BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alida Hisku Rikthimi i permalluar pas 16vitesh peripeci !!

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    09022011

    Buzqeshje Alida Hisku Rikthimi i permalluar pas 16vitesh peripeci !!

    Mesazh nga Dino

    Alida Hisku Rikthimi i permalluar pas 16vitesh peripeci !! 10zzugz

    “E mė flisni ju pėr atė rini...” kur u rikthye t’i kėndonte kėto vargje nė skenėn e ‘Kėngėve tė Shekullit’ dukej sikur kishte kaluar njė jetė qė nga koha kur pėr 10 vite me radhė Alida kishte qenė pjesė e festivaleve mė tė suksesshme tė RTSH-sė. Askush nuk e ka harruar “Vajzat e fshatit tim”, sado qė portreti Alidės nuk shfaqej aq qartė ndėr mend. Megjithatė, rikthimi jo vetėm nė skenė, por edhe nė faqet e shtypit ka bėrė qė publiku nostalgjik e ai qė i dinte vetėm emrin tė merrte informacionet rreth ngjarjeve qė kėngėtarja Alida Hisku ka treguar e pėrshkruar deri nė hollėsi. Ajo e tregon pa nguruar se qėndrimi i saj nė Shqipėri, i njė nėne tė vetme me dy djem, nė vitet ’90 ishte i pamundur. Do duhej tė bėnte gjithēka pėr t’u larguar. Me pretekstin pėr tė vizituar tė birin, ajo arriti tė marrė njė vizė turistike, e cila do ta ēonte nė Budapest. Po sikurse fati nuk tė lė nė baltė nė ēdo ēast, gjenden situatat e njerėzit qė tė ndihmojnė nė cilėndo pjesė tė botės. Kėshtu, familja e vogėl me tre pjestarė, mori shumė shpejt vizė gjermane dhe azil politik. Prej asaj kohe, pra mė shumė se 20 vitesh, Alida nuk ėshtė kthyer nga Gjermania, natyrisht pėrveē se pėr vizita tė shkurtra. E kaluara e trishtė qė kishte lėnė pas shpine, pėr shkak tė dėnimit tė tė shoqit, nuk ishte fare lehtėsi nė jetesėn e saj tė panjohur, ku natyrisht as qė pretendohej tė pėrmendej mė kėnga. Vet me vete, nė tualet nė shtėpi, a nė rrugė nėn zė, ajo gjithnjė kėndonte (“falė zotit qė kisha tė paktėn njė kurė pėr dhimbjet e mundesha tė kėndoja”), por pėr tė pėrballuar jetėn e ushqyer dy djemtė e saj duhej tė ulej me kėmbė nė tokė. Bėri punė gjithfarėsh, duke filluar qė nga pastruese hoteli pėr tė blerė bukėn e ditės. Kjo gjendje nuk zgjati as pėr 2 e as pėr 3 vjet, por pėr plot 16 vite. Deri sa u dukėn sėrish rreze drite nė horizont. Takimi me bashkėshortin e ri, me tė cilin jeton edhe sot, ndryshoi rrjedhėn e jetės dhe risolli buzėqeshjen e harruar. Dalėngadalė, edhe jetesa do tė hynte nė shina normale. Do rikishte mundėsi tė dėgjonte e tė merrte me vete kur kthehej nė Gjermani CD me muzikė shqiptare, edhe pse ato pėr tė nuk ishin si ato tė dikurshmet. Deri sa... njė ftesė do mbėrrinte nė adresė tė saj. Kėngėt mė tė mira tė shekullit XX, ato qė mblodhėn e rikthyen nė TV KLAN kėngėtarėt mė tė mirė, kishin edhe Alida Hiskun nė listėn e kėngėtarėve. Natyrisht qė nuk kishte vend pėr hezitim pėr ta rikthyer Alidėn nė skenėn shqiptare. Por e shijoi aq sa tashmė vendimi ėshtė i prerė: kur ajo dhe i shoqi tė jenė nė moshė pensioni, do rikthehen bashkė tė jetojnė nė Shqipėri, aty ku ka kujtimet edhe pse jo gjithmonė tė bukura.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 13:57