Endrra e frikshme e personave qe duan te dobesohen eshte te qendrojne te uritur.
Kur jeni te uritur ju pakesohet energjia, e keni te veshtire te perqendroheni dhe sjelljet tuaja mund te ndryshojne per keq. Uebsajti Ehow thekson se te mos jesh i uritur nuk do te thote vetem ngopje fizike, krahas kesaj eshte dhe ndjenja e kenaqesise.
Kjo gjendje kerkon qe krahas pirjes se shpeshte te ujit te konsumohen ushqime ne sasine e duhur. Hani 6-8 here ne dite. Kur hani shpesh oreksi nuk do tju shtohet sepse stomakun e keni vazhdimisht te zene me ushqim.
Vetem nese nuk keni bere mengjes mund te hani pak me shume ne darke. Prandaj, ne vend te tre vakteve ne dite, hani pak nga pak dhe shpesh ose konsumoni gjera te shpejta. Ne kete menyre do te ndiheni te ngopur per nje kohe te gjate dhe do te mund te kontrolloni ushqimin. Konsumoni vetem ushqime te shendetshme.
Produkte te pasura me fibra, zarzavatet dhe frutat duhet te pertypen me shume dhe keshtu do tju ngopin me shpejt. Krahas kesaj keta produkte nuk kane shume kalori.
Edhe konsumimi i produkteve te pasura me proteine si peshku, bajamja dhe kinoa ju mundeson te qendroni te ngopur per nje kohe te gjate. Ne shume lloje fasulesh ka edhe fibra edhe proteine. Hani ngadale. Trupit i duhen afersisht 20 min per te arritur ndjesine e ngopjes. Kur hani shpejt do te merrni me shume kalori te panevojshme.