BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mund tė jem i/e lumtur nė dashuri?

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Mund tė jem i/e lumtur nė dashuri?

    Mesazh nga Kleandra 10/1/2011, 19:00

    Sa ia bėjmė vetes kėtė pyetje… Pėr ta kuptuar nuk ka nevojė qė tė lexojmė manuale dhe libra psikologjie qė janė nė treg; mjafton tė shohėsh brenda vetes dhe t’i japėsh pėrgjigje tė sinqertė kėtyre 13 pyetjeve”



    1. Pse ka nisur raporti dhe cfarė ka speciale? Eshtė shumė e rėndėsishme tė kuptosh se ku duhet tė punosh mė fort pėr ta mbajtur raportin.

    2. Jam realisht vetvetja me tė? Nėse ke shfaqur ndonjė gjė qė nuk ėshtė pjesė e karakterit tėnd, atėherė ndrysho sa nuk ėshtė vonė.

    3. Si e shohim historinė tonė tė dashurisė? Mirė ėshtė kryerja e njė testi tė pėrbashkėt pėr ta vizualizuar gjendjen secili nė mėnyrėn tuaj. Nėse imazhet pėrputhen atėherė jeni nė rrugė tė mbarė, nėse jo atėherė ndoshta ka pak prespektiva.

    4. A di tė krijoj harmoni nė cift? Duhet tė dish qė tė pranosh tjetrin me tė mirat dhe kėqijat e tij, mė gjerat qė tė pėlqejnė dhe nuk tė pėlqejnė.

    5. A mund tė ndryshojmė bashkė? Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje duhet qė tė kuptohet niveli i impenjimit, pasionit dhe intimitetit qė ėshtė nė ciftin tuaj.

    6. Mund tė duroj defektet e tij/saj? Njė pyetje e rėndėsishme pėr tė kuptuar nivelin e dashurisė dhe tolerancės nė raport me partnerin.

    7. Jam si jam, apo si mė do partneri/ja? Mėnyra e vetme qė njė histori tė funksionojė ėshtė qė secili duhet tė dijė tė jetė vetvetja, pa u shtirur, pasi nė njė moment apo nė njė tjetėr tė vėrtetat dalin nė shesh.

    8. Arrij qė tė qėndroj vetėm edhe nėse ai/ajo ėshtė aty? Tė jesh rehat me veten ėshtė thelbėsore pėr tė qenė mirė me partnerin edhe nė mes tė njė feste. Tė qendruarit gjithnjė bashkė, nuk do tė thotė qė lidhja ėshtė shumė e fortė, por ėshtė njė detaj pasigurie.

    9. Kur grindemi them gjėra tė vėrteta apo nga ato qė shėrbejnė vetėm pėr tė acaruar? Reflekto dhe pėrpiqu tė kuptosh nėse njė grindje ėshtė preteks pėr tė shfryrė pakėnaqėsinė tėnde ndaj partnerit apo thjesht kėrkon tė zgjidhėsh problemet reale.

    10. Di tė marr pėrgjegjėsitė e mia pas njė grindjeje? Kur njė cift grindet, gjithėsecili duhet tė marrė pėrgjegjėsitė e veta. Nėse mund tė bėsh autokritikė tė shėndetshme do tė thotė se mund tė pėrmirėsohesh.

    11. Mendoj se e urrej ndonjėherė? Tė mendosh se partneri yt ėshtė i padurueshėm, mund tė jetė cliruese dhe ndihmon tė shkarkosh tensionin. Por mirė ėshtė qė tė evitohen mėrzitjet e gjata pasi kėshtu shkakton stres edhe ndaj partnerit.

    12. Po bėj gjithnjė tė njėjtat gabime? Pėrpiqu tė kuptosh nėse po pėrsėrit sjelljet nė mėnyrė automatike. Nėse ka njė skemė tė modeluar, ndryshoje menjėherė sepse ėshtė njė element i sigurtė i trishtimit.

    13. Jam mė mirė kur jam me tė? Kjo ėshtė pyetja mė e rėndėsishme. Nėse e sheh direkt nė sy, cfarė provon? Pėrgjigju kėsaj pyetjeje me sinqeritet dhe do tė dish se cfarė duhet tė bėsh.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 19:50