BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Marjana Kondi: Inspirimi i suksesit tim, jane gjyshja dhe mamaja!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Marjana Kondi: Inspirimi i suksesit tim, jane gjyshja dhe mamaja!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/4/2012, 12:45

    Marjana Kondi: Inspirimi i suksesit tim, jane gjyshja dhe mamaja! 11353

    Sapo prekim sallen, zeri kumbues dhe paraqitja e Marjana Kondit na impresionon qe ne momentin e pare. Nje aktore pa grim te rende, e veshur pa nje barkore, pa thinja ne koke te jep pershtypjen e nje plake. Kjo aktore ashtu sic eshte me shume pak plakje ne portret ka realizuar rolin e nje 70-vjecare vetem nepermjet marredhenies qe ka me partneret e saj tek tragjikomedia “Fqinjet”. Ne nje interviste per “Koha Jone”, Marjana Kondi na rrefen suksesin dhe impresionon qe i fali roli tek vepra e Ruzhdi Pulahes, karakterin e saj dimensional, brengat, sinqeritetin dhe dashurine e saj per familjen.

    Vec anes gazmore, Marjana Kondi di te jete mbi te gjitha nje aktore qe te fal lot dhe gezim ne te njejten kohe. Ajo eshte shume e dashur, origjinale dhe jashte mase e sinqerte ne ate cfare ajo kerkon nga vetja dhe nga te tjeret. Marjana Kondi u lind ne Tirane me 21 shkurt 1961. Per 25 vite, ajo ka qene aktore e teatrit te Estrades. Ka interpretuar disa role mbreselenese ne teater, film dhe komedi. Karakteri i saj dimensional ben qe ajo te shfaqet mjaft bukur ne teater, drame apo absurditet, duke bere qe te gdhendet mjaft mire tek publiku.

    Roli i Jaja Aspasise, ju identifikoi si nje plake 70-vjecare. Publiku u befasua me portretin dhe interpretimin qe sollet tek “Fqinjet” e Ruzhdi Pulahes, me regji te Alfred Trebickes. Si ndiheni?

    Ishte nje pjese ku personazhin e kam ndjere timin, me ka ndodhur rralle, por me ka ndodhur me dy te pjese te tjera, sic kane qene “Gjoleka i biri i Abazit” me regji te Dhimiter Anagnostit dhe “Kengetarja tullace” me regji te Spiro Dunit. Edhe tek keto dy pjese e kam ndjere qe rolin e kam pasur brenda meje, ne te njejten gje me ndodhi dhe tek shfaqja “Fqinjet” me skenar te Ruzhdi Pulahes dhe regji te Alfred Trebickes. Jam shume komode dhe jam shume rehat per sa i perket profesionit tim qe realizova te luaja nje pjese shqiptare. Pjeset e huaja jane shume te bukura dhe kane tematika terheqese, por pena shqiptare vleresohet me shume nga publiku dhe mesazhi qe ato mbartin te ben t’i dashurosh si personazhe. Artisti shikohet ne menyre profesionale se sa i afte qe eshte ne pjesen shqiptare, sepse pjesa e huaj eshte se ka nje pene te bukur dhe thua sa e bukur qenka. Ndersa tek pena shqiptare, t’i duhet te besh akoma me teper sec duhet, mbi rolin, mbi personazhin. Aty kuptohet se sa i dhemb publikut kur te shikon.

    Shikoja ne salle qe publiku ishte duke qeshur, por ne te njejten kohe dhe lotonin dhe kete gje e bete vetem ju, Marjana Kondi…

    Ishte nje komedi e shkruar shume bukur nga Ruzhdi Pulaha, aq me teper e vendosur ne skene nga regjisori Alfred Trebicka, punuar me nje dashuri shume te madhe ku te gjithe aktoret kishin vendin e vet, karakteret e veta. Te gjitha personazhet ishin te ndare me dyshe; Aspasia me Kosten, Anthulla me Dhimitrin, Bora me Markon, Lefteria me Beharin dhe polici, i cili ishte nje rol shume simpatik i luajtur nga nje aktor i ri, por shume premtues ne skene. Jam e lumtur qe e realizova kete rol.

    Mesazhi qe kjo veper mbart ne vetvete garantoi dhe suksesin e padiskutueshem…

    Eshte e vertete, pasi publiku shqiptar ka kohe qe nuk ka prekur vepra shqiptare. E para ishte qe Trebicka goditi bukur dhe mori aprovimin per t’i dhene jete vepres se Pulahes dhe kjo eshte nje zgjuarsi, por edhe menyra se si ka punuar ka bere qe publiku ta prese mjaft mire dhe salla e Universitetit te Arteve kishte kohe qe nuk mbushej kaq plot. Prandaj, per te pare nje pjese, gjithmone duhet shikuar nga publiku nese ai e pret. Por mbi te gjitha, “Fqinjet” ben te mundur qe cdo njeri te gjeje veten tek kjo pjese, aq me teper marredheniet qe kane familjet shqiptare me ate greke. Eshte nje shprehje shume e bukur e Nene Terezes qe thote; “Nuk duhet te shikojme as te kaluaren dhe as te ardhmen, por te sotmen qe t’i japim doren njeri-tjetrit dhe te ulim koken dhe te punojme se keshtu bota do te jete me e bukur”. Mbase jane idealizma, por jane me se te verteta.

    Nese ngacmojme kujtimet e femijerise, keni shprehur se roli qe ju e realizuat aq bukur ju kujtonte gjyshen tuaj. Mbase kjo ka qene dhe nje nostalgji per ju?

    Gjate gjithe kohes kam imituar gjyshen time. Madje, kur familjaret dhe miqte qe me njihnin prej kohesh, me thane qe kisha imituar Dhoksine, nenen, shpirtin tim. Dy idhujt e mi, gjyshja dhe mamaja me kane hyre ne shume pjese dhe jane bere njesh me mua. Te dyja te vdekura dhe te dyja me ndihmuan shume per te realizuar kete rol. Fundi qe eshte nje gjetje, ne syte e mi solli shume lot. Normal qe nje artist per te hedhe nje lot e vendos veten ne nje situate ku bashkengjitet me rrethanen qe ti je dhe ai lot derdhet. Ne ate moment kujtova mamane time qe me ndihmoi dhe me sherbeu shume bukur per kete rol. Ne kete pjese futem me shume kenaqesi, pasi i ruaj shume bukur marredheniet me partneret, te qeshurat e publikut ne salle, i le ti shijoje ashtu sic shijojne pjesen dhe kur vjen fundi qe eshte kaq delikat dhe aq prekes me vjen ndermend nena ime.

    Eshte hera e pare qe luani nje pjese te Ruzhdi Pulahes?

    Po, eshte hera e pare. Qe kur e lexova, me ngacmoi dhe e mora me shume kenaqesi rolin e Aspasise, megjithese ishte madhe ne moshe, une nuk e pata fare problem te luaja nje rol 70-vjecar. Ja keshtu eshte artisti, i ben te gjitha edhe komedine dhe tragjedine e mua m’u realizua roli ne kete mes, pasi publiku edhe qante, edhe qeshte. Ky sukses per mua eshte nje fat, dhe e shkruaj ne CV-ne time me nje kenaqesi jashtezakonisht te madhe per rolin e Aspasise tek “Fqinjet”.

    Njekohesisht, ju po punoni dhe per nje rol tek pjesa “Henri i VI” me regji te Andoni Filipit. Ne maj do te rrugetoni drejt Londres?

    Ka nje muaj qe kane nisur provat per kete pjese. Gjithmone e kam pasur pasionin per punen edhe per rolin me te vogel qe me eshte dhene ne cdo pjese. Keshtu qe tek Shekspiri kam rolin “Magjistarja”, perseri eshte nje rol i vogel, por mjaft i bukur. Pena e Shekspirit dihet qe eshte nje pene qe e ka gjithe bota, por kryesisht Ballkani dhe per kete arsye une do te punoj shume per te realizuar ate rol te vogel qe me eshte dhene.

    Tashme, ju jeni nje aktore e afirmuar e skenes shqiptare qe publiku ju ka identifikuar me batutat dhe humorin tuaj brilant. Cili ka qene momenti me i vecante ne karrieren tuaj artistike?

    Momenti me i vecante per mua ka qene ardhja e Dhimiter Anagnostit per filmin “Gjoleka i biri i Abazit”. Une nuk do ta kisha menduar kurre se Dhimiter Anagnosti do te vinte tek une per te me besuar ate rol, jo se isha inferiore ndaj vetes sime, por duke menduar qe aktoret e Teatrit Kombetar gjithmone merrnin rolet kryesore nga regjisoret e mire mua nuk me shkonte kurre mendja se do te ndodhte dicka e tille me mua.

    Estrada ka qene nje pjese e pandare per ju deri ne momentin qe u prish. Ju sjell ndopak nostalgji puna e me ikonat e teatrit shqiptar?

    Une kam punuar ne Estraden e Tiranes per 25 vjet, e kam per nder qe kam qene pjese e Varietese se Tiranes dhe punet e mia te para m’i kane dhene regjisoret e medhenj te Estrades, si Sheri Mita, i cili tashme nuk eshte me mes nesh dhe kur e kujtoj perlotem pa fund per ate ikone te skenes dhe regjise shqiptare, sepse tek ai njeri une kam marre kulturen e tij, thjeshtesine e tij, butesine e tij, ai ishte nje njeri qe vetem miresi shprehte nga goja e tij. Kemi punuar me Pirro Manin, kur ai ishte nje mjeshter i madh i skenes, ku aty kam kuptuar nje disipline artistike dhe nje profesionalizem te sakte nga Pirro Mani; kam luajtur me Leka Bungen, profesionist dhe nje kinemadiograf i mrekullueshem; kam punuar me Filip Cakullin, Bujar Kapexhiun, Fatos Haxhiren, Gjergj Vlashin, filozofin e skenes shqiptare e shume emra te tjere qe tani nuk me vijne ne mendje. Per ne eshte fat qe kemi punuar me keto breza qe kane ditur te bejne arte me profesionalizem, pasi dashur pa dashur na kane dhene kulturen e tyre, sharmin e tyre. Pra, Estrada e Tiranes ka pasur gjithe keta regjisore, ku ne si grup kemi ditur te punojme me komedi, skece, monologe, ku sot televizionet e botes bejne keto monologe qe ne i kemi bere prej vitesh. Ne teatrin e Varietese kam mesuar qe mos te kesh turp kur punon, nje profesionist i mire nuk ka turp, ne tavoline hidhet, aty kam mesuar qe nuk eshte turp te luash rolin e nje plake kur je moshe e re.

    Karriera juaj eshte shumedimensionale. Nga nje monolog kalon tek nje skec, nje show-televiziv, monodrame, tek nje teater absurd apo komedi. Si mundet qe nje aktore te realizoje shume karaktere?

    Une tek filmi “Gjoleka i biri i Abazit” gjeta veten time dhe te gjithe kete emocion ia dedikoj Dhimiter Anagnostit, ku, pas ketij filmi, direkt u emerova ne Teatrin Kombetar dhe luajta dy pjese me regji te Spiro Dunit, “Venecia” bashke me “Kengetarja tullace” dhe nje pjese te Kadarese “Darka e gabuar” ku kisha kater personazhe dhe te katerta ishin karaktere. Me pas u aktivizova ne nje sitecom me regji te Erand Sojlit prej 20 puntatash, luajta me Pluton Vasin ne filmin “Shqetesimet e nje obezi”, ku mori dhe nje cmim ne nje festival ne Londer, me pas nisa rrugetimin me filmin “Maja” dhe nga momenti qe une u emerova ne Teatrin Kombetar e deri tani kam ndjere kenaqesine e nje aktroje. Rikthimi tek komedia “Fqinjet” mbase ishte dhe nje akumulim energjie dhe ishte momenti qe une te shpertheja ne skene serish. Nganjehere na ngaterrohet puna e lekut, por po te dish ta ruash veten keshtu sic bera une, ne kete rast, me rikthimin tim ne komedi.

    Cilat kane qene momentet me te veshtira qe ju kane ndjekur gjate karrieres suaj artistike?

    Peripeci ka pasur shume, por kam bindjen qe me ate pune qe kam bere une kane kaluar ne heshtje. Natyra ime eshte qe nuk hyj ne debat, por po hyra ne debat personi apo persona ne fjale fshihet teresisht nga kujtesa. Kam zgjedhur rrugen e njeriut indiferent ne momente te tilla kur jane fjalet poshte e perpjete, ndersa kur jam perball perballem me cdo situate nuk jam natyre servile, pasi kam personalitetin tim. Ne momentet me te veshtira ne karrieren time, si, per shembull, marrja e roleve qe nuk kam mundur te m’i ofrojne kam gjetur menyren per ta kaluar. Gjendjen time nuk e shpreh ne shtepi tek familja, sic ndodh shpesh here, por marr qenin dhe iki ne pishine deri sa te me kaloje ai moment. Kur njeriu ka peripeci ne familje, sic eshte humbja e mamase sime, te tjerat jane zero per mua, njeriu duhet te dije te shijoje njerezit qe ka prane. Gjithmone kur kam pas nje brenge e kam realizuar me mbeshtetjen e familjes sime.

    Ka ndonje pasion Marjana Kondi?

    Pishinat dhe Terri, miku im besnik qe me shoqeron jane pasionet e mia. Terri eshte nje kafshe qe mua me jep kenaqesi, me mban ne forme sistemin nervor dhe trupin. Cdo dite, kur koha eshte e mire, ngrihem bashke me Terrin dhe eci nga liqeni. Por, pervec ecjes, pasion per mua eshte edhe pishina. Pishinen e frekuentoj si ne vere, ashtu dhe ne dimer. Nje nder kenaqesite e mia eshte dhe vajtja ne Durres ne fundjave. Ndersa ne vere ndjek vijen bregdetare nga jugu ne Veri ne Velipoje.

    Si nis nje dite e Marjanes larg dyerve te teatrit?

    Kafe me komshijen ne mengjes, nese une nuk kam prova ne teater. Sigurisht, behen punet e shtepise dhe vihet dreka perpara. Per mua eshte shume e rendesishme perkujdesja ndaj familjes sime.

    Mund te na tregoni pak per familjen dhe marredhenien me vajzen?

    Marredheniet me te jane shume te mira. Ajo eshte me teper natyra e tim shoqi, kane interesa te tjera qe jane larg artit. Ndersa, im shoq, Tani, me ka kerkuar vetem preokupimin maksimal ne familje, asgje tjeter. Me te kam pasur shume fat, sepse asnjehere nuk me ka penguar ne asgje. Qe ne lidhjen tone, ashtu si familja ime edhe dashuria qe familja e tim shoqi, me dhuroi, me beri nje njeri me fat, pasi ata me kane mbeshtetur shume ne karrieren time. Ne jeten time, gjithmone kam pasur parasysh kater muret e shtepise sime, bashkeshortin, vajzen dhe qenin tim te dashur. Familja dhe profesioni me kane ecur paralel dhe me kane dhuruar cdo dite emocion dhe kenaqesi per te jetuar me dashurite e tyre.

    Sic theksuat, miqte jane pika juaj e dobet…?

    Vete natyra ime, por dhe profesioni, ka bere qe une te shoqerohem me teper me shoke. Keshtu ne lagje, me ore te tera une shoqerohem me Dashnor Dikon, dhe te gjithe miqte e mi, ku batuta dhe humori jane te pafundme. Nderkohe, vlen te kujtohen dy vitet me Met Begen kane qene kohe te arta, pasi kam shetitur pothuajse gjysmen e botes me shume emra te njohur te skenes shqiptare si Artjola Toska, Dashnor Diko, Mariza Ikonomin, Aleksander Gjoka, Redon Makashi e shume te tjere. Shpesh here mblidhemi dhe kujtojme ato momente qe na kane shoqeruar neper skena dhe perballe mijera shqiptareve.

    Keni ndonje peng te parealizuar?

    Kam momente dhe brenga. Jam shume mire keshtu sic jam. Ndjehem e realizuar ne cdo aspekt, prandaj ia leme te gjitha kohes.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:18