BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Emmy: Djalin e Ardit Gjebresė e kam vetėm shok

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    13022011

    Buzqeshje Emmy: Djalin e Ardit Gjebresė e kam vetėm shok

    Mesazh nga Dino

    Emmy: Djalin e Ardit Gjebresė e kam vetėm shok Emmy_me_Jon_Gjebrean
    Me tekstin dhe videoklipin e kėngės mė tė fundit, me titullin pikant “A ma jep”, Emmy nuk mund tė kalonte pa u vėnė re… Me njė trup pėr t’u pasur zili, tipare tė pėrsosura dhe krejtėsisht e ēliruar nga komplekset…
    Me tekstin dhe videoklipin e kėngės mė tė fundit, me titullin pikant “A ma jep”, Emmy nuk mund tė kalonte pa u vėnė re… Me njė trup pėr t’u pasur zili, tipare tė pėrsosura dhe krejtėsisht e ēliruar nga komplekset, Emmy herė pas here i surprizon fansat edhe me foto tė nxehta qė realizon. Nė intervistėn pėr “Standard”, ajo tregon pėr pamjen e saj super tė kuruar, ku edhe na sqaron se fjalėt qė dolėn pėr njė ndėrhyrje kirurgjikale me qėllim qė tė frynte buzėt, janė vetėm thashetheme. E pyetur mė tej se a do tė bėhej fjalė pėr thashetheme nėse aludojmė se mes saj dhe djalit tė showman-it tė njohur, Ardit Gjebrea, Jonit (i cili studion nė Vjenė) ekziston ndonjė romancė, Emmy pėrgjigjet thjesht: “Unė jam singėll, Jonin e kam vetėm shok”. Gjithsesi, kjo tymnajė ka marrė shkas nga komunikimi i tyre virtual pėrmes Facebookut, ku tė dy jo vetėm i dhurojnė njėri-tjetrit puthje, por edhe zemra, mesazhe tė ngrohta e intime etj., gjė qė do tė ēonte gjithsecilin nė dyshimin se dyshja nuk janė vetėm shokė… Megjithatė, ē’nuk ndodh, po tė kujtojmė se edhe rreth dy vite mė parė, pėr Emmyn u fol se kishte njė histori dashurie me kėngėtarin qė jeton nė Zvicėr, Valton Krasniqi, gjė qė pėrherė bukuroshja e ka mohuar. Me sa duket, kėngėtarja seksi ėshtė e destinuar tė ndiqet nga thashethemet…

    Emmy, a po punon pėr ndonjė kėngė ose klip tjetėr sensual si ai i kėngės “A ma jep”?

    Jam duke punuar pėr kėngė tė reja dhe shumė shpejt do dalė nė treg edhe kripi i ri, gjithashtu sensual, por njėkohėsisht shumė ndryshe, pra jo njėlloj si kėnga “A ma jep”. Edhe unė do jem ndryshe, pėr tė surprizuar fansat.

    Herėn e fundit qė jemi takuar, na ke treguar qė ke pasur nė plan edhe bashkėpunime? Sėrish me Florin, me siguri…

    Po, ėshtė e vėrtetė, do kem edhe njė bashkėpunim surprizė, qė pėr momentin ėshtė mė mirė tė mos e zbuloj. Siē e thashė edhe mė lart, jam duke punuar disa kėngė tė reja nė studio, normalisht qė do tė ketė edhe bashkėpunim me kompozitorin Flori Mumajesi.

    Nga tė gjitha kėngėt, cila mendon se tė ka bėrė mė tė famshme?

    Kėsaj pyetjeje nuk mund t’i pėrgjigjem unė, do tė ishte mė mirė ta thoshte fjalėn e tij publiku. Unė besoj qė ēdo kėngė tė re qė njė artist nxjerr nė tregun muzikor, e bėn akoma mė prezentė atė tė publiku, por edhe mė tė njohura. Pra, sa mė shumė ta pasurosh repertorin, aq mė mirė ėshtė.

    Kur ecėn rrugės, kemi parė qė njerėzit kthejnė kokėn pas pėr tė tė ndjekur me sy. Si mendon, tė shohin sepse je njė vajzė e bukur apo sepse tė njohin nga ekrani?

    Hahha, nuk besoj asnjėrėn nga tė dyja. (Qesh).

    Mes shumė femrave tė pashme tė ekraneve shqiptare, si do ta rendisje veten, nė ē’pozicion?

    Nuk mund tė flas, publiku ka preferencat e veta dhe ata dinė si tė pozicionojnė kėngėtaret. Nėse kjo qė thoni ju, se unė jam njė ndėr ato, mua mė bėhet qejfi.

    Emmy, ka pasur zėra se ti ke bėrė njė ndėrhyrje pėr tė fryrė buzėt. Sa tė vėrteta janė kėto thashetheme, pasi nė fakt, buzėt e tua tashmė duken shumė mė mishtore apo ėshtė efekt i make-up?

    Dua tė sqaroj se nuk kam bėrė asnjė ndėrhyrje te buzėt.

    Forma trupore vijon tė mbetet perfekte. A ushtrohesh mė nė basketboll?

    Nė fakt, kam shumė qejf tė ushtrohem nė basketboll, por angazhimet e shumta qė kam nga njėra anė me muzikėn, kėngėt e reja nė studio, koncertet, videoklipet etj; si dhe shkolla nga ana tjetėr, nuk mė lėnė shumė hapėsirė pėr tė luajtur basketboll. Megjithatė, unė kam njė metabolizėm tė tillė qė mund t’i ruaj kėto linja trupore pa iu nėnshtruar dietave ekstreme.
    Po flokėt biondė ishin njė eksperiment, apo e kishe fiksim tė ndryshojė njėherė? Nė fakt, neve na pėlqen mė shumė brune…

    Mua mė pėlqejnė ndryshimet e herėpashershme nė look, ndaj i kam bėrė flokėt qė nga e zeza, tek e kuqja, ēokollatė, e deri nė bionde. Megjithatė, pėr momentin jam kthyer nė brune, siē mė pėlqejnė mė shumė mua dhe juve gjithashtu…
    Si po ecėn miqėsia me kėngėtaret bashkėmoshatare, siē ėshtė Ronela me tė cilėn shkoni shumė mirė. Nuk jeni zėnė ndonjėherė me njėra-tjetrėn siē zihen femrat nė pėrgjithėsi?

    Unė kam marrėdhėnie tė mira me tė gjitha koleget dhe deri tani nuk mė ka ndodhur asnjė konflikt dhe uroj tė mos mė ndodhė ndonjė i tillė.

    Nė kaq kohė nė muzikė sa ke ti, ēfarė ke konstatuar, qė me koncertet e mbrėmjet muzikore mund tė fitosh mirė para? A bėhesh e pasur me muzikėn?

    Unė e kam thėnė qė muzikėn e kam pasion dhe e dua jashtėzakonisht shumė. Unė nga kjo punė, nėse mund ta quaj punė, fitoj pak mė tepėr sesa shpenzoj pėr tė, por jo aq sa tė konsiderohem e pasur ose milionere pėr shkak tė muzikės!
    Dhe ėmbėlsira pėr nė fund. A je ende singėll Emmy? Nėse po, si ka mundėsi pėr njė vajzė kaq tė bukur sa ti, qė duhet tė ketė qindra kėrkesa? A mos vallė po pret Princin e Kaltėr?

    Po, jam singėll dhe ky status ėshtė kėshtu ngaqė e kam zgjedhur vetė. Pėr momentin dua t’i pėrkushtohem maksimalisht muzikės dhe shkollės dhe pėr mė tepėr, nuk kam edhe aq kohė tė lirė…Kemi parė ca muhabete me Jon Gjebrean nė Fb… Mos ka ndonjė gjė mes jush?

    Jonin e kam shumė shok tė mirė dhe pavarėsisht atyre qė ju keni parė, mes nesh nuk ka asgjė mė tepėr se miqėsia. Siē ju thashė edhe mė sipėr, jam singėll!
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 13:29