelė”, ishte me vetė kriminelin me pushime, vetėm 15 ditė pas ngjarjes. Por besoj se njerėzit tashmė janė mėsuar me disa media qė nuk ngurojnė tė shpifin e tė abuzojnė me jetėn e njerėzve dhe kjo pėr qėllime tė caktuara…

    Si u sollėn miqtė kėngėtarė, pati nga ata qė u larguan ty?

    Miqtė e mi? Ata ishin aty me mua ēdo sekondė, ēdo minutė, e ndjenin qė kisha nevojė pėr mbėshtetjen e tyre dhe nuk u larguan asnjėherė nga unė dhe ēuditėrisht, nė ato kohė unė kuptova se ajo qė s’mė ka munguar asnjėherė ėshtė miqėsia e mirė. I falėnderoj tė gjithė pėr fjalėt e mira qė mė kanė thėnė, ndėrkohė qė u kėrkoj dhe falje pėr shqetėsimin qė u solla.

    Ēėshtja me ish-tė dashurėn ėshtė mbyllur tashmė nė prokurori. E falėt njėri-tjetrin vėrtet?

    Jo, ēėshtja ka kohė qė ėshtė mbyllur, qė nė shtator. Ishte e vetmja gjė e mirė qė bėri personazhi nė fjalė.

    Shumė nga komentet e ish-tė dashurės ishin qė jeni tip xheloz. Ē’mund tė thoni pėr kėtė?

    Ju thashė njėherė qė ishin tė gjitha shpifje. Kėtė gjė e di mirė dhe shoqėria e asaj qė akuzonte pėr gjėra tė tilla. Po sinqerisht, nuk kam dėshirė tė flas mė nė lidhje me atė person, normal ajo ka jetėn e saj dhe kėrkon privatėsinė, ashtu si unė dhe ēdo njeri tjetėr… Ndėrrojmė temė ju lutem?!

    Atėherė, si i ke kaluar kėta gjashtė muaj pas zhurmės mediatike?

    Mė duhej njė pushim i gjatė, edhe pse me pasoja ekonomike, sepse dikush qė largohet kaq gjatė nga tregu muzikor, i humbet reklamacioni dhe normal qė reklama ėshtė shpirti i biznesit, por unė vazhdoja kontaktet me studiot dhe pėrgatitesha pėr njė rikthim tė mirė. Pavarėsisht se tregu muzikor vazhdon tė jetė rrėmujė dhe i paqartė, unė do pėrpiqem tė bėj mė tė mirėn nga ana ime … Zėrin e kam mbajtur nė punė vazhdimisht, duke kėnduar “live” nė shumė klube nė Tiranė apo me ftesat qė kam pasur jashtė Shqipėrisė. Mendoj se materialet qė do tė sjell nė vazhdim do tė jenė ndryshe nga ē’kam bėrė dhe jam i sigurt qė do tė pėlqehen, sepse impaktet e para kanė qenė shumė pozitive nė lidhje me materialet qė po punoj.

    Ndėrkohė, sapo keni realizuar klipin “S’meriton as tė urrehesh”. Kjo ėshtė kėnga e parė pas katėr vitesh mungesė nė skenė. Pse kaq gjatė?

    Asnjėherė nuk kam qenė dhe nuk do tė jem pjesė e kompromiseve, nuk ka gjė mė tė shėmtuar pėr njė artist tė vėrtetė, qė njė prodhim artistik e shpirtėror siē ėshtė kėnga, ta lėrė nė dorė tė atyre qė do e pėrdorin pėr interesa tė rėndomta njė vepėr artistike. Edhe kur kam pasur kėngė tė bukur nė festival, asnjėherė nuk kam bėrė kompromise dhe asnjėherė nuk jam pėrpjekur tė vlerėsohem nė mėnyra tė ēuditshme, siē bėjnė shumė “kėngėtarė” sot, tė cilėt e mbushin sallėn me kushėrinj, vetėm e vetėm qė tė marrin duartrokitje. Ky ėshtė turp! Kėta e bėjnė pis kėngėn.

    Mesa dimė, kėngėn e re po e bėn klip. Mund tė na tregosh detaje pėr klipin?

    Po, kėngės sė re po i bėj njė klip, ėshtė e vėrtetė, por klipi do tė jetė shumė modest, sepse e vetmja gjė qė dua tė nxjerr nė pah ėshtė zėri dhe kėnga. Atyre qė u mungojnė elementė tė tillė shpenzojnė mijėra euro pėr tė nxjerrė njė figurė tė bukur e asgjė mė shumė. Klipi harrohet, kėnga ngelet gjithmonė.

    Pak kėtij rikthimi, si do tė vazhdojė karriera jote, ke plan tė realizosh kėngė tė tjera, ndonjė album apo tė konkurrosh nė festivale?

    Karriera ime sapo ka njohur njė kthim pozitiv dhe normal qė do tė vazhdojė, sepse e vetmja dashuri e madhe e jetės sime ėshtė kėnga. Jam duke punuar kėngė tė tjera dhe midis tyre dhe dy materiale, tė cilat janė duke m’i punuar njė grup anglez, ndaj dhe unė shpresoj qė tė dalė njė bashkėpunim i suksesshėm.

    Po t’u rikthehesh konkurrimeve, e ke menduar?

    Sa pėr pjesėmarrjen nė festivale, tani pėr tani nuk e mendoj, nuk mė pėlqen ideja e tė rreshtuarit si dele nėpėr konkurrime midis kėngėtarėve tė tjerė. Kėngėtarėt kanė tė drejtė tė zgjedhin vetė se ē’do bėjnė me kėngėt e tyre, por mua s’mė pėlqen tė jem thjesht njė element mbushės i njė makinacioni tė paramenduar siē janė festivalet, ku dihet qė ēmimet janė tė mjegulluara dhe ndahen pa filluar gara. Bota i mbledh artistėt vetėm pėr t’i ndarė ēmimet dhe jo pėr t’i vėnė nė garė me njėri-tjetrin.

    Dhe nėse i rikthehemi dhe njėherė konfliktit tė shumėpėrfolur, tashmė tė ndodh tė paragjykohesh nga femrat?

    Ajo qė ndodhi ishte antireklamė e ēuditshme, sepse m’i ka afruar mė shumė femrat. Shaka! Ajo ishte diēka vetėm midis meje dhe dikujt tjetėr dhe me sa kam parė, askush nuk e ka pėrgjithėsuar opinionin e njė personi tė vetėm.

    Je duke jetuar ndonjė histori tė re dashurie dhe tashmė je bėrė mė i kujdesshėm apo mė i shpėrfillur?

    Kam bėrė shumė njohje tė reja kohėt e fundit, por mendoj se ėshtė shpejt tė flasėsh pėr njė lidhje tė vėrtetė. Mė duhet t’i kushtoj shumė vėmendje kėngės kėto kohė.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 02:37